TemA TV/ Manjani: Kush prek KQZ-në, ka prekur dhe cenuar zgjedhjet e lira (VIDEO)

10 Prill 2013, 14:32Sociale TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka thënë se kërkesa e PD-së dhe PR-së për t’i marrë LSI-së anëtarin e saj në KQZ, është e papajtueshme me ligjin.

Sipas tij, kush prek KQZ-në, ka prekur dhe cenuar rëndë zgjedhjet e 23 qershorit.

“Pikë së pari, sa për konsekuencë të fakteve, Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë një papajtueshmëri në atë që kërkojnë. PR nuk kërkon anëtar të KQZ-së sepse ka pranuar, të paktën në qëndrimet e derisotme zyrtare, standardin që KQZ-ja nuk ka punë me partitë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndërtuar mbi bazën e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe si i tillë partitë politike nuk kanë asnjë punë me axhendën e këtij institucioni, aq më pak me anëtarët e tij të cilët mbrohen me ligj. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë emëruar në bazë të Kodit Zgjedhor dhe shkarkohen për arsye të ndryshme që janë në nenin 18 të këtij kodi dhe tregohet se si shkarkohen dhe kur shkarkohen. Pra është një çështje tërësisht institucionale dhe juridike dhe nuk ka punë fare politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Politikisht mund t’ju them që Komisioni Qendror të Zgjedhjeve është standardi numër një i garancisë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kështu që tendenca për të politizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe aq më keq tendenca për ta ndryshuar përbërjen e këtij institucioni është pa diskutim një standard i cenuar i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është një koment që vjen në mënyrë të natyrshme sepse Komisioni Qendror të Zgjedhjeve funksionon mbi bazën e Kodit Zgjedhor konsensual dhe si i tillë partitë politike duhet vetëm të zbatojnë këtë kod. Do të ketë kohë për debate politike kur të ndërtohen komisionet e nivelit të dytë dhe më poshtë dhe aty do të shikohet se si do të jenë konfiguracionet politike. Tashmë e kemi një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që janë ndërtuar komisionet e nivelit të dytë. Pra është miratuar formula politike në në qoftë se do të ketë debat mund të ketë për këtë nivel dhe jo për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sepse ky është një standard ligjor, standard kushtetues, standard i gjithë pranuar dhe kush e prek atë do të ketë probleme me zgjedhjet e lira, të ndershme dhe demokratike në këtë vend,” tha Manjani.

34 komente në “TemA TV/ Manjani: Kush prek KQZ-në, ka prekur dhe cenuar zgjedhjet e lira (VIDEO)”

  1. dd says:

    Kaq pak e patet ne dore fitoren LSI PS

    1. Vlora says:

      nuk arijme dot te mesohemi me deklaratat e ketyre.

      e shof kete fytyre dhe syri me con te berisha.

      e degjoj dhe veshi me con te rama.

    2. artiles says:

      Hajduti theret “mos guxoni te vidhni” se jam une ketu!!!!!

      1. O POPULL; DUKSHEM JEMI NE PRAG TE PERPLASJES TE PAKICES (MAX:25% TE BERISHES E COMPANY) ME SHUMICESN ABSOLUTE TE SHQIPETAREVE (MBI:65% TE RAMES E METES E COMPANY). S’KA MATEMATICIEN NE BOTE QE TE THOTE SE PAKICA MUND SHUMICEN, PRANDAJ TE PREGATITEMI PER NJE PASTRIM -ON GENERAL- QE ME 23-QERSHOR NE MESNATE E DITET NE VAZHDIM (MAX; 1-JAVE) TE FARES SE KEQE BERISHA & FAMILY ME CDO KOSTO, SEPSE AI DO TENTOJ TI VJEDHI PERSERI VOTAT.

    3. Sali=Geddaf says:

      Nje antare i KQZ-se lirohet nga detyra kur jep dorheqjen, kur i mbaron mandati , ose kur ka kryer nje veper penale,, nuk ka asnje menyre tjeter ligjore dhe kushtetuese qe mund te shkarkohet,, nese berisha e ben kete gje i ka vene minat procesit zgjedhore dhe ska me vlere qe partite politike te futen ne zgjedhje kur nuk respektohet kjo gje qe eshte shume e qarte.. Nuk besoj se do e lejne dhe nderkombetaret ta bej kete hap,, kan investuar shume per keto zgjedhje dhe nuk do lejojne qe te prishen pa filluar akoma,, gjithsesi nga shpellari cfare nuk pritet

    4. Llesh Doda says:

      Doktori, la PDIU-ne e mori PPDNJ qe ka komisioner. LSI-se i thotë:” e ke, por matanë, nga opozita”.
      -Ai po kendon kengen e vjeter :
      “U rrotulluan kungulli e muti bashkë,
      Kungullin e mora, mutin e lashë” ?

  2. bbb says:

    Po ta beje kete Sala do te jete i madh…Hajdutet e LSI duhe te mos kene asnje komisioner…

    1. fl says:

      O per Hajduta Sala me familjen e tij eshte kampion, se mbroni dot.

  3. Sandri says:

    Tani qe u bashkuar PS me LSI kush rri dhe shikon yllin pelivanin, cdo dite. Si mund te jesh partener me nje karkalec qe cfare ska nxjerre nga goja deri dje.

  4. dori says:

    Sa vota duhet per te emeruar dhe shkarkua nje antare te KQZ?

    1. Epirioti II says:

      Ne kete faze te zgjedhjeve ne baze te Kodit Zgjedhor antetaret e KQZ dhe KZAZ mund te largohen vetem me ane te doreheqjes ose per shkelje te ligjit pasi eshte provuar kjo nga Gjykata. Gjithsesi nga Saliu dhe “Sistemi i Drejtesise” cfare nuk pret. Do shikojme lufte te eger midis PD dhe LSI per kete pune.

      “Rastesisht” negociatat LSI-PS filluan vetem dy dite pasi u emerua edhe KZAZ e fundit.

      Persa i perket komisioneve te ulta zgjedhore (GN dhe KQV)edhe per to do behet sherr i madh por besoj ndryshe nga KQZ dhe KZAZ ku LSI do e perballoje presionin e PD-se, aty PD do arrije te marri te pakten barazimin sepse aty komisionet nuk jane emeruar akoma.

      Ki parasysh shume skenare hapen ose mbyllen vetem nga fakti se cfare do te beje PBDNJ (do shkoje me PD, me PS apo me FRD).

  5. Jani says:

    Shoku Manjani a e di ti se eshte bere riformatimi i dy kampeve?
    A e di ti ligjin qe vet e gatua dhe e aprovuat ne Kuvendin Popullor te Haxhi Leshit?
    Ta thom une.
    Partia me e madhe e pozites ka dy perfaqesuses.
    Partia me e madhe e opozites ka dy perfaqesues.
    Partia e dyte e pozites ka nje perfaqesues.
    Partia e dyte e opozites ka nje perfaqesues.

    Kush eshte partia e dyte e POZITES dhe a ka perfaqesues.

    Funderina mbetet dhe as qe do ndryshoni ju pulitikanet e te dyja (ne fakt eshte nje) kampeve.

    Cirruni ju tifozet e semure sa te doni.
    Dita nuk mund te behet nate (pervec ne Shqiperi).

    1. bbb says:

      Duke qene se ligji e thoka qarte, kjo tregon e Idhi I Likes kot ben ham ham. Nga ana tjeter, edhe Edi Rames i ra filozofia e 1 Prillit sipoas te cilet beri koalicion me LSIne pasi krijonte shumicen ne komisione. Ne te verete, hajduteve ordiner te LSI nuk mund ti lihen komisioner. Eshte njelloj sikur ti varesh ujkut melcite ne qafe…

    2. ikandeja says:

      e shhikon more Ydhi se sa e veshtire eshte te jesh ne opozite ne Shqiperi? Ne fillim u ankove per spastrimet e militanteve te tu, tani per kete punen e mandateve ne KQZ. Prit Ydhi se nuk ke mbushur akoma muajin ne opozote, te tjeret kane vjete! me shume durim Ydhi..

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : ” Po kjo ishte loja … ” thoshte Ndrek Luca ne nje nder filmat e tije.
    Tashti krim Berisha vendos te tijte 100 %.
    Tek ato te LSI nuk ndihej dhe aq i sigurte.
    Tesh e kontrollon 100 % X 100 %, KQZ. E keshtu fiton perseri demokracia e zgjedhjet e lira e te pandershme.
    E keshtu sh. Rama del jashte edhe nje here duke bertitur …
    Pastaj Rama fillon e zvarritet neper gjykata e pastaj shkon tek Komisioni i Venecias.
    Nderkohe Krim Berisha bahet perseri kryeminister e pastaj mbush edhe xhepat e Woolsprapthit te OSBE.
    Natyrish Ilir Meta fidhon e kujtohet se duhet ndrrru pllaka pasi misioni i tij mbaroi. E len Ramen veeeeetemmm !!!!

    1. DREJTESIA says:

      Loja eshte qe LSI ben sikur bashkohet me PS qe te marre deputete pasi e vetme nuk fitonte ne saje te reputacionit te keq qe ka. E vetmja menyre ishte “martesa” me PS duke futur emra ne listat e PS. Pasi ti marri keto do divorcohet prape pasi do gjeje ndonje sebeb. Pune kurvash

  7. saluku says:

    Dukeni qe keni hallin e popullit or kurva te ndyra te LSI.
    Sikur tua heq juve te lsi komisionerin babo saliu i ka te sigurta dhjeta vota te majta nga une saluku.
    Derra te peshtire!

  8. Heron says:

    Ky me duket se nuk e ka lexuar ndonjehere ligjin! Mazhoranca ka mazhorance ne KQZ 5 me 4 o Manjan! Sala hedh shashka per kinezçen por eshte shume dobiç ne muhabete teknike dhe mjeshter i puthitjes se letrave!Ka dhe magjistarin Oerd Bylykbashin per keto punera! Hani fara ti dhe koaliciOni edhe per nja 4 vjet!Te fala ëëëë Lilos dhe Mones nga Heroni!

  9. fiona says:

    Jam plotesisht dakord me logjiken qe ka perdorur Jani ne nje koment me lart, pasi edhe me ligj ashtu duhet te jete. Mandati i trete i takonte partise se dyte ne koalicion dhe persa kohe LSI doli nga koalicioni, vendin e dyte e mban PR dhe rrjedhimisht nuk ka kuptim qe mandatin e qeverise ta mbaje nje qe nuk eshte ne qeveri. Eshte problem per opoziten kalimi ne anen tjeter te tavolines…

  10. tinka says:

    anetaret e KQZ zgjidhen ne baze te rendesise peshes qe kane, si ato opozitare ashtu dhe te mazhorances. kjo detyre i takon nje antari te PR-se pas largimit te LSI-se nga rradhet e PD-se sepse partia e dyte me e madhe e krahut te djatht eshte PR-ja, meqe ju tani jeni nje parti opozitare dhe kjo do te thote se zgjedhjet kerkoni ti manipuloni ju si LSI dhe PS. mos hidhni balte mbi te drejten por respektoni kodin zgjedhor sepse eshte i paprekshem ashtu sic edhe ju vete thoni.

  11. Olti says:

    Saliu i vodhi zgjedhjet e Tiranes ne televizor e jo me te mos bej nje levizje te vogel ne KQZ. Prisni analistet e shquar si do ngrene ne qiell aftesite shtetare te Balozit.
    Nuk eshte aq i keq Saliu jo, e nuk keni qene as ju keq keto 8 vjet. Situata me duket shpresedhenese sidomos qe te gjithe Ministrat u LIRUAN nga LSI. Rete e zeza po largohen dhe ne do kemi driten shpresedhenese edhe 4 vjet.
    REspect.

  12. Best says:

    Psegrini sallate kote qetegjithe ketu
    A e kuptoni apo jo se rregullat e lojes nuk ndryshohen me sikur sala te behet grua e bukur
    nguliteni mire eshte ne Kushtetute
    Anetari i KQZ zgjidhet nje here ne 6 vjet dhe reformatohet
    Por edhe ligjin se dini edhe hani mut te gjithe kot ketu
    me falni per shprehjen por kjo eshte zhurme e kote
    Ka merdhif filmi qe vitin e kaluar kur Meta e mori anetarin duke ia futur Saliut sa krahu
    Saliu kujtoi se Meta po elinte te bente cte donte duke marre gjithe pushtetet, por harroi se me nje dredhi skrapaliu ia futi
    i morti voten qepercakton shumicen ne KQZ
    Ndryshimi i KQZ ne kete faze sipas Kushtetutes eshte i paligjshem kryekeput
    Saliu dhe te tijet do i hane mutin anetarit jo do e marrin
    prisni dhe disa ore te degjoni BE-SHBA kur te thone rregullat e lojes nuk ndryshohen kur ka nisur loja
    Kushtetuta dhe vetem Kushtetuta
    Hani mut salista hani te ngopeni tegjithe

    1. fiona says:

      sa bukur u pergjigjke me zhargon. po deshe te komunikosh ide dhe mendime te argumentuara mire zgjidh tjeter gjuhe se qe nuk vlejne keto pretendime, kjo ben muuuuuu…. ciao

    2. Historia ka treguar qe Saliu nuk pyet fare per cka thote SHBA dhe BE. E mban mend kur Arvizu perveshi menget e numeroi votat? E pe si ja permbysi me pas Saliu rezultatin pa ju dredhur qerpiku fare?

      Ndersa juridikisht, kerkesa e PDse qendron totalisht pasi zgjedhjet skane filluar akoma (madje as fushata elektorale) dhe KQZ duhet te perfaqesohet sipas rregullave te lojes se percaktuara nga PS+PD. Ne ligj nuk shprehen emra partish apo emra te pervecem. Nje nga mandatet e KQZ e merr partia e dyte e Mazhorances. Ne kete rast, partia e dyte e Mazhorances eshte PR dhe pike mbaroi. Per fatin tone te keq, vendimet e Edit per tu bashkuar me Meten po na kushtojne shtrenjte.

      1. Populli says:

        Gabim, me kushtetute KQZ eshte organ i pavarur i cili absolutisht nuk mund qe te preket brenda mandatit nga ekzekutivi, ashtu si edhe parlamenti.

        Te ndryshosh KQZ-ne ne menyre arbitrare, eshte njelloj si te ndryshosh gjithe parlamentin, pa bere votime per deputete.

        Neqoftese Saliut i ka marre koka ere, qe te shpalli defacto diktaturen ne nje vend anetar te Natos, atehere me vjen keq por pasojat do te katastrofike per te dhe gjitha mbi te dhe ata qe e mbeshtesin!

        1. laraska says:

          Institucion i pavarur? Ku kshu? Ne shqiperi ku gjyqsori (instituicion i pavarur) i tha mbare popullit qe video e hajdutit meta qe fallco?????

          http://www.youtube.com/watch?v=b4ZG9SrNJ3E

          Pra kjo qe ti sheh tek kjo video nuk akziston, po te bejne syte e veshet ty or popull!!!!!

          Ahhhh edhe qe ne jemi ne diktature bota e ka kuptuar me kohe se vetem ne diktature te vret pushteti ne mes te bulevardit dhe nuk jep llogari njeri. Kjo e sotmja nuk eshte asgje

    3. VERONIKA says:

      Bestia ndigjo pak,mos u ngut,mos u ngut se po han shum mmmmmeten mbas kepuces.
      Nuk mund te drejtohet KQZ dhe as zgjedhjet nga opozita.Kushtetuta.
      Mos na caj kaptinen me SHBA,BE,se si po shikon kane kohe qe po i perjashtojne ,ne asnje mbledhje te tyren po paraqiten.
      Mmmmmmeta mund ti fuste filmin piktorit por Berishes jua ka futur te gjitheve.Duro mor bestie,duro dhe 2 dite.
      nuk e di une nga arrite ne perfundimin qe jemi salista por sidoqofte ngjalen dhe mmmmmeten mund ta hash ti se dukesh qe je ramist i thekur.
      Best kam replikuar dikur me nje njeri te zgjuar ne nje gazete tjeter.Nqs po flas me te njejtin njeri,hap syte dhe shiko me larg kesaj loje.
      Kush po fiton nga kjo haleance???
      nqs ti je …ky bestia i radhes ndjese.keshilloj mos u ngut ,mos u ngut…prit dhe pak se do hash….

    4. VERONIKA says:

      Ndjese moderatori,lajmeroj shokun BESTIA,qe ka filluar votimi per antarin e ri.
      Ilirian Muho i lesh e lise eshte jashte.E prisja pak me gjate.
      Nuk humbasim kohe ne demonkratet
      Te fala haleances,sapo i humbet zgjedhjet.

  13. voica says:

    Hahahahahahahahahahahaha! oh-oh-oh uuahhahahahahahahaha!
    Doli ky, kamikazi nr 1 i Lopes-Koke.
    O Koalicion! ….ku t’i kesh…!

  14. iliri uk says:

    Pothuaj te gjithe komentuesit ketu me bejne te besoj se perfundimisht truri ka rrjedh nga Shqiperia. Po kaq te trashe jeni qe nuk kuptoni se e vetmja arsye qe Rama beri koalicion me LSI ishte pikerisht qe te merrte shumicen ne KQZ ne menyre qe te kontrolloje cdo vote e cdo kuti qe te mos vidhet, pa antarin e katert ne kqz atij nuk ka cfare I duhet me LSI dhe per kete do te degjoni edhe me keq se saliu nuk ka per ta lene kqz kaq lehte. Prit kur ta vrasi anetarin e LSI po nuk e la ligji se eshte jete ose vdekje per te dhe familjen e tij.

  15. hasani says:

    Zyrtarisht duhet pritur deri ne moementin kur koalicionet shpallen zyrtarisht, atehere mund te fillohet e te behet rekurs. PO mbase nje gje te tille duhet te beje edhe e majta dhe te marre shumicen ne tavoline pasi Qeveria po mabahet me mandate te majta, Shpetim Idrizi mos e fitoi gje mandatin me partine e camve??? apo per keto sju vjen te komentoni. HYYYYY krimbat e gjizes, u bete uju sum kapuce te diskutoni per dokumenta zyrtare. Antaret e KQZ jane te zgjedhur me mandat, dhe ne nje shtet normal sdo kishte fare rendesi se kush jane, po juve ju duhet patjeter te vidhni dhe doni ti keni per vete. Karin keni per te marre

  16. Populli says:

    KQZ-JA ME LIGJ NUK PREKET ME. NEQOFTESE SALIU TENTON TA BEJ KETE, ATEHERE NUK DO TE KETE VOTIME, DHE SALIU DO PERSERIS 96-EN, POR KESAJ HERE DO TE SHKOJ NE BURG, OSE I VDEKUR NGA NDONJE SEMUNDJE MISTERIOZE NDERKOMBETARE.

  17. ali says:

    Shqiperia ka nevoje per rotacionJoo perjetesim te pushtetit.Shqiperia ka nevoje Jo meshume she 80
    deputete dhe Jo me shame she 5parti.Amerika 300 million ka dy parti.Shqiperia 3 million ka 100 parti.
    Cfare absurditeti. Nje popull kaq fukara mban mbi shpine gjithefare batakcinjsh.

  18. Moza says:

    Nuk e kuptoj manjanin,vete na mesoi ligjin si duhet te jene raportet ne KQZ ,mazhorance-opozite.pastaj nuk ka problem se LSI ka 120000 vota nga ata qe ka punesuar,por kane haruar se te gjithe kane votuar tek moni dhe e quajne veten te lare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje