Forumi i themeluar rreth tri vite më parë në mbrojtje të trashëgimisë shqiptare, ka vendosur të ndjekë në rrugë ligjore rastin “Preza”.
Artan Lame, një nga anëtarët kryesorë të tij, bën me dije se po përgatitet dosja. Bëhet fjalë për ndërtimin ngjitur me kalanë e Prezës, nga familja e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.
Instancat shtetërore, që janë të ngarkuara për të mbrojtur trashëgiminë, kanë pohuar se ndërtimi është bërë me leje dhe se zona ngjitur me kalanë nuk është në mbrojtje. Megjithatë, pavarësisht deklaratave, ka shumë pika të kësaj ngjarjeje që mbeten pa u sqaruar.
“Në emër të Forumit për Trashëgiminë, në emër të të gjithë vullnetit shqiptar për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, në shtator do ta çojmë për hetim të mëtejshëm në prokurori, siç do të çojmë për hetim të mëtejshëm në prokurori, ndërtimin dhe lejet e turpshme të dhëna nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe personalisht nga zoti Apollon Baçe në kalanë e Krujës”, tha Lame, duke përmendur edhe “zonën përreth pazarit të Kalasë së Krujës, për shpellën e Spilesë; restorant brenda një nga objekteve më të rëndësishme të prehistorisë shqiptare; lejet e dhëna nga zoti Baçe në Korçë, me atë që ndodhi me Shtëpinë e Flamurit dhe që vazhdojnë akoma”.
Sipas tij, “për sa kohë kjo zonë nuk është përcaktuar, nuk ka ndonjë firmë ministri për këtë çështje, atëherë çdo veprim brenda, ose pranë monumentit është në kundërshtim me ligjin“.
Ai u ka bërë thirrje edhe punonjësve të Institutit të Monumenteve, “të mos bëhen pjesë e këtij mekanizmi të ndryshimit të letrave, të shtimit të letrave, të bërjes së letrave në ditën e fundit, sepse thjesht do të rëndojnë pozitën e tyre përballë ligjit./A.Xh
Shtepia e Luigj Gurakuqit nje Hero i Popullit u rrenue nga Zhozefina Topalli mrrude e zeze kush eshte ai qe ka firmosur per leje te zhgaterrimit apo edhe ajo ka vojtur si “Shtepia e Flamurit” ne Korce se keshtu bejne
“demokratet”. Ju lutem beni nje hetim dhe publikonje ne Tema qe e lexoj.
po ilire mete qe e kapen me fakte ku edhe u vrane 4 vete po per kete koke palare per se nuke u denuan edhe tani do te drejtoje shtetitin nje hajdute me certefikate plehra bashke me edi ramen edhe tani komunistet po pregatisin dosjet kjo eshte prone e jona edhe ne te semes shkofshit ju buksat ndyrsyrat komuniste lerini hakmarrjet politikane pa nivele
Arbër Kadia, është një idiot! Ajo nuk njeh ligjin! Që nga viti 1993, ligji i ndërtimit ishte një ndalim total rreth vendeve të lashta! Nuk ka asgjë për të diskutuar. Asnjë komunë nuk mund të japë një miratim, apo një shtëpi të vjetër, e cila u shkatërrua në vitin 1920! Çfarë bëni këto idiots MTKRS për vite, është një skandal idiot i Talibanët, sidomos me Aldo Bumçi dhe Ferdinand Xhaferie.Salih Berisha dhe Ilir Meta, Partia, idiots vetëm dhe Partia Edi Rama është gati si e keqe në Durrës. Askush nuk e di ligjet, të gjithë e kanë blerë vetëm dhe diplomat false dhe janë më budallenj si fëmijët e vegjël
Ai,dhe jo Ajo,,,,,more trushkulur i kuq
-Neqoftese ligji eshte kundra ndertimit do prishet .Mbi ligjin ishte ne qeverine e saj,por besoj se zbatimi duhet te filloje nga ata qe ikane vendosur dhe i shkelin me qejf.Bashke me te edhe atij qe i ka dhene lejen e kundraligjshme..ligjet jane jo vetem per popullin.{Gjithmon per ligjin}
monumentet e kultures duhen mbrojtur nga babezia dhe agresiviteti histerik shqiptar
jozefina topalli duhet publikisht te japi nje pergjigje serioze per shtepine e luigj gurakuqit, po ashtu dhe per vendet e punes si vellai ne milano,,konsull,apo vajza ne paris me dhendrin si konsuj te ambasades etj etj,,vjedhje pa fund dhe fjalor volgar ne publik,,femer qe shkon kazinove te malit te zi e kroacise,,
turp
trashgimia eshte prioritet, ju kujtoj shtepite e gjirokastres, beratit, libohoves, qeparoin e vjeter ku nuk lejohet beton dhe shtesa objektesh,,!!!
butrintin, kalane e vlores te stadiumi qe u masakrua, kalane tjeter ne vlore ku ndodhet tek stacioni i autobuzit ne sheshin e flamurit dhe mbi te punojne dyer ne duralumin,,turp i madh
shtepine e vlorajve, shtepine e qazim koculit stil liberty ndertuar ne ujin e ftohte dhe e prishen me themel per te bere betonizim total
orikumin e te kerkojne leke rojet e kufirit,,me birre ne dore dhe duhan te goja,,njerez qe qelben nga djersa dhe nga pislleku
etika dhe kultura jane te rendesishme,,
artan lame ka te drejte dhe urime
O i madhi Lame, po ku je o shpetimtar! po ku ishe ti more trim kur ne Shqiperi, e sidomos ne Tirane, Durres, Sarande, Gjirokaster ndodhi kasaphane urbane, apo vetem kur ka zgjedhje te leshojne nga zinxhiri. Te vetmit njerez qe duhen te heshtin per kete qe ka ndodhur jeni ju qe merni flamurin, bashke me disa arkitekte dhe ambientaliste,ore nuk e di, po kulla 28 kateshe siper kujt monumenti eshte ndertuar di gje ti Lame, po para selise se Pd ke pare gje ti mor njeri cfare po behet, po gjithe hapesirat ne Tirane qe para 90 ishin dhe tani nuk jane me, dhe mos fol si qemoti, ne emer te popullit(vullnetit), nuk je ti ai qe perfaqeson kete vullnet, po te kishim patur ndertime ashtu sic ben Europa, atehere do te hiqja kapelen dhe do te thosha ju lumte, por e kunderta ndodhi, le ta mari njeri tjeter kete flamur, sepse ti nuk e meriton.