Në fillim të kësaj jave, Republika e Kosovës e bëri hapin më të madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke nisur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Në takimin e parë u tha se ky proces është historik, sepse për herë të parë në mënyrë transparente, pa ndërskamca, BE-ja po ia çel dyert Kosovës.
Ndoshta edhe mund të konsiderohet historik negocimi i MSA-së nga liderët e Kosovës, sepse është zhvirgjërimi i Prishtinës në rrugëtimin drejt BE-së.
Kjo ngjarje mund të konsiderohet historike, sikur prodhimi i traktorëve në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Në një tregim që i atribuohet dëshmorit Jusuf Gërvalla thuhet se dikush nga shokët e idealit i kishte thënë: “A u gëzove që Shqipëria po prodhon traktorë!” E Jusufi i është përgjigjur: “Popujt tjerë kanë ndërtuar anije kozmike e po hipin në hënë… e ne po prodhojmë traktorë”.
Edhe në rastin tonë, derisa Kosova i nis negociatat për MSA-së, disa nga shtetet e rajonit tashmë janë në BE, ndërsa disa shtete të tjera kanë ecur shpejt në procesin integrues. Prandaj nuk ka vend që kjo ngjarje të konsiderohet historike, derisa akoma kosovarët vazhdojnë të mbeten si shtetasit e vetëm të izoluar në BE.
Megjithatë, është një rast tjetër me të cilin Kosova mund të shkruajë historinë gjatë kësaj jave. Janë zgjedhjet lokale që mbahen të dielën më 3 nëntor.
Në këtë ditë Kosova e ka mundësinë të dëshmojë se është vend demokratik, ku si parim bazë respektohet e drejta e sovranit për të shprehur vullnetin e lirë dhe ku respektohet vota e tij, pa shantazhe, manipulime dhe pa presion.
Nëse procesi zgjedhor ecën sipas standardeve evropiane, atëherë këto zgjedhje shkruhen në histori dhe Kosova e meriton integrimin, sikurse meriton edhe privilegje të tjera nga ndërkombëtarët. Ndërsa, nëse përsëritet skenari i zgjedhjeve të kaluara, ku në disa vendvotime dolën më shumë vota se sa votues të regjistruar, atëherë në çdo proces dalim “sui generis”. Në zgjedhjet e kaluara diplomatët ndërkombëtarë raportuan për një ngjarje skandaloze, ku në një qendër votimi pjesëmarrja e votuesve shkoi në 114 për qind.
Ndërsa raportuesja e Parlamentit të Evropës, Ulrike Lunaçek, pranoi publikisht se në zgjedhjet e kaluara procesi i zgjedhjeve është manipuluar, ose thënë më thjesht, votat janë vjedhur. Deklaratat e vëzhguesve ndërkombëtarë kanë ndikuar që Kosova të mbetet e fundit në rajon në të gjitha proceset integruese. Kjo mund të lidhet edhe me mosnjohjen e pesëshes së BE-së, por fajin për zvarritjen e integrimin e kanë vetë kosovarët, ndërsa zanafilla është që në zgjedhjet e manipuluara.
E nëse vazhdon avazi i vjetër për mbushje të thasëve me vota, atëherë Kosova do të shënojë historinë me “shkronja të arta”, si vend i manipulimin, i mosrespektimit të votës demokratike dhe si vend i krimit të organizuar. Që t’i hiqet epiteti i vjedhësve, duhet sinqeritet i gjithë spektrit politik, por edhe vetëdije qytetare, se rruga e kriminalitetit është linçim i Kosovës nga BE-ja.
“Aqsa rrin kurvari
Pa par grat e botës
Aq rrin kosovari
Pa e vjedhun votën”
Aristidh Aqif Mandridhi
“komunistet dje
Rrenin nëpër mbledhje
Kosovaret sot
Vjedhin neper zgjedhje”
Abaz Llamarina
“vjedhin ne Shqipni
Votat shqipetaret
Kurse ne kosov
Vjedhin kosovaret”
Qamush Rrapush Karadaku
“o ti kosovar
Ngjan me nji hajdar”
Zymbyl Trëndafil Osmoni
Dukesh qe ke provu hajdarin e kosovarit o k…. kanarit.
CA THU MOR KUNGULL!KJO LLOGJIKE E JOTJA MUND TE VLEJE PER SHQIPERINE POR JO PER KOSOVEN QE KA VETEM 6 VJET SHTET!
KUNGULL KOSOVE!
shume ambicioz ky jusuf gervalla (me gjithe respektin per sakrificen)…raketat kozmike nuk e kane luksin ti leshojne edhe shtete te fuqishme si Kanadaja, Brazili, Danimarka, Vendet Skandinave dhe Indokina…duhet hedhur gjithmone hapi i pare sado i vogel me mire se te rrish pa e hedhur nga frika se mos paragjykohesh…
Jusufi e ka dashur Shqiperine dhe Enverin pafundesisht. Keto qe i thote Melaimi jane genjeshtra. Jusufi madje ishte nje njeri shume i thjeshte dhe i arsyeshem. Nje idealist i rralle! Nuk ishte ne karakterin te tij te nencmonte edhe gjene me te vogel dhe lere Shqiperine, qe u perpoq deri ne vdekje ta bashkonte me Kosoven.
Isuf Gervalla (ndjese paste) mire e kathene ate shprehje ,por ai dhe te gjithe ata qe e krahasojne Shqiperine e asaj kohe me prodhimin e traktoreve shqiptare nuk kane parasysh se nec ‘kushte u ndertuan ata traktore !?Eshte njesoj si nji i burgosur te shpik celular ,ne burg !