Zhgënjim në Itali, nuk do të jetë kokë grupi në Brazil

16 Tetor 2013, 14:28Sport TEMA

Tashmë është zyrtare: Italia nuk do të jetë kokë grupi në Botërorin e Brazilit.

Dy barazimet e fundit kundër Danimarkës dhe Armenisë kanë rezultuar fatale për Italinë, e cila për herë të parë që prej vitit 1978, nuk do të jetë në tetë ekipet e para që marrin pjesë në Botëror.

Italia është kaluar nga Kolumbia, Uruguai dhe Zvicra, të cilat i fituan ndeshjet e fundit të tyre.

Për këtë arsye, Italia do të jetë e dyta në grupin e saj, duke rrezikuar kështu që t’i bjerë një short i vështirë.

Vazo A: Brazili, Spanja, Gjermania, Argjentina, Kolumbia, Uruguai (nëse kalon play off me Jordaninë), Svicra dhe Belgjika.

 Vazo B: Italia, Holanda, Anglia, USA, Kili e Bosnja, plus Portugalia dhe Greqia, nëse kalojnë play off, Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori.

Vazo C: Rusia, bashkë me Francën, Kroacinë, Suedinë e Ukrainën, nëse kalojnë play off.

6 komente në “Zhgënjim në Itali, nuk do të jetë kokë grupi në Brazil”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Italjoni
    Sono buoni
    Per manxhare
    Makaroni

  2. tiranare says:

    E keni gabim. Italia eshte koke e grupit sebashku me Brazilin, Spanjen, Argjentinen, Gjermanine, Belgjiken, Kolumbine dhe Uruguajin. Anglia perfundimisht nuk mund te jete ne krye te grupit, por do te jete ne vazon e dyte. Shanse ka Hollanda per vazon e pare vetem nese eliminohet Uruguaji nga Jordania.

  3. tiranare says:

    Lexoni me poshte:

    Die Weltrangliste spielt im übrigen auch eine wichtige Rolle, wenn am 6. Dezember die Vorrundengruppen der WM ausgelost werden. Die FIFA nimmt die Weltrangliste vom 17. Oktober als einziges Kriterium für sein Setzsystem der WM-Gruppenköpfe. Während Deutschland als Ranglisten-Dritter einen Platz als Gruppenkopf jetzt schon sicher hat, liegt Holland aktuell nur auf Rang neun. Neben dem DFB-Team und dem automatisch gesetzten Gastgeber Brasilien wären nach heutigem Stand Spanien, Argentinien, Italien, Kolumbien, Belgien und Uruguay gesetzt. Keine Chance mehr auf einen Platz als Gruppenkopf haben hingegen Engländer (17.) und Franzosen (25.).

  4. vlora.A.GJ says:

    e kujt ju prish gjiza.

  5. tiranare says:

    Eshte shume e qarte se vemendja e shtypit shqipetar eshte e perqendruar tek Italia! Nderkohe qe ka plot te tjera kombe e shtete.

  6. ajax says:

    Kokat e grupit jane,Brazil,Spanje,Gjermani,Belgjika,Zvicera,Argjentine,Kolumbia dhe Uruguaj.Nese Uruguaji eleminohet nga Jordania ku mundesite jane sh.sh.shume te vogla ne vend te saj eshte Hollanda.Italia,Anglia dhe Hollanda bejne pjesene rrjeshtin e dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje