Çfarë nuk fusim në stomak/ Bllokohen 25 ton vaj ulliri i falsifikuar në Itali, do vinte në Shqipëri

3 Prill 2014, 10:40Sociale TEMA

Policia italiane ka bllokuar një cisternë me 25 ton vaj ulliri të virgjër, e destinuar për të ardhur në Shqipëri.

Vaji është bllokuar në portin e Barit, raportojnë mediat italiane.

Edhe pse në dokumente thuhej se vaji ishte i një cilësie të Bashkimit Europian, në cisternë ndodhej një ‘shpifurinë’, me standarde cilësie shumë inferiorë krahasuar me normat.

Vaji do vinte në Shqipëri, ndërkohë që këtu është ndezur prej kohësh debati se çfarë ushqimesh hamë në të vërtetë.

Nga ana tjetër, mediat italiane kanë merakun se kështu po abuzohet me markën e famshme “Made in Italy”.

48 komente në “Çfarë nuk fusim në stomak/ Bllokohen 25 ton vaj ulliri i falsifikuar në Itali, do vinte në Shqipëri”

  1. olta says:

    Ne shqiperi para shiten mallrat e huaj se ato te vendit sepse populli mendon se ato te jashtmit janë me të mira, por ne tw vertetë eshte e kunderta, mallrat e vendit jane 100 mije herë me te mira.

    1. azom says:

      Shkurt e shqip; Ne AKU duhet nje dore shume e forte sepse USHQIMI na prek te gjitheve pa dallim partie, krahine, apo mencurie…..

      1. morri i kuq says:

        Do vene dore fort ne AKU.
        I kushton me shume shtetit te kuroje shtetasit e semure nga mos-kontrolli i cilesise se ushqimit.

        1. Miruk says:

          O morri i kuq, CFARE EMRI QE PASKE!

          1. Raimond Vlonjati says:

            Mos merni vaj uliri nga Italia se ka cilesi shume te dobet ..Edhe ketu ne USA vaji italian ka cilesi shume te dobet –eshte si i perzjere …

            Ne pergjithesi italianet ne tregeti jane hilqare –jane rembythje fare …shesin mallra te skaduara

            1. beso says:

              e ke shume gabim, biles italianet dine çfare prodhojne.Por kur u jep mundesine ose u kerkon pleh,te sjellin pleh.Normalisht nje liter vaj ulliri extravergine ne Itali shitet ne supermarket rreth 4-5 euro,i nje cilesie me te mire shkon deri 8-10 euro/l.Je ti si importues qe i kerkon kompanise nje çmim te ulet dhe u sugjeron atyre trukun,prandaj mos ia ve fajin italianeve,por kerkoje tek importuesi.Sot ne bote nuk komandon me prodhuesi,por bleresi me shumice,psh Wal Mart ben ligjin dhe vendos ajo se çfare do ti shesesh.Me kete fakt nuk dua te mbroj italianet,se ka edhe fallsifikatore,por ti nuk e ke idene e markes DOP,qe ata nuk duan te bien nen cilesi,sepse merr emer te keq malli dhe nuk shitet kollaj.Sa per dijeni,merr nje vaj grek mesatar dhe nje italian dhe krahasoji,ai greku eshte vite drite prapa,prandaj mos fol kot.

              1. librazhdi says:

                KONFIRMOJ 100 % gjithe sa thua .Carapelli monini sasso bertolli etj etj etj nuk kane te krahasuar me ato qe shiten ne Shqiperi .Veren e shkuar mora me vete Bertolli fragrance bertolli gentile e bertolli robusto ,dhe kusherinjte e mi nga Greqia me thane qe sidomos Robusto(ai me i forti)ishte tamam si vaji qe ata e blinin nga privatet ne Greqi (te pa rafinuar)por nje liter ne supermerkato ne Itali i ketij vaji kushton te 4.3 deri 5 euro (i rafinuar),pra nje vaj me vlera gusto arome e cilesite e nje vaji fshati(me mullinj artizanal)por me nje pasteri superiore.Nuk po flas me per ata qe kushtojne me teper .

              2. Wendy-B says:

                Tesoro, qe ta fusin italianet”kur se ke menjen”,kjo dihet. Po nuk e dija qe paska Wal Mart aty.

                1. beso says:

                  Wendy,nuk te ka thene plaku qe une kam bere shef dhe ne restorante pergjithesisht gatuhet me vaj ulliri,madje gjeresisht edhe ne familjet.Ndoshta konkuron vaji spanjoll,por italianet jane nr.1 ne bote dhe DOP(Denominazione di Origine Protetta)quhen produkte qe te garantojne cilesi ekzemplare dhe kerkohen kontrolle skrupuloze.Une e njoh ne shije,se aroma te genjen,per vete marr edhe ne Shqiperi,se ti mbase e di qe ndonje zone nga Jugu i ka ullinjte famoze.Kur isha i vogel mbaj mend qe hanim ullastra te thata.Mesa di une,ne Itali nuk ka Wal Mart,por padashur zbulova se dal ndonjehere andej nga Usa,me te futme pa mendje,hahahhaa,ishalla me del llotaria…Wendy,kete te futmen pa mendje e ka zanat tere bota,hahahahahahaa,edhe ne shqipot nuk mbetemi prapa.

                2. Alias says:

                  Ore tregtaret italiane jane kampione matrapaze d mashtrues, nuk eshte prodhuar ne shqiperi ai vaj i felliqur por ne itali, prandaj bojkot produkteve ushqimore italiane apo greke, ka shqiperia mjaft produkte ushqimore shume te mira. Mjaft ushqime breshkagjish it…

              3. xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx says:

                Importuesi eshte MINISTRIA E BUJQESISE DHE e ZHVILLIMIT RURAL E UJRAVE.

                Kjo ministri vendos steken nen te cilen nuk mund te hyj asnje ushqim dhe jo vetem vaji i ullirit.

                Ndersa AKU mban pergjegjesi per produktet e vendit!!!

      2. Hillsborough says:

        Blini direkt ushqime nga fshatari o te paedukuar o injorante
        Ska faj aku shteti dhe gjykatat
        Bisnesi I madh ta ka me te fut

        1. Armanda says:

          Konsumoni vetem vaj espaniol se eshte me i mire se i grekut edhe italianit

  2. lakuriq me duar në xhepa says:

    Në fakt, ne kemi 23 vjet që “hamë” poltikë , “patriotizëm” dhe urrejtje…Ç’na duhet vaji dhe ushqimet e tjera…(???!!!) Të rrojë “flamuri” dhe raca jonë “e kulluar ariane”…(???)

    1. Armanda says:

      Ty normal qe ste perlqen “rraca arjane” se ti ne mos gabohem je gabel minoriteti

  3. Zhuka says:

    Perpara fitimeve,kapitalisti eshte i pa shpirt,nuk i intereson jeta njerzore,per ate paraja eshte gjitheçka edhe perendi.Ka kohe qe ne mjergullen e padukeshme te shtetit tone,abuzime me mallra te skaduar dhe jo vetem ushqimore,tregetohen pa gje te keq,sepse deri tani ne vendin tone shteti ka qene “karrem” korrupsioni per vete ata, polotikanet te cilet kthetrat e tyre i kane zhytur ne te gjitha “qoshet” strategjike te ekonomise Shqiptare.
    Zgjohu Shqiotar,se dhe buka qe hame nuk e dime se me ç’mjell behet. Nuk ka se si te spjegohen gjthe ato semundje te keqija qe po bejne kerdine çdo dite.

  4. ajaxs says:

    Ne jemi gadi te hame gjitheçka, vetem partite ti kemi mire dhe te fuqishme.RRofshine partite qe i kemi si drita e syrit

  5. Ceni nga Fushe kruja says:

    O te dhjefsha “racen tone” qe po e shuajme vete me doren tone, me udhqimet qe importojme e lloj-lloj mallrash te tjera.
    Mire te na behet qe nuk ka shtet qe te veje kontroll mbi ushqimet qe vijne nga jashte.
    E c them dhe une keta doganieret tane genjehen me nje shume parash pa e ditur qe dhe ai vete do ta haje ne b*the nga keto ushqime.
    Se ketu do jetoje.
    Haram leket qe marrin nga Tregtaret,per te futur ushqime te pa kontrolluara.
    R*bt te gjithe doganiereve dhe kontrolluesit e ushqimeve ne shqiperi.
    bravo italia per te ruajtur marken Made in italy ben kontrolle te repta.
    hallall guardia di finances italiane.

  6. shqiptar says:

    po pse do vijne nga jashte a nuk behet vaji ne shqiperi.ja kjo do ndodhe po te jesh i pavaruar nga te tjeret qe quhet kolonizim ku ste lene te prodhosh vete po ti biem ne te thone greku edhe italiane kane 23 vjet qe bien vetem mall te skaduar ne shqiperi firmat e tyre kane bere lek te madh
    po nuk u hapen punishte ne vedn dhe ti bejem vete gjerat qe nga vaji etj ska te ardhme ky vend nga hera skllever te fqinjeve do mbetemi dhe metruina do hame

  7. Tosun Baçi says:

    Skane faj ata. Shqipot duan vaj te jashtem se extra vergine te shqipove e hane italianet e greket.
    Vaj superior ulliri kemi e vaj makine na pelqen se keshtu jemi mesuar e na e do trupi

  8. GuitarGuy says:

    Ky eshte vaj super marketi. Ai qe do vaj te mire vete blen nje shishe 1.5L tek “fshatari” i tij dhe e di qe e ke mall vendi.

  9. shqiptar says:

    bojkotoni mallrat grek e italiane shkoni e bleni tek fshtart shqiptare mos ua japni lekun pipinove edhe grekut per vaj makine

  10. futja kot says:

    kush jane firmat qe do e sillnin ne shqiperi . te publikohen

  11. lakuriq me duar në xhepa says:

    Nuk e ka fajin as italiani e as greku. Fajin e kemi vetë, tregëtarët tanë që blejnë “sa më lirë”, pa çarë kokën për cilësinë dhe na shesin “bronxin për ar”…si dhe shteti ynë rrumpallë, që organet e kontrollit i ka për t’u majmur me paratë e tregëtarëve…Por ç’të bëjmë, si gjithmonë “fajin na e kanë të tjerët”…

  12. Vunoi i Himares says:

    Mendoj qe debati eshte pa vlere.Do te ishte mire per te ndihmuar edhe tregetaret vendas gjithashtu edhe konsumatoret te publikohet firma prodhuese dhe ajo importuese.

  13. Tomorri says:

    Po mire more njerez jam kurioz te marr veshe se ky vaj i kapur ne Itali dhe vinte ne shqiperi ,ne adrese se te kujt vinte ,te nje tregtari shqiptar apo Italian?
    Se tregtari eshte shqiptar populli ta kapi dhe ta djegi ne menyre shembullore kudo qe te jete,se te veshe para me jeten e tjeterit eshte makabritet me shume se krim.
    Ai trgtar qe do bente kete lloj tregetie,dhe ka asete te tjera ne shqiperi ti digjen dhe ta nxjerrin çipllak ashtu siç eshte 90% e popullit shqiptar dhe pastaj te shikoje se si behet tregetia sidomos me ushqimin e popullit.

  14. Gezimi says:

    Bojkoti eshte arma me e mire, por derisa ta kuptojne njerezit, le te vazhdojme te lepijme mallin “e sigurte” te importit!

  15. nje shqiptar says:

    Une jam mjek por punoj ne Itali.Po flas per fushen time.Nje nipit tim 7 vjec ne Shqiperi i diagnostikuan nje semundje ne tiroide(ipotiroidizem) dhe duhet te merte hormonin e tiroides me tableta.E gjeten ilacin ne Tirane “made in italia” por ne vend qe ti bente mire i beri me keq femijen.Me pas i dergova qe ketej ilace te te njejtes marke dhe gjerat ndryshuan.
    Ne Shqiperi tregtaret jane bere te pa skrupullt perpara cdo fitimi pa pyetur as per jeten e femijeve.Jo se ketej jane burra me te mire por funksionon shteti, mund t’ja hedhesh nje here a dy por po te kapen do te dale nga hundet.Pershendetje.

  16. eni says:

    O te mjeret ne, flasim e flasim, diskutojme e diskutojme, dhe cfare po nxjerrim ne drite, pervecse semundjet qe hame ne trup, dhe rrime duarlidhur, mire thote njeri aty lart, merrini emrin e personit dhe te behet shembull per te gjithe tregtaret, a deputetet, ministrat,qe e kane porositur kete sasi vaji,po ku kane nge keta, kane pune shume te shkretet, O tregtare hallall kur keni nje popull te raskapitur, qe mezi ngre pantallonat e veta.

  17. Lolita says:

    Tregoni komapnin e Vajit….ketu ne Amerike blejme vaje nga Greku. Vaji italiane eshte shume e marketuar por zakonishte e perdorim per gjelle.
    Se di jam shume e deshperuar kur lexoj lajme te tilla nga vendi im.

    1. librazhdi says:

      Ne nje emision tek Rai flitej per “made in italy” dhe sidomos ushqimet e veshjet e kepucet ishin nga me te fallsifikuarat(te kopjuarat) ne bote.Amerika eshte nje nga tregjet ku shitet me shume “made in italy”duke ndyshuar pak emrin e markes e duke shitur nje prodhim usa per nje italian famoz ,me kujtohet qe djathi i famshem “parmigiano” p.sh. kishte si shqetesim nje prodhim amerikan qe e kishin quajtur “parmizan” dhe shume njerez ne usa e blinin te bindur se ishte djathe italian si ç’po thua ti per vajin “italian”.

  18. mitro says:

    Qeveria jone duhet te publikoje urgjent emrin e firmes importuese dhe mundesisht t’i heqe licensen dhe t’a ndjeke penalisht.Kjo do sherbeje si shembull per bizneset e tjera dhe do stimuloje biznesmenet e ndershem.N.q.s kjo ndodh ne Gjermani kjo firme ka falimentuar direkt pervec ndjekjes penale,por ne vendin tone ketyre bizneseve qe shesin kancerin me leke nepermjet lloj lloj ushqimesh te keqija e te skaduara qeverite tona antipopullore ju dalin ne mbrojtje.Shqiptaret e shohin se kanceri tek ne eshte bere si grip.Pse s’u publikuan ndonjehere emrat e bizneseve te karburanteve qe vidhnin e genjenin shqipetaret?.

  19. zamiri says:

    Bravo GEZIM

    BOJKOTI ESHTE ARMA ME E MIRE

    Jetojme ne MESDHE,kemi ullinj plot,nuk kemi nevoje per vaj te huaj

    SHQIPETARE: Blini ullinj(ne kohen e sezonit), dergojini neper Fabrikat

    e vajit(te cilat jane me shumice),dhe i keni dhene Famljes tuaj,ILACIN

    me te mire per shendetin tuaj.Mos e lini veten Tuaj ne meshire te fatit

    duke u helmuar dalengadale.

    Te pakten per vajin e ullirit qe e kemi ne dore,dhe eshte e lehte per

    tu bere.

    1. X says:

      Para nje muaji bleva ne supermarket nje vaj italian “Olio vergine d’oliva” te markes “Olitalia”Ishte vertete shume i mire…dje ,bleva te njejten….nje tmerr…nje ere e rende si ulliri i kalbur,dhe me la shqetsime ne stomak!!!U betova qe nuk do te hedh ne ere parate (9009 leke te vjetra) dhe nuk do te rrezikoj familjen.Vetem vaj ulliri shqiptar duhet konsumuar,edhe ne se ka pak aciditet eshte gjithsesi prej ulliri dhe jo me perzjerje vajrash te tjere.Keni te drejte….

  20. Kendveshtrim tjeter says:

    “Do ishim kenaqur me sallate jeshile me vaj ulliri”!
    Sallate me vaj makinash!

  21. heretiku says:

    Italianet persa i perket kontrollit te ushqimeve jane “maniake”, ketu mund te hash pa frike me sy mbyllur. Kontrollet jane shume te rrepta, kush kapet qe prodhon apo tregeton artikuj ushqimore jashte standarteve, denohet ne menyre ekzemplare. Por nga ana tjeter, nuk eshte e thene, qe dikush, kur i jepet mundesia per perfituar, nuk abuzon. Kjo me shume me vendet e tjera, sidomos te Lindjes, ku kontrollet jane pothuajse zero. Pra kur gjejne shesh, bejne pershesh. Eshte detyra e shqiptareve te bejne kontrollet si duhet, per te mos demtuar shendetin e tyre dhe te femijeve te tyre.

  22. gimi says:

    ESHTE VAJ SPANJOLL I NQYROS NE ITALI,KUSH NUK KA MEND NE KOK LE TA BLEJ KETE VAJ ME 2EURO LITRI DHE TE LERE ATE TE FSHATAREVE TANE QE E MBEDHIN ME AQ MUND DHE E SHESIN ME 4-5 EURO LITRIN,LLLOGARITE JANE TE THJESHTA PER ATE QE KA TRU NE KOKE..

  23. soni says:

    Blini ushqime vetem tek fshataret dhe do rroni 100 vjet.

    Jetoj 20 vjete ne Londer dhe i kam provuar me radhe vajin e ullirit Italian, Spanjoll, Grek e me radhe the nuk krahasohet me vajin e Ullirit qe e bejne fshataret ne Vlore dhe ne gjithe shqiperine. Ketu vetem po Bleve BIO vaj ulliri qe ka shije te mire.

    Cdo gje Bio ne shqiperi ka shije te vecante. Prandaj mos u merrni me ushqime te Importuara.

  24. lili says:

    Gazetari pa asnje vlere:ne cdo vend tjeter te botes ky lajm do ishe publikuar me detaljet se jush e porositi,jush e ku u prodhu,ku do te shitet!
    Sikur per ditelindjen e metes’askkush nuk pyeti per si e ku i morren gjithe ato pare vetem me nje rroge député ti e minister!edhe ma mire se argjita ne unmik…
    Po sa preken interesat e bosave,shtypi shqiptar hesht e na tregonte nje barcolete per gjiljeten …

    1. x says:

      Ciljeten… o ////!

    2. x says:

      //// thuhet dhe shkruhet detajet,Argita,barcelete…..

  25. Gjuha Shqipe says:

    Po pse budalla ishte Enver Hoxha? a nuk e pate se cberi me bregdetin ku e mbushi plot me ullinj,portokall e limonj? po pse jemi koke cpuar ne populli ku na hodhi trute e gomarit nje cope mender muti,sali Berisha,e i shkaterruam te tera,sna e ka fajin Enveri.Fakti eshte

  26. eno says:

    Mos u shqetesoni, se “Rilindja” nuk lejon keshtu gjerash.Kjo qeveri premtoi mireqenie dhe dalje nga bataku, prandaj dhe italiani i kap keto gjera te jashtelighshme per te mos u turperuar po i kapem kur te vijne ketu tek ne.

  27. Neo says:

    Gaboheni kur thoni se mallrat e Shqiperise jane me te mira se ato te huajve. Ketu po exportohen ato mallra te skaduara te europes , si ashtu dhe ne lindjen e mesme. Ato mallra qe nuk shiten neper markatot e BE-se , qe skadojne , jane pa cilesi dhe te pa konsumueshme sillen ne Shqiperi. PErkundrazi ata i kane ushqimet me te kontrolluara. Edhe ne kemi disa ushqime me cilesi deri diku. Sidomos ne kohen e Enverit. Po te kontrolloni shampot qe lajme kokat , jane te skaduara , shikoni daten. Nje pjese e madhe e artikujve ushqimor falsifikohen.

  28. nejuataato says:

    Me thoni pak ka laboratore per te bere kontroll te gjithckaje qe hyn ketu? Si e ka marre aprovimin ne itali ai miku? Akoma me e rendesishme eshte te kuptohet kush do ta importonte ate mall? Kjo eshte e rendesishme per ta rrasur perjetesisht ne burg per demin qe u ka shkaktuar bashkekombasve te tyre gjithe keto vite rrumpalle,duke importuar madje edhe produkte kancerogjene. Eshte e sigurte qe importuesi e ka ditur dhe ne tregun shqiptar ai duhet te kete dhe produkte te tjera te cilat i duhen nenshtruar nje kontrolli te imtesishem. Me pas dihet cfare i duhet bere. Qe kur te mendoje dikush tjeter te beje te njejten gje ti dridhen buzet.
    POR KJO KERKON NJE DORE TE FORTE JO ATA LEGENET E AKU QE E SHESIN VETEN PER 5 MIJE LEKE TE VJETRA.

  29. Ej says:

    Po a dini gjo qe ka nji institucion te tere qe merret me kontrollin e ushqimit e
    qe ca bo s’e dime, kontrollon apo ‘kontrakton’ me shkelesit?!
    Store qe e ka kap Italia!!!
    Boj hesap o minister i Bujqesise ku ina!!!

    Ministri Bujq. Ka shkence per t’bo, ene drejtori asaj te kontrollit te Ushqimit, kane Integrimin …Rilindjen…
    Kan per t’kontrollu veren franceze ke dasma babaLikes etj etj
    Na rrnofshin udheheqesit e partive, ne deeeleve!

    Eeeeene mo keq se ky voji makinave…e kina hak!

  30. Zhuka says:

    “Ku ka ze s’eshte pa gje”- Thote populli. Disa vite me pare nje miku ime, me pati thene se mbetjet e vajrave te industrise ushqimore Italiane, te cilat futen si rifiute speciale, tregetar shqiptar i marin jo vetem pa leke por edhe paguhen mire per terheqjen e tyre, i filtrojne e perpunojne dhe i amballazhojne e i tregetojne ne Shqiperi. Rasti i zbuluar nga guardia di financa me bene te besoje se ky akte i t’merrshem kriminal ne vendin tim eshte nje fakt i kryer.
    Personi apo kompania qe ka organizuar kete lloji masakre,urgjentishte te dali perpara organeve te drejtesise, (ne se pretendohet se ka) dhe popullit ti sqarohet e t’i behet e ditur me emra e mbiemra se cilet jane keta kriminela maskarenje, qe guxojne per fitimet e tyre te helmojne nje popull te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje