Ministri i Jashtëm bullgar, Kristian Vigenin, i cili është duke zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ka thënë se nuk ka më asnjë arsye që të shtyhet dhënia e statusit si vend kandidat për Shqipërinë.
“Bullgaria beson se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e kërkuara nga KE dhe përveç kësaj shoh me kënaqësi një qeveri dinamike që vepron për plotësimin e axhendës europiane të vendit. Ne besojmë se nuk ka më kurrfarë arsye pse të shtyhet dhënia e statusit dhe Bullgaria të vazhdojë të bindë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Këshilli Europian”, tha Vigenin gjatë një konference për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria pret një vendim politik nga Bashkimi Europian sa i përket statusit të vendit kandidat.
Lidhur me një refuzim të mundshëm nga Holanda, Bushati ka thënë:
“Holanda është një nga vendet themeluese të BE. Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet holandeze. Jemi shumë të njohur me qëndrimin skeptik të Holandës i cili nuk është vetëm për Shqipërinë, por ndaj zgjerimit dhe rreptësisë së ndershme që sheh në procesin e zgjerimit. Në kontaktet e përditshme nuk ka ende një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me propozimin e KE, është vetëm prezantimi paraprak i raportit të komisionit. Parlamenti holandez dhe qeveria holandeze do të flasin për këtë çështje. Por të themi troç që presim një vendimi politik i cili duhet të jetë unanim për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe çdo qëndrim sa i takon Shqipërisë do të duhet të ishte një qëndrim inkurajues për Shqipërinë, për procesin politik që ka nisur pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe një vendim i cili do të jepte një nxitje të mëtejshme zhvillimeve pozitive në rajon”.
Holanda pranoi ti jepte statusin e vendit kandidat Serbise, vendit qe vrau e preu dhjetra mijra vete gjate luftes se Bosnjes dhe ne Kosove, vendi qe eshte faktor destabiliteti ne Ballkan qe perpiqet tere kohen te destabilizoje Kosoven (e njohur nga Holladna), vendi ku kriminelet e luftes shetitin lirshem. Pse mos te na ndale ne Hollanda?