Deans Teatër prezanton sonte "Pjesë me tre akte". Në role njerëz me aftësi të kufizuara,për të përcjellë mesazhin se njerëzit duhet të jenë të barabartë

26 Mars 2013, 10:23Kulturë TEMA

“Cancoco”, kompania  e njohur  e kërcimit anglez performon  sot në mbrëmje në orën 19:00 në Akademinë e Arteve “Pjesë me tre akte”.

Pedro Machado, drejtori artistik  tregon historinë e kompanisë  që nisi thjesht si një kurs kërcimi për invalid, për t’u shëndërruar në një arenë të kërcimit kontemoporan.

“Ne kërkojmë të vëmë në pah shpirtin,përmes lëvizjeve duke përfshirë edhe audiencën në këto kërcime. Ne duam të shohim se çfarë ndjesish kërcimi sjell te publiku që është  duke shijuar atë plot emocion”– shprehet braziliani Machado.

Ai tregon se pjesë  e grupit të kërcimit janë  edhe personat me aftësi të kufizuara.

Ne pamë fillimisht  gëzimin në trupat e tyre  kur kërcenin , e menduam se përse të mos i mbështesim  këta njerëz , pasi arti duhet të bëjë pikërisht  këtë gjë , të vendosë dejtësinë”– citohet Machado në gazetën “Shqip”.

“Studimet për C”, është një duet  që paraqet një çift  të zënë në grackë  në një marrdhënie të dështuar.

Kostumet gjithashtu të  dizenjuara nga  De Frutos  sjellin shkrimet  revolucionarit  meksikan , emiliano Zapata, me shprehjen e tij mjaft të njohur,“Më mirë të vdisja  në këmbë , sesa të jetoja në gjunjë”.

Shfaqjet kanë marrë  vlerësime nga shtypi botëor , duke u konsidruar  si “me shumë hijeshi dhe humor”, madje mbreslënëse.

Ata kanë patur një performim  mahnitës  në ceremoninë  e mbylljes së lojrave Paraolimpike në “Londër 2012”./A.XH

1 komente në “Deans Teatër prezanton sonte “Pjesë me tre akte”. Në role njerëz me aftësi të kufizuara,për të përcjellë mesazhin se njerëzit duhet të jenë të barabartë”

  1. VERONIKA says:

    Komplimenta dhe falenderime.
    Uroj qe te jeni te vleresuar dhe ktu te ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje