Aktorët kryesorë të biznesit në vend, përfaqësues të Dhomave të Tregtisë, shoqatave të biznesit si dhe donatorët e huaj UNDP, GIZ, Kooperacioni Italian, përfaqësues të Komisionit Europian etj, si dhe disa profesorë të nderuar, pjesë e Grupit Akademik Këshillues pranë ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, diskutuan strategjinë e investimeve në biznes deri në vitin 2020, në një tryezë të përbashkët.
Ahmetaj theksoi se “kjo strategji pasqyron vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të përqafuar qasjet e guximshme të politikave të nevojshme për të arritur nivelet e rritjes social-ekonomike me qëllim përmirësimin e mirëqenies të gjithë qytetarëve”.
Nëpërmjet strategjisë synohet që deri në vitin 2020, të arrihet një rritje e ndërmarrjeve aktive në treg me 10.6%; rritje e numrit të të punësuarve me 34%; rritje e eksporteve me 67,7% dhe rritje të investimeve të huaja direkt me 46%.
Drejtimet kryesore të strategjisë:
-Krijimi i një klime biznesi, që lejon sipërmarrësit të zhvillohen dhe rriten nëpërmjet përmirësimit të financimit të SME-ve, nxitjes së konkurrueshmërisë së SME-ve dhe inovacionit. Masat për uljen e informalitetit dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme në treg do të japin një efekt të rëndësishëm në rritjen e numrit të bizneseve të reja në vitet në vazhdim.
-Edukimi për sipërmarrjen, i cili nuk shihet si një kosto më shumë, por si drejtim strategjik afatgjatë që do të mundësojnë ndryshimin e standardeve që nxitin të mësuarin për sipërmarrjen dhe kreativitetin në biznes. Themeli për një sipërmarrje të suksesshme kushtëzohet nga aftësitë në treg dhe forcë punëtore e specializuar. Nevojat për një qasje të kombinuar të hapjes së tregut të shërbimeve me rritjen e aftësive dhe njohurive profesionale janë një garanci për arritjen e sigurt dhe të qëndrueshme të zhvillimit dhe progresit.
-Shpejtësia e reformave të liberalizimit të tregut, në këto vite nuk dha mundësi për analiza më të detajuara, në vështrimin perspektiv të sektorëve dhe produkteve me potenciale dhe avantazhe konkurruese.
-Çdo vit do të monitorohet ecuria e realizimit të indikatorëve bazë të kësaj strategjie, duke siguruar një bashkëpunim të ngushtë me institucionet si INSTAT, Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, AKBN, AIDA etj, me qëllim për të mbledhur bazën e të dhënave, që do të garantojnë dinamikën e monitorimit te indikatorëve dhe analizave respektive.
me ne fund STRATEGJI! jo tallava politike qe beheshin me pare me qellimin e vetem per te kap na1 lek me ndonje koncesion.
une dua dhe shpresoj shume qe kjo ministri te kujdeset per projektet afatgjata dhe jo te bej veze elektorale sic beri berisha. projektet e gjata dhembin pak por sapo implementohen zhvillojne ekonomine dhe mandej mireqenien e ketij vendi.
Nderuar Ahmetaj nga keto plane te pergjithshme qe mbeteshin ne leter behshin nga nje ne cdo jave.Me vjen keq se kam dhe konsiderate per ju si specialist.Dashi duhet zihet per briri.Populli thote me mire nje veze sot sse nje pul mot.Per cfare esapi do te rritet eksporti dhe ekonomia per esap te firmave te huaja.Juve i gjetet te gjitha te shitura ne kontrata koncensionsh te shemtuara.Thate qe do ti anulloni nuk shikojme asgje.E vetma pasuri qe mund te jape te ardhura menjehe industria e kromit dhe kete ja dhate Zamir Manes qe dhe ay si te tjeret do te tallet me juve do ti bjere me top Bulqizes do marri ta tiduhet dhe do tju Lere m inieren ne dere mbasi ta kete shfrytezuar sa i duhen atij qe te shtoje kapitalet.Tani ka dale dhe Erioni Velia me Gezim Kalane qe ghjoja mbrojne interesat e minatorve qe varrosen cdo dite.U tall gezim Kalaja per 23 vjet tani tallet dhe me juve duke mburur Zamir Manen qe gjoja do te beje 26 milion dollare investime.Perse nuk e shtetezoni minieren e Bulqizes sic ka rekomanduar Erion Brace.Ta merni ne dore dhe te pakten nga 30000 ton qe eshte aktualisht eksporti i kromit te pakten ta coni tek 200 mije ton nga 1 milion ton qe eksportohen me pare.Kjo eshte veza sot.Kaq keq jeni juve qe te investoni 26 mion dollare dhe te meri brenda vitit 40 milion nga eksporti.Ata akademik qe mlodhi rreth nuk kan haber nga eksporti dine vetem te ekopiojne te bejne libra dhe teori pa buke
Jam dakord eri, ky lajm nuk perben asgje pervec teorise. Ose gazetari ja ka futur kot, ose ata qe kane bere mbledhjen ja kane futur kot. Ajo qe thuhet ne kete artikull nuk eshte strategji, por objektiv. Strategjia eshte menyra se si arrihet tek objektivi dhe ne artikull nuk eshte shprehur asnje menyre.
Ekonomia shqiptare duhet te kete 5 shtylla kryesore:
1. Turizmin (malor dhe bregdetar)
2. Energjine elektrike
3. Naften
4. Mineralet
5. Bujqesine
Nje pjese te ketyre shtyllave e zoterojne te huajt nepermjet koncesioneve te dyshimta, te cilat duhet te kontrollohen me rreptesi, pasi abuzimi i tyre po merr permasa te frikshme.
Nese arrijme t’i shfrytezojme ne menyren e duhur keto 5 shtylla, jo vetem qe do te shlyejme borxhet, por do arrijme te kemi te ardhura te mjaftueshme per te financuar te gjitha fushat e tjera mbeshtetese, si arsimin, shendetesine, qendrat sociale etj. brenda nje afati mjaft te shkurter.
Ky Arbeni ka konflikt interesi te paster. Motra e vet eshte e punesuar te Intersig ku pronare jane Fitnete dhe Gentian Sulaj, si drejtoreshe e personelit. Zoti Rama duhet ta zevendesoje sa me shpejt kete minister te emeruar nga lobi grek dhe I korruptuar nga biznesi shqiptar.
Ka te drejte Rama kur thote se kemi nga 1 Prof. Dr. per cdo 100 m2. Shiko ore KM tse cfare “Strtategjie” te paskan bere hazër ! Edhe vete KM do ta kishte sajuar me mire.
Sot ne bote behet fjale per nje shoqeri socjale, ekologjike tregu. Ose me mire, sic quhet rruga e trete e stimuluar me sukses ne Tony Blair ne Angli dhe Gerhard Scröder ne Gjermani.
Miku i Tony Blair, Anthony Giddens ka thene :
“Politikat ekonomike te te djathteve ( tregu ) si dhe politikat socjale te te majteve te nderthuren se bashku dhe kjo eshte rruga e trete. Keto ndryshime ne bote duhet te institucjonalizohen.”
Ndersa publicisti me i mire zvicerjan Roger de Weck thote, se duhet te jene patjeter ne ekulliber faktoret treg dhe socjale.
Kam frike, se keto mbledhje pa buke, ne Itali behen per dite” jane pa kuptim. Lereni doren e fshehte te tregut te Smithit te veproje dhe krijojini asaj kushtet sa me te mira. Shteti eshte nje faktor shume i rezikshem per ekonomine. Mos harroni “socjalizmin real”, qe nuk i la fshatarit as edhe nje pule dhe e çoi Shqiperine aty ku e çoi. Shtet te kete por jo, qe ai te jete primari.
Ne se neve nuk bejme reforme ne drejtesi, nuk luftojme korupsionin, ekonomine formale, evazjonin Fiskal, qeveria mund te beje mbledhje sa te doje.
Aktualisht ne Itali, kryeministsri i ri Matteo Renzi, ka pese dite, qe diskuton dhe konsultohet per personin, qe do behet ministrsi i ekonomise. Ky njeri, sipas mediave italjane, duhet te jete nje politikan shume i mire, te jete liberal ( pra primati te jete tregu dhe jo shteti ), te di te pakten shume mire anglisht, gjermanisht dhe ferngjisht dhe te jete shume diplomat ne bisedimet me Europen. Djema, nuk behen petullat me uje, thote populli. Edhe Sala bente me qindra mbledhje dhe rezulati ishte nje brime ne uje. Borxhi publik ne stratosfere, korupsion, ekonomi formale, drejtesi mos o zot, prokurori + gjykata kushtetuese +kld te shitura.
Nuk kuptoj, se pse qeveria nuk dergon grupe te ndryshme me te rinj te talentuar dhe te zote, qe kane mbaruar jashte shtetit per te marre eksperience. Te dish, do te thote te menaxhosh mire, thone gjermanet. Mos harxhoni leke dhe energji kot me mbledhje pa buke. U drodh mali dhe polli nje mi thote populli.
Po pate Dhori Kulen ne grup, me siguri qe do te besh strategji shume te mire!!!!!!!! E kenaqi me PD qe te ndrise Rilindjen. Me Kulen nuk ka Rilindje!!!!!!