Kunati ishte duke u përgatitur të shikonte lajmet e drekës, kur pa titrat se PD kishte braktisur Komisionin e Ligjeve. U çudit shumë. Mori Lulin në telefon ta pyeste.
-Pse e kemi braktisur Komisionin e Ligjeve, i tha.
-Po është kjo çështja e ndarjes territoriale, tha Luli. S’kemi ç’a të themi. Këtyre të huajve u kam thënë do ta pranoj, Doktorit i kam thënë nuk e pranojmë kurrë, elektoratit po i them është ndarje e Enver Hoxhës… Ça të bëjmë?
-Këtë që është ndarje e kohës së Enver Hoxhës mos e thuaj më, tha Kunati, se e thonë vetë këta socialistët. Thuaj ndonjë gjë tjetër se kam hall se e mbështesin.
-Po ja të mendohemi të gjejmë ndonjë arsye tjetër, tha Luli. Fol dhe ti një herë me këta deputetët e komisionit.
Pas Lulit, Kunati mori Aldon.
-Mirë ia bëtë që e braktisët komisionin, tha. Nuk duhet pranuar ajo ndarja territoriale.
-Jo, tha Aldo, nuk e dija fare çfarë kishte. Më mori sekretarja e Doktorit në telefon dhe tha ‘nuk duhet shkuar në komision derisa t’i mbarojë dënimi Doktorit’. Mendova se jeni marrë vesh, tha Aldo.
Kunati u përtyp të mos kuptohej që u kap në befasi.
-E kemi diskutuar, e kemi diskutuar patjetër, tha Kunati, por e lamë fakultative atë ditë. Do ta ketë vendosur Luli me Doktorin.
-Zakonisht sekretarja e Doktorit është korrekte, tha Aldo. Ashtu siç na i çon ne porositë, ia çon dhe Lulit. E kam verifikuar, nuk abuzon.
-E di, e di, tha Kunati i hutuar.
Pasi mbylli bisedën me Aldon, vendosi të testojë Ed Ha Limin.
-Mirë ia bëtë sot që nuk shkuat në komision, i tha Kunati.
-Kaq do bëjmë për Doktorin ne, tha Ed Ha Limi. Mua, ndryshe nga të tjerëve, më mori vetë në telefon. Më tha duhet me e bojkotu atë parlament të qelbësirave derisa të kthehem unë aty. Pa mue, u mundin.
-Nuk kemi as Lulin në parlament, i thashë unë, ke të drejtë.
-Dëgjo mue, tha, Luli është si ju, ata pa mue u hanë të gjallë.
-Patjetër Doktor, mos ki merak, i thashë. Do të nderojmë, nuk do shkojmë.
-Po Paloka di gjë, i tha Kunati.
-Di, di, se e kishte njoftuar sekretarja çdo njeri.
-Epo mirë, tha Kunati. Në rregull qenka puna.
Pas kësaj mori me takt sekretaren e Doktorit. Donte ta testonte doemos përse nuk ishte njoftuar Luli. Nëse e kishin bërë qëllimisht, atëherë ftohja qenkësh serioze. Nëse e kish harruar sekretarja, ishte e riparueshme.
-Kunati jam, tha. Desha të di a janë njoftuar të gjithë deputetët për të bojkotuar komisionet.
-Patjetër, të gjithë, i tha sekretarja. Ma ka dhënë listën Doktori përpara dhe i kam marrë vetë. Disa prej tyre i mori vetë Doktori.
-Desha të di kot për kuriozitet, i tha Kunati, se Luli nuk dinte gjë, mendonte se po bojkotohen komisionet për reformën territoriale. I the gjë ti?
-Kujt, Lulit, pyeti sekretarja.
-Po, i tha Kunati dhe po priste zemërngrirë.
-Jo, jo, nuk kisha porosi për atë, i tha sekretarja. Por me sa di unë, ai nuk është deputet. Doktori më tha vetëm për deputetët.
-E kam fjalën për Lulin, i tha prapë Kunati, kryetarin e PD-së.
-Po, po, e njof, tha sekretarja, por nuk është deputet, ndaj s’e kam njoftuar. Doktori është institucional, ka urdhëruar vetëm deputetët. Për Lulin nuk më dha ndonjë punë.
ahaahaaahaaa. Mero je shume i keq , ahaahaaahaaaa. Je bere si “PORTOKALLIA”, na kenaqe me humor.
Mero, tallja ne permasa te tilla mund te perbeje shkak qe Luli te kaloje ne depresion, e madje edhe te vetevritet duke u hedhur nga dritarja e zyres.
Per ty e kam, se do te te mbetet peng tere j…aven:)
Pse qesh or ti Leo…a e kupton se kjo eshte nje dhembje kombetare qe lulezimi nuk eshte njoftuar…e ti qeshesh. Ku ka lajm me te keq se ky…Por lulezimi eshte burre, do e shohesh si do ju a mbledh ai ketyre, shife cfar fitore te thelle do korri ne zgjedhjet vendore
Mero eshte vertet shume i hidhur. Luli qofte, si nuk vret vehten.