Kuvendi pritet që të njihet me raportin e parë të Mekanizmit Momëtar për Parandalimin e Torturës për vitin 2012. Raporti, i cili është dorëzuar në Kuvend në datën 30 dhjetor të 2013, nxjerr në dukje problematikat në ambientet e burgjeve si dhe paraburgimeve në vend.
Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2012 vazhdon të mbetet pa zgjidhje problematika, që kanë të bëjnë me mbipopullimet, mungesën e kushteve elementare, kushtet e personave me aftësi të kufizuar etj.
Ky institucion ka rekomanduar dhe insiston që të mbyllet burgu i Burrelit, të vazhdojnë të transferohen të sëmurët mendorë nga burgu në një institucion të specializuar shëndetësor, sepse nuk plotësojnë standardet përkatëse.
“Një problem tepër serioz, që vazhdon të ngrihet në mjaft komunikime konfidenciale me të dënuarit e të paraburgosurit, është ai i korrupsionit në segmentet e administratës së burgjeve. Ky korrupsion bën që të pretendohet për cenim të rëndë të të drejtave dhe trajnim të individëve brenda këtyre institucioneve. Avokati i Popullit, megjithëse është përpjekur të verifikojë disa raste të denoncuara për korrupsion, e ka pasur mjaft të vështirë të mësojë zbardhjen e së vërtetës. Korrupsioni në sistemin penitenciar është prezent dhe përbën kërcënim për mbarëvajtjen e trajnimit të të drejtave të individëve të dënuar ose të paraburgosur”, thuhet në raportin e cituar nga Shqiptarja.com.
Sipas vëzhgimeve të bëra nga Avokati i Popullit, mbipopullimi vijon të mbetet një problem kryesor në burgjet dhe sidomos në paraburgimet.
Është konstatuar se burgjet dhe paraburgimet në vend nuk plotësojnë kushtet minimale për të strehuar personat me aftësi të kufizuar.
“Gjatë vitit 2012, shumë prej burgjeve dhe paraburgimeve në vend vijojnë të vuajnë nga probleme të amortizimit dhe kushteve të papërshtatshme të tyre veçanërisht të lagështirës (burgjet 325 Tiranë, Rrogozhinë, Tepelenë, Lezhë, Kosovë e Lushnjës, Burrel, paraburgimet Berat, Saranda, 312 e 313 Tiranë), mungesë të ujit sidomos gjatë periudhës së verës (burgjet Rrogozhinë, Krujë), kushteve jashtë standardeve të tualeteve, dusheve, ambienteve të ajrimit, dhomave të izolimit, mungesës së ambienteve të edukimit, ushtrimit të riteve fetare, veprimtarisë sportive etj (burgjet Burrel, Lezhë, Tepelenë, Kosovë e Lushnjës dhe paraburgimi Sarandë, Berat, 313 e 302 Tiranë)”, thuhet në raport.
Verejtje me vend, por ne vesh te shurdher.Di ndonjeri te me tregoje cdo te thote en shqip penitenciar? Flm
shko e shiko burgjet e frances ose te anglise e atehere fol apo don te ua besh dy dho,a e kuzin idoit se bugu eshte burg
Ka filluar te shtohet numri i gay-ve neper burgje prandaj shqetesohet ky. Me te drejte
Jemi nje qeli gejsh nga 313,pershendesim avokatin. Faleminderit qe merresh me hallet tona. Hajde na bej ndonje vizite
Burgu i Burrelit duhet te qendroje i hapur, se eshte ai qe do te te prese ty Igli Hajdut Spiun Totozani
Respekte per punen e Avokatit te popullit ! Po ju pershendes me vargjet e te madhit Arben Duka tek “Shqiptarja.com” qe ju shkojne aq shume :
Je i prere per ate pune,
i gjithe fin dhe elegant
per ketu nuk je them une,
por te pakten per Hollande.
Sa mire qe ia qendis vargjes vetes moj “e verteta” qe je vete totototoya. Sa ke fituar plako, jaht shk andej nga Kosova dhe hap ndonje shkolle private tani. Hajde mik qe paska qene ky Sekuija hajde! Vetem se ruhu mos te te hapin dosjet se si je pasuruar ne konflikt te hapur interesi Hahahah
Hajduti i fondeve te BE-se
Spiunet e komunizmit e njohin mire shpifjen, madje kjo eshte gjeja me e vogel qe mund bejne.
Dhe si gjithmone si minj, pas shpine.
Ky s’eshte mire nga mendja…do tu krijojme kushte te burgosurve me pare?!…perspektive per ne qe jemi jashte eshte kjo?!…kaq keq sa eshte gjendja.
SHko ore debil gjete llaf per te then edhe ti, ne SHQIPRI sot dyzet perqind e popullsis jan ne burg, ti do te na kthesh ferrin ne baçe me lule teveqel,ne nuk kemi fonde te ngrem burgje te tjer, se aq shum vrasje sa ka ktu, te ktheheshin ne diplloma universiteti do konkurronim me vendet me te zhvilluzara per dije, trap,apo bertet qe ti thuash botes qe edhe ti po punon,edim qe punon, boll je lodhur me homoseksualet,nuk ka nevoj te na thuash mufka pa bereqet.
Keto jane standarte ndekombetare qe i respekton gjithe bota, e qyteteruar sigurisht. E nese do nisesh nga disa nga komentuesit ketu i bie qe Shqiperia duhet te beje si Siria. E gjitha eshte çeshtje zgjedhjeje.
standartet ti rrespektojn njihere evropa ateher ne se burgjet franceze apo greke agleze e shum te tjerve nuk krahason as met shqiperis lene pastaj me ato te vendeve si gjermania apo vendeve skandinave por ky me duket po kerkon noj fond nga be qe ta mbush xhepin
Tani u zgjua ky per burgjet,
TURP,cberi keto vite apo kish frike nga saliu.
Pse nuk guxonte,sepse berishizmi e dinte korrupsionin e familjes totozani me parete e BE-se.
o igli po telefon qe donin te futeshin ne burg? apo keshtu i ka europa burgjet si ne kavalishence
mire qe nuk kerkojme dhe vaska me hidromasazh se kushtet e tjera i kane te gjitha me tv, digitalb, ngrohes me korent, leje tre here ne vit a thua se jane me pushime dhe se ka bere vrasje nga me mizoret deri tek grabitjet me arme, uroj qe ti dalin ketij iglit nje here maskat dhe te jete me gjithe familjen e tij, atehere do te shohim se ç’fare thote avokati i popullit.