Zoti Prokuror!
Po të shkruajmë të indinjuar një grup banorësh të afërm me të ndaluarit në Lazarat.
Ne e kuptojmë detyrën tuaj dhe rëndësinë që kishte aksioni i policisë.
Ne po ashtu jemi dakord që fshati të jenë zonë e lirë për policinë dhe të lejohet liria e lëvizjes.
Por, arsyeja që po ju shkruajmë është se ne jemi të tradhtuar dhe të poshtëruar në ekstrem nga kryeministri Edi Rama.
Poshtërimi që ai na ka bërë duke na ngrënë në besë, tregon dhe një herë fytyrën e tij hileqare dhe pabesinë e këtij pushteti që ka ardhur në fuqi një vit më parë.
Siç dihet për pesë ditë fshati u rrethua dhe ka pasur shkëmbime zjarri.
Ne jemi përpjekur të qetësojmë gjakrat dhe t’i bindim djemtë tanë të dorëzohen. Gatja, heroi ynë, biles bindi dhe djalin të dorëzohej.
Arsyeja pse u dorëzuam ishte se forcat speciale morën urdhër të qëllonin pa paralajmërim, nëse dikush qëllonte mbi to.
Nga ana tjetër, Doktori nga Tirana na frikësoi seriozisht duke thënë që ata që kanë ardhur të rrethojnë fshatin, janë bijtë e baballarëve komunistë që u kanë persekutuar për 50 vjet. Me thënë të drejtën, kur e dëgjuam këtë, nuk e patëm shumë të lehtë të rezistonim, pasi ju i njihni vuajtjet tona për 50 vjet nga komunistët. Kur na tha Doktori që këta janë njësoj, ne u demoralizuam dhe lëshuam armët.
Por, zhgënjimi ynë ndaj Edi Ramës është në ekstrem dhe ne të kërkojmë ty të anulosh vendimet për djemtë tanë, pasi ata janë arrestuar në pabesi dhe në një betejë ku është përdorur gënjeshtra.
Faktet janë sheshit. Të gjithë e dinë trimërinë e popullit të Lazaratit dhe traditën e tij për të luftuar si burrat në shesh. Por, pasi ramë dakord të dorëzoheshim, dhe pasi Edi Rama na gënjeu, tani po na poshtëron publikisht, duke botuar fotografi femrash seksi, të cilat paskan luftuar me ne në Lazarat.
Ky është një turp që nuk e mban dheu. Ne nuk i jemi dorëzuar as turkut, as grekut, as gjermanit, as Enverit dhe ju dorëzuam ca çupave të bukura që kishin vënë maskë për të na trembur.
Duke qenë se kjo ishte një betejë e pandershme dhe ne nuk ishim njoftuar kë kishim përballë, por besuam Doktorin që tha janë “fëmijët e baballarëve”, kërkojmë anulimin e masave të arrestit dhe përsëritjen e betejës.
Siç e ka thënë dhe Erzen Breçani, ne jemi një fshat i njohur me traditë, ku automatikun e përdorin shumë mirë gratë, kur burrat janë në punë. Meqë është puna kështu, burrat duhet të lëshohen dhe të përsëritet beteja gra me gra. Atëhere e shikojmë kush fiton.
Kjo që na ka bërë Edi Rama duke na trembur me gra të mbuluara me maska dhe pastaj duke i zbuluar, është një poshtërim i pashembullt, të cilin ne do t’ia kthejmë dyfish nëse ju nuk merrni masa. Mbi të gjitha, ai nuk na ka poshëtuar vetëm ne, por dhe Saimir Tahirin, i cili zakonisht thotë “bravo çuna”, kur mbaron një aksion.
hahaha…….kjo eshte e forte……………!
Proteste fort e bukur si ato qe ben sot e gjithe diten opozita, qe, sic e tha kryetari i saj, perben shumicen ne kete, anipse e humbi pushtetin ne menyre spektakolare.
Ju doni plumbin si fshat o njerez te degjeneruar.
po ty mos te duhet ndonje gje nden vehte?
Qeveria nuk duhet të hakmerret me banorët e Lazaratit sepse ata kanë qenë thjeshtë punëtorë por duhet të vejë para ligjit punëdhënësit
Kujtuan se do e shijonin gjithe jeten parajsen qe u lejoi dhjeracaku dhe do merrnin gjithe shqiptaret sherbetore ne plantacionet e tyre te qelbur. Le te hane nje m.. tani.
Per cfare parajse bene fjale, o opinga! Hidhi nje sy asaj qe thote albaton dhe pastaj shaj Lazaratasit. Por mos u merzit, jane mbledhur perseri trupa e porositesve te hashashit per te percaktuar nje vend tjeter per mbjelljen per vitin e ardhshem. Ata duhet ta kene kuptuar, se perqendrimin ne nje siperfaqe aq sa Lazarati eshte gabimi i rende, kur mundesite jane per tu shperndare propocionalisht ne te gjithe territorin. Pra, shkurt, mungese eksperience nga tregetaret e hashashit.Dhe lereni Lazaratin. Te ishte nje fshat si Kuci ai, pa e shihje, do hynin komunistet atje apo jo.
ore Lazaratas,mbani vesh.!!!!nuk di çkeni luftuar me grekun e Turkun.por di mire qe Enveri ju beri Treninon(i thone ke ta ketu)me pak fjale ju dhjeu me dru siç beri me tere shqiperine….prandaj:ç’iku nuk vjen me….ska me bythe viçi….filloni e punoni tokat si te gjithe,he paçi uraten,
sa bukur provokon o mero………………………hahahah!!!!!!!!
Kete shkrim e shkruar Eduart Halimi me gjoja se e kane bere Lazot , por edhe ne qoftese e keni bere ju Lazot per cfare trimerie flisni ca na fut ketu jo Turq , gjerman, italian , ju mor ndyresira nje malok si Azem Hajdari erdhi ne Lazarat ju q …. Motrat e grate ju dha nga 20$ per person dhe u kenaqet dhe ato te gjitha ishin fallco pyet baballaret e nenat se si eshte e verteta , dhe po ju a mbajti bytha kryeministrin te henen e keni aty
Edhe ne ne shkoder u mesuam keq ne vitet 94-95 me naften kontraband,
por kur mendoj sot, ishte nje aktivitet pa moral,se nafta shkonte per forcat serbe qe banin kerrdine ne bosnje e kosove. Po ja qe varferia nuk njeh moral.Epo embargoja u hoq dhe ne ne ishim njesoj si perpara,pa lek pa pune, dhe Sala kishte ide moderne per ne, gomones per itali,ik ban ç,ka te dush se vendi jot nuk te mban. O njerez nuk ec gjithmone kungulli neper
uje thojm andej ka Shkodra. Nuk mbaron bota ktu jo, ajo vazhdon te rrotullohet,ka shume menyra me jetu. Tung nga Italia ku me pruni gomonia e Sales para 20 vjeteve.Pytni Salen se ju gjen ai naj gja te kohes,
tomor iatit pa shiko motren o byrazer se mos ta kane bere prostitute djemte e gjashte kateshit apo te celepiasit leri lazot ose po je trim ik e jepi ti plumbin
E forte kjo e fundit Saimir Tahirit “bravo cuna “,nderkohe ato ishin goca ,duhet korigjuar me “bravo goca “
po Gatja, cfare roli do te luaj tani ne burg: ate te cobanit apo te bosit?
hahahahaha u meka !
Lazarati do fitoje !
Ce gallate na lajmeroj doktorri salhajvonic Shi ku na qieka kryeKAri jonxhit tlazaratit