Kunati llogarit humbjet nga Lazarati

21 Qershor 2014, 21:11Antena TEMA

Pas përfundimit të operacionit në Lazarat, Kunati u ul të shkruante një raport mbi humbjet që kishte pësuar opozita nga rënia e Lazaratit. Për hartimin e raportit, angazhoi një sërë ekspertësh, analistë politikë, ekonomistë dhe njohës të mirë të tregut, të cilët i paraqitën këto konkluzione.

 

Humbja e parë në fshat është elektorale. Partia Demokratike ka pasur në fshat rreth 2000 vota, të cilat janë vënë në rrezik.

Arsyeja pse fshatarët mund të mos votojnë tani në bllok për PD, është se zgjedhjet mund të bëhen të lira dhe nuk do t’i kontrollojë kush se si votojnë. Nga ana tjetër, premtimet për punë dhe privilegje tani do dëgjohen me vëmendje, pasi deri tani nuk u interesonte.

Humbja e dytë është politike. Shumë nga djemtë e fortë të fshatit besonin se PD dhe Doktori nuk do të lejonte kurrë që fshati të sulmohej dhe të çlirohej. Ajo që ndodhi ishte shumë zhgënjyese për ta. Në ditën e dytë dhe të tretë ata nuk kishin më me kë të komunikonin. I vetmi që ua hapte telefonin, ishte Flamuri dhe Ben Ristani. Ky i fundit, sipas burimeve, vetëm pyeste a keni fshehur ndonjë gjë apo jo. E gjithë kjo e ka treguar PD të dobët para fshatit dhe pa fuqi. Kjo do ta dëmtojë shumë në të ardhmen.

Humbja e tretë është materiale. Shumë nga sponsorët tanë, kishin lidhje direkt me prodhimin e hashashit dhe tani do ta kemi të vështirë t’u kërkojmë ndihmë, aq më tepër që jemi në opozitë. Të gjithë çunat e Tropojës, që kishin aty parcela, tani nuk do të kenë më. Po ashtu dhe kontigjentet që mbanim rezervë për zgjedhje. Duhen marrë masa që kjo gjë të korrigjohet.

Gjykatësit dhe prokurorët tani do të bëhen më të pavarur nga ne, pasi nuk kemi se çfarë çështjesh me leverdi t’u çojmë. Ata ishin gati të bënin shërbime politike, kundrejt disa çështjeve që ne u çonim lidhur me drogën e Lazaratit. Tani që ky burim mbaroi, ata rrezikojnë të bëhen të pavarur, bile dhe më keq, të përdoren kundër nesh.

Duhen marrë masa për Jarin, t’i gjejmë sasinë që i nevojitet për ta zënë gjumi, pasi deri tani i vinte falas nga Lazarati. Kjo duhet patjetër, pasi pagjumësia mund ta dëmtojë dhe të na bëjë ndonjë të keqe.

Kemi një humbje të madhe në armatime dhe municione. Sipas të dhënave të fundit, kemi humbur 12 mitralozë 12.7, qindra kallashnikovë dhe arka me fishekë si dhe katër antitankë. Gjithë ky municion është bërë i pavlefshëm.

Për sa më sipër, PD duhet të marrë masa urgjente për rikuperimin e dëmit. Një nga rekomandimet që vjen nga ekspertët, është dhe shmangia e deklaratave të Doktorit për Lazaratin, pasi duket shumë i dëshpëruar dhe njerëzit humbasin shpresën pasi u duket sikur i ka ndodhur një gjëmë shumë e madhe. Të paktën të mos dalë në televizor.

6 komente në “Kunati llogarit humbjet nga Lazarati”

    1. sofra says:

      kam pershtypjne qe jane gjera te verteta ose gjysem te verteta, po per te shmangur hedhjen ne gjyq (s’ke prova per ato qe shkruan), BOSSI i shet si perralla humoristike.

      Une me kete sy i lexoj gjithmone…

      1. LAJMI I FUNDIT says:

        LAJMI I FUNDIT,
        TALLUNI JU TALLUNI
        U RRIT CMIMI I HASHASHIT EDHE NE HOLANDE!
        http://goo.gl/k4WnPw

  1. PO ku i gjete 12 mitraloze o Mero. U kapen 250 kg heroine e paster, e cila po te mos ndalohej nga doganieret e Malit te Zi, sigurisht nuk do te kapej ne Shqiperi, dhe s’ndodhi asgje. Gjithe hashashi qe prodhohej ne Lazarat nuk vlen as a gjysma e atyre 250 kg. Keshtu qe i leme show-et mediatike e ti kthehemi fakteve. Ah se harrova, dje kerkoi te ulej ne gjader nje avion, po se nga iku, se si iku, nuk u morr vesh.

    P.S: nje shok i imi ne FB kishte vene faqe te pare te gazetes Tema. Titulli me germa kubitale ishte: HAJDUT !! Ndersa, editoriali i Meros, “Mos ta leme te futet ne zyre”

    Nuk e di se c’mendon tani Meroja !!!

  2. turi says:

    Keto jane shaka qe gjysmat jane te verteta,une gjitmon keshu i mare.Shume te bukura dhe pikante

  3. Be-X says:

    mire Jarit, po Ben Ristani me cfare do ta zevendsoj hashashin. nuk e kuptoj Ed Ramen, t´i kishte lene dhe ndonje rrenje Ristanit sa per te kujtuar kohet e vjetra:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje