Dialogu i fundit i Doktorit me Gaten

20 Qershor 2014, 20:53Antena TEMA

Pas dorëzimit në polici, Gates i është sekuestruar telefoni dhe i janë zbardhur bisedat e fundit para se të dorëzohej. Më interesante ka qenë biseda me Doktorin.

Doktori: Gate, ku ndodhesh tani?

Gatja: Tek stani Doktor, ja po djegim ca gjëra që kanë mbetur.

Doktori: Ka shumë rëndësi të qëndroni. Kjo është një betejë historike. Ju do hyni në histori. Partia Demokratike nuk do ta harrojë kurrë qëndresën tuaj historike…

Gatja: Po qëndrojmë Doktor, por na kënë lënë në baltë djemtë. Ja kanë mbathur nga Sopoti.

Doktori: Do denoncoj Edi Ramën që u ka hapur shtegun. Sidoqoftë rezistoni aq sa jeni. Dy- tri ditë është puna se thyhen këta.

Gatja: Nuk kam municion shumë Doktor. Na zunë papritur dhe i kam lënë në Kordhocë arkat me fishekë.

Doktori: Merrni gra dhe fëmijë rrotull të mos qëllojnë dot. Do denoncoj që policët kanë përdhunuar një grua…

Gatja: Kë grua Doktor?

Doktori: Është njëra, më ka dërguar sms, doli dhe në televizor.

Gatja: Po ja a i vrarë kush e përdhunon atë, ajo është si burrë. Po shiko, mos na dërgoni përforcime. Ndryshe nuk rezistojmë dot.

Doktori: Partia Demokratike ju çmon shumë dhe do të jetë mirënjohëse gjithë jetën veprës tuaj. Emrat tuaj nuk do harrohen kurrë.

Gatja: Doktor, e di ti si e kam pasë emrin unë që më thërrasin Gate?

Doktori: Më kanë thënë e ke nofkën Lugat dhe të thërrasin Gate.

Gatja: Jo, jo Doktor, e kam pasë Beligrad dhe më thërrisnin Gate. Tre emra kam ndërruar e prapë Gate më thërrasin. Kështu që unë e kam lënë emrin tim.

Doktori: Emrat tuaj do shkruhen në altarin e pavdekësisë…

Gatja: Doktor, e di ti pse kam vajtë në burg 22 vjet unë, të kujtohet?

Doktori: Nuk më kujtohet tamam.

Gatja: Ta them unë Doktor. Vdiq Azemi, na the t’i bëjmë një lapidar tek rruga. Ja bëmë. Kaluan ca tepelenas dhe e hodhën në erë. Më more ti dhe the vendos nderin në vend. Dola unë me kallash, u rashë atyre dhe shkova në burg 22 vjet. Ti as ma mban mend nderin. Tani do të ma fusësh prapë.

Doktori: Më vjen keq. Ju jeni heronjtë e PD-së. Këta janë djemtë e etërve të tyre…

Gatja: Po të jetë kështu, duhet të dorëzohemi Doktor se me baballarët e këtyre nuk bëhej shaka, të vrisnin. Pse s’thua ti të lajmëroj policinë.

Doktori: Po e bëre këtë, do jesh tradhtar i PD!

Gatja: Po pse, keq u ka dalë tradhtarëve të PD? Tradhtar qe dhe Ruli dhe e bëmë milioner. Trdhtar qe dhe Imami, e bëmë ministër. Më mirë tradhtar se në lapidar Doktor.

24 komente në “Dialogu i fundit i Doktorit me Gaten”

  1. sal kapone says:

    Oh ç,ma lane Zenin pa biznes kta te Edvin Rames ah Zeni babs Zeni :'(

  2. feniks says:

    Ne se eshte e vertete kjo bisede,atehere del hapur FYTYRA KRIMINALE DHE E TRADHETARE e Sali Qen Berishes!!!
    Cfar do me prokuroria per ta marre ne pyetje e ta prangose Sali Berishen,pa folur per dhjetra krime te tjera me flagrante se kjo???
    NE BURG QENI I ZGJEBOSUR!!!

  3. Rebeli says:

    Haaaaaaaaa!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Cibuku says:

    Varu hebet plehrave qe e kthyen gjithe vendin ne pleh.

  5. Koli says:

    Gate silli pak vaj marjuane doktorrit se do i duhet te skuqi vez ne burg. I kom thon sa e sa her doktorrit qe vezet shijojn me shum te skuqura ne gjalp, por doktorri eshte i mendimit se vezet me gjalp i perkisnin kohes se komunizmit:)) gate trego emra flori dhe beja me te leht vetes:)

  6. Petrit T. says:

    Mjaft më me ekzaltime! Arritja ishte dhe eshte e madhe. Madje do te jete per nje kohe te gjate pike reference.
    Tani mendjet e kthjellta duhet te hetojne menyren se si eshte ngritur (me “bekimin” e Saliut)karteli, si funksionuar, si u krijua legjenda e pathyeshmerise se Lazaratit, bashkepunimi me politiken (si ky shkrim i Meros, me nje humor te kendshem e te fresket, i pakonsumuar)e strukturat e tjera shteterore, policine, me tregjet e brendshme dhe te huaja, ku e si jane investuar miliona e miliona eurot etj, etj. Mos harrojme se variante te Lazaratit, te shpallur e te pashpallur (qe s’e kane dashur e s’e duan “lavdine” lazaratase) ka edhe gjetke.

  7. NIAZI says:

    HA HA HAAAAAAA E MADHE KJO E GATES JA PASKA FUTUR DOKTORRIT…

  8. dor says:

    Nese kjo eshte e vertete atehere keto shkresa, keto biseda t’ja çojne prokurorise dhe te filloj hetimi…..biles te kerkojne tabulatet e telefonave dhe nese kane ndonje regjistrim atehere ta bejne publike dhe ta fusin brenda zagarin e qelbur

  9. keshilltaret e hekalit says:

    bijte e eterve ballistet e lazaratit malin moren prape si ne 1944 kur trimat me yll ne balle u treguan çfare u ndodh tradhetareve ,, kane ngelur identik si eterit e tyre , frikacake dhe nje gje dine ta bejne me mire se te gjithe TE DOREZOJNE ARMET DHE BURRERRINE njerez pa ideal pa trimeri ,, nuk kane asnje lidhje me ata me yll ne balle dhe ne zemer qe jepnin dhe japin jeten par vatanin dhe nuk dorezohen ,,, pisa maluketer zhurmusat e ballit dhe sali renengatit,, ..
    VFLP

  10. arta says:

    Hahahaha….të lumtë pena këto janë shaka që kanë shumë të vërtetë brënda, rrofshi që na bëni për të qeshur se edhe për këtë kemi nevojë. Faleminderit Tema. Një elozh edhe për komentuesit, jeni të paparë…sidomos ti PM ke thënë të vërtetën. Do ngjallej nga varri Shefqet Musaraj dhe një epope tjetër për Ballin do bënte. Respekt.

  11. Lugati says:

    Me kane thene nofken e ke Lugat po te therrasin Gate.

    Shume e forte kjo ?
    Nje nga antenat me te papara kjo….

  12. ina says:

    Vate Gatja,vate dhe Sala te enjten per lesh!

  13. kurba Argit says:

    Shumë e fortë antena sot !

  14. Milto says:

    Nëse ky dialog është i vërtetë dhe jo humor, do të thotë se shumica ka pasur të drejtë që nuk e ka dashur atë dhe që ka kërkuar e kërkon të dënohet në mënyrë shembullore. Nuk e di nëse sistemi i drejtësisë do të ketë ndonjë të pavarur, të denjë për t’i bërë gjyqin siç e meriton. Nëse është shaka, mos u tallni me popullin.

  15. Landi says:

    Sa qesha aman ,sa keq eshte katandis shqiperiA. U futen ne lazarat se donte statusin shqipria,po pse mos te ish puna e statusit nuk do futej njeri atje do vazhdonte bisnesi.Hajde politikane hajde,tallin bythen keta.Gatja me shoke ha burgun saliu me shoke tall bythen me parate e lazaratesve

  16. turi says:

    A gate mavria kish gjithe ate ashash dhe ja zune,po pse se dhe me lire ti o gate,ta mblidhte Drin Aliko te gjithe,dhe le ti ngecte ati.Po ishe xheloz ti gzte ze Drini ka bere me shume lek nga ju lopcaret.Epo tani o Gate pa te mare dhe mustaqet ste len kata gjykatesit e Saliut tend

  17. joticoles says:

    Jo vëllezër jo.Nuk janë komunistë këta që hynë në Lazarat!
    Këta donin një krieministër Si Mehmet Shehu që mos të bënte 6 arrestime po 6 pushkatime pa gjiq dhe që atje ku qëllohej me snajper të dërgonte tankun për të rrafshuar shtëpinë.
    Armiq të brendshëm demek.
    Po Gate lopçari do ta heqë veten si i burgosur politik që na rruajttë trapin!

  18. fllad says:

    Mero mo qerata, si e the ti qe tradhetaret behen milionere? Ashtu eshte.

    Gate a i vrare! A e more vesh se saliu ju donte deshmore si Azemi? Keni bere ç’keni bere, hallall, nga halli e keshet. Tani thuaj ndonje gje per saline e UDB, se te zbriten mekatet, dhe shkon me shpejt tek Vandami dhe nenua.

  19. dylber says:

    Pamvarsisht nga humori i holle i Meros, Lazarati është pasojë shkaku është Berisha me gjithë përkrahesit e tij si Noka, Halimi,Nishani etj.Hetuesia duhet te jetë drastike. Në Ujku nuk i nxier nga pas ato qe ka ngrene duhet ti nxjerrë nga goja….

  20. sopiqoti says:

    Me te lumte ajo mendje qe e formuloi dhe ajo dore qe e shkroi kete dialog.

  21. krasniqja e gashi says:

    ngjan tamam sikur te ishte e vertete

  22. Marta gorica says:

    Me duket e habiteshme qe gjith fshati i rrethuar dhe grupi i zjarrit ja mbathi,kjo na e ve ne pikpytje entuziasmi

  23. xh says:

    Humor brilant,por dhe nje e vertete e madhe se si eshte perdhunuar ky vend per gjithe keto vite nga fryma,mendimi dhe veprimi i ketije provinciali te lig e te pabese.Fatkeqesi teper e madhe per ne qe i jetuam keto vite nen kete brutalitet e hipokrizi qe ndertoi vetem piramida financiare e morale.Mallkuar qofte brez pas brezi e ju kujtofte emri gjate per te keqiat qe beri e la pas ne kete vend te bekuar nga perendia.

  24. emigranti says:

    Sikur te ishin zgjedhjet neser, e gjithe shqiperia do te behej roze dhe Saliu perfundonte detyren e ngarkuar nga Ramizi, shkaterrimin e te dhjathtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje