All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Udhëzimi i Kunatit për Festën e Statusit

27 Qershor 2014, 21:23Antena TEMA
All - Paragraf - 1

I shqetësuar nga festat zyrtare të marrjes së statusit, Kunati ka përpiluar një plan operativ festash në Tiranë, për të eklipsuar festat zyrtare, të cilat mund të krijojnë imazh të gabuar në popull. Për këtë, Kunati ka nxjerrë këtë udhëzim.
1- Bashkia e Tiranës, Sektori i Gjelbërimit, të organizojë festë për marrjen e statusit tek Diga e Liqenit. Të ftuar: Mandi i Nish Tullës dhe këngë kryesore të jetë “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”. Kur të këndohet kënga, në sfond të jetë një fotografi e Doktorit duke parë gjithë qejf nga Luli.
2- Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Infrastrukturës të organizojë një koncert në gjurmët e tramvajit Kinostudio- Kombinat, duke marshuar me këmbë dhe duke mbajtur një tramvaj kartoni në supe ku të jetë shkruar: “Ne e bëmë tramvajin, por ju s’na besoni”.
Më tej, me mbërritjen në Kombinat të fillojë koncerti me këngë tironase. I ftuar Ermal Mamaqi me këngën “Ku ka si Tirona”.
3- Tezja me gjithë Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse të organizojnë një festë me këngë labe tek Pallati i Kulturës. Të dominojë kënga e shquar e Bënçës “70 vjet mbushe vërtet, por për ne qëndron 20”, dhe në sfond të jetë fotografia e Doktorit, i cili mbush 70 vjeç.
4. Drejtoria e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun të bëjnë festë tek klubi im tek 11 Janari. Aty të ketë një party të gjerë me të rinj dhe të reja. Çiljeta lejohet të vijë, po jo të këndojë nga inati i Ed Ramës. Greta Koçi dhe mund të këndojë.
5. Drejtoria e Funeraleve dhe Mirëmbajtjes së Varrezave të organizojë një festë në Tufinë në kujtim të gjithë atyre që luftuan dhe vdiqën për statusin, pa ia arritur kësaj dite. Të bëhet kujdes që festa të mos bëhet në Sharrë, pasi njerëzit mund të shkojnë pranë varrit të Olldashit dhe shpërqendrohet vëmendja nga festa.
6. Partia Demokratike, dega Tiranë, të organizojë një festë për marrjen e statusit tek ndërtesa e vjetër. Koktejli të shtrohet tek parkingu dhe mundësisht të jetë me këngë tironse. Të bëhet kujdes mos ka njerëz të Bamir Topit rrotull që duan të hyjnë, të mos lejohen.
7. Bashkia e Tiranës të organizojë një festë zyrtare ku të ftojë ish- kryeministrin Berisha, presidentin Nishani, kryesinë e PD, ish- ministrat dhe deputetët. Festa të jetë në një orë dhe datë me atë të Edi Ramës, duke iu përgjigjur kokë më kokë. Në vend të Barozos që ka ftuar ai, ne duhet të ftojmë Grosrukun, nëse vjen.
8. Presidenti Nishani të bëjë një festë dhe t’i kthejë ftesën Lulit, Doktorit dhe gjithë PD. Për provokim, ai të ftojë dhe ata të PS, pavarësisht se ata kanë bërë festën e tyre.
9. Ndalohet çdo anëtar i PD, deputet, ish- ministër apo zyrtar i kësaj partie të shkojë në ndonjë festë tjetër të organizuar nga qeveria.
10. Bëni kujdes me parullat për statusin. Duhen shmangur fjalët që u kujtojnë njerëzve marrjen e statusit. Duhen shkruar parulla që u kujtojnë njerëzve Doktorin dhe ardhjen e Lulit në pushtet, të tipit “Statusi i vërtetë, me Bashën në pushtet”.
Me respekt Kunati.

All - ArticleEnd - 1

2 komente në “Udhëzimi i Kunatit për Festën e Statusit”

  1. Bodigardi i Temës says:

    E dashur “Alma”, PD-ja gëzon vërtet lirinë e saj, sepse në një shtet ligjor, deri tani, të paktën gysma e PD-së, do të ishte prapa hekurave…(Kupola e saj, 100%)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 30
All - General - 31
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14