Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nisi në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve fushatën e ndërgjegjësimit për fëmijët në situatë rruge.
Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, vuri në dukje se problemi i fëmijëve në situatë rruge nuk është vetëm i institucioneve, por i të gjithë shoqërisë shqiptare, prandaj është i nevojshëm ndërgjegjësimi i saj që të mos e ushqejë fenomenin.
Duke biseduar me 200 vullnetarë të rinj, të cilët nga sot bashkë me Agjencinë Kombëtare të Fëmijëve në MMSR dhe Shërbimin Social Shtetëror, do të angazhohen në ndërgjegjësimin e publikut, z. Veliaj tha se ka shumë mënyra të tjera për të ndihmuar një fëmijë në situatë rruge.
“Kur një biznes bën një shërbim keq, e vetmja mënyrë për ta falimentuar është duke mos i bërë më xhiro. Edhe biznesi i lypjes në rrugë funksionon në të njëjtën mënyrë”, nënvizoi Veliaj.
Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’i larguar këta fëmijë nga rruga është duke mos e ushqyer këtë fenomen.
“Shumë njerëz nisen nga dëshira për t’i ndihmuar këta fëmijë dhe u japin para, pa e ditur se sa më shumë para t’u japin, aq më shumë shfrytëzohen ata sepse tutorët i trajtojnë si të ishin bankomat”, tha Veliaj.
Ai shtoi se aktualisht janë rreth 2 mijë fëmijë në situatë rruge, të cilët në Tiranë gjenerojnë rreth 100 mijë lekë në ditë, me një xhiro mujore deri në 3 milion lekë për tutorët e tyre.
“Ky është një biznes i mirëfilltë, me kosto të lartë: shkatërrimin e jetës së një fëmije. Ndaj kemi nevojë të ndërgjegjësojmë opinionin publik se ka mënyra të tjera për t’i ndihmuar këta fëmijë duke dhuruar veshje, ushqime, libra e lodra pranë shërbimit social, në njësinë e mbrojtës në bashki apo duke ndihmuar OJF-të në punën e tyre”, vijoi Veliaj.
Por, nga ana tjetër, po punohet me policinë dhe prokurorinë për të ndjekur rastet e tutorëve të fëmijëve sepse është një veprimtari kriminale dhe duhet trajtuar nga instancat që merren me veprimtari të tilla.
Nga ana tjetër, Veliaj kujtoi se duke filluar nga ky muaj, për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike janë përfshirë edhe familjet rome dhe egjiptiane, duke qenë se marrjen e NE nuk lidhet më me banesën, por me familjen, personin që aplikon (gruaja e shtëpisë) dhe me nevojat që ka ajo familje.
Po ashtu, ndryshimet në skemën “Shqipëria Solidare” i japin një bonus shtesë atyre familjeve që i shpien fëmijët e tyre në shkollë, si dhe kur i vaksinojnë.
te lumte erion.. ata femije masakrohen nga prindit e tipat qe i shfrytezojne
Me pelqen qe shteti eshte ne sherbim te cdo shtrese te popullsise.
erioni punetor i pashoq
Me pelqen pa mase kujdesi dhe solidariteti qe MMSR po tregon.. ?
Jam i djathte mirpo ky eshte ministri me aktiv i kesaj qeverie.
Shkurt po bën pune!Bravo.