Kunati, i shqetësuar që Doktori braktisi festën e Lulit

28 Qershor 2014, 21:44Antena TEMA

Një shqetësim i papritur e kapi Kunatin kur mësoi se Doktori braktisi festën e Lulit për statusin.
-Nuk e kuptoj këtë njeri, tha. Pardje më mori më 12 të natës dhe më urdhëroi të bënim dhjetë festa për statusin që të zhurmonim festën e qeverisë. Tani ngrihet e ikën në Paris.
Por enigmën ia zgjidhi biseda me Aldon.
-Di gjë pse iku Doktori në Paris, e pyeti Kunati.
-Ka ikur për një çështje shumë të rëndësishme, tha Aldo.
-Po ku ka më të rëndësishme se statusi, i tha Kunati.
-Ashtu është një punë, i tha Aldo, po do ta mbajmë pak sekret, mos ta marrin vesh të gjithë.
-Si është puna, ma thuaj qoftë dhe lajm i keq, tha Kunati.
-Arsyeja e parë është politike, e dyta është familjare, tha Aldo.
-Fillo me politiken, i tha Kunati.
-Doktori është në kulmin e moshës dhe energjisë, tha Aldo, dhe do të punojë natë e ditë për opozitën. Siç e keni vënë re, ai ka bërë gjithë ato punë. Në fillim tritolin, pastaj drogën, pastaj grevat, pastaj protestat, por duket se opozita këtu nuk i përgjigjet. Ka shumë njerëz që thonë fajin e ka Doktori. Ai më mblodhi mua dhe Ed Halimin në një takim dhe na u rrëfye.
-Dëgjoni, tha, se u kam si t’u kisha djemtë e mi. E di që flasin njerëzit lart e poshtë që fajin që po dështon opozita e kam unë. Sali Berisha nuk është nga ata që përgënjeshtron me fjalë, por me vepra. Unë e di që Luli do të bëjë opozitë ndryshe, por ka një dhe vetëm një opozitë në këtë vend dhe ajo është opozita e Sali Berishës. Ndaj çdo rrugë tjetër është dështim…
Kunati u skuq i tëri në fytyrë.
-Po ne kemi bërë çfarë ka thënë ai, tha Kunati.
-Keni bërë, keni bërë, tha Aldo, po jo si e bën ai.
-Po mirë, në Paris çfarë deshi, tha Kunati. Si do ta përgënjeshtrojë andej?
-E ka thirrur opozita iraniane për ekspert, tha Aldo. Ata nuk fitojnë dot dhe kanë kërkuar ekspertë në botë për opozitë. Amerikanët u kanë thënë që i vetmi që di të bëjë opozitë është Doktori. Ata janë ngritur nga Irani, kanë thirrur Doktorin në Paris dhe do mbyllen brenda dy ditë t’u tregojë sekretin e opozitës.
-D.m.th tani Irani shpreson tek Doktori, tha Kunati.
-Po, tha Aldo. Ne e kemi mes nesh dhe nuk e vlerësojmë. Ata e gjejnë në fund të botës dhe e thërrasin për ekspert.
-Keq e paska punën dhe Irani, tha Kunati me vete…
-Si keq, tha Aldo, ata tani shpëtuan, gjetën Doktorin.
-Po, po, tha Kunati me shpejtësi. Atë thashë dhe unë. Kushedi sa keq e kanë punën sa detyrohen të marrin njeriun më të fortë në botë për opozitë.
-Po pra, tha Aldo. Ne e kemi mes nesh dhe nuk e velrësojmë, e poshtërojmë, i themi i çmendur, vrasës, hajdut, çfarë s’i kemi thënë. D.m.th jo ne, ata të tjerët.
-Ke të drejtë, tha Kunati. Qenka e rëndësishme kjo që po bën. Do t’ia them dhe Lulit të qetësohet.
-Duhet t’ia thuash patjetër, tha Aldo. Se na ka vënë në pozitë të vështirë të gjithëve me këtë ikje për të ndihmuar opozitën iraniane.
-Po halli familjar cili ishte, tha Kunati.
-Dhe ai ai nuk qe i lehtë. I kishte thënë Zeni ‘babi të shtunë del revista dhe unë do jem në kopertinë me të fejuarën e re’. Ai kishte thyer gotën e ujit duke pirë kafe dhe ishte çuar. Më gjeni një biletë të mos jemë këtë javë në Tiranë, tha. Gjithë të zezat këtë javë qenkan, statusi, nusja e re e djalit… Kredinsi… nuk duroj dot dhe iku.

5 komente në “Kunati, i shqetësuar që Doktori braktisi festën e Lulit”

  1. - homeri- says:

    — paska vendosur si GUEVARA , qe exportonte revolucionin .. ky do eksportoi opoziten ..

  2. Petrit T. says:

    @homerZIU

    Gjermanet thone se “çdo krahasim çalon”. Po ta degjonte haka Simja e lagjes sime do te thoshte “I marresh te keqen Ce Guevarës!” qe krahason SRB-in me të.
    Meroja, si zakonisht, mjeshter dhe me intuiten e kurajon e tij karakteristike.
    Credinsi, etj, po ai do te kthehet serish ne vendin e…tij ne parlament i perjashtuar. Ne Shkoder thone “me i bajt marren”. Ish-president, ish-KM, ish-shefi i opozites, pasi e ka mbushur kupen, perjashtohet!…Gjysh i perjashtuar! Kandidati Nr.1 per ne BIRUCE TE BURGUT perjashtohet!…
    Dhe bie ne dore te opozites se Iranit??! me sa kam ndjekur, Irani, sikur eshte kthyer persembari. Po Neronin kush ia ka rekomanduar iranianeve? Kushedi ku fle lepuri! Edhe SRB-i qofte! U “rropat” nje jete dhe…nje muaj per statusin dhe nuk qendron ne festen per te, si variant i opozites?

  3. AlfaDE says:

    Ku je more Avni Rustem. ???

    1. XHEMAL KATNARI says:

      AVNI RUSTEMIN E VRAU GJYSHI I IGLI STAMBOLLES

  4. gogo says:

    Amani,te dashur opozitare iraniane dhe te botes mbare,merreni te terin,nga koka te kembet (ose,me mire,nga kembet te koka!),ja u kemi falur,merreni per fare,se ne do ta bejme zemren GUR dhe TULLE REFRAKTARE,do durojme,merreni ta gezoni,qe edhe tek ju te kete me bollek Gerdeca,21 Janare,1997,1998,votime ”te ndershme”,e te tjera e te tjera,qe te beheni edhe ju si neve,ndersa neve,mbase do shpetojme,qe te behemi edhe ne si bota,mbase!Beje,o Zot,kete thagme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje