Kryeministri Edi Rama e cilësoi marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar si garante për rritjen ekonomike në vend dhe u shpreh se ndjehej krenar për realizimin e saj. Gjatë debatit parlamentar në lidhje me marrëveshjen e huasë së 331 milionë eurove, Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës në lidhje me atë që konsiderohen si kushte që i janë vendosur Qeverisë shqiptare, duke shtuar se nuk ka asnjë masë shtrënguese në të.
“Për marrëveshjen kemi marrë jo vetëm mbështetjen e plotë të Bordit, por edhe përgëzimet e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtare. Marrëveshje e fshehtë?! Ky është term shumë interesant kur bëhet fjalë për një institucion kaq prestigjoz dhe sesi mund të beje FMN-ja të tilla, këtë mund ta thonë vetëm ata që bënë marrëveshje me Suden apo Vehbiun!”, theksoi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend.
Në vijim ai shtoi se nuk do të ketë taksa të reja dhe as rritje taksash. Sipas tij, marrëveshja jo vetëm që nuk ka qënë e fshehtë, por edhe gjithfarë ndodhish kastrofike si rritje taksash e ulje pensionesh, është pjellë e një fantazie që lidhet me pamundësinë e kuptimit të votës së 23 Qershorit, e pamundësisë për të parë veten.
“Ne mund të ishim gjendur në atë situatë të uljes së pagave dhe pensioneve nëse nuk do ishim angazhuar në reforma të mëdha dhe nuk do kishim negociuar me FMN-në! “, theksoi Rama.
Sipas tij, deri më tani kemi paguar 120 milionë dollarë borxhe të fshehura dhe të prapambetura, që e kishin marrë Shqipërinë peng dhe po shndrroheshin në një lak për ekonominë dhe shqiptarët.
“Ka një propagandë shumë të mëdha që do ketë rritje shumë të madhe të faturës së energjisë. Ne këtu do jemi dhe do diskutojmë vjeshtën e ardhshme dhe le t’i ballafaqojmë faturat e energjisë. Ndryshimi i atyre që ishin dje me ne është se ne mbajmë përgjegjësi për ato që themi e nëse në ndonjë rast s’do jemi aty ku duhet, s’do ta kemi të vështirë ta pranojmë”, theksoi Rama. Kreu i Qeverisë shprehu vendosmërinë edhe për realizimin e reformës së pensioneve.
“Është një reform e munguar prej mbi 20 vitesh. Ne nuk mund të bëjmë sikur mund të presë dhe t’ia lëmë pastaj në kurriz, të ardhmes. Do ta bëjmë reformën, por jo ashtu siç kujtoni dhe propagandoni ju e fatkeqësisht, edhe ashtu si mendoni ju, sepse e vetmja gjë që mendoni ju është se për reformë do të duhet të rrisësh moshën. Kjo nuk do të ndodhë. Edhe në pensionet, ne do të zbatojmë progresivitetin dhe ata që janë në pension nuk do ndiejnë asnjë lloj peshe, sepse atë do ta mbajnë ata që punojnë dhe duhet të përgatiten të dalin më vonë në pension”, theksoi Rama.
edhe smuaj dotallesg meketa njemiljon qyrravec qe tedhan voten o edvin nje dit dote dalin rrenat se pervec ambicjes kryeminister asgje tjeter nuke mundesh te rregullosh seps jeni tekapur nga mafja dhe juka vu kufirin tek thana
Hajduti therret kapeni hajdutin. Tycat e Sales jane aq debila sa kane filluar ti besojne genjeshtrave to tyre.
Saluci kur ishte ne fuqi qe sic dihet eshte I pamershirshem me oponentet ngriti gjithato komisione per te verifikuar “korrupsionin” e Edit dhe nuk gjeti asnje gje. Ai kishte policine dhe gjithe drejtesine nen kontroll. A e di pse nuk gjeti o tutkun I Sales? Nuk gjeti sepse nuk kishte. Sikur ti kishte gjetur edhe gjene me te vogel do ta kishte varur Edin per llape ne mes te Tiranes. Mbasi nuk gjeti gje Sali rrugaci filloj te pergjonte ke bryme e deres se Edit per ta sulmuar me vone nga familja.
Ky eshte komunisti rrugac Sali tyc Berisha
Borxhi nuk jepet asnjehere pa “hipoteke”. Meqense Edi thote e ka marre borxhin pa kushte, atehere nje gje eshte e sigurte: ai vete ka ne dore vetem çelesat e kashtes! Nga momenti qe FMN-ja te jep nje borxh te tille vendin nuk e drejtojne me vendasit por behet si i do qefi burokrateve te FMN-se. Shikoni se çfare ndodh me te gjitha vendet ne zhvillim qe kane marre kredit nga FMN-ja! Mjere ky popull i shkrete per drejtuesit e pa-afte dhe genjeshtar qe ka patur dhe vazhdon te kete.
tani nuk po e marrim vesht, borgin e more se te la arken
bosh saliu apo e more per rritje ekonomike, se kendej
nga lagja ime erjoni i veliajve na e ka heq asistencen
sociale dhe i ka rrit rrogen deputeteve.
Vazhdo punen Edo…leni keta te PeDe me gri sallate
Si nuk ka masa shtrenguse? Pse ngrirja e shpallur rrogave dhe pensioneve per 3 vjet, nuk na qenka mase shtrenguse???
FMN vetem per kerkesen per vendosje masash shtrenguse kurj jep borxhe njihet
Dmth edi rritje te energjise do te kete e , po sa e madhe do te jete do ta shohim ne vjeshte e , kete po thua zotrote per ne qytetaret .
I shtyre nga fjalimi i zotit k/m ku pretendoi se jane duke u permbushur premtimet e bera gjate fushates elektorale, do te doja te dija se:
1.) – Ne c’program politik perfshihej reforma e rritjes se moshes se pensionit, dhe pervec kesaj ne c’fushate elektorale para zgjedhore, apo ne c’prenoncim mediatik ju be e ditur qytetareve ideja per zbatimin e kesaj reforme?
2.) – Kur dhe ku ju be e ditur votuesve te 23 qershorit, se ju “rilindasit” sa te vini ne pushtet gjeja e pare qe do te beni do te jete rritja e moshes se pensionit dhe rritja e kontributit te moshes se re per financimin e saj?
3.) – Ku dhe kur u permend gjate fushates ideja e angazhimit te menjehershem te “partnereve” nderkombetare per administrimin e te ardhurave prej doganave?
4.) – Ku dhe kur ju be e ditur qytetareve se do te rritet me ardhjen ne pushtet me 10 leke pro liter cmimi i karburantit?
5.) – Ne c’program politik perfshihej rritja e cmimit te artikujve te konsumit, te energjise dhe te ujit te pijshem?
6.) – Ne c’program dhe ne c’fushate ju be e ditur qytetarit se me borxhet e FMN-se “kaq prestigjoze” dhe me perfitimet nga rritja e taksave doganore te biznesit do te “shlyeshin borxhet” e biznesit?
Dua t’i bej te ditur k/m se premtimi kryesor qe beri te mundur ardhjen e skuadres se tij ne pushtet nuk ishin manira te tilla per te holluar xhepat e qytetareve dhe tregetareve taksapagues, por vecanerisht kembengulja juaj personale per te cuar para drejtesise pergjejgjesit kryesore per krimet e Gerdecit, 21 janarit, etj.
Deri me sot lufta kunder krimit dhe korrupsionit eshte ZERO dhe kete nuk ka bithe t’a mohoje askush.
Të lumte Edi Rama ! Na jena me Ty! Keshtu ndertohet Shqipnia !