Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të qenieve njerëzore, reforma territoriale, pavarësia e medias, pronat dhe zbatimi i ligjit për Nënpunësin Civil janë çështjet që do të diskutohen mes delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në Strasbourg dhe europarlamentarëve në kuadër të takimit të 7 ndërparlamentar Shqipëri-BE.
Të pranishëm në këtë takim gjithashtu do të jenë përfaqësues të Komisionit Europian. Delegacioni shqiptar përbëhet nga 14 ligjvënës, përfaqësues të pozitës dhe opozitës, të cilët pritet të shfaqen me qëndime të ndryshme në lidhje me diskutimin e cështjeve. Europarlamentari Eduard Kukan paralajmëroi një vlerësim objektiv për të gjitha çështjet që mes palëve nuk ka konsuensus, përfshi këtu edhe reformën territoriale.
Kukan është ndalur gjithashtu në pavarësinë e medias, të cilën e ka cilësuar si shumë të rëndësishme në cdo shoqëri. Europarlamentari ka theksuar se delegacioni shqiptar do të inkurajohet për ndërmarrjen e hapave që i shërbejnë integrimit të vendit dhe nuk e dëmtojnë atë. Deputetët e opozitës pritet të ngrenë shqetësimet tashmë të njohura në lidhje me reformën që ka përfshirë Policinë e Shtetit, që sipas opozitës po largon profesionistët dhe po emëron në pozicione të rëndësishme militantë partiakë. Po kështu opozita pritet të paraqesë çështjen e moszbatimit të ligjit për Nënpunësin Civil, si dhe atë të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut në lidhje me pronat.
Edi Rama nuk mund te plotesoje asnje nga keto ,Krimin
e orgsnizuar do ta ndali sa e ka ndalur deti tani.
ppsh, qenke nje plehre Berishiane, shoku i juaj i ben dem Shqiperise.