Mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha e ka nisur me urimin dhe vlerësimin për ministrat e rinj. Sipas Berishës, ata janë personalitete të shquara, që kanë dhënë një kontribut të madh në Shqipëri.
“Iu uroj detyrën ministrave të rinj, personaliteteve në fusha të cila premtojnë në këtë qeveri. I uroj suksese poetit dhe shkrimtarit të shquar, Visar Zhitit, të riut që zgjodhi në mbrojtje të vlerave të lirisë kundërshtimin e një regjimi barbar. Visar Zhiti është një përfaqësues i elitës kulturore të vendit, por edhe një përfaqësues i shpirtit të qëndresës së kombit shqiptar. Një përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politik, që kanë qenë dhe mbetet mbështetja kryesore, e pamposhtur e demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj dhe i Partisë Demokratike në tërësi”, tha Berisha.
“Doktor Halim Kosova është njeriu, që i frymëzuar nga parimet më të larta njerëzore në shërbim ndaj njeriut, në njërën prej fushave më delikate e të rëndësishme, ka shkrirë energjitë e tij me sukses të madh, përkushtim. Ai ka dëshmuar gjatë këtyre viteve aftësi të shkëlqyera menaxhuese, që nuk është shumë e zakonshme në botën medikale, ndaj edhe në këtë aspekt ky sektor udhëhiqet jo vetëm nga një personalitet me kompetencë shkencore, me aftësi profesionale të madhe përkushtim e humanizëm të lartë, por nga një personalitet me aftësi menaxheriale shumë të zhvilluara dhe kam besimin se reformën do ta çojë përpara. Shkëlqen me mungesën e tij ministri i Ekonomisë, Florion Mima, që është në një detyrë. Ai ka kontribut shumë të rëndësishëm në të gjitha reformat e kryera gjatë këtyre viteve nga qeveria e PD dhe koalicionet e saj, me aftësi profesionale, dinjitet dhe përkushtim të madh. Do vazhdojmë vendosmërisht reformat”, vijoi Berisha.
Në fjalën e tij Berisha ndërkohë akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, se po tenton t`i përçajë ish-të përndjekurit politikë.
“Rama tha se Spaçi ka qenë një pasuri e madhe. Spaçi ka qenë një ferr. Për etërit e Rames natyrisht që ishte pasuri, por për ata qe e vuanin ishte një ferr. Zoti Rama duhet ta dije se ka ligje ky vend, ky do të rikthehet në kohen e Ramiz Alisë, nuk mund të rikthehet më. Le të vazhdojë edhe pak kohë këto përçarje, se e vërteta është se ora po afron, dita po afron, energjitë po e lëshojnë. Këto janë punët e tij, unë çështjet i kam me zgjedhësit”, tha Berisha./b.l
Sidomos Aldo!
E shihni c’behet o popull?! Vidhni dhe kto dy muajt e fundit leket e shqipetareve, aq ju ka mbetur!
keq me vjen per halim kosoven qe e felliqi veten vetem per dy muaj.
ska problem
MOS HARRONI GJERGJ NDRECEN DHE LIRAK BEJKON!!!
Ore keto thjeshte jane zarat e mi personale kete thuaj ti leri budallalleqet!Ne kete partine tende as qe egziston edhe me e vogla fryme demokracie brenda per brenda!
Po u veteflijuan diten per diell more kriminel ish te burgosurit politike e zotrote as qe e cave koken fare!Te vjen keq qe tu japesh hakun e tyre pasi vete je komunist e nuk vepron dot kunder vendimeve te regjimit!Yt komunist i felliqur do te te vije fundi shume shpejt!
O Sali po akoma me keto ti more!Po e di nje popull i tere e gjithe shqiptaria se je komunisti i fundit i shqiperise e i tere evropes qe nuk ke marre akoma denimin e merituar!Me 23 qershor Sali me 23 do vendoset drejtesi ne kete vend e ti do perfundosh pas hekurave per krimet qe i ke bere ketij populli!
Sali po si ke guxim e permend te burgosurit politike more komunist i qelbur!Po ti i ke vrare e burgosur per se dyti ato me shperfilljen tende!Arriten deri edhe sa te digjnin veten e serish regjimi yt qendroi indiferent ndaj kesaj ngjarjeje!
Ish te perndjekurit do jene te paret qe do te te denojne me vote ty Sali po po do te te flakin tej me 23 qershor!Le te fshihet njehere e mire emri yt nga arena politike !I ke bere mjaft te liga ketij populli more mafjoz!
O Sali energjite e tua jane drejt fundit jo te Rames… Edhe per sa i perket ish te perndjekurve voten nuk ta japin ty ,por do jene kontribut per te arritur qellimin , te te largojme ty nga “froni”… RILINDJE pas 23 qershorit…
Aman o sali se sle doktor pa bere minister -.-
Lajthitjet e ketij njeriu nuk kane te sosur!Po je bere me keq se Enver Hoxha more kriminel!Nuk ke me pike energjie pozitive,je bere plak matuf!Keput dita dites nga nje brockull!
Personalitete te shquara te cilet nuk do e ken jeten e gjate…agonia e kesaj qeverie ska fund
HHAAAAAAAA Kujdes Berrishe…….energjitè t’tuaja edhe pak
ditè qè tè kan mbetur….. pregatitu o mionist se tè erdhi fundi
edhe ty, mgjate mbetesh 1 nè Politikèn SHqiptare me kokè
poshtè kuptohet!
Baballaret e Rames,Gjonit,Sulejmanit e co,i futen burgjeve,i vrane,i persekutuan,bijte e tyre iu premtojne “para”,,,ne vend qe tiu kerkojne falje.Hipokrizia e krimineleve te kuq nuk ka fund.
Ben Chikago ne je djale i ri me vjen keq qe mbetesh peng i se shkuares. Une jam nje i persekutuar ne palce, por nuk me ka persekutuar Kristaq Rama ndjese paste, por SISTEMI KOMUNIST, ky qe eshte tani me ne Krye Sali Berishen. Ky Saliu e bente luften e klasave ne ate kriminale me studentet e koleget e tij, ky e ushqente ate sistem qe hante njerezit me te drejte e me te ndershem, pa Saliun e te tjere si ai SISTEMI KOMUNIST nuk do kisht eqene me i egri ne gjithe kampin. Hiqe perden qe te ka zene syte Sali Berisha te persekutuarit e fjales se lire si edhe ata te shpronesuarit i shkaterroi qe diten e pare, sepse ata ishin rreziku i tij kercenues per ti marre pushtetin. Dhe Ben CHikago e arriti i ka katandisur te persekutuarit moralisht dhe ekonomikisht per te qare hallin.
SA per EDI RAMEN ka qene disident i atij regjimi qysh 15 vjeç dhe eshte komplet bote tjeter jo vetem me Saliun po me tre milion shqiptaret. Po ky popull nuk ka fat te mbaje njerezit qe e duan vendin, keshtu ka qene, por shpresoj se nuk do te jete…
I persekuar dhe voton per PS???.Kristaq Rama ka qene N/Kryetar i Presidiumit te Kuvendit dhe ka firmosur me dhjetra denime me vdekje.Edi “Disident”???.I perkedhelur i atij regjimi po ,por jo disident!!.E njoh shume mire.Ti duhet te kesh”Stokholm Sindroma “.
Eshte mese e kot qe zgjedh ministra te ri gezo edhe kto pak dite qe kane ngelur se tashme eshte mese e kote cdo perpjekje nuk ndryshon shqiperia per 2 muaj.Dy muaj i duhen te kuptojn cilet jane detyrat e tyre..
Gjynah… Kot sa i ngrini mendjen ketyre ministrave te rinj se per dy muaj mandat nuk ia vlen :/
O Sali, ti kurre nuk ke bere gje as per te perndjekurit e as per kete popull po ke mbushur vetem xhepat e tu dhe te familjes tende. Nuk ke goje te gjykosh te tjeret..!! TURP!
bravo SALI .
DHE per kete te pershendes me kengen :
Kur merrzen CJAPI me zile.
Berisha lere ate historine e te perndjekurve se nuk ka lezet ne gojen tuaj
Energjise se Ramiut mos i qaj hallin,heq nje vize dhe vjen ne forme.
Per te perndjekurit politike pse kujtoheni vetem kur vine zgjedhjet ? Saliu harroi greven e urise ku nuk pyeti per jeten e tyre Tani u buzeqesh te burgosurve duke u afruar dhe poste… Nuk genjehet populli keshtu. C’beri qeveria per vite per keta njerez. Mbushi vetem xhepat e saj. Prandaj do voten e tyre duke derdhur lote krokodili per ta qe te vazhdojne te rine ne pushtet e te lene popullin ne mjerim. Populli s’duhet te genjehet me asnje klase poliitike qe vjen ne pushtet dhe vetem premton, ndryshe ka votuar per te zezen e vet….
Kategoria e ish te burgosurve politike te diktatures enveriane:
1-Ata qe u denuan si armiq te pushtetit popullor, ku disa prej tyre, per te sigururar mbarvajtjen e familjeve te tyre, nuk kishin aftesine te mbanin qendrimin e tyre antikomunist dhe si perfundim, u bene spiune te shokeve te tyre duke dhene deshmi false dhe duke sjelle ridenimin e tyre me dhjetra vite te tjera.
2-ish te burgosur qe u denuan si rrjedhim i luftes se klasave, duke marre denime jo per veprimtarine e tyre antikomuniste, por se ishin te aferm te atyre qe u denuan ne fillim ose u pushkatuan.
3-ish te denuar per denime ordinere si vjedhje e te tjera si keto, por qe ne burg u ridenuan si politike, kjo per arsyen qe ata mos te dilnin nga burgu, si nje rrezik per shoqerine.
Me duhet te them se hapja e dosjeve, eshte imediate, se aty do te shihet se kush ne te vertete ka qene i burgosur politik dhe kush jo, kush ka qene spiun dhe sot duke mos u hapur dosjet, ky person na ben ne ish te burgosurin politik te ndershem, zakonisht kjo kategori qe spiunuan ne burgje, jane sot ata qe jane afer Berishes, pa dashjen e tyre, se Berisha i ka nxjerre dosjet e tyre perpara, duke i bere shantazh, per ti shkuar atij mbrapa, qe ti kete si nje mburoje antokomuniste.
Hapja e dosjeve, do te na jape nje ide te qarte se sa eshte ne te vertete, numri i ish te perndjekurve politike nga rregjimi i Hoxhes dhe kjo do te lehtesoje edhe faturen financiare, qe pretendohet sot, ku shume ish spiune dhe ish te burgosur ordinere, pretendojne ne demshperblimin e tyre.
Sot eshte e qarte, ata ish te burgosur politike te diktatures enveriane, qe jane ne krah te Sali Berishes, jane edhe ata qe spiunuan dhe ndihmuan ne ridenimin e shokeve te tyre te burgut.
Ore SRB-i, ore Rasputin, po ate mbiemrin Zhyti, ku e more, apo e nxore nga koha, kur bashke me “Drinin” tend atje ne Romë, e zhyte Visarin pas perplasjes se njohur, e solle ketu ne ne Tirane “poetin dhe shkrimitarin e shquar” dhe, si perhere mbijetoi “Drini”, “Premti” i familjes tende. Po as ne 1997, kur triumfoi, sipas teje,-ish-komunist dhe sekretar i PPSh per 25 vjet me radhe, po i konvertuar ne trajten me te shemtuar e me armiqesore ne demokrat,- pra kur triumfoi “revolucioni a rebelimi komunist”, pati njerez nga PS, qe nderhyne dhe e mbajten ne Rome Visarin, se Shqiperise i duhej atehere dhe tani nje personalitet si ai ne nje kryeqytet si Roma, po ti e solle ketu dhe e nxore per t’i bjere makiazh tradhetive tuaja ne finalen e madhe. Ke ne sherbimin diplomatik me ndonje personalitet te kultures shqiptare? Vec “kanarines” se Familjes Topalli ne Paris (edhe ate jashte cdo kriteri, absolutisht) s’ke me asnje “ambasador kulture”. Turp!
Ah more Ramiz Alia mos te rente shpirti ne paqe qe na le kete klase te felliqur politike?? Ku i gjete gjithe keta tradhtar?
Pse hiqesh sikur te dhimbsen te perndjekurit politike? Ti nuk flet dot per vuajtjet e tyre sepse jo vetem nuk ke vuajtur vete por perkundrazi.
O ti demagog pseudo-demokrat, ty POPULLI NUK TE DO!
nuk mund ti shaj robt pa i provuar si ministra por fakti qe jane vetem per 3 muaj tregon se skan ndermend te bejne gje dhe sja veln ti komentosh
partia socialiste nuk eshte mesuar te shaje pa kriter ministra qe nuk jane provuar sic ben partia demokratiek por ska pse u behet kaq publicitet atyre
por kuptohet qe akti qe po i mer nga shoqeria civile ministrat apo jasht politika don tu shesi shiqptareve se po bejme reformin apo dicka te ngjashme
urojme qe kta ministra te mos ndotin veten e tyre me hajdutlliqe apo budalliqe te tjera per vetem 3 muaj qe ju kane ngelur
Nuk ma priste mendja qe do bente shtatanik edhe drejtori jone H.Kosova.Varet nga mezati qe ka patur te beje.Shkoi vetem per te gelltitur corben e prishur…
Politikanet nga zgjedhesit kane vetem kerkesa dhe ato jane vetem ngritja dy gishtave lart.
Por ky ngaqe nuk eshte politikan s’mund te kete kerkesa. Mereni me mend vete se cfare ceshtjesh duhet te kete ai me zgjedhesit.
Harron qe kesaj here do te kene zgjedhesit ceshtje me te.