Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet aksionin e forcave të Policisë së Shtetit për të imponuar zbatimin e ligjit në disa zona të mbjelljes së bimëve narkotike si dhe trafikimit të tyre. Aksioni aktualisht është përqendruar në Komunën Lazarat, ku prej kohësh është folur se është një ndër qendrat kryesore të kultivimit e tregtimit të këtyre bimëve.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit përmes një njoftimi zyrtar i bën thirrje organeve të Policisë së Shtetit të zbatojnë me rigorozitet dhe me korrektësi ligjin, duke shkatërruar çdo rrënjë të kësaj bime të kundraligjshme dhe duke vënë para përgjegjësisë penale personat përgjegjës, por në të njëjtën kohë të bëjë kujdesin maksimal për respektimin e të drejtave të ligjshme të banorëve të këtij fshati e më gjerë.
“Duhen marrë të gjitha masat me qëllim që të mos dëmtohet asnjë person i pafajshëm, qoftë fizikisht ashtu dhe në të drejtat e interesat e tyre të ligjshme. Dënojmë aktin banditesk të disa personave, banorë të zonës, që ushtruan presion dhe terror ndaj gazetarit të një media private, si dhe ndaj pasurisë e televizionit në fjalë, duke djegur makinën dhe aparaturat profesionale të regjistrimit e transmetimit të informacionit. Media e goditur, nga veprimi banditesk i disa personave, ishte në krye të detyrës së vet fisnike, për të parë gjendjen në vend dhe për të realizuar informimin e publikut, prandaj keqbërësit duhet të vihen menjëherë përpara përgjegjësisë për veprimet që kanë kryer. Parandalimi dhe goditja e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike është detyrë e strukturave të shtetit, por dhe interes parësor i shoqërisë. Prandaj, shkruhet në deklaratën e KShH duke mbështetur dhe inkurajuar forcat e Policisë së Shtetit për këtë aksion që po ndërmarrin, nxitim organet e ndjekjes penale dhe organet e gjyqësorit, që në mënyrë të pavarur dhe objektive, të hetojnë dhe gjykojnë me shpejtësi veprat të tilla me rrezikshmëri të theksuar shoqërore”, thuhet në deklaratën e KShH.
Policia duhet ti shkoje deri ne fund te ketij aksioni kunder bandes mafioze dhe kriminale te Lazaratit. Shpite prej nga te silat qellohet mbi policine duhen rrafshuar dhe pronat e atyre qe bashkpunojne me banditet si edhe tokat qe i kane perdorur per kultivimine e kanabisit duhen konfiskuar. Per mua ky fshat duhet shperbere dhe banoret duhen shperndare ne gjithe vendin duke i mbajtur ne mbikqyrje. Duhet qe me ligj banoret qe lejojne kultivimin e kanabisit te humbin pronesine mbi token. Policia ka mbeshtetjen e gjithe popullit dhe duhet te vazhdoje me vendosmeri derisa banditet te dorezohen ose te ekzekutohen.
Si plantacionet e tekiles apo te kafe si neper telenoveka me palomen e me shoqe qeka bere ktu. turp i madh per shqiperine e shqipetaret.