E pranoj paturpësisht që një hotllik si Grida Duma duhet shikuar e jo dëgjuar. E kam ndjekur me vëmendje metamorfozën e saj se si në dy vitet e fundit u transformua nga zyshja simpatike që dilte ne Top Show të fliste për tema sociale, në gestapon e Pëdë-së, në një Henri Çil version femër, që s’ka burrë nëne ta mundë në një debat televiziv. S’ka gjë, s’prish punë, për aq kohe sa TV mund të vihet në modalitet “Mute”….
Por dje, ah dje natën vonë më zuri syri një shkrim te sajin tek Mapo që fliste për … të them të drejtën nuk e kuptova. Nuk isha i bindur për çfarë kisha lexuar, por si një fëmijë, kurioziteti më gërryente nga brenda aq sa për të shmangur situata të sikletshme, durova gjer në mëngjes. Në orën 8 të mëngjesit, me shkrimin e Gridës në sqetull si të ishte trakt i partizanëve , ia futa vrapit për në universitet. Direkt tek zyra e profesorit të Anglishtes, pastaj të Italishtes e në fund të Latinishtes. Pas 3 orësh përkthim, redaktim, analizë gramatikore, profesorët e mi u dorëzuan. Ngela i zhgënjyer nga ata, por të paktën munda të kisha një ide konfuze se për çfarë flitej. Ishte një thirrje për protestën e 20 shkurtit të Pëdë-së. Në atë çast një ndjenjë përgjegjshmërie, ndërgjegjësimi dhe detyre qytetarie më përcolli gjithë trupin e thashë me vete: “Grida po më thërret, dreqi ta hajë, duhet të dal dhe unë në protestë”. E si një qytetar europian jashtë BE-së, u ula në një kafe të reflektoja për çfarë duhet të protestoj nesër. Përfundimet:
Ka 5 muaj që janë ndërruar pushtetet e për faj të Ilirit që e lë të flasë si e ëma e Zeqos në majë të thanës, akoma s’guxoj të hap një gazetë, ndez TV apo qoftë edhe të hyj në fejsbuk se do më dalë Saliu gjithandej.
Ka 5 muaj që PS është në qeveri dhe kemi akoma 68% të administratës së trashëguar nga Saliu.
Do ngre zërin tim si qytetar për të burgosurit politikë që Edi i la të vetëdigjeshin në një mënyrë që edhe murgjit tibetianë do i kishin zili.
Do dal në rresht të parë me ish-ministrat që ndërtojnë shtëpitë me kredi me 0 interes, në rresht të parë me taksixhinjtë pa patente, me ish- gardistët njisha të 21 Janarit, me barkderrat e ish- policisë së Flamur Nokës, aty ballë për ballë me armikun. Do dal se kam kunj personale me Saimirin që ma hodhi në erë apartamentin në ishullin artificial që komshiu im Luli, kishte ndërtuar në bregdetin e Vlorës.
Do dal se kemi një borxh të trashëguar në kufijtë e greminës, një CEZ të falimentuar, një polici sakate dhe një krizë të thelluar ekonomike.
Do dal dreqi ta hajë, do dal edhe t’i tregoj qeverisë që në Shqipëri ekziston një opozitë që më përfaqëson, e cila sot është më e fortë se kurrë, falë dy kryetarëve të saj.
Do dal me shpresën se do vijë edhe Ben Imami dora vetë, t’i marr një xhiro tankun, që e kam pasur ëndërr gjithmonë ta ngas, eh, kush nuk e ka ëndërr.
Kam 1000 arsye për të dalë në shesh, e nesër do kem rastin t’ia përplas në fytyrë të gjitha Edit.
Do bëj detyrën time si qytetar, ndryshe kam frikë se Grida do më quaje “fshatar”… por s’besoj, ajo do përdorte fjalën “provincial”.
Do dal jo vetëm per Gridën, por edhe për Saliun, Nishanin, Lulin dhe…
Oh Luli, i vocrri Lul. Nesër mbase bie shi, por unë do dal krah për krah me Lulin e do bërtas e do t’i çirrem Ramës për tramvajin që ka 3 vjet e akoma s’ka nis punimet. Për kartën e studentit. Për rritjen e taksës së pastrimit ndaj biznesit, për transportin publik falas që më kishte premtuar, bibliotekën, parqet publike, Unazën e Madhe….
Do çirrem që t’i vërë vath në vesh Rama, se ka akoma 1 vit kohe, ndryshe vitin tjetër 120 mijë votat pro do t’i kthehen në shuplaka, kësaj herë pa plus-minus 10 vota.
Por, të tregohem i sinqertë deri në fund. Do dal se ma kërkoi Grida, kjo muza ime e vyer që shfaqet kudo sa here që i kam nervat tel, dhe m’i përkeqëson, i këput fare.
Dua t’i qëndroj pranë në një moment kaq të vështirë e delikat që gjendet PëDë-ja.
Nesër në orën 14:00 takohemi në shesh zemër. Unë do jem tek kali i Skënderbeut me shkrimin tënd nën sqetull, duke të pritur… si një qytetar i vërtetë.
Çdo shqiptar ka perjetuar e vazhdon te perjetoje ate cingerime nervash qe ke perjetuar edhe ti,i nderuar analist.Deri kur do te durojme..? Kete e di Rilindja.Ne jemi ne pritje.Te shohim…
Bravo Djalosh…….. Por Ne, Populli i thjeshte kemi mbet Jetim. Si Majtas e Djathtas te Ha Ujku, nga 1 ne jane Ujkonjat e Reja qe po KALISIN DHEMBET si Grida&Co kurse nga ana tjetr kemi Milenat Harito me Baballaret Fatoset me LSI Nacot etjetj qe ecin me LLogarira te Sakta ke te mbajne e Vendosin USHTAR BESNIK dhe ke te Largojne. Jane te thella keto pune…… mjer Ne Populli i Thjeshte
Jo shume kush mund te shruaj keshtu..te lumte ..e lexova me nje fryme,dhe qesha me vehte…
Si mund te flitet e te trajtohet keshtu nje femer e cila eshte simpatike dhe per me teper e afte sic pranon dhe vete autori…
Nje femer me dinjitet,finese dhe me shume informacion e argumenta.
Duhet ta kemi per nder qe ajo denjon te merret me nje shoqeri si e jona,sidomos me autorin e shkrimit qe duket dhe flet si halabak rrugesh…
Pa merak Ermal njerez si ty nuk i hyjne ne pune askujt. Rri ne stol dhe bej tifozllik per ata qe kane b… te luajne
Hahah, bravo! Ironi therese per nje gride qe vetem tek tuk i gjen mes fjalive edhe ndonje fjale shqip….
Ah c’ja ke bere mir ksaj Gride-shes .
Ndoshta kur ajo ka shkruajtur ate shkrim ka qen ne kriz
Pse? çfare mund ta detyroje nje njeri te shkruaj perveçse KRIZA???
Le te provohet edhe Grida perderisa ka shume cilesira, perveç injorances e nenshtrimit, qe e dallon nga gjithe grate qe jane marre e merren ne Shqiperi me politike apo veprimtari te tjera publike.
Une nuk e njoh e nuk eshte se kam gje kundra shkrimit, por shoh qe ajo grua e re e bukur inteligjente dhe ambicioze eshte inspiruar djallezisht dhe tani ajo nuk do te ndalet….Duket se nuk eshte shume e kalitur dhe mbeshtetjen e ka ZERO. Ne keto kushte nje mik i mire apo mekishe duhej ta keshillonte, qe te ruante me mire shendetin, per te cilin do te hiqja dore nga gjithshka ne kete jete dhe sigurisht te merret me femijen e saj per momentin.
Ne nje kohe te ardhshme kur edhe femija te jete rritur dhe ajo te njohe me mire si funksionon POLITIKA dhe Jeta Publike ne Shqiperi mund ta provonte prape.
ME VJEN KEQ!!!
Korrekte.
O Malo, na ke dhi tu qesh o vlla, amon shkruaj sa me shpesh ketu tek Tema se i ke te forta.
I modh por me Griden ske pune se per ate dola dhe une
I math. Thjesht, pa fjale te ‘mdha’ sic i thon andej nga un per te fsher inferioritetin si pune zonjes ne fjal.
super like
Bukur shkruar,
I nderuari zoti Ermal!
Me intrasigjencen tuaj humane,ju gjykoni deri ne infinit potencialet makabre te zonjushes Grida,por kurre nuk mund te saktesoni se me cfar NULITETI tentoni ta zhbeni personalitetin e saj madhor!!!
Mundohesh kot,se kurre nuk mund ta kuptosh nje femer kaq te arrire,qe me nje SUSPENDION infertil,ka arritur te gjeneroje substanca rinovuese per jeten e ameshuar!!!
Diplloma e juaj(ne se keni mundur ta bleni) nuk mund te krahasohet me EKUIVALENTIN e Grides,per shume arsye!!!
Ajo kurre nuk ka qene studente,por profesoreshe,sa pedagoget shqyenin syte kur ajo hynte ne salle!!!
Ne universitetin shkencor te Johanesburgut,Grida nuk mund te KAPEJ as nga OBSERVATORET ME TE FUQISHEM te planetit,se SHKELQIMI i nurit te saj,i verbonte TELESKOPET me ndricim 1000 here me te forte se dielli!!!
Doemos,tani,qe ka denjuar ne vije ne Shqiperi,per t’ju bere sado pak NJEREZ,ju tentoni te mateni me te si breshka me shqiponjen!!!
IK GRODA,NGA ERDHE,se me keta njerez NUK BEHET SHQIPERIA!!!
E KE TE SUGURTE HUMBJEN!!!
– te jesh origjinal eshte vlere , e GRIDA , eshte origjinale ne shprehjen e mendimeve te saj , shtoi ketu dhe bukurin e ajo behet nje ikone e femres me integritet
—edhe ti – elinor – hera e pare qe ben nje koment me vlere dhe shpreh dicka origjinale , megjithese ne stilin e GRIDES , qe te masturboka me nje here
Me vjen inat, qe ma ke zene radhen o Ermal…
Ermal kur pashe foton tende dhe Ti mbaje nje cigare ne goje se si m’u duke mua plakut ?! Thashe me vete
”paskish shkruar edhe ‘halabak, ! Te kerkoj nje mije here ndjese per kete vleresim ”a prima vista,, !
empirik , por kur fillova te lexoj artikullin tende nuk me mbetet gje tjeter vecse te te jap nje bravo kos-
mike ! Te lumte artikull shume i goditur ! Populli yne thote ”mos i shiko gune ,por punen ,, Edhe une
keshtu e pesova me pare te pashe ‘.gunen,, !
Pershendetje ! Vazhdo te shkruash keshtu !
besoj se me bukur se pergjigja e elonorit sdo kishe gjetur more ermal…ti neqoftese krahasohesh me Griden dukesh si pleshti para elefantit
Femrat dhe femijet jane te mbrojtur ose e thene me sakte kane njelloj imuniteti ndaj disa ligjeve te shkruara dhe te pa shkruara prej njeriut.Marr pjese ne kete “debat”vetem dhe vetem per te thene se qe ti vije radha Grides duhen “rrafshuar” shume hordhi burrash qe po i detyrojne edhe grate te sillen si burra (burra u thencin).Nje kritike miqesore i ben mire kujtdo ndersa fyerjet me shume fyejne “fyesin”.Eshte kollaj te drejtosh gishtin te tjereve, ndonjehere do drejtuar dhe pasqyres…….
ERMAL 6 6 6 GRANDE
elinor.te paska rene ne koke per griden.ndaje bukurine nga mencuria elinor,e aq me shume llafazanerine nga mencuria.po ke te drejte kur thua qe ka qene njeshi ne johanesburg se ata katranet vdesin per te bardhat ndaj te eshte dukur se ka ndricuar ty.
grida nuk asht gride por me sy si ULKONJE GJYNAH SI ASHT ME PARTINE E BABES SALE POR ME …………………..
Ermal, eshte e thjeshte te besh garipin ne distance, i fshehur pas nje tastiere dhe ekrani, me kohe te palimituar ne dispozicion, pa emocionet qe mund te te jape kamera qe te fokuson ose interlokutoret qe ke ne debat ose ai pak publik qe ndodhet i pranishem ne emision. Ti je nje burracak qe perflet ne kete menyre nje femer, e cila ti e di sh mire se do te te dridheshin kembet nese do ta kishe perballe ne cfare do lloj debati. Qenke i paburre o ditezi.
Shkrim i goditur per nje zonje qe i pelqen vetja shume.Kjo,njelloj si Artan Hoxha apo Lubonja japin mend majtas a djathtas pa e menduar fare se me narcizizmin e tyre idiot jane bere teper te peshtire per opinionin.Sigurisht qe kjo manekine pret edhe ndonje shperblim nga familja e te MADHIT.A nuk ndodhi keshtu me Artanin e vockel ,qe per pak na e lane peshqesh si president.
Nga artikujt më të mprehtë që kam lexuar. Të lumtë Ermal!
Ky i shkreti jeton ne Itali dhe e le pa gjume Grida. Keq qenka katandisur qe te vrapoje qe ne mengjes tek profesoret e gjuheve te huaja deri tek ai i latinishtes. Sa poshte keni rene sepse si ketu si tek dita keni nderrmarre nje fushate kunder Grides a thua se ajo eshte e keqja e vendit.Merruni me cfare po kullundrisin keta qe jane ne qeveri e jo me fletrrufete per te sulmuar Griden.
Jo Grida nuk eshte e keqja e vendit..Por eshte e trishtueshme te shohesh nje femer qe flet si kamikaze per nje plak matuf..Lideri historik..Lideri I pazvendesueshem..Mentalitet I felliqur..Sa lidera do vijne e ikin, u be kjo pika e shurres te ushqej publikun me propagande monarkiste..
Te kapesh vetem me Griden e te marresh kaluar Spiropalin apo Shehajn e shume si ato ne krahun e majte, mban ere propagande politike njesoj si ajo per te cilen akuzoni Griden.
Mua me trishton verberia qe kemi nga tendencat politike dhe kjo sjell si pasoje qe te keqen ta shohim e ta luftojme jo si fenomen por ne varesi te ngjyrave blu apo mavi.
Shkrim i goditur per nje femer qe e heq veten per me te zgjuaren e planetit.
Ajo nuk hiqet, ajo eshte.
Me linjat qe I ka dhene zoti duhet te konkuroje per Top-Modele
Edhe per politikane i le ne bisht keta amatoret tane
Ironi me te bukur nuk kisha lexu ndonjehere,por ama ke pas materjal sa te duash me griden,mund te gjejsh pa fund te ajo !
Grida është thjesht një mitroloz pordhësh të çoroditura, të cilat anis të dalin andej nga e kanë për natyrë shkojnë në të kundërt duke i ndërruar organet pronares së tyre. Pa, falë kësaj përmbysjeje të organeve ka fituar edhe një elokuencë të shkëlqyer pordhërimi sa të vjen t’i japësh një çmim ndërkombëtar. Për pamjen nuk do ishte mirë të vihej në diskutim, po meqë është një argument i hedhur në rrjet, mund të them se mua më ngjan me produktin e saj kryesor, me të cilin ka marrë një nam kaq të yryshtë saqë s’dihet a do jetë e zonja më von t’i bëjë ballë edhe vetë.
Shkrimi është një satirë shumë e bukur, madje do mbetej po kaq i bukur edhe sikur t’i binte më qafë, pale kur përputhet me të vërtetën rretherrotull Gridës.
Kjo Grida, me synimet që ka hedhur në fushën e betejës për pushtet më kujton humoreskën e një ngjarjeje të vërtetë. Ishte një shoqe, dikur, në atë sistemin që u kthye përmbys, dhe shkon te drejtori i ndërmarrjes, i tregoi që ishte me probleme shëndetësore e për këtë arsye kërkoi t’i jepej një punë e rehatshme. Me fjalët e saj ajo i tha: dua të më jepni një punë në bythë (kjo fjalë përdorej rëndom asokohe për një punë ulur). Ndërmarja ishte e atillë që punë të tilla kishte vetëm në administratë e aty për atë nuk kishte vende. Ajo ngulmoi aq shumë saqë drejtori u detyrua e thirri shefin e kuadrit. Gjeji kësaj një punë në bythë, e urdhëroi ai. Nuk ka punë në bythë, i tha shefi, ju e dini, ku ta gjej? Në mos në bythë aty rrotull bythës i tha ai, ini tani yse kam punë!
Besoj se këtë punën rrotull bythës Grida e ka gjetur, tani i mbetet të gjejë edhe atë tjetrën.
E tallni se eshte grua dhe e keni frike inteligjencen e saj.
Cfare inteligjence? Ajo flet 1000 fjale/minute. Ajo thote idiotesira dhe gjera te paverteta. Po patet nerva degjojini deklaratat neper talkshow dhe do ta shihni sa bllof del. Ne fushate zgjedhore la nam
1000 Like!!!! Na shkrive…
Bravoooo Ermal, shkrim ndryshe nga te tjeret, me kenaqe.
Grida, kjo gjithologe e kudondodhur, cinike dhe arrogante deri ne neveri,me ligesine e zhozefines dhe inteligjencen perverse te artan hoxhes ben pjese ne kategorine e shqiptareve qe nuk e meritojne te jene bij te ketij vendi!Te shkolluar mjaftueshem dhe te pajisur me inteligjencen e duhur per te kuptuar demin e pakthyeshem qe plaku i cmendur i ka shkaktuar ketij vendi ne 23 vjet, vazhdojne propoganden e shpifur ne mbrojtje te ketij antishqiptari duke fyer inteligjencen tone me argumenta grotesk dhe ne te njejten kohe duke i hedhur benzine zjarrit qe i marri Sali do kishte shume deshire te ndizte ne zemrat e militanteve te tij per te djegur dhe nje here Shqiperine!
Jam i bindur qe ne debatet e saj Grida e din shume mire qe mbron te pambrojtshmen, por vazhdon ta beje me pasion, ne pritje te nje thele nga plaku Mere!
Ne fund te dites se sotme,me duhet te jap nje sqarim per komentin tim te dt.21 per Griden!!!
Askush nga komentuesit nuk e kuptuan CINIZMIN tim nga kesaj “pulitikaneje” te PD-se,per me teper nuk MOREN VESH EDHE KUPTIMIN E FJALEVE qe une perdorja KOT sa per te ironizuar zhargonet dhe menyren e te shkruarit apo te folurit te kesaj “bukuraneje”,qe ne SHPIRT eshte SKETERRE!!!
Per me teper disa me lavderuan(kulmi) per vlerat e komentit,e akoma me shume se mua me paska rene ne koke bukuria e Grides!!1
Askush nuk e mori vesh se une ia futa kot,qe Grida ka studiuar ne Johanesburg etj,etj!!!
KESAJ I THONE:JA KE FUT KOT PLAKO!!!
safi trongull kavaje
Një tallje e përkryer dhe vërtet është e neveritshëme kur e dëgjon nëpër emisione dhe me gjithë budallallëqet që thotë iduket vetja e bukur dhe llogjike duhet të jetë dhe e zgjuar do ishte më mirë të dilte nëpër plejboj se sa nëpër emisione
ti elinor paske shk per lesh,,,,
@nuredin Stratopordha!!!
Te ngeci leshi ne fyt,prandaj e ke lene fjaline ne mes!!!
Flm pre shkrimin. Sarkazma eshte nje mjet shpartallues, eshte mjeti i funit per ti luftuar te paskrrupullit e shekullit. Mario
SHKRIM SHUME I BUKUR, PO MERRE ME LEHTE GRIDEN, SEPSE UNE THEM QE KJO OPO GRIN SALLATEN E RRADHES…..