Situata gripale/ Komiteti Ad Hoc: Prirje rritëse, tamiflu i pranishëm në çdo spital

1 Mars 2014, 12:37Sociale TEMA

Shqipëria vazhdon të përjetojë një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit dhe me prirje rritëse. Ky është konkluzioni i mbledhjes së dytë të Komitetit Ad-Hoc për Përgjigjen ndaj Gripit, i drejtuar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe i përbërë nga specialistë të shëndetit publik dhe shërbimeve universitare.

Në mbledhjen e zhvilluar në Drejtorinë e QSUT “Nënë Tereza”, komiteti, pasi analizoi situatën aktuale të gripit në vend, masat e marra dhe përgjigjen e deritanishme ndaj rasteve të paraqitura dhe atyre të dyshuara me grip, si dhe bazuar në të dhënat e fundit të sistemit të survejancës epidemiologjike ALERT (Albanian Epidemiologic Report Tool) dhe virologjike SENTINEL, konkludoi se “Shqipëria karakterizohet këtë vit nga qarkullimi i virusit të tipit A (nëntipat A(H1) dhe A(H3)), në ndryshim nga viti i kaluar, kur ka qarkulluar edhe virusi i tipit B (zakonisht me virulencë më të ulët krahasuar me atë të tipit A), në një përqindje të konsiderueshme, gjë që shpjegon edhe paraqitjen e rasteve të rënda të komplikuara në shërbimet tona spitalore. Mostrat dërgohen për shqyrtim nga pikëpamja e mundësisë së ndryshimeve gjenetike dhe strukturore, në laboratorin e referencës së OBSH-së në Londër, dhe deri tani, nuk rezulton të kemi tipe apo nëntipë të reja virusi”.

Komiteti konstatoi zbatimin e plotë të masave të urdhëruara në mbledhjen e datës 26 shkurt për gatishmërinë e shërbimeve të laboratorëve dhe reanimacionit, si dhe shpërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral TAMIFLU nga Instituti i Shëndetit Publik në spitalet universitare dhe rajonale dhe sigurimin e pajisjeve të tjera të mbrojtjes personale për personelin mjekësor, përfshirë dhe maskat e posaçme respiratore.

Komiteti Ad-Hoc kërkoi zbatimin me rigorozitet të sistemit të referimit të rasteve me SRRA (Sindromë të Rëndë Respiratore Akute) nga spitalet rajonale drejt atyre universitare, si dhe vlerësoi punën e deritanishme të mjekëve në qendrat shëndetësore dhe njësitë e tjera të kujdesit parësor, dhe kërkoi përdorimin e plotë të këtyre shërbimeve nga popullata. Ndërkohë, komiteti kërkoi intensifikimin e komunikimit me mjekët lidhur me udhëzimet më të fundit për përdorimin e barnave antiviralë dhe ngarkoi ISHP-në dhe specialistët e shërbimeve përkatëse të vazhdojnë më tej informimin në vijimësi të publikut për masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj gripit sezonal, veçanërisht: të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

Prej javës së 3-të të muajit tetorit 2013 deri më datën 28 Shkurt 2014 janë dërguar në ISHP 476 mostra nga persona të dyshuar për grip. Gjithsej, 72 (15%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e gripit. 36 (50%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A(H3) dhe 36 (50%) mostrave pozitive me virusin A(H1)pdm09. Ndërkohë, numri i rasteve me SRRS (Sindromë të Rëndë Respiratore Akute) rezulton të jenë 134, prej të cilëve, 3 janë me A(H1) dhe 7 me A(H3).

7 komente në “Situata gripale/ Komiteti Ad Hoc: Prirje rritëse, tamiflu i pranishëm në çdo spital”

  1. dorjeta says:

    Eshte per tu vleresuar gadishmeria e ministrit per te qene vete ne krye te grupit te punes per t’i bere balle situates alarmante te gripit. Duhet thene se edhe Komiteti Ad-Hoc me ne fund filloi te funksionoje, per t’i sherbyer njelloj te gjitheve shqiptareve.

    1. mjek ne ISHP says:

      Situata gripale per cdo vit ka qene e rende, dhe me shume komplikacione. Per here te pare kete vit Tamiflu-ja eshte ne kohe rekord ne cdo spital, dhe kjo sepse qeveria eshte e interesuar qe buxhetin per shendetesine ta investoje per te permiresuar gjendjen shendetesore dhe jo ne xhepat e qeveritareve qe e kane mundesine te kurohen jashte.

      1. herta says:

        bravo. Kjo eshte e mrekullueshme, qe po ndermerret nje fushate sensibilizuese qe te kemi te gjithe kujdes e pastaj dhe ilacet e vaksinat qenkan siguruar, ja kshu e ndjen qytetari.

    2. pacient says:

      Eshte per tu vleresuar gadishmeria e mjekeve per pacientet me grip, per t’i kuruar, per t’i marre mostren per ta ekzaminuar, nderkohe qe me pare se canin shume koken, vendosnin ca maska mbrojtese per vete ne fytyre, jepnin antibiotike dhe te percillnin ne shtepi. Duket qe shteti ka vene dore mbi shendetesine.

      1. arbri says:

        sa servila ka shqiperia

    1. itreg says:

      Po mir te kete tamiflu kur te preket. SAla se mos i ndodh gje mor amani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje