Qeveria ka hequr dorë edhe zyrtarisht dorë nga privatizimi i “Albpetrol”, pas dështimit spektakolar me ofertën kompanisë amerikane “Vetro Energy”, ku pjesë kishte edhe Rezart Taçi, e cilaofroi çmimin 850 milionë euro.
Me një paragraf të shkurtër, pjesë e VKM-së nr.74, qeveria ka mbyllur në mënyrë të heshtur privatizimin e Albpetrol, pa dhënë asnjë shpjegim.
Qeveria nuk jep asnjë sqarim rreth arsyes së mbylljes së procedurave, kur më parë, në muajin shkurt kishte vendosur të niste negociatat me shoqërinë e renditur e dyta tek ofertat, kinezët e “Ëin Business”, që kishin dhënë çmimin 297 milionë euro, raporton “Shqip”.
Nga vendimi i marrë për t’i dhënë fund procesit, kuptohet se as shoqëria e renditur e treta, kanadezët e “Bankers” me ofertë rreth 106 milionë euro nuk kanë pasur interes për të biseduar me qeverinë, sikurse mësohet se as kjo e fundit (shteti) nuk e pa të arsyeshme të negocionte për një çmim 8 apo 4 herë më të ulët, nga sa ishin pritshmëritë./b.l
epooooo, nje tentative per te pastruar parate e pista….Vetro Energy ishte kompani fantazem