Për këtë sezon të ri turistik, më në fund Shqipëria do ketë guidat e para të certifikuara.
Ky do jetë një projekt pilot mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Qendrën për Edukimin Ekonomik dhe Biznesin.
“Certifikimi i guidave turistike është një nga prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Para fillimit të sezonit turistik ne do të kemi gati guidat e para të certifikuara, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në këtë sektor,” deklaroi ministrja Gjermeni.
Shumë shpejt Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të çelë në faqen e saj zyrtare dhe në Facebook konkursin për të aplikuar në kursin e trajnimit që do të organizohet.
Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.
Aplikantët e përzgjedhur nga komisioni i vlerësimit që do të ngrihet pranë ministrisë, mbas përfundimit të kursit të trajnimit dhe provimit për plotësimin me sukses të programit do të pajisen me certifikatë profesionale nga ministria.
Guidat turistike do të regjistrohen me numër identifikues në regjistrin e Guidave Turistike të certifikuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Regjistri do të jetë i publikuar online në faqen e ministrisë.
bravo nje nga procedurat e marra dhe besoj do jete e suksesshme
urime shqiperise se kjo eshte arritje per te gjithe shqipetaret
me ne fund praktika europiane per kete vend ? se jo per gje po kemi 4milion turist.
ca eshte ky traplliku i certifikatave per broshurat????? cfare jane keto hajvani te reja? si me qene duke fol per ushqime e jo per broshura reklamamuese te turizmit. a ju jeni qeveri tutkalli
Cfare eshte kjo “Qendra per edukimin ekonomik dhe biznesin”? Ku ndodhet, websiti, pse pikerisht kjo, clidhje ka me turizmin, si do zgjidhen studentet. Lajme te pavlera pa u dhene detajet qe me te vertet te kuptohet qe po behet dicka.Nejse, jetojme ne Tirone
E po po fillon te mbaje era shtet shyqyr zotit
Turizmi nji vendi duket vec komoditetit pastertise ,
ke kultura e sherbimit ,kualiteti ushqimit ,por kryesorja eshte shkolla e te servirurit e gjithe personelit dhe e kamarjerit ,korrektesia .
Bota nuk lejon psh te ushtrojn turizem koshdo ,pa u certifikuar nga Ministria e Turizmit per gjithcka .
Me ne fund
Pak fjale shume pune, kerkon industria e turizmit.
do te thuhet ne keto guida qe vetem ne plazhet e gjirit te vlores, nga porti deri tek tyneli, jane 7 kanale muti qe derdhen ne det?
Eshte shume e vertet kjo qe thoni !
Kanalet e ujrave te zeza derdhen te gjitha diku direkt e diku indirekt
ne detin Shqiptare ,duke demtuar jo vetem faunen e floren e detit ,
por ate qe kerkojn turistat e huaj( te cilet nqs marrin vesh dicka te tille nuk afrohen kurr) dhe padyshim vendas ,
kualitetin e ujit te Detit .
Ne Europe sot ka impinate te riciklimite te ujrave te zeza ,
qe kto ujra i shndrojn ne urja normale qe sdemtojn aspak detin apo lumenjt ku ato derdhen ,pra sperbejn me asnji rrezik per faunen e floren nenujore e as kualitetin e ujit vete .
Kto impinate jane te vendosura nen toke ,pra spengojne asgje ne terren ,
nuk kerkojn rrume elekrtike per te funxionuar sepse kane nji teknike qe konsiston ne Renien e Lire ,jane te pavdekeshme .
Pra gjithcka varet nga vet seriziteti i shtetit .Nqs ky shtet do te ndertoj dicka qe shmang njiher e pergjithmon ndotjen e urjave ne pergjithsi te lumenjve e detit ,duhet te aplikoje kte Norm Eu te Riciklimit te Ujit me Imjantet e prodhuara ne Austri qe jane duke ,u montuar prej disa vitesh ne gjithe europen perendimore te pakten ne vende ku un kam qen prezent ,Gjermani France ,Luxenburg ,Itali ,Ceki .
Pra gjithcka ka te beje me seriozitetin qe i kushtohet nji vepre,per rastin tone Turizmit.
Me falni ..per fjalen e shkruajtur gabim –Jo impinate,por
e kisha fjalen per IMPIANTE RICIKLIMI UJI
Qe “ekspertet” tane te turizmit t’a kuptojne me kollaj se c’nenkuptohet me “plazhe te pastra”, atyre u duhet shpjeguar holle-holle se bota e civilizuar evropiane e ka te ndaluar rreptesisht derdhjen e ujrave te zeza ne det. Ato ata i filtrojne kurse mbetjet (fekalet) i perpunojne me impiante bio-gazore prej te ciave perfitohet energji elektrike.
Ketu merr kuptim ajo shprehja (qe disave mund t’u duket pak si qesharake), se bota edhe mutin nuk e con dem por t’a shet te paketuar me pará!
Haha, me pelqen kjo _Tur(q)izmi ,pra ironia e termit Turizem Al.
Sa i perket asaj teknollogjise bio gazore (haha) qe perfitohet energji ,duket vertet qesharake ,por cfar nuk ben shkenca sot .
Imagjino sa fekale e gazra kan ik dem vetem nga poltikant e asaj bote ,cfar perfitimesh do kishte kjo kaste poltike ? Si ti ket shpetu saliut kjo mer pupuuu !
Apo sala , me synonte luften e yjeve ,impjante atomike berthamore ne shpellen ku lindi ? Sa i pafate eshte ky popull baaaah
.
Bravo ;Te vihet cdo gje mbi baza te drejta e sipas praktikav
nerkombetare .Ne shume nga pikat qe ofrojne turizem,vetem i
tille nuk mund te quhet.
Prandaj fillim te mbare te kesaj industrie qe shume vende e
kane prioritet numur nje.
Eshte me se e nevojshme dhe e pershendes, por mos e monopolizoni sepse mesa di une jane edhe disa shkolla per kete pune qofshin shteterore apo private dhe papritur na del nje QEEB qe se dime nga mbiu.
Se pari
Nisma eshte e vonuar, madje e vendosur diten qe ka filluar turizmi e demton dhe i corienton agjensite perendimore serioz! Eshte domosdoshmerisht e nevojshme qe ky lajm te kete transparencen e nevojsme se mundet te demtoje tregun!
Se dyti
Nuk eshte e qarte me ke ka firmosur ministria se nje firmosje per nje procedure serioze do te duhej te kishte ne tavoline te pakten perfaqesuesit e shoqates boterore te guidave ose NATG-en si dege e saj ne Shqiperi.
Se treti
Do te kish qene mire qe Ministria e linjes te ishte konsultuar me grupet e interesit dhe te ishte bere nje takim qofte edhe kortezie me komunitetin e guidave, qofte edhe si para fillimit te sezonit per te treguar qe punet jane marre seriozisht kete here.
etj etj
Meqenese ka pasur fatin te shkoj ne shume vende te Europes
me turiste ,them se Shqiperia duhet te punoj me shume
Per te arritur ne nivelin Europian ,ndryshe Turistet do te jene shume kritik.
Une personalisht largohem nga Shqiperia e pakenaqur.
Me qene se nuk qenka Dhori Kule aty, besojme se do te behet dicka
Polli ky copani kristo per tu marre me Turizem, ky eshte nje injorant me brire sja ka haberin cfare eshte turizmi, nese te pakten tja perplasim ne sy kuur te na tregoje tezat…keto e kane mendjen ke leket e jo tek puna…he me ju lumte tani e mesuat zanatin se si behet leke ne ate minsitri.Turp, vetem turp, ke pyetet per kete nisme?
ore kjo esht te tallesh me njerzit sikur keni arritur dicka…ne plazhe nuk ka banjo ju doni broshura turistike…nuk ka uj e nuk ka drrita…kesaj i bie ti hudhesh hi syve shqiptarve sikur po beni dicka
Ilia kristo ka qene kryekomunist ne fakultetin ekonomik atehere, me i poshtri profesor…..
Prisní se u ktheva perseri ne shqiperi!idjoter,shpresoni te behet ky vend nga bijte e atyre qe e kthyen 100 vjet prapa!eshte vendi me primitiv ne evrope biles edhe kosova eshte me e perparuar nga ana kulturore se shqiperia.