Kunati ka 24 orë nën terror. Qyshkurse Luli doli e tha që ne mbështesim aksionin e Policisë së Shtetit, dhe se ky aksion u bë nën presionin tonë, nga Lazarati e kanë bombarduar me mesazhe kërcënuese. Ata e akuzojnë Kunatin se duke qenë nga një fshat me Saimir Tahirin, po përpiqen t’ia heqin Lazaratit dhe t’ia japin Progonatit monopolin e drogës. Mes akuzave, ka dhe kërcënime personale dhe larje hesapesh. Ja disa prej tyre.
“Zoti Kunat.
Deklarata e kunatit tuaj për ndërhyrjen në Lazarat, na ka dhimbur si fshat. Ai duhet ta dijë mirë se nuk ka për të shkelur më këtu, po qe se nuk i merr mbrapsht fjalët që ka thënë. Ne as e kami njohur dhe as e njohëm për kryetar sa të jetë gjallë Sali Berisha, por po vazhdoi në këtë rrugë, ia tregojmë vrndin. Ai ëdhtë dhëndër Progonati dhe kujton se mbaroi Lazarati. Dua t’i kujtoj një këngë të moçme:
“Lazarat e të përpjetë,
Ligjin e bëjmë vetë”
Dhe ta dijë ai Kunati yt se kësaj kënge të moçme sot i kemi shtuar dhe dy vargje:
“Lazarat e të përpjetë,
Ligjin e bëjmë vetë,
Kështu ka qenë e do jetë,
Lulin njeri nuk e pyet”.
Në një mesazh tjetër tronditës, Kunati mori një leksion gjeopolitik për Lazaratin.
“Zoti Kunat,
Po të drejtohemi ty, se kështu u katandis fati ynë, në dorë të dhëndurrëve. Doktori ia besoi Lulit, ai ta besoi ty.
Ju u sollët me Lazaratin si Rusia me Krimenë. E aneksuat brenda dy ditëve dhe nuk përfillët fare vullnetin e popullit të Lazaratit. Të paktën në Krime e bënë një referendum formal për bashkim me Rusinë, kurse tek ne as që morët mundim të pyesnit.
Populli i Lazaratit po dorëzon sot sovranitetin e vet në duar të disa policëve të papërgjegjshëm, që po na vjedhin stolitë e grave nëpër shtëpi. Ata po sillen me ne si grekët një herë moti. Lazarati ishte një pykë mes Shqipërisë dhe Greqisë për të ndalur pushtimin grek të Shqipërisë. Më rënien e shtetit të Lazaratit, ju keni shkatërruar sigurinë e Shqipërisë dhe e keni lënë atë në dorë të Policisë së Shtetit, që janë ca lamashër, të cilët duan vetëm të vjedhin…
Qëndrimi i kunatit tënd ndaj këtij problemi është tradhti kombëtare. Edhe Gaten po të kishim bërë kryetar partie, dy fije tru më shumë se kunati yt do kishte”.
Një tjetër i kishte dërguar një bejte të gjatë kundër Klanit Progonatit.
“Progonat të ardhtë gjëma,
Na solle policinë brenda,
Ca me maska, ca me tyta,
U nxi mali, u nxi rruga.
Ç’patët djemë që na qëlluat,
Dogjët mallin që kërkuat,
Sos na thatë ça halli kishit,
Po zutë bythën e lisit.
Kapët Gate kapedanë,
Lidhur shkoi në Tiranë,
I la lopët faqe malit,
Nuk i dihet fati mallit.
More Luli, i pabesë,
Ke marr mendtë e kapesë,
Mendtë e Kunatit i more,
I progonatëve na dole”.
Mesazhet nuk pushonin. Kunati është në dilemë nëse duhet t’i denoncojë këto mesazhe apo të bëjë sikur nuk i kanë ardhur. Frika e vetme është se po u mor vesh që Lulin e ka kërcënuar Lazarati, nuk e lënë të hyjë në zyrë në mëngjes.
SUPER ANTENA
SUPERMERO
http://goo.gl/43EQyr
I paarritshëm është i madhi Arben Duka.
Ja seç thotë:
O Lazarati me vulë
Për dy dit u bëre pulë.
Uaaaa gjigante.PO TE DREJTOHEMI TY SE KESHU U BE KJO PUNE,NGELI NE DORE TE DHENDURVE,DOKTORI JA DORZOI LULIT,KURSE LULI TYJA.D.M.TH.DHENDURVE…HAHAHA SHUME E BUKUR. BRAVO
Si gjithmone, i modh je Mero!
je i madhe Mero, na lehteson diten me gallatat e “knotit”