Ambasador i SHBA
Sot, Shqipëria mori lajme të mira për përpjekjet e saj drejt sundimit të ligjit dhe për integrim të mëtejshëm në komunitetin euroatlantik.
Në Raportin e Departamentit të SHBA për Trafikimin e Personave, të nxjerrë sot, Shqipëria përmirësoi performancën e saj, duke u ngjitur në renditjen e ‘Grupit 2’ dhe duke dalë nga “Lista e Vëzhgimit e Grupit.” Qeveria duhet përgëzuar për këtë arritje. Megjithatë, tani është thelbësore edhe që qeveria dhe institucionet të ruajnë ritmin pozitiv dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të luftuar problemet serioze të trafikimit të njeriut që vazhdojnë të këmbëngulin në vend.
Renditja në Grupin 2 nënkupton që qeveria po bën përpjekje domethënëse, por prapëseprapë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, të parashtruara në ligjet e SHBA dhe ato ndërkombëtare.
Pikërisht në këtë çast, miliona njerëz anembanë botës, si dhe qindra, në mos më shumë, pikërisht këtu në Shqipëri, trajtohen si skllevër të kohës moderne. Nga një e re e detyruar të prostituojë pas një martese me ujdi, tek një fëmijë rom shfrytëzuar nga një i rritur që të lypë në rrugë, këto viktima janë njerëz të vërtetë, jo thjesht shifra në një raport.
Trafikimi njerëzor shpërbën familje, ushqen krimin e organizuar, krijon destabilitet dhe kërcënon sundimin e ligjit. Në fjalët e Sekretarit të Shtetit të SHBA John Kerry, ai është “një çështje e sigurisë kombëtare si dhe një domosdoshmëri morale.”
Kryeministri Rama ka deklaruar publikisht përkushtimin e tij për ta shndërruar në prioritet luftën kundër trafikimit njerëzor. Ne e mirëpresim këtë. Qeveria emëroi një koordinatore të re dhe shumë të efektshme kombëtare për anti-trafikimin; rigjeneroi mekanizmin kombëtar të referimit për raportim; përmirësoi bashkëpunimin me shoqërinë civile; dyfishoi numrin e oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve të posaçëm caktuar për trafikimin; si dhe përmirësoi legjislacionin e brendshëm kundër trafikimit.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Shqipërinë në këto përpjekje, duke ofruar afro 2 milionë dollarë në tre vitet e fundit për trajnimin anti-trafikim të policisë, prokurorëve, e gjykatësve, si dhe për të mbështetur organizata joqeveritare. Më së fundi, USAID – së bashku me të tjerë partnerë të përkushtuar – mbështeti zhvillimin e një aplikacioni të telefonisë së lëvizshme, “Raporto! Shpëto!,” me anë të të cilit qytetarët të raportojnë raste të dyshuara të trafikimit.
Megjithatë, trafikimi njerëzor mbetet një problem serioz në Shqipëri.
Më poshtë janë tri gjëra që institucionet shqiptare mund të bëjënë gjatë vitit të ardhshëm për të vazhduar përparimin e demonstrueshëm në luftën kundër kësaj skllavërie të ditëve moderne:
Së pari, të ndjekin energjikisht penalisht dhe dënojnë autorët e trafikimit. Gjykatat shqiptare dënuan vetëm dy kundravajtës të tillë gjatë vitit 2013. Ky numër duhet të rritet në mënyrë domethënëse.
Së dyti, të sigurojnë që viktimat të kenë akses në ndihmë, përfshi shërbime riintegrimi si trajnim profesional dhe kujdes shëndetësor. Qeveria mund ta arrijë këtë duke përmirësuar shërbimet në qendrën e administruar nga shteti, si dhe duke financuar organizatat joqeveritare, si për shembull nëpërmjet Fondit të Posaçëm për Parandalimin e Krimeve.
Së treti, të rrisin numrin e viktimave të identifikuara dhe të ndihmuara. Në vitin 2013, në Shqipëri u identifikuan 95 viktima të trafikimit. Numri i vërtetë i viktimave në vend është pa dyshim shumë më i lartë. Qeveria mund ta arrijë këtë duke zgjeruar mbështetjen për njësitë e lëvizshme që lejojnë grupet e shoqërisë civile dhe policinë të identifikojnë sëbashku viktimat e mundshme, si dhe me anë trajnimesh të mëtejshme për zyrtarët në nivel vendor.
Çdo qytetar mund të bëjë pjesën e tij ose të saj. Fillon me edukimin e vetes dhe duke mësuar shenjat e alarmit që përbëjnë tregues të trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo do të thotë të jesh gati të raportosh në linjën kombëtare falas 116006 ose me anë të aplikacionit të telefonisë së lëvizshme “Raporto Shpëto.”
Trafikimi është një problem kompleks që kërkon një përgjigje të qëndrueshme dhe shumëplanëshe. Tani është koha që Shqipëria të ndërtojë mbi sukseset e saj të kohëve të fundit dhe të bëjë përparim të mëtejshëm gjatë vitit të ardhshëm kundër një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut në kohën tonë – trafikimit njerëzor.
Arvizu, je nje nga ambasadoret me te vlefshem qe SHBA ka sjelle ne keto 20 vite ne Shqiperi. Te uroj jete te gjate dhe plot shendet
SHume domethenese dhe me rendesi :
“Në Raportin e Departamentit të SHBA për Trafikimin e Personave, të nxjerrë sot, Shqipëria përmirësoi performancën e saj, duke u ngjitur në renditjen e ‘Grupit 2’ dhe duke dalë nga “Lista e Vëzhgimit e Grupit.” Qeveria duhet përgëzuar për këtë arritje. Megjithatë, tani është thelbësore edhe që qeveria dhe institucionet të ruajnë ritmin pozitiv dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të luftuar problemet serioze të trafikimit të njeriut që vazhdojnë të këmbëngulin në vend.
Renditja në Grupin 2 nënkupton që qeveria po bën përpjekje domethënëse, por prapëseprapë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, të parashtruara në ligjet e SHBA dhe ato ndërkombëtare”.
Bravo Tahiri
Po mire o vella ne gjithe keto vite demokraci gjasme , nuk kemi permbushur dhe akoma nuk permbushim as standartet me minimale kunder trafikut njerezor ….?–Kjo eshte skandaloze fare
Ca qeveritare paskemi ne Shqiperi …?
Atehere qeveritaret tane duhet te kthejne rogen , se nuk kane bere punen as ne minimum per gjithe keto vite…
Ne kemi degjuar qe behet trafikim njerezor ne Shqiperi, por qe t ejete ne keto nivele skandaloze na duket e pabesueshme ….
Bravo Ambasadori qe na thote te verteten per gjera qe nuk i kemi ditur , dhe duhet thene se ky amabasador e ka dnihmuar ne menyre te jashtezakonshme Shoqerine shqiptare ne rugen drejt demokracise se vertete ….
Por duhet qe qeveria jone te kerkoje ndihmen edhe te OJQ-ve amerikane, te cilat mund t ejene te gateshme te ndihmojne ne kete lufte kunder trafikut te qenieve njerezore
,
Ndersa ne lidhje me OJQ-te ne Shqiperi ato edhe duhet te kontrollohen
ne lidhje me punen qe bejne dhe nivelin qe kane ne kete drejtim,
Se OJQ-te marin financimet dhe as qe e bejne punen aspak,ndaj duhet te kene edhe OJQ-te nje mates te punes se tyre ne kete drejtim
Lutemi te rrish dhe nja 5 vjet ketu, me e rendesishme eshte qe dhe Ju
me ne fund e kuptuat sa e uren Sali Berisha Shqiperine dhe shqiptaret
Shpirti i dlire e i paster Shqiptar,triumfon mbi ata krimbat e ndyre qe e nxine fytyren e shqiptarit perpara botes. Na mungonte nje qeveri e forte dhe e pershtatshme, por tani shpresojm se e kemi. ne do e cojme nderin tone ne vend. Tamam si gjithmone kemi qene.
Perpara Edi Rama.
Po e shof se Sali Shpellari e paska lene Shqiperine latastrofr.
Droge, prostitucion, hajni,ndertime pa leje, hajni, mbeturina turko-arabe. Te deshiroj sukses se ngadale po e forcon shtetin juridik. Gjeja me e shtrejte eshte jeta. Duam te e ndijme vehten te lire ne cdo skej te Shqiperise.
pas ambasadorit para ardhes merni pergezimet me te mira te keti populli te ndershem,paqesor,i beses, mirenjohes ndaj miqeve.Jete te gjate,te jeni krenar per punen qe beni per kete popull.
Pershendetje Qeverise Shqiptare qe po e ngre lart fytyren e Atdheut.
Po thuhet qe eshte permiresuar ceshtja e trafikimit te njerezeve ne Shqiperi keto muajt e fundit te shofim tashi: http://goo.gl/3X0nQn
O byrazer rrofsh per keshillat e cmuara por na thuaj kur te mbaron mandati qe te sjellim ndonje urim. Ti je ambasadori me diplomat qe deklaratat e tua ne te njejten kohe thone shume dhe sthone asgje.