TemA TV/ LSI i mbetet besnike Bashës në Këshillin Bashkiak të Tiranës (VIDEO)

9 Prill 2013, 20:49Sociale TEMA

Ashtu edhe siç pritej, këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë votuar projektet e Bashkisë së Tiranës, të propozuara nga Lulzim Basha.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak anëtarët e LSI-së kanë dhënë miratimin e tyre për dy projekte që janë pjesë e Planit Urbanistik të Tiranës.

Megjithëse LSI është larguar nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike, duket se kjo nuk vlen për pushtetin vendor, së paku  për Bashkinë e Tiranës.

Kështu me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 20 abstenime është miratuar në mbledhjen së martës granti prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektit për zgjatimin e Bulevardit të madh ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, që mban firmën e studios “Grimshaw Architects” LLP.

Votat 

Para se Lëvizja Socialiste për Integrim të largohej nga koalicioni i qeverisë, përbërja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak  të Tiranës ishte ndarë në 28 vota për koalicionin e djathtë dhe 27 vota atë të majtë, të kryesuar nga Partia Socialiste.

Por pas largimit të LSI-së nga koalicioni, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetari i emëruar, Basha, duhej së paku, të ishte gjendur në vështirësi, për miratimin e projekteve të planit urbanistik.

Por rezultati përfundimtar tregon krejt të kundërtën. Falë votave të këshilltarëve të Ilir Metës janë miratuar projektet e kontestuara nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Këshilltari i majtë, Aldrin Dalipi, në emër të socialistëve ka sulmuar Planin Urbanistik të Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Basha për klientelizëm dhe fushatë elektorale.

“Tirana është mbushur me ndërtime pa leje, që jo vetëm e kanë vënë në pikëpyetje planin, por edhe besimin e qytetarëve. Plani ishte për efekte klienteliste dhe elektorale po shtoi dhe interesa të tjera. Plani Urbanistik nuk është gjë për t’u mburrur pasi është plan klientelist. Ne kemi qenë kundër buxhetit pasi nuk ka qenë transparent dhe nuk na është dhënë asnjë informacion”, tha Dalipi.

Por akuzat e këshilltarit socialist janë rrëzuar nga kryebashkiaku i emëruar, Luzim Basha. Sipas tij, Plani Urbanistik i Tiranës është bërë në transparencë të plotë pasi është diskutuar për 3 muaj rresht me qytetarët edhe grupet e interesit.

Me gjithë debatet që kanë shoqëruar mbledhjen, me shumicë votash është miratuar projekti për zgjatimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës.

Për këto projekte qeveria e Katarit ka ofruar një grant prej 7 milionë eurosh. Projektet janë realizuar nga studio “Grimshaw Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.

Në projektvendimin e propozuar nga Bashkia e Tiranës përcaktohen detyrimet financiare që rrjedhin nga ky grant. Bashkia do të ketë për detyrim lehtësimin e procedurave dhe praktikave që do të aplikohen gjatë zbatimit të projektit. Po kështu duhet të mbulojë të gjitha taksat direkte dhe indirekte, si dhe taksat doganore që aplikohen sipas legjislacionit shqiptar. Po kështu, Bashkia do të përzgjedhë supervizorin për mbikëqyrjen e punimeve të këtij projekti deri në realizimin e tij./l.ç

37 komente në “TemA TV/ LSI i mbetet besnike Bashës në Këshillin Bashkiak të Tiranës (VIDEO)”

  1. Vlora says:

    ta kuptoj rama qe meta do te haje ne te gjitha krahet.

    veshtire do ta kete neser rama qeverisjen me kete matrapaz.

    eshte i pangopur.

    1. fl says:

      E pse duhej qe LSI te dilte kundra nje granti te qev. Katarit, kur dhe vete opozita thjesht abston (si me Llallen kryeprokuror). Ti quhet dhe Luli nje pune la kokrren e namit ?

      1. Tarrasi says:

        Domosdo Basha eshte Hajdut me edukate di ti ndaj gjerat . Fatkeqsisht kjo tregon dhe njehere fytyren e vertet te LSI. Ata jane hajdute me nam dhe e pane qe Saliut i pordhi koha dhe ju afruan nje fitimi te sigurt jo se e kane per turp qe te bashkohen prape me PD po jua lindi nevoja.

        Ne te gjithe e dinim se kush eshte LSI po nuk e kuptoj a e di Edi Rama apo e hengri ngjalen dhe kesaj rradhe?!!

        1. Rrasati says:

          Do jete hera e pare qe nuk do votoj per PS vetem pse eshte e siurte qe ky monstra nuk do hetohet tamam dhe nuk do denohet! Ne te gjitha ministrite qe ka nderruar (pasi ka shume vizione per lekun) ky ka bere zullume.
          E nese ky nuk denohet harrojeni qe do hetohet ndonje poltikan hajdut ne Shqiperi e per pasoje Shtet-berja e Edi Rames eshte thjesht rrene e demaogji!
          Ngjalen e ke pak Edi Rama. Perjigju Bazes e te tjereve me arroance po mua nuk ma kthen dot voten pro Bashes

          1. tefta says:

            @rrasati mire voto per PD se ai do e denoje ILirin?? Voto po deshe per ndonje parti te vogel se vota jote shkon kot. Ne je socialist qe ndro aty e mos u perdridh se politiken e madhe nuk di ta besh as ti e as une.

      2. @fl says:

        Pse mos ta votojne edhe per peramdor saliun dhe pastaj te vazhdojne luften per ta hedhur, cte keqe ka? Ju edistat e qelbet jeni kthyer ne zvarranik te shpifur si lsi, nuk ndryshoni me as me saliun, hani m.tin qe keni bere pa u thate mire

        1. fl says:

          Mos merrni tiparet e komunizmit, qe ka dhe Saliu : Kundershtari im eshte armik. Armik ketu eshte vetem Sala, te tjeret jane kundershtare.

          Mos u bete ju pa dashje “edista” se ju e paskeni marre te paret seriozisht kete punen e Rilindjes totale.

          Pastaj shume kollaj merrni zjarr online, po kur vjen puna per te dal ne terren nuk shof kaq gadishmeri.

          1. @fl says:

            Pra ti qenke nje nga ata te zyres se edit qe nuk kishte si ta merrta seriozisht rilindjen sepse e dinit se po tallnit thjesht b.then?! Epo ne populli e kishim blere m.tin qe shiste rama, prandaj tani qe e morrem vesh jemi te revoltuar, cfare ankese ke ti ketu? Ao se nuk i intereson shefit tend? Edista quhen ata qe i lebijne menderen megjithse nuk e besojne ate, ndersa ne qe thjesht e besuam nuk quhemi edista o idiot, dhe mos na flisni shume per terren o qelbesire e edit, se 21 janar te gjithe vershonin para , vetem edi juaj me ata sahanlepiresit si ty rrinin ne distance, ju e shitet gjakun e atyre te 21 janarit, prandaj ju JENi armiku

  2. Vlora says:

    LSI moj kurve na bere zeher…ste kuptova kucke ty asnjehere!

    1. Ben Chicago says:

      Cfare skupton more Vlora??.Njesoj jeni me LSI,nje gjak jeni,apo harruat se cbete me “97-“05,,,

      1. JOoniEm says:

        ti ta shpif me te foluren tende me skenar ..
        E kuptuam qe je i deleguar i sali berishes per te komentuar kunder rames ne blogje ..

        lere kte pun se mire qe smer vesh po flet dhe brrockullat e sali protopapes ?

  3. po sa injorante qe jeni.
    baba LIKJA vetem bllokun dhe integrimin nuk tradheton.Jemi ne ekonomi tregu, Parti private eshte ,Kush paguan me shume me ate behet LIKJA yne qe i marsha te keqen e bllokut te dores.

  4. Joooo, kete nuk e prisnim. Si ka mundesi qe Likja do te haje ne te gjitha anet?! Ai eshte nje njeri teper parimor sipas Rames. Aq parimor sa do ta kemi prap prezent me nja 3-4 ministra ne qeverine e Rilindjes.

  5. fieraku4u says:

    HAJDE OPOZITE QE PO BENE LSI HAJDE…OPOZITE PROSTITUTASH

  6. Ne antaret e LSI likja na ka integruar plotesisht.
    punuam dhe fituam 4 vjete me saliun, tani do punojme te integruar me edi ramen.
    Kurse ju keni 8 vjete te pa integruar, duke thene iliri meta nuk eshte i majte, jo po ka vjedhur, jo po ILIRI mban bllok ne dore , Jo po ilirir metes nuk i pelqejne kamerat dhe vidiot e ku ta di une se çfare nuk thate e shkruat per ilirir meten . E megjithate integrimi i antareve dhe partise tone vazhdone e qete dhe e BEGATE.

    1. bbb says:

      Ore e keni lare koken ju te LSIse apo jo?

  7. anonim says:

    RAMA = TRAPI ME I GJATE I KOMBIT

    1. o Anonim says:

      …..hahahahahaha
      Dhe nje trapi te gjate i ka hije nje ngjale e gjate

  8. ben says:

    C’mendon sala te fotja me lart!?

  9. une mendoje se duhet nje aleance me e madhe qe EDI RAMA TE fitoje i sigurte. Te beje kualicion me BERISHEN qe te rezoje qeverine e ilir metes.

    1. VERONIKA says:

      Hahhahahahahaahha BALLIST me principe ,bravo,bravo .
      Kjo eshte batuta me e forte.Na duhet te ngrihemi ne kembe dhe te lusim haleancen e Berishes me Ramen,sepse kto plehra nuk na i heq me askush nga syte.Sa e vertete e hidhur.
      Alo EDVINI aty je ti mor bir ariu???
      Ca po na thua,ngjalat po te shijojne????

  10. Shpirag says:

    PS ka abstenuar!LSI ka votuar,projekt i financuar nga Katarri,c’ka ketu?Eshte investim i ardhur,dhe PS mund ta kish votuar,pavarsisht se per shume projekte te tjera me te drejte ka qene kunder(prishen lulishtet;nuk ka ende ritme rregullimesh te rrugeve te brendshme ne Kashar,tek Tirana Bank,ka paqartesi tramvai qe s’dihet kur do fillojë…etj)Keto jane probleme dhe jo ardhja e parave nga Katarri….Bravo LSI dhe PS qe nuk ka votuar kunder,por abstenim!Qorra te politizuar gjer ne spermë!…

  11. Zef Dedja says:

    Ja dallkauku Ilir Kryemadhi, “i mbetet besnik” Lulit te Bashajve nga Dibdra dhe ky qe eshte me i keq se Sali shpellari-dhe gjoja ka marre persiper te na drejtoj Bashkine eTiranes me maloke injorante !!!!!!!!!!

  12. ERMALI says:

    PSE KISHIT NDONJE DYSHIM JU SOCIALISTET

    HAHAHAHAHAHHAHAHAH

    AI ESHTE I JONI PER TERE JETEN

    BRAVO BERISHA JA KE FUT KESAJ RADHE NJALEN AQ BUKUR DHE ME QETESINE ME TE MADHE

    PERFUNDIMISHT JE LOJTARI ME I MADH NE BALLKAN

    TASHME JE E KEQJA ME E VOGEL

    ME MIRE TI I VETEM SE KETA DY PALACOT BASHKE

    URIME PER FITOREN NE 23 QERSHOR

  13. ERMALI says:

    BALLIST ME PRINCIPE

    EDHE UNE VOTOJ 100% ME TY

    HAHAHAHHAHAHAHHAHAHA E PAPARE

    E KAM DISKUTUAR ME SHOQERINE TIME PARA DY DITESH KEMI QESHUR TE GJITHE

  14. laraska says:

    Quhet “pragmatizem” TemA edhe ne ky rast. po ne kokepalaret nuk i kuptojme keto politika te medhaja ne te mire te popullit shqiptare. Pervecse idealist e moralist, ne paskemi qene dhe mosmirenjohesh ndaj kesaj pparie qe sakrifikon kaq shume per ne, qe cfare sjane detyruar te bjene VETEM per te miren tone, se per vete nuk pyesin fare. Kot sjemi vendi 3 ne bote per mireqenie – fale kesaj parie.

  15. xy says:

    Ne kohen e monizmit luhej bixhoz me leke (me vize) duke hedhur soltat (pra leket)lart.Dikujt i kishte pjellur mendja qe te bashkonte dy 10 leksha metali (solta),pasi i kishte zmeriluar te dyja me qellim qe sa here ti hidhte te binin vetem nga ana e lekut.Keshtu eshte edhe puna e Ilirit,eshte salduar nga te dy krahet,dhe ngado qe ta hedhesh ,koke do te bjere.Ide fantastike edhe Bashki edhe Rilindje.Tani do te filloje Lilua te mendoje,ta beje tre dimensional.

  16. bbb says:

    Si ka mundesi kjo??? LSI u betua me 1 Prill se do te rrezoje Salen? E hengri Edi prap…Kujt tja vere fajin tani?!

  17. Stef Staku says:

    ANALIZE : Dikush mund te thote qe Ilir Meta Koken e ka tek PD dhe Bythen e ka te PS, por bazuar ne projektin politik te prostitucionit une them se Meta i nderron vend Kokes dhe Bythes se tije.
    Nje pergjigje me te sakte ne lidhje me pozicionin e koordinatat e trupit te Ilir Metes mund ti jape z. Stefan Fyle i BE qe ndjek me vemendje dhe lapes ne dore e leter perpara zhvillimet ne Shqiperi.
    Teshti sh. Edi i ka dale edhe nje pune tjeter e re : Me eduku Ilir Meten.
    Besoj se kete pune ka per ta kry me se miri pasi sh. Rama arriti te edukoje edhe krim Berishen. Shikoni krim Berisha ka kohe qe nuk vret me.
    Edhe Iliri do edukohet e nuk do vjedhe me … Kjo eshte ooopppoooozita Shqiptare !!!!!

  18. arjanita says:

    Jam kurioz te di cili eshte pazari per keto vota.
    Vendi i Tit Vasilit,vendet ne Bashki,vendet e Dretoreve
    ne Dikastere apo ndonje arsye tjeter?
    Vetem te mos deklaroje se votoi per interes te qytetareve
    te Tiranes.
    Kush do te votoje majtas te votoje PS.Asnje vote ketyre
    xhambazeve.

  19. alamet says:

    Nuk e kuptoj pse duhet pare me kete sy qe ju po e parashtroni!Mbeshtetja e Antareve te LSI-se nuk do te thote qe qenkan tradhetare por ky projete eshte ne te mire te vendit dhe te cdo qytetarit por duke menduar qe ne shqiptaret jemi shume te ceket ne mendimi, cdo kush eshte i lire te konceproj sipas interesit!

  20. e di se di says:

    Kur dini ju punoni si te jete me mire dhe kur nuk doni beni sic po bejne socialistat se kur do jene ndonjehere ndakorte me ndonje projekte une nuk e di

  21. koli says:

    E shikon qe keta shkoje nga atje ku fryne era dhe duhet pare me gjere ky fakte por ja sa mendje lehte jane keta te ps

  22. me emira says:

    Eshte bere me e mira per Tironen tone mor plako pse po na flisni keshtu ata po bejne punen e tyre dhe nuk jane tu ba pse kane urdhe nga xhaxhi rama qe te apstenojene si keta te ps

  23. akil says:

    Rrofte lsi-ija,ps-ja,pd-ja.

  24. fundi says:

    Ka tradhetare e tradhetare, disa jane me klas disa jo……

  25. per ju says:

    Sa me beni per te qeshur ju militantet e ps keni aq mllef sa ju kane filtruar deri ne piken e fundit te gjakur dhe eshte per te ardhur keq kur mendon qe brezi i ri eshte pro komunizmit, shume gjynah…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje