Schumacher nis të reagojë pozitivisht, por ekspertët thonë se ai nuk do jetë më Schumacher

30 Janar 2014, 10:28Sport TEMA

Michael Schumacher, kampion dhe hero i Formula 1, ka nisur që të luftojë për t’u rikthyer në jetë.

Mediat franceze raportojnë se tashmë mjekët e klinikës Grenoble kanë nisur punën për ta zgjuar atë nga koma artificiale.

“L’Equipe” raporton se ai po reagon pozitizisht.

Kampioni gjerman ka më shumë se katër javë në koma artificiale pas një aksidenti të rëndë duke bërë ski në një resort francez.

BBC ka pyetur dy nga ekspertët më të mirë në këtë fushë se a do mund ta marrë veten plotësisht ai.

“Është jashtëzakonisht e vështirë, për të mos thënë virtualisht e pamundur, që të kthehet Michael që kemi njohur më parë,” thotë profesori Gary Hartstein.

“Mendoj se do ishte një triumf i elasticitetit fizik njerëzor nëse Michael do jetë në gjendje të ecë, të ushqejë veten dhe të rifitojë elementë domethënës të personalitetit të mëparshëm,” shton ai.

Kurse profesori Colin Shieff shton: “Pranohet gjerësisht se sa më shumë të qëndrojë një pacient në një gjendje të ndërgjegjes së reduktuar, aq më pak gjasa ka ai që të bëjë një rikthim të mirë”.

“Mund të rifitojë vetëdijen, por larg nga ajo që kishte dikur. Në rastin më të mirë do ketë probleme me komunikimin, kujtesën, lëvizshmërinë dhe pavarësinë. Në rastin më të keq, do mbetet në një gjendje të ulët të zgjimit, me pak vetëdije për atë që e rrethon, duke bërë ndonjë përpjekje të vakët për të komunikuar”.

3 komente në “Schumacher nis të reagojë pozitivisht, por ekspertët thonë se ai nuk do jetë më Schumacher”

  1. Armando says:

    Me vjen jashtezakonisht keq per Michaelin, pasi eshte kampion mbi kampionet, por edhe kete jete duke te te ushyer te tjeret nuk ke ce do. Do te ishte me mire per te dhe per familjen sikur ai te mbyllte syte perjete, pasi do te mbetej ne kujtesen e kujtdo fansi te tij, si nje kampion i pamposhtur….

  2. Argita_B says:

    Per derisa po e kujton do te thote se ka mbetur tashme ne kujtesen tende.

  3. Andi says:

    Une kam patur fatin ta takoj personalisht, nje kampion i madh, mbi te gjitha nje njeri i madh. Grande Schumacher…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje