Kjo ditë do të vinte

20 Qershor 2014, 19:29Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Ndërsa gjithë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama ishin fokusuar në këtë fillim muaji në marrjen e STATUSIT KANDIDAT për Shqipërinë, aty- këtu e ashtuquajtura opozitë e vendit merrej me ca ngritje çadrash- strehë për disa njerëz të dëshpëruar të manipuluar për të kërkuar disa të drejta, sipas tyre nëpërmjet ushtrimit të grevës së urisë.

Ndërsa përpjekjet për të arritur statusin, sa po vinin e rriteshin, bashkë me shpresën dhe optimizmin, i cili vinte edhe nga ndërkombëtarët, opozita ashtu siç është e hapërdarë, premtonte për protesta në mbarë vendin, për të rrëzuar kryeministrin… ndonëse edhe më budallai i budallenjeve nuk mund të ketë as besimin më të vogël se kjo opozitë në këtë gjendje që është, mund të jetë e aftë të rrëzojë qeverinë e të mund të marrë drejtimin e vendit.

Por Shqipëria papritur u gdhi me lajmin e pabesueshëm se Lazarati, tashmë i mirënjohur si vendi i kultivuesve të kanabisit, si një shtet brenda shtetit, si një TABU, ku asnjë qeveri e këtyre 23 vjetëve të fundit nuk ka guxuar ta prekë, më në fund u rrethua nga forcat tona të policisë.

Askush nuk kërkon e as ka ëndërruar që Policia e Shtetit t’i kundërvihet popullit, të paktën asnjë njeri normal nuk e beson këtë, përkundrazi dorën e munguar të shtetit e kemi kërkuar dhe e duartrokitëm ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në Lazarat.

Sa dhe si po përdoret kjo gjë politikisht, u bë e qartë në seancën e fundiit të parlamentit. Akuzat e opozitës arritën deri në akuzimin e fëmijëve të debutetëve socialistë si qëndrestarë në krah të kultivuesve të bimës së ndaluar me ligj, si gjithnjë në linjën e shpifjes dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes, akuza që shumë shpejt u përgënjeshtruan.

Pas gjithë kësaj periudhe lëngimi nga plagët që rridhnin gjak, do të vinte një ditë e shërimit…

Dhe shërimi vjen pas një dhimbje të tillë të fortë, sa trupi ka gjithë fuqinë për ta duruar, me shpresën se do të kthehet shëndeti. Këtë iniciativë e merr një njeri i rilindur dhe mbledh pas vetes njerëz që besojnë se për t’u bërë i shëndetshëm, duhet të ecësh shumë, të mos e ndalësh ecjen, madje të ecësh aq shumë sa distanca të jetë baraz me ngjitjen e shumë kodrave dhe ky marshim nuk do t’ia dijë për kuisje qensh të vjetër…

Kjo ditë do të vinte, sepse nuk ka njeri që nuk do të jetë i shëndetshëm, sepse sëmundja dhemb, sëmundja cenon cilësinë e jetës, sëmundja të çon drejt vdekjes, ndërsa njeriu është i prirur ndaj jetës së shëndetshme.

Kandidimi i Shqipërisë ndihet shumë pranë, zhvillime të reja pozitive ndihen në ajër, lufta e të RESË me të VJETRËN është e pashmangshme…

Gjuha e vjetër është tanimë e lodhshme për veshët tanë, shpifje të ulëta, që nuk ngjallin më asnjë interes, përveç ndonjë njeriu të sëmurë nga zilia ndaj suksesit të ministrave të rinj, në moshë e në mentalitet.

Një sjellje e dalë boje, që as vetë Sali Berisha më nuk i beson, por i duhet të mbajë lidhur elektoratin e PD, të cilin e fyen duke e trajtuar si 23 vjet më parë, si një turmë delesh, që shkojnë nga t’i çojë bariu- Saliu.

Një gjuhë që nuk është aspak europiane, që ndikon për prishjen e shëndetit të shoqërisë e jo në përmirësimin e saj. Një shembull i shëmtuar edhe si gjysh. Ç’tmerr si mund të justifikohet përpara nipërve të tij edhe familjes!!!

Ç’tmerr për njerëz, që guxojnë të thonë mendimin e tyre, sepse menjëherë fillojnë shpifjet e sharjet këtu në forum, por edhe në mjedisin ku personi punon e jeton!!!

Shpifësit e dinë të vërtetën, e dinë se ajo që thonë është një trillim, por intelektualët, të rinjtë, prindërit në përgjithësi, megjithë ngarkesat shpesh emocionale negative, që marrin për shkak të bindjeve të tyre politike apo zilisë, që kultivojnë për fat të keq për njerëzit e suksesshëm, duhet të mos bëjnë sikur i besojnë, sepse kjo është një ligësi e pashoqe.

Nuk ka vend për shpërthime të tilla ndaj një ngjarje në të mirë të vendit, sepse ajo ditë do të vinte, por mund të kishte ardhur edhe më herët, nëse gjuhë- nepërkat e gjuhë- lopatat nuk do ishin në krye të forumeve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

13 komente në “Kjo ditë do të vinte”

  1. Eni says:

    Ah e mjera ti akoma mereni me berishen.ai pordhi po shikoni keta te tjeret qe kane pjerdhur qe ne veze.

  2. mucostepa says:

    Po pse moj eni te duket vetja me e mencura e shekullit? Pse i thua artikullshkrues e mjere, per ta vene ne pozita inferiore? Kjo eshte nje sjellje mesjetare qe nuk te nderon ty, sepse njeriu i kulturuar eshte ai qe edhe ne eresire nuk i fyen njerezit…

  3. PALMA says:

    KJO DITE DUHET TE VINTE
    KJO E KEQE DUHET SHKULET ME RRENJE
    KJO PLAGE MORALE DUHET SHERUAR

  4. kaurri says:

    Kur shkruen kjo grueja, me vijne ne mend shkrimet e kohes se Partise, kur delshin turlifare njerezish e i thurshin vargje e poezi Partise e hoxhes Enver.

  5. www says:

    Ne dimer prane oxhakut duke pire caj ,shkrimet e Magdalenes
    jane ilac per gjume.

  6. ferdinant says:

    kete shoqen do ta veme drejtoreshe te shkolles se partise.ju nuk jeni mesuar me opozite aju kutohet kur ju hinit ne parlament me perce dhe fustanekur kercyet ne tavolina kur ju vute zjarin atyre te ish te burgosurve,qe ngriten cadrat kur ju ishit ne opozite

  7. Skela says:

    Shkrim realist dhe i guximshem me sens te larte qytetar. Bravo. Vetem te lutem rregullo pak sintaksen.

  8. elona says:

    Bravo!!!

    Vetem te lutem nderoi ato syzet:D

  9. strong says:

    Si perhere realiste dhe pozitiviste ne
    opinionet dhe analizat
    RESPEKT

  10. ATDHEU says:

    Magda inteligjenca integriteti dhe iniciativa jote ne
    reagimin ndaj problemeve qe kalon vendi yne
    Ben qe ndonjeri(a)te hedh balte mbi ty
    Sa qendron kripa ne uje aq qendron balta tek ty.
    Por cdo kush qe te njeh vertet ty e di mire se enveri
    shkolla e partis nuk kane lidhje me ty
    Prioritetet dhe perparesite e tua jane
    Shqiperia e sotmja dhe e arthmja qe po ndertojme
    Rikrijimi imazhit pozitiv
    jo me kultivues te marjuanes por ,
    Po kultivues te parimeve dhe vlerave.

  11. Eagle says:

    Kjo dite do te vinte ,mbas rreziqes dhe sfidash pa fund
    Duhet te perballemi dhe ta braktisim te keqen.
    Te sigurojme dhe permiresojme cdo aspekt te jetes
    FALEMINDERIT

  12. Ganiu says:

    Me duket se synon te behet ministre kjo sekretarja e partise? Shume mire beren qe hyren ne Lazarat, po mjaft duke ju lepire Edit apo e ke kuptuar qe jane njesoj si eterit e tyre?

  13. luani says:

    Saliut i erdhi fundi, duhet te shkruajme edhe per keto te tjeret. Po pse i vjen mire Ilir metes qe deri dje ka qene kualicion me berishen dhe ma merr mendja duhet te dinte ndonje gje. Berisha e theksoj qe lazarati ishte vendim politik qe mori PD. Kete duhet te ngresh qe ky problem mund te cfaqet prap. Cjane keto vendime politike> kjo eshte njeturp per ate parti, te bhen edhe vendime politikew per te legalizuar vjedhjen dhe masakrimin e bankes se shtetit nga Fullani. Te behet vendime politike nga partite per te punesuar njerez ne administrate pa perfoje dhe jo ne vendin e duhur. Ne per keto kemi nevoje dhe jo per artikuj qe qe nuk te ngjallin as nje pike interesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje