“Aleanca kundër drogës”, koalicioni më i madh në histori lidhur me mbjelljen, kultivimin dhe shitjen e drogës, proteston ashpër lidhur me ndërhyrjen brutale të forcave të policisë në plantacionet eksperimentale të saj në Lazarat. Aleanca është e shqetësuar në radhë të parë nga frikësimi i të punësuarve në Lazarat dhe kontrolli i banesave të tyre.
Sipas të dhënave tona, janë kontrolluar në mënyrë barbare 50 shtëpi dhe aty nuk ka pasur asnjë banor. Të gjithë kanë ikur nga frika, dhe pastaj policia ka futur në shtëpi drogë, armë dhe mjete të tjera ilegale për t’i inkriminuar. Që nga shpërngulja e Çamërisë, ky është pastrimi etnik më i madh që një polici bën ndaj popullsisë shqiptare në jug të vendit.
Burra, gra dhe fëmijë, të ngarkuar në mjete rrethanore, fuoristrada, Benz-a, Bentley, Q7 dhe mjete të tjera rastësore, përfshi dhe Ferrari, janë larguar nga lagjia juglindore e fshatit për në brendësi të fshatit.
Kjo është një masakër e vërtetë, një spastrim etnik, i cili i ka hapur rrugën popullimit të kësaj ane me banorë grekofone të Dervicianit.
“Aleanca kundër drogës” proteston ashpër po ashtu ndaj detyrimit të të punësuarve për të djegur hashashin që kanë arritur të kultivojnë me djersë. Lazarati është i mbushur me vatra zjarri dhe tymi i hashashit ndjehet deri në Gjirokastër. Policia kërkon të vërë në gjumë popullin duke djegur hashash me qëllim që ta ketë më të lehtë ndërhyrjen.
Në këto kushte, Aleanca proteston ashpër ndaj pabesisë me të cilën policia po vepron dhe i bën thirrje popullit të Lazaratit të lërë shtëpitë dhe të dalë në mal me qëllim që të shmangë tymin e hashashit, i cili mund ta vërë në gjumë dhe ta inkriminojë.
Pasi të mbarojë djegia e hashashit, populli duhet t’i dalë zot vetes dhe vendit të tij. Ata duhet të hedhin poshtë provat e siguruara pa qenë ata në banesë dhe të shporrin pushtuesit nga fshati i tyre.
“Aleanca kundër drogës” vëren me shqetësim se ndërhyrja e policisë në Lazarat po bëhet për të grabitur prodhimin vjetor të hashashit, duke demonstruar kështu anën e tyre të errët, atë të hajdutëve të ardhur në pushtet. Këta njerëz nuk ndalen para asgjëje, por dhe hashashin duan ta sigurojnë pa derdhur djersë. Populli e ka mbjellur, rritur, ujitur, krasitur, spërkatur dhe korrur, kurse këta shkojnë e marrin direkt e gati në stalla.
Ky ves hajdutësh, i cili duhet ndëshkuar thellë, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie.
“Aleanca kundër drogës” u bën thirrje gjithë banorëve të Lazaratit dhe mbështetësve të tyre nga gjithë Shqipëria të mos dekurajohen nga ky operacion rrugaçësh, i cili bëhet vetëm e vetëm për të zaptuar tregun e tyre të punës.
“Aleanca kundër drogës” do të jetë gjithnjë pranë tyre, e gatshme për të ngritur zërin dhe për të mbrojtur interesat e tyre përballë mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, që e ka Lazaratin halë në sy.
Kryetari
Lulzim Basha
Sekretar
Altin Gonxhja
EKSOD MASIV TE SHKRETET, ME BENC, BENTLY, Q7, TUAREG, HONDA, FERARRI, DHE MJETE RRETHANORE SI HYNDAI, MITSUBISHI, NISSAN, JEEP, LINCOLN NAVIGATOR ETJ.
Aleanca e pordheve qenka shqetesuar se u pre rresku i tyre. Puna e madhe, le te futen ne greve urie sic kane zakonin dhjeramanet. Shteti do pastruar dhe kondrabandistet duhen vene perballe ligjit edhe pse aleancat e legeneve s’qenkan dakort
Ha ha ha,sa i madh ky Merua
te dy me qelbaniket e keti vendi te dy b.l.p.
Ahaahaaahaaaaa. Mero artikull si ky nuk ke qendisur kurre. Je I madh.
Kjo aleanca kundra droges…eshte per te rritur pak humorin tek antena,por dhe shume bukur mund te bente
nji portokalli te mbrekullueshme! Jane bere gaz i botes ,dhe thuaju qe jane parti opozitare,vetem nji bande
cetnike jane dhe asgje tjeter…
E bukur..
LULI po brohoret fitoren?! Ka lojtur nga mente!?
……mos vdeksh kurre o mero…….
O Lulzim Basha, a je duke ditë çka po flet? Në vend që ti pershendet pjestarët e pocisë së shtetit, tu japish përkrahje, ti me Salën folni budallaqe. A po mendoni se dikush po je beson gnjeshtarave të juaja? Sot është ditë feste jo vetëm për shtetasit e Shqipërisë po ku do që shqiptarët gjindën në këtë moment. Këta policë sot i zbardhën fëtyrën shtetit dhe kombit.
Ju demokratët e Salës me këto deklarata vetëm po e vertetoni që Lazaratin e keni krijue dhe kultivue ju vetë.
Mero, na e more ne qafe Hysèn.
po si kane goje e flasin: http://goo.gl/deu17o
Aleanca pro Droges, duhet nxjerr jasht Ligjit.
O Mero djali, ne qofshin te gjithe rubrikat e tua dhe nuk te ndihmon Cakuli, aferim te qofte dhe dita njemije tu befte, por kur te mbarosh me Lazaratin hidhu njehere andej nga DREJTESIA, se me zuri goja lesh me zuri.
O LULO je ne rregull,apo je nen efektin e droges made in LAZARAT.
Aleanca pro droges mori goditje te rende me shpartallimin e
bastionit te P.d (Lazaratin e BERISHES),keshtu o lulash mos
bej me deklarata prej IDIOTI!!!!!!!!!!
policia e shtetit te beje detyren deri ne fund, kur te ngrihet ne Lazarat nje seksion policie i perhershem, por qeverria duhet te mos harroje se Lazarati eshte pasoja, shkaku eshte sali berisha me ministrat e tij te brendshem.Drejtesia duhet te shtroje pyetjan: Sa perqind mirrnin pushtetaret nga kater a pese miliardet Euro qe fitonte Lazarati ne vit????