Auron Tare:Ekspozita "Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare" në Itali u ka kushtuar shqipëtarëve 160 mijë euro

7 Maj 2013, 18:36Kulturë TEMA

 

Ekspozita “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, çelur në sallën “Vittorianon” të Romës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 160 mijë euro. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzime të tjera, deri më tani të panjohura me detaje, të paguara nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë.

“Sigurisht që promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare është një nga detyrat parësore të Ministrisë së Kulturës. Ekspozimi i thesareve të kulturës sonë në një qendër të kulturës botërore si Roma është një ngjarje e shënuar. Megjithatë, a kemi luksin ne, kur monumentet tona të trashëgimisë janë drejt rrënimit total, të harxhojmë shuma të tilla?”,nënvizon Auron Tare.

Ai sjell në vëmendje për opinionin publik, debatin mbi shkatërrimin e afreskeve të Onufrit.

“Ish-ministri i Kulturës, Z. Bumçi pranoi publikisht se ministria që ai drejtonte nuk kishte asnjë fond për të paguar pagat modeste të ish-rojtarëve të dikurshëm të monumenteve. E ndërkohë që ky debat bëhej publik dhe ministria pranonte pamundësinë e saj në mbrojtjen e trashëgimisë, Bumçi paguante një firmë private italiane për qiranë e sallës dhe organizimin e këtij evenimenti”, thekson  për “GSH”-në deputeti i PS-së, njëherazi specialist i trashëgimisë.

Duke i’u referuar dokumentit ai pohon se ,“140 mijë euro janë paguar nga MTKRS-ja për sallën e ekspozitës, ndërsa kësaj shume i duhen shtuar edhe 20 mijë euro siguracione. Këtu nuk janë përfshirë shpenzimet që zyrtarë të lartë të kësaj ministrie kanë bërë, si udhëtime drejt Italisë, etj”, shprehet Tare, duke shtuar se të gjitha këto janë të barazvlefshme me restaurimet e një sërë kishash, sajtesh arkeologjike ose e thënë ndryshe, mund të ishte paga disavjeçare e sistemit të rojtarëve të monumenteve, sistem i cili u hoq në vitin 2006..

Ai nënvizon se, thesaret e kulturës shqiptare mund të ekspozohen në çdo muze të rëndësishëm botëror pa asnjë pagesë, duke përfituar nga marrëveshjet ndërshtetërore ose duke gjetur mundësi të tilla, falë bisedimeve me muze private që do të krijonin kushte ekspozimi falas.

“Fundi i fundit, kjo duhej të ishte edhe zotësia e atyre që menaxhojnë kulturën shqiptare. Gjithashtu, përfshirja e ish-ambasadorit Llesh Kola në hapjen e kësaj ekspozite duhej të bënte të mundur që në emër të shtetit shqiptar të krijonte kushte që salla e ekspozitës të mos u kushtonte asgjë taksapaguesve tanë”, deklaron Tare.

Nga ana tjetër, deputeti i PS-së vëren se pagesa prej 160 mijë eurosh që ka bërë MTKRS-ja, çka provohet edhe nga faturat përkatëse, hedh dyshime të forta mbi qëllimin e vërtetë të këtyre pagesave në emër të kompanive private italiane./A.Xh



7 komente në “Auron Tare:Ekspozita “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” në Itali u ka kushtuar shqipëtarëve 160 mijë euro”

  1. alban4eva says:

    ehhhh, mire e ke ti o Auron, po kujt i thua?? kafsheve shpellare? ata jane kafshe prehistorike, ku marrin vesh nga kultura dhe trashegimia kulturore..
    po te kesh S-halè ariun ne krye te pushtetit dhe qe ve per minister kulture nje kepucar apo marangoz, normale qe keto do jene perfundimet (rezultatet)…

    e kam thene kaq here, nuk behet shteti me shpellare, barinj dhe marangoze…!!!

    1. Adrian D. USA says:

      Auron: Te mbaj mend qe para 20 vitesh qe shoqeroje nje zonje te huaj dhe merreshe dite nate me trashegimine kuturore.
      Te tjeret benin pislleqe e biznese.
      Cfare pret nga shpellari qe nuk i dhimbset as shtepia e vet?!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html

    2. silvana says:

      te thuash “shpellare, barinj, dhe marangoz” eshte pak per keta njerez qe jane duke drejtuar shtetin …. pirate, kusare, baktacinj…. ndoshta e ploteson disi figuren e tyre…..

  2. REA says:

    Neritan ceka eshte promotori i kesaj vjedhje= ekspozite ne Rome.

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Vellai i mami Xhozit, konsulli, eshte marre me kete pune. Si fund mandati duhen ca pare per ate debilin e Jozefines.

  4. Ermali says:

    IK O TARE SHIT NANJE AMFORE CA KE VJEDH NE BUTRINT HAJDUT

  5. akeologu says:

    Tare, bej gam-gam sa te duash se nuk do te behesh minister kulture, by the way.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje