Mbërrin oferta për stadiumin e ri/ Kostoja totale e impiantit sportiv shkon në 130 milionë euro

6 Dhjetor 2013, 15:36Sport TEMA

Pas një procedure disavjeçare, orvatjesh e burokracish, në zyrën e Drejtorisë së Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” kanë mbërritur ofertat konkrete të tre kompanive, të cilat kanë shfaqur interesin nga 13 të kontaktuara, për të ndërtuar me koncesion stadiumin e ri.

Mes tyre ajo që është më kryesorja dhe me sa duket më e përshtatshmja është kompania franceze ‘Bouygues’, e dyta në Europë për sa i përket ndërtimeve në përgjithësi, por edhe me shumë eksperiencë edhe në fushën e ndërtimit të stadiumeve. Kjo është e vetmja kompani e cila ka në dispozicion të gjitha resurset për ta prishur, ndërtuar dhe menaxhuar stadiumin e vetme. Oferta e tyre ka mbërritur në formë dixhitale për të përmbushur edhe afatin e vënë, mesditën e të premtes.

Ndërkohë italianët janë “Serenissima Costruzioni”. Një kompani e cila nuk vjen e vetme në këtë ofertë, por me një konsorcium, duke qenë se nuk i ka të gjitha resurset dhe mbi të gjitha nuk ka ndonjë eksperiencë vetë si firmë në ndërtimin e stadiumeve. Ndërkohë kompania koreane është ‘For You Global Tech’, një kompani e cila ka shprehur interesin dhe disa muaj më parë ka sjellë një projekt/ide, që sigurisht është jashtë kërkesave tona, ndërsa mbetet në dyshim edhe për projektin final.

Bordi i stadiumit i ndihmuar nga një kompania konsulence franceze ‘TeamStadia’, e specializuar për vlerësime të tilla, ka vendosur disa kritere teknike dhe vizuale për të gjitha kompanitë që kishin shprehur interesin dhe padyshim një nga ato kritere është ruajtja e fasadës ballore të “Qemal Stafës”. Ofertat e mbërritura i kanë kaluar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave e më pas do t’i shkojnë konsulentit francez për të bërë ai vlerësimin dhe në fund për të dhënë sugjerimet për komisionin përzgjedhës. E gjithë kjo procedurë do të zgjatet deri në datën 20 janar, nga ku me shumë mundësi do të mësohet se cila kompani do të jetë ajo që do të përzgjidhet si fituesja.

Deri në mbërritjen në këtë pikë janë bërë studime të shumta dhe më i rëndësishmi është ai i fizibilitetit. Kompania audituese KPMG e cila ka bërë edhe këtë studim ka nxjerrë në pah kostot e përafërta. Sipas saj vetëm sipërfaqja prej 3.36 hektarësh tokë ku është ndërtuar stadiumi “Qemal Stafa” kushton 43 milionë euro, kësaj shifre i shtohet edhe investimi prej rreth 28 milionë euro ndërtim, nëse stadiumi do të ishte 16.000 vendësh, sepse sipas KPMG në bazë të shifrave brenda një viti në “Qemal Stafa”  luhen 45 ndeshje maksimalisht në kampionat dhe kupë dhe 3 deri në 5 ndeshje të përfaqësueses. Këto ndeshje ndiqen mesatarisht nga rreth 9 mijë tifozë, shifër që sipas studimit deri në vitin 2024 shkon në rreth 16 mijë. E megjithatë FSHF ka kërkuar një stadium rreth 23 mijë vendësh që do të thotë një shtim vlere prej 40 %.

Po në bazë të studimit të KMPG investimi që do të kryhet për stadiumin e duke përfshirë edhe vleftën e truallit shkon në 93 milionë euro, ndërsa me kërkesën e FSHF-së për një stadium 23 mijë vendësh, kjo shifër shkon rreth 130 milion euro. Ndërkohë kontributi i shtetit duket të jetë pikërisht trualli edhe pse në marrëveshjen e shoqërisë “Kuq e Zi” raportet e aksioneve janë të ndara në 75% të FSHF-së dhe 25% të shtetit. Por pavarësisht shifrave apo se kush e udhëheq këtë projekt kaq të madh për Tiranën dhe Shqipërinë tonë, qëllimi mbetet një dhe i vetëm, shembja e gërmadhës mëse 60-vjeçare “Qemal Stafa” dhe ndërtimi e një impianti të ri modern që ndoshta mund të quhet “Kuq e Zi” dhe që në bazë të kushteve nëse do të fillojë punë me prishjen në korrikun e 2014-s, do të përfundojë pikërisht në korrikun e vitit 2016-të./TCH

37 komente në “Mbërrin oferta për stadiumin e ri/ Kostoja totale e impiantit sportiv shkon në 130 milionë euro”

  1. xhemal says:

    po pse te prishet ,te ntertohet ne nje vend tjeter e qemal stafa te mbetet e te permiresohen kushtet

    1. Sali=Geddaf says:

      Qemal Stafa eshte germadhe shoku,, dhe me mire te prishet dhe ne vend te saj te ndertohet nje stadium modern,, nuk ke me cfare ti riparosh atij stadiumi, e ka mbaruar kohen e vete, pastaj ku ta ndertosh , te dalesh ne periferi te Tiranes ? jo aty eshte shume mire,, se ku i dihet i bjen ndermend lulit e na ben ca pallate ?

      1. Lini një Përgjigje says:

        Po ku i con mushka keta me gjithe keto shpenzime? Bejne dy fije llogari apo jo?
        16,000 bileta per 10 euro bileta = 160,000 euro per ndeshje
        160,000 ndeshje per 50 ndeshje cdo vit = 8,000,000 euro ne vit
        130,000,000 euro pjestuar 8,000,000 euro ne vit = 16.5 vjet
        Po te llogarisesh interesat, harxhimet e perqindjen e klubeve, ne rastin me te mire do duhen 20 vjet qe shteti te dalin barazim me llogarite ketu.

    2. i___ says:

      Po normalisht do behet ne vend tjeter dhe qemali do shembet e padashje do na dali nje shesh i ri per te ndertuar pallate mu ne mes te tiranes.

    3. Shqiptar says:

      Ca ti rregullojme Qemal Stafes aman, eshte komplet germall. Ka thene nje fjale Lenini “Nuk kam lek te ble lire”. Edhe kjo puna e stadiumit, me mire prishe dhe ndertoje nga fillimi se sa ta riparosh dhe te ndertosh nje tjeter, do kete kosto me te larte.

  2. morri blu says:

    who cears, na cate trapin me thashetheme

  3. ben says:

    Peshku ne det,tigoni ne zjerm.Kush do pagoje,ketu eshte muhabeti,dhe ne shkrim nuk thuhet fare.Projekte,tendera,kompani,kushton aq e kaq, ok,por kush do hedhi paret,nuk s’qarohet fare.

    1. Sali=Geddaf says:

      ben,, e lexon artikullin apo jo? eshte koncesion nese e ke iden se cfare do thote kjo fjale.

  4. un says:

    te ishte sala gjall kurum efendis do ja jepte

  5. Financuesi do te jete Like Krraba vetem ate se ka prek kriza globale perkundrezi eshte hajduti me i suksesshem ne keto 20 vite ne Ballkan,duke lene shume mbrapa Milloshevicin,femijet e Cauceskut,Xhukanovicin. Ja pra kemi nje Skraparlli number one.

  6. rakia says:

    Po pse të prishet?Ndertoni një tjetër,këtej nga bregu i lumit.Pse keq është të bëhet qyteti me dy stadiume!?

  7. georges says:

    Katunaret vetem te prishin dine. Stadiumi “Qemal Stafa” u quaka germadhe,hahahaha,duan ti zhdukin identitetin Tiranes,ta kethejn ne nje fshat me godin pa identitet,shyqyr qe jam plak e do vdes pa i pare keto mizerabilitete qe kane vetem nje prind-Katunarin nga veriu dhe nga jugu qe jon puq m’Tiron e po bojne nomin!

  8. era says:

    Gjithmone ngelen duke arnu debilat qe drejtojne Shqiperine.

    Nqs eshte me koncension le te bejne nje stadium te ri aty ku jane bere nje qere me City Park, TEG e lesh e presh, dhe jo t’a bejne si HOTEL ROGNER qe e gjeti te gjithe infrastrukturen te gatshme.

    Stadiumi ekzistues te mbetet nje qender sportive qe ky “kryeqytet me nder” ka kaq shume nevoje.

    Menduam se shyqyr qe K/Ministri ka qene njeri sportiv dhe e kupton rendesine e ambjenteve sportive qe salserbi dhe nanogreku i kthyen ne beton.

    BENI NJE STADIUM TE RI NGA E PARA NE NJE VEND TJETER.

  9. Gezimi says:

    Mos u nxitoni, se ka mundesi te jene thjeshte llafe! Faktet kete kane treguar gjithmone! Jetojme ne Shqiperi!

  10. sportisti says:

    Per mendimin tim stadiumi duhet te ndertohet jashte Tiranes .
    Tirana eshte ngjeshur shume dhe ky stadiumi ne qender eshte i tepert.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jam shume dakort me ty..

  11. sami says:

    Ja fut kote gazeta.Stadiumii ri eshte ndertuar qe ne kohen e merhumit SALI,

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk e kuptoj p’se emrin duan ta ndryshojne ne Kuq e Zi..Ai eshte nje emer shume I bukur dhe i nje deshmori te kombit..Nuk e kuptoj “tezen” Kuq e Zi..Eshte si te shkosh ne stadiume evropjane dhe ata ta quajn ngjyrat qe veshin ose te flamurit..Idioteske-fshatareske..

  13. Besi says:

    Turp per temen qe publikon artikujt sportive te top-channelit, te shkruar nga gazetare qe vetem seks oral nuk i bejne armando dukes.

  14. Liburn says:

    Nuk e kuptoje pse keto qmime astronomik te ndertimit ne Shqiperi dhe Kosove

    Stadioni i Shkupit munde te ishte model shum i mire dhe ka kushtuar pake me shum se 20 milion euro dhe ka 32 mi ulse dhe esht mjafte modern

    http://m.youtube.com/watch?v=dL3JNen3tps

  15. Kendveshtrim tjeter says:

    Kerkesa e FSHF,per te “ruajtur” fasaden perballe,te ndertuar ne vitet 70,nuk eshte bindese !
    Me sa duket,kerkohet te ndertohet nje stadium,ku permasat do jene te cunguara.
    Vendi nuk mjafton per ngritjen e nje stadiumi me permasat olimpike,ku perveç fushes se futbollit,duhet dhe pista e vrapimit,vendet per kercimet , flakjes se çekiçit dhe diskut,shtytjes se gjyles etj.
    Parkimet e veturave dhe mjeteve te tjera te sportdashesve,kerkojne dhe ato vendet e tyre.
    Ndertimi i stadiumit ofer aeroportit “Nene Tereza” do ishte zgjidhja me optimale,ku çdo gje do ndertohet me parametrat e kohes.
    FSHF dhe drejtuesit e stadiumit “Qemal Stafa”,me kete rast, kerkojne te “lepijne” ndonje kocke.
    Te ndertojme nje stadium Olipik per sot dhe te ardhmen e femijve tane !

    1. Koz Dynjaja says:

      Sakte ! Te ndertohet jashte Tiranes me madheshtore dhe Qemal Stafa te jete Stadiumi i Klubit Tirona ose i Bashkise ,nuk ka cben Luli pa Keshillin Bashkiak mos te shqetesohemi. tung

  16. timo says:

    Pse mos ndertohet ke stadiumi Dinamo, i riu!

  17. bruno says:

    Te gjith njerzit pa tru hecin me mendimin qe esht nje germadh vetem ne SHQIPRI GJEN KANIBAL qe duan ti shkatrrojn te tera,popull me injorant ne planet nuk gjen, jo qytetin e TIRANES qe e kan shkaterruar dhe kan ndertuar ne vend te qytetit vjeter, nje tiran te re komplet çorb derri pa as nje lloj kriteri dhe plani urbanistik,por çesht me e forta se po vim ne SHQIPNI dhe nuk na ka ngelur qoft dhe nje kujtim i vogel o popull gabel, o popull legen,bota kan ndertime dymijvjeçare ne kemi vetem pallate me njizet kate diskoteka, lesh arapi pa piken e lezetit, sikur jeton ne nje xhungel,gjith bota qytetin e vjeter dhe ndertimeve te vjetra nuk guxon ti heq nje tull te vetme,nuk ka renci kush regjim apo sistem e ka ngritur por njerzit qe kan jetuar ne ate koh qe eshte ngritur kjo gjeja vjeter kan te tera kujtimet dhe ne çdo tull e gur ndertohet nje histori o ju vrafte zoti ju nuk kini piken e meshires por kur vim te kujtojm rinin ton ose femijrin ton nuk gjrjm asnje gje se dhe parafabrikatet çdo njeri i ka deformuar mas qefit,ktu duket qe kte vend per njezet vjet e kan drejtuar njerzit me antishqiptar te kti vendi,mbas dyqind vjetesh shkon neper qytetet e botes dhe do i gjesh gjerat si i ke len me par,po me cilin te flasesh dyndja dhe levizja pa kriter e popullsis tek ne kto njizet vjet ishte me shkatrrimtare dhe se vet dyndja osmane mas vdekjes se SKENDERBEUT,me barbaret qe ka par ky vend kemi qen vet ne SHQIPTARET qe erdhem si çakej nga malet dhe per te fituar dy kacidhe rrenuam çna doli perpara, dhe fmit e ktyre barbarve te viteve 90jet sot hecin me teorin se stadiumi QEMAL STAFA esht nje germadh,shkaterroheni o kafsh parahistorike se dhe vetem ai ka ngelur nga SHQIPRIA JON fack jou.

  18. duk armandi says:

    mendoj qe stadiumi kombtar te ndertohet ne Shijak City dhe te emerohet Duka National Stadium per nder te ketij katunari te FSHF-se dhe atij deputetit qe e ka vella pasi eshte fyer dhe akuzuar nga shpellaret behet bashkepuntor ne politike me kriminelet!!!

  19. Arli says:

    Me 130 miljon dollare mund te ndertosh nje stadium 50 mije vendesh jashte Tiranes, ku te kete edhe shesh per parkim makinash. Perse doni ta beni brenda qytetit, madje ne qender. Une nuk e kuptoj trurin qe kane keta te FSHF. Duket qe jane njerez pa horizont dhe nuk kane idene e investimit rentabel. “Qemal Stafa” mund te permirsohet me pak para dhe behet funksionale. Por te harxhos 130 miljone per kete stadium eshte budallellek. Shikoni si vepron bota qe stadjumet i nderton jo ne qender te qytetit por ne periferi, ose me larg akoma dhe me autobuza dhe mjete private e lidhe me qytetin.

  20. Sander says:

    Stadiumi i juventusit kushtoi vetem 120 mil euro me 40 mije vende.

  21. EDI says:

    po mir mer burr po pse te prishet stadiumi me i mir Qemal Stafa ku icik ma andej esht nji garmall e vertet stadiumi i tirons .

  22. shqiptar i ndershëm says:

    Stadiumi Olimpik Internacional i Shqiperise duhet ndertuar ne nje vend tjeter per shume arsye.

    Mendimi im eshte:

    * Te ndertohet me Kapacitet me te madh vendesh.
    * Te ndertohet me Pisten Olimpike te Atletikes.
    * Te ndertohet me Vendet e Shumta te Parkimit te Automjeteve.
    * Te ndertohet per shembull disa kilometra jashte Kryeqytetit ne drejtimin Tirane-Durres.

    Ne kushtet kur ende ne Shqiperi nuk kemi stadiume te tjera futbolli dhe atletike me nivel, une mendoj se stadiumi egzistues “Q.Stafa” duhet te reformohet dhe duhet te behet funksional per ti sherbyer Tiranes dhe Shqiperise per evenimente sportive nacionale ne te tashmen dhe ne te ardhmen deri sa Kryeqyteti yne Tirana te kete ndertuar stadiumet e duhura sportive.

    1. eno says:

      E mbeshtes mendimin tend ne shume pika pasi nese duhet bere stadium duhet te jete me kapacitete edhe per te ardhmen dhe i pershtatshem edhe per sporte te tjera, jo vetem futboll. Vec kesaj edhe Qemal Stafa duhet te rehabilitohet se nuk eshte aq stadium i keq sa e pershkruajne.
      E vetmja gje eshte qe per mua duhet te ndertohet midis Saukut dhe Lundres pasi aty ka boll hapsira tokesore, ka lidhje te shkelqyer me unazen e madhe te Tiranes, zona ka karakter zhvillimi kulturor (jo industrial si TR-DR) dhe vec kesaj tokat kam pershtypjen kushtojne me lire.

  23. Shqiptari says:

    Hajde vjedhje hajde!!! 130 milione per nje stadium me 23 mije vende.Juventusi me 105 milione beri nje stadium ultra modern dhe me 42 mije vende.

  24. Muzapopullore says:

    Prishja e stadiumit Q Stafa !? Duka, Frangaj, Mane te prishin p… te emave respektive dhe as te mos guxojne ta mendojne. Nese duan te ndertojne stadium te ri ta ndertojne perseri ne p… e te emave respektive Shijak, Burrel, Devoll . Sa me lart ngjitet majmuni aq me shume i duket bytha…Po ketyre majmuneve sju ben pershtypje se bythen perdorin per te menduar

  25. eno says:

    Stadiumi i ri me mire te ndertohet midis Saukut e Lundres ku ka vend sa te duash dhe toka nuk kushton aq shume. Ne kete pozicion do kishte lidhje perfekte me autostraden e re(Tirane-Elbasan) e me pak investim ne infrastrukture nuk do rendonte trafikun e qytetit. Qemal Stafa s’duhet te prishet sepse eshte stadium gjithesesi me nje fare standarti edhe pse i vjeter. Vec kesaj Qemal Stafa ka vlera historiko kulturore per qytetin. Po deshen le te prishin Selman Stermasin qe vetem stadium nuk mund te quhet. Rri kot e ze vend aty ne mes te qytetit dhe nuk e di nese shfrytezohet ne ndonje fare menyre nga komuniteti! Te pakten te ishte lulishte!

  26. morava says:

    Stadiumin mund ta ndertoje vetem Koco Kokedhima ,sigurisht me ndihmen e Rames.Po te mos shkoje njeri per te pare ndeshje se do bihen shkallet si tavanet e shkollave.

  27. kercovari says:

    130 0000 0000 million ??? per 23 000 shikues !!??

    do me then 46 000 – 260 000 000 million,
    80 000 afer 500 000 000 euro pra gjysem MILLIARDI
    marrezi… ska stadium qe kushton kaq as allianz arena nuk kushtoj aq, pra me 130 million nderetohet nje stadium gjigand 50 000 – 70 000

    mos jet 13 million ???? kur ta mendojsh se puntoria do jet nga shqiperia e qe pagat jan shum te ulta 5-10 her nder nivelin europian me duket me realizuese shifra 13 million euro ….

  28. TE GJITHA I KA FATIMEJE FEREXHEJA I MUNGON NJEREZIT SKANE BUKE TE HANE E JU THONI STADIUM 130 MILON EURO,KETU PROBLEMI ESHTE SE KE TA MONOPOLISTET DHE PSEUDO KAPITALISTET SHQIPETARE E DUAN NE MES TE TIRANES E PARA ESHTE PA PARA E MARRIN PER NJE COPE BUKE SI 15 KATESHIN,BIRRA TIRANEN ETJ E DYTA DUAN DYQANET RRETH STADIUMIT KETA TE GJITHE KESHTU JANE PASURUAR NJE GJE QE BEN 100000 LEK TA BLEJNE PER 1 LEK,JANE BYTHE TE ZGJUARA E SA TE GJEJNE MIRE NA E BEJNE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje