Kancelaria Merkel, shefe ekzekutive e shtetit më të fuqishëm ekonomik evropian, është me pushime vjetore. Ajo ka zgjedhur një zonë malore, ajër të pastër, qetësinë familjare. Sipas ligjit, ajo udhëton vetëm me bashkëshortin (ai paguan biletën e udhëtimit për veten e tij), pjesa tjetër e familjes nuk është pjesë e bonusit politik qeveritar. Janë pushime private dhe meritojnë pagesa private. Presidenti Obama ishte vjet me pushime dhe në fund të tyre publikoi shifrën e pagesës familjare të bërë nga llogaria e tij për shpenzimet e tyre. Ish- kryeministri Toni Bler, aktualisht këshilltar i qeverisë së re shqiptare, është i njohur edhe për faktin se pushimet e tij në Itali paguheshin nga fondi familjar privat dhe se njëherë në Itali zgjodhi një restorant më të lirë për një çift miqsh të ftuar të tij, këta të fundit politikanë të lartë italianë.
Po në Shqipëri, si pushojnë politikanët dhe kush paguan faturat e tyre? Shteti ka disa vila qeveritare dhe tek secila gjendet jo vetëm një nga tre krerët e shtetit, (president, kryeministër, kryetar parlamenti) por edhe familja e tyre e afërt dhe më e gjerë. Aty gjenden fëmijët dhe miqtë e tyre të rinj, mbesa e nipa, nuse e kushërinj, gjyshe e miq personale, madje edhe kandidatë fejese për ndonjë prej fëmijëve të tyre. Për të gjithë paguan shteti, ruan garda, nuk ka pagesë personale dhe secili trajtohet nga shërbimet qeveritare. Madje vetë titullarët, kanë kurajë dhe bëjnë publike foto të tyre pushimesh me pjesëmarrje të tillë tërësisht joligjore dhe abuzive. Sepse kur themi paguan shteti, në fakt i paguajmë ne me taksat tona. Por ne kemi zgjedhur direkt ose indirekt tre individë president, kryeministër e kryetar parlamenti, – nuk kemi zgjedhur familjen e tyre, as nipër e mbesa, as gjyshër dhe miq, aq të ftuar nga koha e shkollës apo nga shoqëria profesionale. Këta të fundit janë vizitore, dhe faturat e tyre duhet të paguhen nga ai që i ka ftuar. Dhe kjo faturë të bëhet publike. Në gjithën e thjeshtë kjo quhet transparencë publike, koncept ende i panjohur për politikanët tanë të vjetër e të rinj. Të cilët, si Byroja Politike dikur në gjueti apo Drilon, e shohin postin personal si post familjar, fisnor, miqësor dhe feudal, nga i cili burojnë para e privilegje pafund, si në rastin konkret.
Interesant është për të parë edhe ministrat në detyrë dhe ata në pritje: ku po pushojnë dhe kush paguan shpenzimet e tyre, sepse në deklarim pasurie asnjëherë nuk gjendet një zë i tillë. Asnjë nuk i pyet, asnjë nuk flet, media raporton fotot e tyre më pikante si risi të vendeve përrallore dhe në vendin me korrupsionin më të lartë, – reagimi publik është në nivelin më të ulët. Kur të pasurit kursejnë dhe shtetet më të fuqishme kërkojnë llogari deri në centin e fundit, tek ne, ku kriza ekonomike është ulur këmbëkryq, të gjithë tallen me atë që nuk ka para, dhe sa më i pasur të jesh, sidomos politikan, aq më shumë emisione promovuese të bëhen, – mbi hobet, blerjet më të shtrenjta, planet e ardhshme, pa asnjë pyetje bezdisëse mbi burimin e këtyre pasurive!
Tek ne shumica e politikanëve flasin për turizmin vendas por vetë pushojnë jashtë vendit, flasin për spitalet tona por vetë kurohen jashtë vendit, flasin për shkollat tona por vetë dërgojnë fëmijët jashtë shtetit… dhe në çdo rast mungon abc-ja e transparencës publike: burimet e financimit. Në Gjermani një ish- ministër kandidat për kancelar u shkarkua kohë më parë sepse shkoi në pushime familjare me automjetin e punës , kurse tek ne tallemi nëse ka pretendime të tilla. Sepse midis punës, publikut dhe privates nuk ka kufi kur bëhet fjalë për pushtetarë! Ata e shohin gjithçka si privilegj privat dhe sillen si me pronën private. Gjë që në botën e qytetëruar nuk mund të pranohet dhe as tolerohet. Por ne, ende jemi në tranzicion, rrugës për në botën e qytetëruar, diku midis Bosforit dhe Ballkanit, me synimin të kalojmë në anën tjetër të Adriatikut, – një rrugë e gjatë, shumë e gjatë, – në mentalitet, në sjellje dhe kulturën demokratike!
Bravo Afrim Krasniqi!!
Sidomos fjalia e fundit: “Por ne, ende jemi në tranzicion, rrugës për në botën e qytetëruar, diku midis Bosforit dhe Ballkanit, me synimin të kalojmë në anën tjetër të Adriatikut, – një rrugë e gjatë, shumë e gjatë, – në mentalitet, në sjellje dhe kulturën demokratike!”
Me keq akoma, ne jemi majmuna ne faze evoluimi, s’jemi bere akoma njerez.
Afrim, faktet,qe ke paraqitur,te trajtuara nga nje mendje intelektuale,vertetojne ne vazhdimesi,qe ky vend vazhdon te sundohet halldupce nga nje sulltan katundar,qe e ka rikthyer kete vend ne Arnautistanin e dikurshem.
Politikanet shqiptare deri tani ne qeverine Berisha, edhe pushimet i kane bere me injorance.
Hajduti eshte i tille pavaresisht rrethanave.
Sh e sakte. Njoh sh persona vetem se kane vene para menjane ne menyre vetem nga posti, se t’I kene me djerse hallall, kane ndryshuar sjellje prej mendjemedhenj dhe me njerez qe I kane pas afer qofte familjar qofte shoqeror, vetem nga pozita qe kane vene dhe pse nuk e kane merituar ate ngritje, edhe pse dhe arsimin e kane marre me vone me menyra te ndryshme. Thelle, shqiptaret e kane ne karakter, kur hipin lart ne poste nuk shohin poshte dhe mesojne vetem anet negative.
sala ka mesu me bo pushime me paret e popullit shume heret qe kur shkonte ne volorek.
Sakt dhe konkret.Por ky eshte dallimi kryesor midis shqiperise dhe gjermanise.Prandaj gjermania me gjithe shkaterrimin total pas L.II.B sot eshte nje nga vendet me te fuqishme boterore.Por shtetaret jane ne sherbim te shtetit ndersa tek ne pusht-tetari sillet si ne pronene e babait dhe soj e sorollop rrjepin popullin dhe vjedhin gjithe pasurine kombetare.Vetem nje qeveri dhe sistem gjyqesor i pakorruptuar ia nxjerr nga hunda keto poshtersi.Sepse ta lesh kete qe tek ne te ndryshoj mentaliteti kjo do te doj qindra vjet,sepse seicili qe merr pak pushtet kthehet ne nje sulltan i vogel,ku jo vetem ai por edhe rrethi familjar nxjerr perfitime nga postet politike dhe shteterore.Kujtojme se vete sadija megjithese e ndare nga xeni shijonte bregdetin e dhermiut ne vilat qeveritare.
Nje tregim i vjeter anglez jep nje kuptim mentalitetit ndryshe ne europe.Mbreti i anglise me eskorten e tij pas gjahut shkon te drekoje ne nje pension qe ndodhej atje pran.Pasi mbaruan mbreti kerkoi llogarin.Pronari i solli llogarin ,kur e pa mbreti u habit shuma ishte e madhe edhe pse me shume kishin ngrene veze.Mbreti e pyeti pronarin :nuk keni ju veze ketu,jana ato te rralla?Jo .u pergjigj pronari.vezet nuk i kemi te rralla ,mreterit vijne rralle.
Morali fabules kuptohet .pra ne angli mezi presin ta rrjepin mbretin nddersa tek ne mbreti,pushtetari mezi pret te gjeje rastin ta rjep popullin.kjo eshte diference e madhe.prandaj jemi ketu ku jemi.
Mos u merzisni se do
ti pikturoje piktori te gjitha tablot e paligjeshme tani !
Do te vihet pika mbi (i) padiskutim!
Shume drejte Afrim.Nuk ka ne ShqiperI akoma institucion qe te mbroje parare e taxapaguesve .Hajdut nuk eshte vetem ai qe vjedh ne xhepat e qytetarve ne autobus por edhe keta white collar biles keta me shume se te bejne karsbillek.
Te lumte Afrim,ky eshte shkrim.
Kur erdhi ne pushtet SALA denoi per kafe,po tani qe pushon ne resortet qeveritare(me gjithe soj e sorpllop) me taksat e popullit
Afrim ,gjithmone ke qene “as mis as peshk”pse nuk permend emra konkret te politikane shqiptare ashtu siç permend politikane boterore?
Ke frike apo jane miqte tuaj te vjeter ?
ore jam kurioz cu be me ate sadije berishen mor burra a po merzitet a po i kalon mir pushimet,,,aman ore se jan dhe pasardhsit e vegjel te madheris e duhet me i pas kujdes..po me pasardhsin xeni ca po bohet aman se atje i kemi syt ne populli te pasardhsi i sulltan sali berishes…po sulltanesha gita a esht mir se na kishte regulluar dhe hunden tani..jemi ne merak syt e veshet ke ata i kemi e per ata punojme
Aferim o Afrim!
Gjerat qe thoni(e qe keni thene k’to javet e fundit)jane me se te qena e si luan as ‘Topi'(ky i sotmi,jo ai i djeshmi )!
Por qe k’to te marrin vleresimin e duhur(nga populli),duhet merre parasysh edhe, kush i thote e kur i thote.
Po ti kishit thene keto gjera kur ishit keshilltar i’Horrit te bulevardit’,ndoshta s’do te gjenin zjidhje,por do te vlersoheshin maksimalisht,dhe sot ju do kishit nje koeficent te larte besushmerie.
Eshte ceshtje besimi Z Afrim.Kot s’thone;’me mire te te dale nje sy sesa…te tjeret te humbin besimin te ty’!
Te gjthe ju qe keni punuar e drejtuar ne rangje te larte te ‘Shtetit’ te ketij vendi,e ruani besimin dhe respektin (reciprok) me miqte tuaj te vjeter e te ri(majtas e djathtas),por me popullin eshte ndryshe.
Populli po humbi besimin,humb gjithcka…,s’beson me ne asgje,dhe shembelltyrat e ‘prijsave te ri'(te gjenerates se re),ua perqas atyreve te gjenerates se vjeter.Keshtu dikush i shembellen si ‘cuni’i Enverit, dikush si i Beqir Ballukut e dikush tjeter si ‘vellai’i Bashkurtit.
Gjithsesi Z Krasniqi,nese opinjonet tuaja(te ardhshme),nuk do ti shoqeronit me fatura apo cdo lloj dokumentacioni tjeter qe hedhin drite rreth presidences(dhe Presidentit)te kaluar,ato do mbesin thjeshte opinjone pa shume vlere(si opinjone te nje te papuni,qe e ‘gjuan Topin me themer,per t’mos e ‘pare’ e treguar se eshte nje top qe luhet me kembe,duar apo pingpongu)!
po
Dhe ne themi se ku shkojne ato para te shkreta te shqiptareve, kete vend e ka mbuluar muti dhe injoranca, te jesh ne pushtet ne shqiperi eshte privilegj kurse ne vendet perendimore eshte sakrivic, kur do te vije dita dhe majmunet e pushtetit te mos mbahen me parate tona, eshte shume e thjeshte nje ligj dhe cdo gje zgjidhet sa para harxhohen per vilat qeveritare neper gjithe shqiperine, pse te kete vila qeveritare ka sot privat cdo kund te paguajne parate dhe te vazhdojne bollharxhohen para vetem per ti ruajtur ku paguhen dhe drejtor ne cdo rreth ku dhe nuk ka as shtetpia qeveritare, ato duhen te privatizohen dhe te kalojne ne menaxhim privat te behet nje zgjillje vetem popullit ti mos i villen para ne kete menyre,kjo eshte vetem nje abuzim i mvogel se sa abuzohet me te tjera.tani popullit i ka ardhur koha qe te dije se si e ben jeten cdo politikan me qe ai paguhet nga ai,