Kallëzim penal për 20 ish-drejtues dhe punonjës të policisë. I akuzuar edhe Hysni Burgaj

1 Prill 2014, 14:06Politika TEMA

Ministria e Brendshme ka dërguar për kallëzim penal 20 ish-drejtues dhe punonjës të policisë.

Ata akuzohen si përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë dërguar për ndjekje penale pesë persona, mes të cilëve edhe ish-drejtori i Përgjithshëm, Hysni Burgaj.

Gjithashtu janë dërguar për ndjekje penale edhe ish-drejtori i Qendrës së Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, së bashku me gjashtë vartësit e tij, si edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Rezervave te Shtetit, së bashku me tre vartës të tij.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për 20 persona, ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e këtij dikasteri dhe Policisë së Shtetit, të cilët janë përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxhetit të shtetit.

Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë kanë rezultuar shkelje të shumta ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirëvlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar përvlerësim dhe inspektim financiarnga Ministria e Financave.

Nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit” janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, ish-drejtues dhe anëtarë të Njësive të Hartimit të Dokumenteve.

Në të gjitha praktikat prokuruese nga auditimi u konstatuan dhe evidentuan mangësi dhe shkelje nga personat përgjegjës ne DPPSH. Ngaauditimi i 43 procedurave të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar:

• 27 procedura prokurimi “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 90.5% të totalit të fondit të procedurave të audituara.

• 3 procedura si “Kontratë sekrete”, pa patur ndonjë argumentim për tu realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror.Fondi limit për këto procedura ka qenë 99,8% e fondit të prokuruar.

Prokurimet me procedurën “Kontrata sekrete”, kanë pasur si objekt prokurimi:

• “Printera, kompjutera, bateri, bojra”.

• “Pajime armatimi”(mbajtjese pistoletash, elektrik dore).

• “Blerje orendi dhe paisje për ambientet e reja të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Sipas burimeve, të kallëzuarit janë si më poshtë:

Hysni Burgaj, ish- drejtori i Përgjithshëm “Për veprën penale shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit”.

– Ram Oruçi, ish- drejtor (QSHAMT- Qendra e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit Tiranë)

– Syrja Hoxha, ish-shef i Shërbimeve të Brendshme

– Andon Janku, ish-drejtor Teknik

-Petrit Çerçizi, ish- drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH)

-Luan Mali, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë (DRRMSH Tiranë).

-Fatos Kokalari, ish- shef në Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tirane.

-Ali Allaraj. ish- shef

-Genc Peka. ish- shef

-Baftiar Hadushaj. ish- shef i seksionit

-Haki Musli, punonjës i Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë.

14 komente në “Kallëzim penal për 20 ish-drejtues dhe punonjës të policisë. I akuzuar edhe Hysni Burgaj”

  1. dardani says:

    E cuditshme qe nga 14 Ministra te Shpellarit deri tani vetem immammi i bajalldise eshte ne ndjekje penale

    Ed Roma nga Berlini do te mesoje shume gjera edhe per kete teme – me ministra spurdhjake nuk behet Rilindja !!!!

    Vetem nje Burre ka ne Qeveri dhe ai eshte MIMI.

    1. paradox says:

      Nuk te ben njeri minister o dardan, prandaj mos komento kot. U bo bytha jote me kritiku qeverine, ik e bo naj lek se te duhen me kompensu mendt qe I paske me pakice.

      1. Open your mind says:

        Po Dritan Prifti,kur do te denohet per manipulimin e vidios se Likes?Po Edi Rama,kur do te denohet qe i çoi protestuesit para kallasheve te Sali Sulltan Berishes?Po Fazlliçit,kur do ti rregullohet ndonje tender tjeter,apo ndonje post ministri?Po Arben Imamai,Fatmir Mehdiu,Lulzim Basha,Majlinda Bregu,Mesila Doda,Zhozefina,Ridvan Bode,Fullani,Ruli,Genc Pollo,Argita,Shkelzeni & CO,kur do te demshperblehen per shpifjet ndaj tyre si te korruptuar e kriminele??Po Sali Pasha Berishes,kur do ti behet nje bust prane atij te Zogut,per te gjitha te mirat qe i ka shkaktuar ketij populli?? Sa ka vajtur nje kile ngjala??

    2. Baca says:

      Po per mos zbatimin e urdherit e prokurorit te pergjithshem per arestimin e personave drejtues te gardes se Republikes per vrasjet e 21 Janarit,kush duhet te mbaje pergjegjesi para Ligjit?

      1. LORA says:

        Shkelja me kembe e urdhrit te Kryeprokurores per ndalimin e gjashte oficereve pergjegjes te Gardes pretoriane ne masakren kryeministrore te 21 janarit eshte pergjegjesia ekskluzive e hysni burgajt dhe jo nje pergjegjesi dosido;por ne nivelin e nje grushti shteti ndaj shtetit te se drejtes.Pershendetje Baca.

    3. arbi says:

      po po vetem mimja

  2. Gezimi says:

    Le te shpresojme qe pjaca e denimeve te ngjitet gradualisht deri te qerratenjte e medhenj te politikes, pasi me siguri po rrine me syte nga dera e shtepise……

  3. muzapopullore says:

    Ram Oruçi … cfare hajdut malësie… cdo gje qe kish ne dore e pervetesoi. Eshte pronar i parkut te delegacioneve ne Qytet te Nxenesit Kombinat?! ..Magazina, terren, oficina, edhe ndertues!? Le te tregoje se ku dhe si siguroj kete pasuri financiare dhe imobiliare. Keta maloket paskeshin qene mitra e hajduterise.

  4. iliri says:

    Z.Minister u mesuam me lajme boshe sa per show, duam rend dhe siguri per jeten, leri pallavrat! Ben mire te shohesh vjedhjet galopante dhe trafikun e droges qe po bejne tepelenasit e tu.

  5. lumi says:

    Duam rend e siguri, jo me lajme boshe si keto.

  6. DENI says:

    DUM TE AKUZUARIT NE BANGON E DREJTESISE JO ME ME FJALE…..FJALE DHE ASGJE!!!

  7. andoni says:

    A cja bejne mite ketyre demokrateve, se kur erdhen ne pushtet ne 2005, i lane ti gezonin miljonat e vena nga pushteti socialistat, o sa me behet qejfi dhe Lul Basha kur miri Bashkine nuk hapi asnhe nga ato dosjet skandaloze te Ed Rames, mire tja u bejne.

  8. veterani says:

    Sipas An -donit i paska mbajt anen Bisha dhe Lulushi ik grric bythen anadonit.Se nuk ka perru qe e lan PE DE-n.

  9. tironci_vjeter says:

    O Hys Tollumi o Hys Mazllumi ene ty ta pasken ngop mer te raft miu mrena !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje