Zef Deda, nëse do flisja me një person në botën tjetër zgjedh Sandër Prosin. Do i thoja: " Ku je mo professor, O Zot sa gjurmë të madhe dhe të bukur e ke lanë në këtë tokë"

27 Prill 2013, 10:22Kulturë TEMA

Aktori i humorit shqiptar Zef Deda shprehet se adoleshenca e tij  ishte e kufizuar mes shkollës , shtëpisë dhe estradës. I vetmi argëtim për të  ka qenë kur shkonte tek dajat.

“Atje? Benim si roje delesh, se kishin dele shumë ata  dhe thonin: “O Zefo, shko e merri ato delet atje!”, e shkonim ne, edhe kënaqeshim!”

Për sa i përket marrdhënieve me vajzat ai shprehet.

Më mirë pyet  a ma ka mbajt  me i propozu kujt nji herë? Se unë s’kam ndonjë  qenë ndonjë gjë, mashkull me të thy në mes, por i dobët e i hollë, por kam qenë i shkathët’’- shprehet ai.

Ai nuk pranon të ketë pasur kurrsesi debate me miqtë për femra.

“Jo, jo, unë i kam pas inat këto gjona , tashi ajo që më deshti mu, më përlau e më ka edhe sot. Kam qenë i  vogël, 27 vjeç, kur më that të dua , e unë i thashë; “Po prit moj një herë  ta pyes nënën se jam i vogël!. “Hë mor mos bëj kështu se le nam!” , më tha ajo. Unë në fakt kam qenë dreqi vetë, vetë e kam afrue , vetë e kam zgjedh, edhe që i shkonte  tipit tem, profesionit tim, e që do ma kishin qejf në shtëpi, atë e afrova unë!”, tregon Zefi.

Pereceptimet e vajzave për të  kanë qenë “O sa i shkathët ky aktori!”, “Artist i mirë ky karagjozi!’.

“Ne kena kenë me  paksa ekonomi të dobët, dhe nëna ka punu në shkollë, se baba na ka vdekë herët, ka vdek 36 vjeç , ai ka qenë  piktor në teatër, e na ka rrit nëna me shumë mundime, a e din  në shkollë ça ka punu nëna, a ta merr mendja? Pastruese, e kështu na ka rrit  ne jetimave, ti pyet  kur çohesh në mëngjes, më mirë pyet a ke fjet deri në mëngjes, se kur bije për të fjetur, kalonte dy pas mesnatës, se ishte ftohtë  e megjithatë shpejt  më dilte gjumi se në tetë pa një çerek duhej me kenë në shkollë. Në gjashtë e gjysmë çohesha , i hidhja ndonjë sy mësimeve, me përjashtim të matematikës që mund t’ja hedhsha sytë dhjetë herë  e nuk merrsha  vesh hiç. Merrsha  çantën, e hedhsha  krahqafë, jo çantë lëkure, çantë lecke, e qepte nëna, e shkoja në shkollë, aty poshtë takojsha dhe shokët e tjerë se e kishim shkollën bashkë, e në shkollë kur binte  ajo zilja e pesë minutshit, nuk e ke idenë  sa zhurmë e bëjshim kur vinte zojusha, e tana mi ngelnin mua!”- tregon Zefi në librin “Papafingo’’.

Ai tregon se është tifoz me  Vllazninë, i pëlqen aroma e trëndafilit, në pijet e preferuara ka verën dhe nëse do të takonte një person që ka vdek ai përzgjedh Sandër Prosin të cilit do t’i thoshte këta fjalë: “ Ku je mo professor, O Zot sa gjurmë të madhe  dhe të bukur e ke lanë në këtë tokë. O mrekulli që s’mbeti njeri në të gjithë filmat që ke lujt dhe në të gjithë rolet që ke lujt, si ka mundësi, na ke pikturuar edhe ne  nga një fije këtu në shpirt!”/A.XH

17 komente në “Zef Deda, nëse do flisja me një person në botën tjetër zgjedh Sandër Prosin. Do i thoja: ” Ku je mo professor, O Zot sa gjurmë të madhe dhe të bukur e ke lanë në këtë tokë””

  1. Argita says:

    Sander prosi njeriu me I madh I filmit shqiptar . I cili nuk harrohet nga brezat . Po Kush e kujton . Sander Prosin aktorin e filmit shqiptar , Vecse familjaret dhe miqte e tij .Asnje minister kulture nuk beri asnje emision te vecante per Sandrin ,Kadri Rroshin , Violeta Manushi e shume artiste te tjere.

    1. Vrana Konti says:

      Zef Deda nuk humorist por karagjoz !
      Piklish Shkodre :me vjen keq qe mund te lehet dhe nje cope vend per te dhene mendimin tend !
      Shokdra ka pase te tjere artiste te vertet ku ti nuk ke pasur asnjehere vend, mos harrojme te ndjerin Tano Banushi.

  2. LEDI says:

    I MADHI DHE I PAVDEKSHMI SANDER PROSI. KUSHDO E MBAN MEND FILMIN “GJENERAL GRAMAFONI” DHE FJALET MONUMENTALE TE SANDER PROSIT ‘

    OO POPULL..! SA GJERA THUHEN NEN EMRIN TEND.
    BILE DHE lartmadhnia FLET NEN EMRIN TEND.
    NJE NJERI MUND TE MASHTROJE NJE TJETER PER NJE KOHE
    MUND TE MASHTROJE DHE NJE POPULL PER NJE FARE KOHE
    POR NUK MUND, TE MASHTROJE NJE POPULL TE TERE , PER GJITHE JETEN.

    SA AKTUALE DHE SOT E KESAJ DITE. ASHTU EDHE MOMENTI I PAHARRUAR I GJIGANDIT TJETER KADRI ROSHI (XHA PARANDILI, I PAKET SI KANDILI)
    MJAFTON NJE PSHERETIME SA MIJERA FJALE : AHH MOREE VUAJTJE DHE MJERIMI I NJE POPULLI TE TERE TE SFILITUR NGA PADREJTESITE.

    1. timo says:

      ledi vertet sandri ishte i madh po ato qe thua nuk jan te filmi gjenerali gramafon po te filmi NE FILLIM TE VERES.

        1. filmi shqiptar says:

          E keni te dy gabim, filmi eshte “Kush vdes ne kembe” dhe eshte momenti qe do e varnin ne litar xhandaret.
          Megjithate Zef Deda eshte nje aktor i madh humori.

      1. LEDION says:

        JA FUTE KOT OT TIMO, LEDI E KA TAMAM..

  3. Riva says:

    Timo ja ke fut kot plako,sepse ato fjale te Sander Prosit jane thene ne filmin Gjeneral gramafoni por pavaresisht kesaj edhe filmin Ne fillim te veres e ka qare Sandri dhe mund te jete nder filmat me te arrire ne rolin e Jaho Labit.

  4. jozi says:

    Mos harroni Dullen,regjisorin e Sandrit e te gjithe arteve te bukura te asaj kohe.

  5. tefta says:

    Edhe une me cante lecke kam shku ne shkolle ne mes kryeqytetit dhe isha ne tabele te nderit te shkolles ” Hasan vogli”

  6. Gabim says:

    Je tuj fol gabim or Zef.Ti ke fjet me bac Saliun ne nje shtrat dhe nuk te shkon me e kembye me askend.

  7. era says:

    A mor Zef sa duhet me u mat njeriu kur ben nje veprim!
    Cfare do te besh dhe çfaredo qe te thuash, nuk heqet emrin yt nga lista e “intelektua-haleve” qe saliu perdori per te fshire prapanicen me dinjitetin tuaj.

    Mbas lufte te gjithe behen trima.

    1. Ilir Gruda says:

      E SAKTE….NO KOMENT

  8. Tironci says:

    Komunistat kujtojne dhe veprojne me nostalgji ,se si do te poshterojne Popullin.Se si te vjedhin ne kurriz te Popullit.
    Per Artistet me te nderuar si i paharruari Sander Prosi,Kadi Roshi,Violeta Manushi,vertete e shume te tjere,Komunistat nuk kane kohe.
    Mire qe gomari,spo na ngordh,por spo na lene rehat dhe censurat spiuniste.

  9. lali says:

    A TKA ARDH UJI KE SHPIA A mori Zefi?.

  10. luli says:

    Zef,
    Fatkeqsisht pasi hyri demokracia je politizuar koke e kembe djathtas por eshte idea yte…dhe asgje e keqe deri ketu.Gabimi yt duhej qe publikisht ne aktivitete artistike me pjesmarrjen e Presidentit Meidani une kam memorien qe ke bere gafa te medha per pasoje te ka zbehur edhe humorin sa qe sot ti nuk I ben pershtypje askujt…por te rroft biografia profesionale..ndaj edhe je I pranishem..
    Nga nje Shkodran….qytetar SHkodre I vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje