Meta në Gjirokastër: Berisha ka bërë “rrugë deri në Japoni”, po s’ka rrugë për të ardhur në Gjirokastër

13 Maj 2013, 19:33Kronika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatët e saj në qarkun e Gjirokastrës.

Në fjalën e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta, ftoi banorët e këtij qarku që më 23 qershor të votojnë rrotacionin dhe ndryshimin “duke i dhënë fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë”.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta kërkoi që më 23 qershor qarku i Gjirokastër t’i japë LSI-së një rezultat historik, duke fituar jo 3 me 2, por 4 me 1.

Meta tha se pas liberalizimit të vizave, ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët, sepse ka pasur konflikt. Ai tha se ekonomia e vendit po përpëlitet, pasi kjo qeveri nuk mund të çlirojë potencialet e vendit.

“Investimet publike janë reduktuar ndjeshëm. Tani më të gjatë janë shiritat që priten sesa rrugët që asfaltohen,” tha Meta, duke ftuar Berishën që të vijë me makinë dhe jo me helikopter në rrugën Memaliaj- Tepelenë, për t’u kërkuar falje këtyre banorëve.

Kreu i LSI-së, tha se qeveria, e cila po përgatitet të bëjë dorëzimet më 23 qershor, fsheh 500 milionë euro borxhe për punë papaguara.

Meta ka ironizuar edhe me një shprehje të dashur për kryeministrin Sali Berisha.

“Kryeministri ynë ka dëshirë të shprehë adhurimin e tij për Ronald Reganin. Dhe unë do e perifrazoja, këtë në mënyrën më të përshtatshme për këtë situatë të vështirë ekonomike dhe sociale që kalon Gjirokastra dhe i gjithë vendi. Regan ka thënë se “nuk është qeveria që i zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi” dhe këtë sikur e ka thënë për vetë Berishën. Me 23 qershor të votojmë për ndryshimin dhe rotacionin, t’i japim fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë”, theksoi Meta teksa premtoi se LSI do ulë 10% TVSH për shërbimet turistike, si dhe paketë të posaçme që i përjashton nga taksat dhe tatimet bizneset e reja për një periudhë 5-vjeçare.

13 komente në “Meta në Gjirokastër: Berisha ka bërë “rrugë deri në Japoni”, po s’ka rrugë për të ardhur në Gjirokastër”

  1. adele says:

    A S’ishte ky kater vjet ne qeveri? A s ishte ky qe nuk mburrej me arritjet e qeverise? A se kishte ky njeri kater vjet drejtimin e ekonomise?

    1. elti says:

      crendesi ka me ke ka qene meta..ka te drejte ne ate qe thote, berisha ska shtruar asnje rruge!

    2. @ adele says:

      oooo adele si ka pas meta rruget i ka pas olldashi ti bente, edhe normal ka te drejt te thot mendimin e vet

      s’esht se po mbroj meten se nuk po me intereson po te pakten mos ti bim ne qaf kot!

  2. deshnica says:

    ku mu ti meta eshte me i keq se sala,dhe jugu keti plere mos ti japi asnj vote se eshte i pa bese..

  3. Anton Nepravishta says:

    Ik o qelbesire se na e shpife.

  4. Rilindje says:

    I ka marre Argita parate e shqiptareve, ndaj nuk mjaftojne per rruge e vepra te tjera publike. Por ne 23 qershor do te clirohemi nga Gita dhe Xeni ?

  5. akil says:

    Po normale se prape tek berisha do shkoj ky te bej rruge deri ne hene pastaj.

  6. Eliana says:

    Me mire vone se kurre thote populli!Me ne fund coi zerin Meta te thote ato qe ka pare edhe si i brendshem!Tregoi ketij populli se c’afera jane thurur ne ate qeveri,se sa miliona euro kane shkuar ne xhepat e familjes Berisha,keto do te dije populli se sa rruge jane shtruar shihet mjaft qarte ku kepucet mbulohen nga balta sapo zbret shkallet e pallatit e jo me te ecesh pak metra me larg!

  7. deshnica says:

    une zdu e i dal kra berishes po ai ne veri i shtroi rruget per kraun e vet,ky morrua ishte vete ne qeverri pse nuk u mendua per jugun apo tani qe erdhen votimet i erdhi veza,bashke me ata palo kandidate qe kane mare te gjita rruget e tiranes per te shtruar,,

  8. Dike Mullai thote- says:

    Po na MAHNIT o Ilir FLORIRI! A thua se ke ZBRITUR nga Planeti MARS! A mbeti me FLORI ne Malin e Dajtit, vec atij qe morri ai fshatari me Gomar?

    1. anonime says:

      po Ilir Floriri perse s’foli me pare ky djale apo i kishin zene syte mut.
      O zot ne ka shqiptar qe e voton ket dhe partine e ketij mire ti behet ketij mileti.

  9. Cami says:

    Po kjo duket qe bon muuuuu,se ata nuk eshte se i dogji per ate SHqiperi,por ne te kunderten per ta rrjepur ate popull.
    Mire e kane thene disa bashke kombesit e mi ketu,QE PERSE NUK U NDIE I META KUR ISHTE NE QEVERI ME BERISHEN,por na fillon e kakaris tani!!!!!

    ATEHERE?

  10. Monika says:

    prape me berishen do kaloje kjo felliqsire… ky burre kurve duhet abandonuar komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje