Kunati shikon tersllëk tek gjarpri që u shfaq në koncert

29 Qershor 2014, 20:17Antena TEMA

Koncerti i Kunatit tek Liqeni nisi dhe përfundoi ters. Edhe pse udhëzimi i Kunatit ishte fare i qartë përse duhej bërë festa, ai nuk u kuptua, ose nuk desh të kuptohej nga deputetët që e braktisën atë.

Si për t’i vënë kapakun kësaj, vizitori më enigmatik i festës ishte një gjarpër.

Sapo filloi koncerti me muzikë klasike, gjarpri u afrua tinëz në një nga shkallët e amfiteatrit veror ku zhvillohej koncerti dhe rrinte e dëgjonte me kokën lartë, në gatishmëri.

E para që e pa gjarprin ishte Tabaku. Ndërsa filloi fjalimi i Lulit, gjarpri u afrua, ngriti kokën dhe po shihte nga tribuna. Tabaku ulëriti dhe u turr me vrap.

– Çfarë ka ndodhur, tha Luli?

– Gjarpri, tha me zë të mekur Tabaku. Ka ngritur kokën dhe është tek rreshti i fundit.

– Si ka mundësi, tha Luli, që është afruar?

– Se di, është e tmerrshme, tha Tabaku.

Kunati nxitoi tek vendi ku ishte gjarpri dhe qëlloi me gurë.

Gjarpri u largua.

U vendos një lloj qetësie, por njerëzit e kishin sërisht mendjen atje.

Luli vazhdoi të fliste.

Pas pak u dëgjua një tjetër ulërimë. Bregu kishte konstatuar që gjarpri ishte shfaqur përsëri.

Kunati vrapoi sërisht duke qëlluar me gurë, dhe gjarpri u zhduk.

Pas një ndërprerje të lehtë, Luli vazhdoi fjalimin. Nuk zgjati tre minuta dhe u dëgjua e thirrura e Aldos.

-Erdhi prapë.

Kunati vrapoi përsëri dhe përsëri gjarpri u zhduk.

-Si ka mundësi, pyeti Luli, që shfaqet dhe zhduket? Çfarë e ndjell?

– E kuptova unë, tha Aldua. Sa herë përmendje Doktorin ti, ai ngrinte kokën dhe shikonte gjithë ëndje. E kërkonte me sy. Çdo gjë e gjallë me shpirt e ndjen emrin e tij.

– Është e sigurtë që nga emri i tij ngrinte kokën, i tha Kunati.

– Po po , këtë e verfikova vetë, tha Aldua. Vetëm nga përmendja e emrit të Doktorit gëzohej edhe gjarpri.

– Ok, në rregull, i tha Kunati Aldos.

U shkëput prej tij dhe shkoi afër Lulit, duke i thënë diçka në vesh. Luli tundi kokën dhe vazhdoi.

Deri në fund të fjalimit nuk e përmendi më Doktorin dhe gjarpri nuk u shfaq më. Aldua kishte pasur të drejtë.

Por, sapo përfundoi fjalimin, bie telefoni nga Doktori.

-Jam në Bruksel, tha, si po shkon koncerti?

-Mirë Doktor, tha Luli, por s’kanë ardhur shumë deputetë. Vetëm Majlinda dhe Jorida është tamam.

– Ashtu, tha Doktori i mërzitur? Kjo Majlinda nuk u kënaq duke zgërdhirë dhëmbët me Fylen, akoma do të gëzoj?

-Jo, në fakt nuk është se gëzonte shumë, tha Luli, por ishte këtu.

-Gëzon ajo zotëri, gëzon, po se kupton ti, tha Doktori. Dhe desha të të them diçka. Statusin e mora unë dhe jo Edi Rama, dhe ti s’ke pse merr mend e Kunatit dhe nuk e përmend këtë në fjalim.

– E përmenda Doktor, i tha Luli, por na ndodhi diçka e çuditshme. Na kishte ardhur një gjarpër në koncert dhe sa herë përmendja emrin tënd ngrinte kokën dhe trembte nejrëzit.

Aldua e verifikoi që ai shfaqej sa herë përmendej emri yt dhe unë për ta shmangur gjarprin nuk e përmenda më.

– Jo mor zotëri, nuk mund të mohosh ti kontributin tim historik, se ke frik nga një zvarranik. Po ke frikë, ik nga ajo detyrë. Unë jam përleshur me luanë, e jo më me gjarpërinj. Zoti ta ka dërgue atë gjarpër me ju vënë në provë ç’keni ndërmend të bëni kur të mos jem unë. Dhe Zoti ka provu se ju jeni gati me më shit qysh ditën e parë. Këtë nuk ua fal kurrë.

-Po jo Doktor, se ishte serioze, tha Luli. U boshatisën rreshtat e fundit krejt prej frikës.

-Ky është problemi jot, se ke bërë një parti frikacake. Nuk janë trembur nga gjarpri, por janë mërzit nga muzika, tha Doktori. PD ka traditën e saj, ka himnin e saj: Azem, Azem, ti je gjallë! Ka historinë e saj. Me ato këngë ka shkuar drejt vdekjes pa ju dridhur zëri dhe jo të trembej nga një gjarpër. Zoti të ka vu në provë dhe ke dështue.

-Më vjen keq Doktor, po kështu ishte situata, tha Luli. Se ke idenë sa u mërzita. Mirë se deputetët nuk erdhën, por dhe gjarprin kishim mangut! Ne po dyshojmë që na e ka hedh Edi Rama me prish festën.

– Jo zotëri, e ke gabim. Ka qenë provë për ju. E keni humb. Jo, e keni humb. Ta dish mirë që e keni humb. Do mbaj qëndrim për këtë. Jo, s’mund ta la pa e ndëshkuar këtë fenomen. Po na kthen në parti frikacakësh, që nuk sakrifikojnë për Sali Berishën, por tremben dhe nga një gjarpër.

6 komente në “Kunati shikon tersllëk tek gjarpri që u shfaq në koncert”

  1. N Shabani says:

    Ha ha ha po ku I gjen keto more zot, shume bukur kam qeshur me lot.

  2. AlfaDE says:

    Z.Mero, me ”siguri” edhe gjarperin e ka derguar Edi Rama per te ”sabotuar ” metingu e metingasheve te
    Sali Bashes !

  3. turi says:

    PO DHE GJARPRIN KISHIN MANGUT. GJARPRI ESHTE HASME I BRENDSHEM.KUSH ESHTE? ZHOZI,SI QE GJARPERI?I ZI SI ZHOZI.BRAVO MULI E GJETE.ULU NE VEND 4

  4. mjere shqiperia says:

    hahaha Mero mos vdeksh kurre.. je i papare..

  5. mali says:

    Mero qeratai,gjarperi eshte saliu, dhe ata frikacake tremben edhe nga nje gjarper! Shume fantazi! Por te lutem mos e harxho te gjithe, ler ca edhe per te tjere, oooo sa ka ky stan.

  6. Koli says:

    Jo mo pse!!! Gjarpri sjell fat thot poplli.. Psh PD ne zgjedhjet e 2017 do mori vetem 10 karrige ne parlament:))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje