Murinjo ndryshon mendje: Puna me Kristiano Ronaldon, kulmi i karrierës sime

13 Nëntor 2013, 14:57Sport TEMA

Pasi e ka thumbuar disa herë që prej largimit të tij nga Real Madrid, Hoze Murinjo duket se ka ndryshuar mendje për bashkëpatriotin e tij Kristiano Ronaldo. Trajneri portugez është shprehur se ka arritur kulmin e karrierës së tij duke punuar me Ronaldon.

“Të isha trajner i tij ka qenë kulmi i karrierës time. Ai është lojtari më profesionist që unë kam takuar.

Një trajner dhe një lojtar mund të kenë diferenca apo keqkuptime, por kjo përfundon këtu. Nuk kam ndonjë problem tjetër”, ka thënë Murinjo.

Portugezi kishte deklaruar pas largimit të tij nga Madridi, se Ronaldo është i përkëdhelur. Për më tepër, ai ironizoi me ish-sulmuesin e vet, duke thënë se Ronaldo i vërtetë është braziliani, dhe jo Kristiano Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje