Sali Berisha vazhdon t’i shajë e fyejë kundërshtarët politikë në Kuvendin e Shqipërisë, pa u mërzitur se çfarë mesazhesh përçon në publik me diskursin e tij që shumë më shumë se një politikani, i shkon ndonjë rrugaçi ordiner. Të enjten, nga foltorja parlamentare ai nuk hezitoi ta quajë kurvë e prostitutë gruan e ministrit Erion Veliaj. Asgjë e re nga Berisha, i cili pas humbjes spektakolare në zgjedhjet e vitit të kaluar më shumë në Kuvend po e luan rolin e një aktori komik që i argëton kolegët në momente monotonie, sesa që është i dobishëm si deputet.
Dhe, prej gojës vazhdon të nxjerr sharje e fyerje – nga dëshpërimi se më nuk mund t’i shijojë të mirat që ia solli pushteti për tetë vjet atij e familjarëve të tij. Më nuk i ka privilegjet që ia solli pushteti dhe as fuqinë të bëjë çfarë të dojë. Prej gojës vazhdon të nxjerr vrer – nga frika se do t’i duhet të jep përgjegjësi për të gjitha bëmat e tij.
Të enjten, ai po ia qante hallin Lazaratit dhe ndërhyrjes policore atje. Po përpiqej të kundërshtonte shtetin ligjor që zgjodhi të thyejë kalanë e drogës, që ishte turpi i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Për tetë vjet me radhë ai jo që nuk ndërhyri në Lazarat, por u dorëzua para një realiteti të frikshëm që e mbante peng një shtet.
Të enjten, ai gjithë situatën po e përjetonte rëndë, teksa mediat po shkruanin se në telefonat e të arrestuarve në Lazarat ishin gjetur mesazhe të tij dhe se për vite me radhë ai i kishte garantuar mbrojtje shtetërore kartelit të drogës atje.
Të enjten, ai po shfaqte edhe njëherë gjithë egërsinë dhe matufllëkun e tij, në përpjekje për të fëlliqur të gjithë ata që iu kanë kthyer në ankth sa herë i sheh e i dëgjon. Sepse, kur nuk ke argumente, kapesh për të tjera gjëra. Në raste të tilla, Berisha e argumentet zor se kanë gjë të përbashkët.
Me fjalor të ngjashëm me atë të Sali Berishës, dy ditë para zgjedhjeve më sulmoi një veteran i UÇK’së dhe eksponent i PDK’së, që (ende) drejton Zyrën për Çështje të Veteranëve të Luftës të UÇK’së në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ai në Facebook po e shfrynte mllefin duke më quajtur zagar, legen e idiot. Në këtë mënyrë, ai po reagonte ndaj shkrimit tim “Dita e Çlirimit”, në të cilin jepja argumentet e mia pse nuk duhej votuar ata që keqpërdorën luftën për interesa personale, ata që uzurpuan prona të huaja, ata që keqqeverisën për vite më radhë.
Ai po më akuzonte se isha pjesë e një fushate kundër luftës dhe udhëheqësve të saj, se po e sulmoja “luftën e sakrificën” dhe se nuk po zgjedhja mënyrë për të linçuar “luftën dhe njerëzit e luftës”. Ai po thoshte se mua dhe disa “zagarëve të fëlliqur” na pengonin komandantët“, sepse e dashkemi “UDBen” tonë.
Ai po bënte me gisht kah unë dhe po më fyente vetëm pse pse kisha guximin të shprehesha kundër atyre që, në emër të lirisë, i kanë sjellë të këqija këtij vendi. Dhe, më shumë se për arsye parimore, këtë po e bënte nga droja se mos humb të mirat dhe privilegjet që ia ofronte posti që mbante. Ai nuk po kursente fjalë e shprehje për të më sulmuar vetëm për shkakun se, thjesht, shprehja mendimin se Hashim Thaçi me të tijët më nuk duhej të qeveriste.
Ai po më shante pse thoja se më 8 qershor qytetarët duhet të votojnë për çlirimin e shtetit nga kapja mafioze-politike, nga ata që e kanë shndërruar shtetin në pronë private.
Qoftë nga foltorja e parlamentit, qoftë nga ndonjë kolltuk qeverie, njerëz që mendojnë me kokën e tyre do të vazhdojnë të shahen, të fyhen e të linçohen. Me diskurs jotolerant e mosdurues, do të ketë të atillë që provojnë t’i heshtin të gjithë ata që mendojnë ndryshe, ata që nuk pranojnë të bëhen pjesë e sistemit.
Ata do të vazhdojnë t’i identifikojnë të tjerët si qen, kurva, zagarë, prostituta e idiotë, ndërkohë që mbajnë poste me përgjegjësi publike dhe paguhen nga paratë tona. Dhe, këtë e bëjnë me vetëdije të plotë dhe me qëllim që t’i ruajnë privilegjet që ua ofron karriga. Natyrisht, duke u shitur edhe si nacionalistë e të brengosur për shoqërinë e shtetin. Krejt tjetër është kauza e tyre. Krejt arsye tjera kanë për shqetësimet e tyre, për brengat e tyre.
*Express
A po e kuptoni edhe ju ne Kosove se cfare monstre asht Sali Berisha. Ai per pushtetin dhe karrigen, nuk do te nguronte ti thoshte kurve e shake edhe nanes se vet.
ILIRET
ne shume moti e kemi kuptu se SALA ehste i degradum ne tru!
a ju kujtohet IBRAHIM RUGOVA,ai nuk ka pranu mu taku me salen,dhe per kete PDK e quante tradhetare!!
70% e votave shiptare i pa fitu RUGOVA.
problemi eshte te ju,ju vet e keni zgjedhe,vet e keni majte ne pushtet.
por,mos krijoni iluzione se EDVINI eshte zgjidheja,te dyte jane ndyrsira!!
Po mos na i merrni per t`madhe mor burra.Nqs ne shtator 1998 ne cum n`Tirane rregjimentin e komanduar nga B.Bukoshi,cashtu sic kish bo Rexhep Mitrovica e Xhaferr Deva vite ma par,tash ne e kemi zbut doren.Kemi cu vecse pak deputeta e UDB-asha per me e nihmu Sali Berishen ne zgjedhjet. Jena kan t`vogjel e te pa pjekun,ndaj kena ba ksi gabime te mdhaja.Tash e tutje kena me ba vec gabime “t`vogla”.
Nuk ka tyrp me te madh per Shqiperine qe te ndegjosh kete plak 70 vjecare ne Parlament.Shumde keq per rini te ndegjojne kah urlon deputeti, ish kryeministri, ish kryetari i shtetit dhe kryetari I LD te Shqiperise.Tash po e shof ku e paska pase prure shqiperine. Si Afganistani me droga, si Siria me vullnetare, si Iraku me jihadiste, shtet me tregeti te njohur te femrave. Po cka eshte me keqe. Disa perfaq
Njerezit ne shqiperi qe kerkojn vetem demokraci quhen komunista.kurse ne kosove po quhen udb ista.eh cfar hallit i ka gjet popujt shqiptar i drejtojn ma plehat si me ken ne ceceni qe drejtohet prej gangsterave
benbendeti
hahahahhha,tamam e goditun!
kure njerzve u mungojne argumentet, atehere fillojne etiketimet.
po keta jane turpi i kosoves dhe shipnise.
Horrat dhe cubat ne te dy anet e kufirit per te ruajtur pushtet nxjerrin cdo helm dhe pisllek nga goja. Kjo dihet. I nderuar Mushkolaj, me kujton gazetarin tone Hoxha, duhet te shkruani me shpesh sepse jeni te paket, duhet te shkruani dhe per ata “gazetaruce ” pa dinjitet qe lepijne pushtetet. Forca e fjales se gazetarit qe demaskon komunistet e kthyer ne demokrate apo luftetaret per clirimin e Kosoves qe duan te mbajne peng nje popull dhe te kthejne shtetin ne pronen e tyre si shperblim per luften, eshte e jashtzakonshme dhe shume e rendesishme ne situaten kur ata qe nuk e duan Shqiperine jane shume te organizuar.
Zoti apo Shoku Mushk olaj
Berisha perseriti fjalet kryeminsterit Rama thene ne prani te 22 veteve shoqeve Xoxa Kumbaro.Eshte e habiteshme se asnje gazetar nuk analizon perse kryemintri i shajti keto dy gra?Perse burrat e tyre nuk i mbrojten kur dihet se femra eshte si qenje fizike me dobet se meshkujt?Perse nuk perben fyerje per keto shoqe fjalet kurve apo prostitute po qe se kete e thote eprori tyre apo i burrit te tyre por perben fyerje perseritja e kesaje fyrje ne formen e verejtjes ndaj burrave(qe nuk mbrojne grate e veta) nga Berisha?Perse keta palo burra nuk e mbrojten dinjitetin e familjes kur Rama i fyeu por tashti qe ju rikujtoji Berisha ndolline?Perse o Mushk olaj nuk e analizon kete?Perse o Mushk olaj nuk sqaron se Berisha tha;Nuk merrem me nje burre qe gruan ne sy te tije ja quajne prostitute a kurve dhe nuk rreagon?Perse nderhyri nga vendi Veliaj kur Berisha fliste dhe qe solli atehere kete kujtese te fyerjes te Rames?
Berisha ja beri mire se si Brace si Balla apo Veliaj turren si zagare per ti bere qejfin Rames;Here tjeter besoj se Veliaj rrine me urte;
sado qe ti dalesh ne krahe ,ketij gojeperdali ,ai mbetet nje gojeperdale,qe nuk shikon traun e familjes se tij,por qimen tek te tjeret.ai eshte turpi i familjes dhe i popullit .
Ramo pederi eshte ai qe njollos kelyshet e vet ne takime publike,kurse Mushk-kola bir i Makarios vjelle vrere per tia mbaruar qejfin mafiozve te Tiranes.Mushk Kola i Makarios se Decanit,leh si qeni i burrit te Mushkut.Ky fytyre jevgu ska asnje vlere ne Prishtine dhe ne Decan.Shkruan vetem sa per te mbajte familjen qe se pat kurr normale dhe civilizuese.
E morrem vesh ,mos e beni litar !!!!!
Eshe e mira qe me Berishen mos te merreni fare ,ai
meriton vetem injorim dhe kur e shajne nder i bejne.
o mushkolaj ta paska qire edhe ty gruan rama se po jo nuk e lavdron.shiko ter burrat e grat qe ka pas rama ose i kane blere letra higjenike jane ministra.burri i gruas se tashme te lindes eshte drejtore,burri i ish dashnores fico eshte Minister,burri i prostitutes xoxa po ashtu Minister erioni pra opse erionka qe nuk e dalloj jastekun e griseldes se bashku me pederin rama.rame grate e ministrave e qine me dildo.mimi leter higjenike vetem se i pastronte rames bythen pasi ja bente dashamir peza eshte bere ministre,po ashtu shalsi e kumbaro.e ter bashkia e prostitutave sot eshte ne qevri.
O mushkonja , shum i deshperuar tregohesh ne komentet qe ben kohet e fundit !
Kaq injorance qe ke ne tru,,,,,,zor se do te behesh ndonjihere njeri !
Askush nuk shau apo ofendoj ne ate ditelindje,pervec endrrave me sy hapur ,qe shikon babaj yt i politikes….
Jeni bere njerez shume te peshtire ,duke u munduar te gjeni argumenta te paqena ,vetem e vetem sepse
injoranca juaj eshte tmerresisht e pakufijshme !
Megjithate , te shkuara !
LETER HIGJENIKE SHUME PERDORIMSHE EDI – toriali I MUSHKES SE KOSOVES qe imiton disa gomere EDI-torialiste te Tiranes !!!!
MUSHKA dhe ARTAN HOXHA I XHUNGLES SE KUQE , OSE SORGE – ja I DITEVE TONA , SE BASHKU ME MERON , FARE ” RASTESISHT ” NGJAJNE , JO VETEM ME NJERI TJETRIN , POR EDHE ME DUCEN !!!
O mushk,Sali Berisha. Nuk quajti askend kurve o i felliqur,ai thq nje te vertete te filmuar dhe te degjuar tenpakten nga 22pjesemqrres dhe personeli imsherbimet.hajde gazetar leshi hajde.po ka nje ndryshim madh o i patru.
Ka hedhur ne sulm saliu i serbeve bijte e tij gojeperdale si vetja. dallohen qe jane te tijet qe nga fjalori qe perdorin, shpellare perverse,.. …..