Pallati i vjehrrit të Bashës: Pronarët s‘japin dokumentacionin, ministria zbulon dhjetëra parregullsi

4 Nëntor 2013, 21:12Politika TEMA
Pallati i vjehrrit të Bashës: Pronarët s‘japin

 

Pallati i vjehrrit të Lulëzim Bashës në Vlorë është një pirg me parregullsi ligjore dhe po përpiqet të mbrohet duke fshehur dokumentacionin.

Edhe pse Policia Ndërtimore ka dy javë që u kërkon zyrtarisht dokumentacionin, pronarët e pallatit nuk e japin atë, me shpresë që t’i shpëtojnë hetimit.

Por ndërkohë Ministria e Brendshme dhe njësia task- force kanë siguruar dokumentacionin në rrugë ligjore nga burime të tjera dhe po vëzhgojnë sjelljet e pronarëve, të cilët po përpiqen të bëjnë shitje fiktive të apartamenteve dhe disa shantazhe me pronarët, të cilët kanë dhe probleme me rregullsinë e njollës së pronës.

Nga burime brenda INUK, gazeta Tema mëson se ka një sërë parregullsish ligjore në ndërtimin e pallatit.

Më e dukshmja është se janë zaptuar 40 metra tokë publike jashtë njollës dhe është bërë ndërtim, çka nëse e prish vetëm si zaptim toke, pallati bie.

Nga ana tjetër ka rrëshqitje të ndërtimit në det në mënyrë të paligjshme, që po ashtu nëse e prish, humbet dy të tretat e pallatit.

Ajo që mbetet e ndërtuar mbi një njollë prone është aq e vogël, sa nuk mban dot në këmbë kompleksin.

Një sërë problemesh ka dhe ana teknike e pallatit, e ndërtuar mbi gurë të hedhur në det.

Task- forca pritet të dërgojë për ndjekje penale urbanistin që ka firmosur kondicionet urbane të ndërtimit, supervizorin që ka certifikuar lejen e ndërtimit, punonjësit e hipotekës që kanë bërë një hipotekim të paligjshëm dhe po ashtu po vëzhgohen noterët që po tentojnë të bëjnë shitje fiktive të pallatit duke përdorur data të mbetura bosh më parë.

Çdo parregullsi po hetohet me kujdes dhe duket se plotësohen gjithë kushtet që pallati të prishet për arsye paligjshmërie,  edhe pse prishja e tij nga ana tjetër është dhe interes publik pasi ka zaptuar një vend ekskluziv për Vlorën.

Sidoqoftë task- forca ka rrethuar pallatin dhe po vëzhgon me profesionalizëm gjithë veprimet në panik të atyre që kanë shkelur ligjin për t’i shpëtuar përballjes me të.

Vendimi për ndërhyrje do të merret shumë shpejt, sapo të plotësohet baza dokumentare dhe të konsumohen disa vepra kriminale që po ndiqen nga policia nga personat përgjegjës.

31 komente në “Pallati i vjehrrit të Bashës: Pronarët s‘japin dokumentacionin, ministria zbulon dhjetëra parregullsi”

      1. Salkovic says:

        Shake the Room

  1. dritan says:

    mos ngatroni blerjen e votes me pagimin e udhtipit pasi sic pashe videon ishin vetem studente jashte korces dhe emigrante dhenuk u kuerkoi njeri per ke votove perpara se tu jepnin leket. megjithate e denoj si akt.

    1. hello says:

      Po jam dakord me Dritan-in. Pstaj kush u be te kerkoje votime te drejta, ata qe na plasen shpirtin duke vjedhur gjithe jeten. Diten e numerimit te votave te Bashkise se Tiranes kaluan njerezit masivisht ne depresion seps ehumbi perfundimisht drejtesia si koncept. 40 vjet nuk vjen e majta ne pushtet dhe Edi Rama do te largohet kur te lodhet vete. Lum ne qe rrojtem te shohim keto dite, dhimbje per ata qe nuk duruan dot…

  2. mitro says:

    Prisheni,para te vjedhura te popullit jane,te pakten shpeton vija bregdetare nga kjo monster e ndertuar mbi paregullsi dhe abuzime.

  3. loni says:

    bravo,,respekt…

  4. kunji says:

    pleherat kriminele dhe hajdutet nuk duhet ti gezojne parate e vjedhura te ketij populli te vuajtur! gati C4-in edhe per kete e shume te tjere ne rradhe…

  5. tani says:

    sa e dhimbshme qe eshte, gjithe kjo extaze nga njerzit per prishjen e prones, vetem ne mentalitetin e trasheguar shqiptar ekziston gezimi i madh qe i prishet prona dikujt, qe ne te vertet mund te jete ose mund te mos jete me leje ate e vendos gjykata dhe jo opinioni i njerit ose dhe i tjetrit por qofte edhe i te gjithe publikut, ne demokraci ka rendesi vendimi i gjykates dhe jo opinioni qofte edhe i gazetes tema pamvarsisht pozicionit politik i botuesit te saj per interesa te ngushta te tij me qeverin, ato jane opinione personale qe per fat te mire dhe te keq ai ka nje gazete dhe shpreh mendimin e tij me te gjitha menyrat por nuk do te thote se ajo eshte e verteta, e verteta eshte mbi bazen e dokumenteve dhe lejet e dhena nga organet pergjegjese,te cilat kane te drejte te japin leje dhe te pergjigjen para ligjit per lejet qe kane dhene,por te prishet nje pallat i dikujt se eshte i vjerit te Bashes ose i Rames ose i dikujt tjeter vetem se eshte vjeri i nje politikani kushdo qofte si me qene alcapone kjo eshte per te ardhur keq,nqs dikush ka nxjer leje per disa kate dhe ai ka bere shtese edhe disa kate te tjere duhet te prishen ato kate te cilat jane shtuar pa leje dhe te penalizohet por jo te prishet i gjithe pallati,vendosja e dinamitit per shou vetem se mendesia e vjeter e jona qe ushqen botuesi i temes eshte kosto mbi ne taxapaguesit te cilet do te paguhen te gjitha demshperblimet qe do te rrjedhin nga te gjitha vendimet e gjykatave tona ose te huaja, per te gjitha keto vendime barbare te hedhjes ne ere me tritol te pasurise se drejte ose te padrejte duhet te leme gjykaten te vendosi,te “borgjezve” do te rendoje mbi ne se nje padrejtesi qe i behet dikujt sot neser do te na behet dhe ne, por do te jete vone se botuesi i nderuar do te pozicionohet ndofta diku tjeter ku tja lype nevoja ekonomoke e tije e jo e jona,qe sot ngazellehemi qe i prishet prona ose i kthehet koncesioni ose i prishet biznesi dikujt, sa e dhimbshme sa vrastare eshte si mendim sa hapa mbrapa bejme, mjere ne per kete mendim,do te na vijne mend kur te kalojne disa vite qe te kuptojme se cila ishte arsyeja e ketij barbarizmi shqiptar, o zot na ruajt nga barbaret

    1. Liri says:

      Popull barbar..eshte si ajo anekdoda me nje shqiptar qe i kerkoi xhindit te llambes ti nxirte njerin sy, vetem qe fqinjit ti dilnin te dy syte.. Te gjithe kemi qene pro nje ndryshimi te nevojshem ne qeverisjen e vendit tone, ndaj dhe vota me 23 qersho ishte plebishitare. Por sot shoh se si vendi jone qeveriset ne menyre diletante dhe harbute.

    2. fatmiri says:

      tani, ti nuk e diteke se çeshte prona: Ajo nuk eshte prone e dikujt private, por eshte prone e publikut vlonjat dhe shqiptar. Prandaj mos u ekzalto me genjeshtra e hamemendime per te krijuara alibi. Aty jane shkele te drejtat e qytetareve vlonjate dhe shqiptare, prandaj ai pallat duhet te prishet dhe ata qe e kane bere, bashke me ata qe e kane aprovuar te shkojne ne gjyq pike.

    3. Selfo says:

      @ TANI: Mqns ke merak se kjo padrejtesi mund ti behet kujtdo neser, nje keshille: me shtetin, ujin dhe zjarrin mos u merr. PO te jete brenda ligjit mos ki merak se nuk prishet, ama, po te jete ne kundershtim me ligjin (gje e cila duket hapur) duhet te prishet dhe le te qaje kush te doje. E drejte qe vendimin e ka gjykata, por, ne nje demokraci normale dhe te konsoliduar, (dhe jo si kjo e jona, behet edhe vetgjyqesi, ok???
      Hajt mos e vrit shume mendjen per Bashen…

    4. trojani says:

      Ti flet ne ere,dukesh qe nuk je nga vlora.prone e kujte!!!???detei!!!???

  6. Hito Labi says:

    minojeni mire qe mos ti ngelet nami e nishani ketijpallati te ndyre te hajduteve me kollare blu

  7. shtetari says:

    ruani pak pluhur sheqeri per sumen e lulkuqes dhe plakushit te vicidolit

    – populli ne kembe deklaron viciolasi – por harron qe popllin e le pa buke gjate 8 viteve dhe popllin se mbajne kembet me qendru drejt e jo me sulmu. Vicidoloasi prodhoi vetem Gerdec, Fazllic, Pakistanez, hidrocentrale ne leter, piramidia, tunele per te ngrene poplli, piktura te vjedhura me p… te pakuruar, la pak fasule dhe pilaf te ftohte dhe shume shpella ne buxhet, taksa, dogana dhe shpellare kudo si kinezeri nga vicidoli dhe kuskine te detauralizuar si puna e mul kakolshit dhe plasarit Bode Katunarit !!!

  8. bum says:

    bum, bum, buum.
    Ra pallati i ndërtuar në det, le të qajë Luli, Saliu dhe Maksi.

    Në fakt Luli e Saliu, me vrullin e detit që i shitën Greqisë menduan se mund edhe ta privatizojnë një copë det, por i bënë llogaritë pa 1 milionë vota.

  9. MURAT says:

    -PER MUA DUHET HETUAR BURIMI FINANCIAR I KETIJ OBJEKTI.NUK BESOJ QE KY INVESTIM GJIGAND TE JETE LEKE DJERSE.PRONARI DUHET TE KALOJE NE SITE DHE TE PERGJIGJET EDHE PER KETE AKT.PER DEKUMENTACIONIN SIGURISHT QE ESHTE ME LEJE SE ATO ISHIN NE PUSHTET,POR TOKA PUBLIKE E CILESIA DUHEN PARE .NE DUHET TE PERKRAHIM VETEM SHTETIN LIGJORE.

  10. permetari says:

    BoooooM!!!! (boll me komente jane bere…)

  11. tito says:

    mendoj qe nuk eshte e rendesishme se kush eshte pronari i pallatit,pa politk,kjo ndertese eshte nje shemtire bombejane,me arkitekture te pa pershtateshme,ciban,ne rivieren e mrekullushme.

  12. genci says:

    nje pallat i tille ,i ndertuar ne det eshte edhe ne qerret te kavajes.thone qe e ka i vellai i ylli pangos .PRISHINI SE JANE NDERTUAR ME PARA TE VJEDHURA.NE KETO 8 vite ESHTE BERE BADERDIA.

  13. babec says:

    Task Forca eshte e mirepritur ne kinostudio ku Genci me Sandrin kane bere kerdine..:

    Jeni te mirpritur!

    Booom

  14. Shaba says:

    Zyhdi!
    Mos u terhiq se na turperon katunarine e tirones. Vertet speca me gjize kena hanger, por makaronat nuk i hanim pa tlyn.
    Po sajojne dokumenta fallco e dun me ta hudh.
    U bo bytha e Lulit te ngreje pallat buze detit. Ngre shejku i Dubait hotel ne mes te detit, ngre dhe vjehri i Lulit, qe pensioni i parakohshem mezi i del per te hanger buke.
    Po kujdes o Zyd se mos ta fusin shefat e medhej, marrin noje lek te madh e ty te mbetet tyci.
    Ruju, por mos u terhiq, he vella.

  15. gs says:

    buuuuuuummmmmmmmmmm

  16. lule says:

    Po pse mo tek pronaret i kerkoni letrat ju ???!!! A ka bashki a ka noter a ka hipoteke e dokumentat zyrtare aty jane ?!

  17. zzzz says:

    “…po vezhgon me profesionalizem gjithe veprimet ne panik te atyre qe kane shkelur ligjin dhe …” – CFARE FJALISH ADAPTE PER ARTIKUJT E REALIZMIT SOCIALIST!
    PO A E DI NJERI SA PALLATE NE TIRANE JANE ME SHKELJE TE TILLA QE NGA KOHA E TE GJATIT DHE NJEREZIT VIJNE VERDALLE PREJ VITESH PER NJE COPE LETER HIPOTEKE E S’E MARRIN DOT? TE KY PALLAT MBETI “LIGJSHMERIA” QE DO KAQ SHUME KY ARLEKIN?

  18. oriku says:

    per mua shteti ka filluar bravo.

  19. leo england says:

    Yp xhixhi, derdhja brenda lulkes. Shqyja bythen lesbikes. Hahaha. Fshini cdo njolle per nje te Neserme te paster.

  20. arjanita says:

    A jemi per shtet ligjor?
    Atehere te shohim a eshte brenda ligjit ky ndertim.
    Mesa duket eshte shkelur ligji.
    Jane te tjere qe gjykojne dhe vendosin fatin e ketij
    pallati.Mire eshte te presim.

  21. E di says:

    Mos u shqetesoni o njerez te mire. Edvina nuk ka per ta prishur kete pallat. Boll me shkaterrime…..Jane shume lek………………. ( te pista apo te pasterta) te hedhura aty. Nqs nuk ka leje ta sekuestroji shteti . Ka shume njerez qe s’kane ku te futin koken. Mendjet e shendosha nuk e mendojne kurre SHKATERRIMIN. Shkaterrimi s’eshte gje tjeter vecse pjellje e skizofrenis se semure. Hedhja ne ere e shtate kateshit ne Vlore ishte nje tjeter skizonofreni e kryeministrit te semur, perse mor dallkauk e prishe kur mund ta sekuestroje dhe shfytezoje ….? Shpesoj shume qe heres tjeter tritolin tja vendosesh trurit tend psikopat, zonja edvina>

  22. Labi says:

    Ah sa kohe te bukura kur dilnim shetitje buze detit ne vlore dhe nuk kishte asnje metter beton .tani dolen te gjithe pronare e me pallate e dhe me leje per te ndertuar ne det. Te gjithe e dine Shume mire qe atje eshte zaptuar deti dhe prona publike dhe aq me teper eshte ndertuar me leket qe luli u ka vjedhur shqiptareve. Shpresojme qe te jet vetem fillimi.

  23. sh-p says:

    Ti me pseodonimin liri.. ti ne te vertet je nje dilitant dhe harbut ne mendimin tand.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje