Jo më ndihmë ekonomike, por "Shqipëria solidare"/ Veliaj: Regjistër elektronik për të shmangur abuzimet

13 Maj 2014, 12:38Ekonomia TEMA

Në kuadër të Javës së Inovacionit, e cila organizohet për herë të parë në Shqipëri nga  Ministria  për Inovacionin dhe Administratën Publike, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, prezantoi në Fushë-Krujë sistemin e modernizimit të Ndihmës Ekonomike, i cili prej disa muajsh po pilotohet në tre qarqet më të mëdha në vend, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Projekti i mbështetur nga Banka Botërore ka të bëjë me ngritjen e Regjistrit Elektronik të përfituesve të Ndihmës Ekonomike dhe ndihmon në uljen e abuzimeve dhe rritjen e transparencës me këtë skemë. Ministri Veliaj nënvizoi se nga sot e tutje skema nuk do të quhet më ‘Ndihma Ekonomike’, por ‘Shqipëria Solidare’.

“Paratë që jepen për ndihmë ekonomike vijnë nga ata qytetarë të ndershëm që paguajnë taksat, të cilat hiqen mënjanë për t’ua shpërndarë qytetarëve më të varfër të shoqërisë. Kjo është arsyeja pse skemën e kemi quajtur ‘Shqipëria Solidare’, sepse në thelb ky është solidaritet mes qytetarëve”, deklaroi  Veliaj.

Duke u fokusuar tek projekti i modernizimit të skemës, ministri Veliaj tha se sistemi kompjuterizon procesin dhe në fund, vendimin nëse një person duhet të përfitojë ose jo ndihmë ekonomike e merr kompjuteri me anë të një formule të ndërshme që verifikon të gjithë informacionin.

“Ne shpenzojmë 40 milion dollarë në vit në skemën e ndihmës ekonomike. Shtoi kësaj edhe 170 milion dollarë për aftësinë e kufizuar, plus 18 milion dollarë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve dhe 420 milion dollarë si subvencion të skemës defiçitare të pensioneve, ne jemi kombi më solidar në të gjithë Europën Juglindore”, u shpreh  Veliaj.

Ai përmendi edhe disa nga risitë që skema “Shqipëria Solidare” do të sjellë me zbatimin e saj në terren, duke filluar nga lidhja me zyrat e punësimit. Veliaj tha se kompanitë që punësojnë njerëz që marrin ndihmë ekonomike përfitojnë 4 rroga dhe 12 muaj sigurime shoqërore falas nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.

“Në çastin kur zyra e punës heq dikë nga skema e ndihmës ekonomike duke e punësuar, ne do të sigurohemi që paratë e kursyera t’i kalojnë dikujt tjetër në nevojë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, ministri vuri në dukje që një qytetar të përfitojë ndohmë ekonomike duhte së pari të vaksiojë fëmijët e tij dhe t’i arsimojë ata.

“Duke vaksinuar fëmijët dhe duke i dërguar në shkollë sigurohemi që kjo familje nuk trajtohet me ndihmë ekonomike breza pas brezi”, tha Veliaj.

Në fazën e tij të parë, projekti pilot për modernizimin e ndihmës ekonomike do të zbatohet në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Më pas, në një fazë të dytë, do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe duke vijuar në të njëjtën linjë, do të shërbejë për ngritjen e moduleve shtesë si Ngritjen e Regjistrit Elektronik Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar.Risitë e këtij sistemi elektronik kombëtar të dhënash janë: përfshirje sociale më e gjerë e kategorive në nevojë; rritje të transparencës; rritje të cilësisë së shërbimit të ofruar për ndihmën ekonomike; shmangie të rasteve të abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike dhe sistem pikëzimi për vlerësimin e ndihmës ekonomike.

6 komente në “Jo më ndihmë ekonomike, por “Shqipëria solidare”/ Veliaj: Regjistër elektronik për të shmangur abuzimet”

  1. klaus says:

    Bravo Erjon pune e shkelqyer !

    1. biordi says:

      Veliaj minister i risive te reja moderne, bravo

    2. marina says:

      Skema e prezantuar nga ministri Veliaj perben nje risi per sistemin ne vend e cila do te ule shanset per abuzime dhe per shperndarje te pabarabarte te ndihmes e konomike. Kjo skeme shume e domosdoshme per tu aplikuar ne vend.

      1. liri says:

        Fanatastike mjafte me abuzimeve te shfenuara.

  2. AJAX says:

    Berisha: Vendi në dorë të bandave
    http://dielli.al/lajme.php?id=57966&k=71 po flet live

  3. tourkofagos says:

    shume te vonuar,jemi ne 2014 dhe akoma cdo gje fillon nga zero…..!
    duket se qeveria e PD ka funxionuar si xhami,miell vetem per muslimon brodhers…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje