Diferenca që poshtëron!

30 Qershor 2014, 21:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Pati një stërmundim të madh të bëhej qesharake gjithçka që lidhej me ceremonitë për marrjen e statusit. Edhe pse qeveria kishte lajmëruar prej kohësh një protokoll zyrtar dhe kishte ftuar po prej kohësh gjithë opozitën, përfshi dhe Berishën, të ishte pjesë e asaj darke zyrtare, Berisha shpalli një skenar të ri. Ai urdhëroi Lulzim Bashën të bënte një festë bashkiake, në orën që do festonte qeveria, dhe Bujar Nishanin të bënte një festë tjetër ditën e hënë.

Festa e Bashkisë ishte qesharake dhe pa asnjë sens, pasi ishte njësoj sikur Rama të urdhëronte Dakon, Roshin apo Bashkinë e Laçit të bënin festë. Ishte aq qesharake, sa nuk i shkoi askush dhe nga vetë PD. Vetë Berisha, për të mos qenë as aty ku e kishte ftuar Rama, dhe as aty ku e kishte sajuar për t’i prishur darkën Ramës, iku në Paris të takonte ca iranianë.

Sot u kthye. E nisi ditën duke hyrë ilegalisht në Presidencë në thyerje të gjithë rregullave të protokollit të shtetit, dhe më pas në Kuvend, duke keqllogaritur dënimin që ka marrë, i cili ishte ende në fuqi në orën që ai hyri në Kuvend.

Kënaqësia e tij e fundit ishte festa e Nishanit. Duke i llogaritur kundërshtarët si veten, ai planifikonte që duke i sajuar kundër qeverisë festat e Bashkisë dhe Presidencës, ato do bojkotoheshin.

Në fakt Rama dhe Meta shkuan tek festa e Nishanit pa asnjë kompleks. Bujar Nishani duhet të jetë ndjerë keq, pasi ajo ishte e vetmja festë, suksesi i së cilës nuk varej tek pjesëmarrja, por tek mospjesëmarrja. Berisha që e dizenjoi, e bëri të tillë që të shkëlqente refuzimi i kundërshtarëve, siç bën ai.

Por ata shkuan. Shkuan dhe tani askush nuk e di që ajo ishte festë e një karagjozi, që e shpiku për të prishur festën reale. Tani njerëzit thjesht kanë të fiksuar faktin që kryeministri ishte në një pritje të presidentit. Edhe pse e dinë të gjithë që presidenti e sajoi pritjen për të ndarë festën në dy pjesë, prania e Ramës dhe Metës në atë festë është një diferencë poshtëruese në raport me Berishën dhe për qëllimin e asaj feste u keqpërdor si zakonisht Bujar Nishani. Ata shkuan aty për t’i treguar që jo vetëm nuk janë njësoj në këtë pikë. Por janë gati të përdorin dhe skenarët e tij për ta bërë më të bukur festën.

Berisha e ka përjetuar rëndë këtë. Ai donte doemos që sot të ishte në qendër të vëmendjes si njeriu që tërhoqi opozitën nga festa dhe e bëri ata ndaras qeverisë. Në të vërtetë jo vetëm që nuk ia arriti, por qeveria përdori skenarin e tij për ta ruajtur festën si konsensuale.

Duke qenë një festë ku i ftuari të gëzon më shumë me mosardhjen se me prezencën, Berisha natyrisht që nuk ia doli dot të ishte i gëzuar deri në fund të ditës. Por besoj as Nishani. Edhe ai ka problem serioz faktin që edhe pse sillet si fanatik i PD dhe provokon qeverinë duke u shfaqur si shef protokolli i saj, ata nuk mërziten dhe e pranojnë ashtu siç është, një president me cen për të qëndruar mbi këmbët e veta.

Nëse do të ishte Berisha në vend të Ramës dhe Metës, jo vetëm që nuk do të kishte shkuar në atë festë, por do shpallte armik këdo që do të shkelte aty, përfshi dhe të huajt. Diferenca është se prezenca e qeverisë në një festë fallco të presidentit, e bëri të ndjehej atë realisht si të huaj për këtë festë.

40 komente në “Diferenca që poshtëron!”

  1. Goni says:

    Hahahahaha.Shume e bukur.je i madh Mero

  2. dR.Everesti says:

    Nga gjith shkrimi vetem tre rjeshta e fundit jan shume te sakte.Berisha esht i ashper,nevrik,i pa tundur ne gabimet e tij.esht i veshtire te punosh me te Aie parlizoj dr Alfred moisuiun si President,e topin e nenshtroi ne publik shme keq kur shqiperiau pranau ne Nato.nuk shkonte krah per krah me prsidentin e vet por e la kanvelaren gjerman te presin disa minuta berishen.Kto jan ne aparenc.
    po len me shkaur ne zyre dhe me informuar presidentin per nje vizite ne kuvajte qe i kishte pas lene porosi…..
    Ndjes paste A ska asnje faj
    Berisha punon,studjon shume ka shetit.nejf shume personalitet boterore
    Ska asgj te keqe pse e ka fruar presidenti. Edhe Kryeministrit serb barrosi i tha bisedo edhe me ramen ndofta dhe formalisht por tu shofin europa qe hyni e dilni si komshi
    Edhe rames barrosi i tha shkoe ne beogrda qe te behesh udhheqes i ballkanit qiqrra ne hell.

    1. Bureto says:

      Kaq i larte sa Everesti dhe nuk di shqip!!!

  3. sali berisha says:

    i ka ftu ai kembaci ,,si mund ti ftonte ata kane blloku tre here statusin,,,,perpara sb

  4. alby says:

    Sali-qeni si gjithnje i zi me keq se gjarperi qe festoi bashke me Lulken

  5. Bajern says:

    Karagjoz PREESIDENT.

  6. Gazmend says:

    Turkomanizem! Tamam ne rolin e Gyl Agait, Zot! Kur do clirohet ky vend nga kesij speciesh ne zhdukje?

  7. 1000000 autogolat says:

    kur shkruan edheky i vobekti !

  8. vl says:

    per ngjarien qe ndodhi ne mes te tiranes,
    do doja te lexoja nje analiz nga ju .
    ME RESPEKT NJE SOCJALIST

  9. KETA TANET VETEM POLITIKANE NUK JANE.

    JU LUMTE KUR KANE GJETUR IDIOTA QE I MBESHTESIN.

  10. latifond says:

    Ti ja di huqet me mire se Liria!

  11. Brukseli says:

    Kerma gjithnje e me shume kuterbon nga era

  12. Gjini says:

    Te pakten Bashkia e pati kurajon dhe miresjelljen qe ta fstojne kete arritje te qeverise aktuale dhe asaj te kaluar, e te gjithe shqiptareve, dhe ne kundershtim me Bashkine e kohes se Kryeministrit aktual, nuk ndermori mitingje bojkotuese dhe kundershtuese per arritjet e shqiptareve si nje komb i tere.

  13. Elma says:

    Eh more Mero djali sa mire qe shkruan keto editorialet! Te lumte dora dhe mendja! Po ku ka kapacitet t’i shohe Bernishani dhe Bujsala se si jane keto gjera. Ata ose me sakte ai, Berisha e ka mendjen vetem si e si te prishte pune e jo te rregulloje. Por per nje gje doja te dija pervec kesaj: a e pyeti ai Bugajski, Berishen pse nuk e sulmoi ai Lazaratin dhe nese e ka pyetur, cfare i ka then Berisha? Apo ku ka mend ai, ai e ka mendjen vetem te jete ne pushtet me cdo cmim, qofte edhe duke shitur Shqiperine.
    Verte komunist i keq se ka edhe te mire.

  14. Pëllumb zaimi says:

    Sakt Mero? Një skenar i luajtur në menyrë qesharake nga njerez qe akoma nuk e kuptojne qe jane bere “estrada kombetare” e Republikës. I ke numeruar me mjeshteri te gjitha fijet e skenarit tinzar te aktorëve qesharake! Nderime!

  15. Halla says:

    Je i madh Mero! Se prisnin dhjeramanet si saliu dhe mustaqelliu.

  16. Pijaneci says:

    Te keqen e pendes !

  17. Kreshnik Arberi dr. says:

    koment kot pse nuk i botoni ska gje te keqe

  18. I.iri says:

    Kjo eshte diferenca. Bravo Rama – Meta ! Qofte e bekuar dita kur u bashkuat e hodhet ne kosh keto plehra.
    Sala hedh gure, bejeni qe, si kete rradhe, gurin ta hedhe vertikalisht.
    Shqiperia ka nevoj per burra te urte e te mencur, qe te ece perpara e jo per Jago.

  19. shpetim says:

    Maturia dhe durimi eshte nje tipar urtesie.

    Por ky tipar ndonse shume here ndihmon per te shmangur skandale,ose evitimin e kurtheve te ndryshme qe dikush i thur me mjeshteri per te provokuar ose per qellime te tjera, perseri kjo nuk sherben per te korigjuar ate qe eshte autor dhe pergjegjes.

    Pasi keto situata jane kapercyer me qetesi, duke bere te mundur deshtimin e atyre qe i kane ideuar, atehere duhet ulur dhe analizuar sic duhet marrjen e masave qe gjera te tilla te mos perseriten.

    Duke ju referuar situates konkrete dhe njeriut pergjegjes qe eshte mjerani Bujar Nishani, behet e domosdoshme qe ketij karagjozi politik ti tregohet vendi sic e meriton. Ndryshe maxhoranca do ndodhet ne situata te tjera edhe me te renda.

  20. Koncert tallava nga liqeni ne vitin 1936

  21. sokratis says:

    Perse shkoi Brisha ne Paris dhe kush ishte misioni i tij?C’fare kishte porositur e mori Ai atje!A mos valle i ka mbaruar doza qe perdori per H.Kapon,E.Hoxhen ,P.Arbnorin,S.Zhulalin,B.Gazideden e se fundemi i eshte mushur mendja ta perdore per E.Ramen?A do te jape doreheqjen B.Nishani si i semure dhe a do te propozoje Ai S.Brishen ne kete post!C’fare po pergatitet ne seline e morgut te SHQU-pi?

  22. albina says:

    ketu ke te drejte turp per bashen qe pelliste tek amfiteatri eshte eshte katandisur si mos me keq e kishin mbuluar me tapet te kuq qe mos i dukeshen stolat pllakat ethyera te permbysura vertet turp ska fjale tjetere

  23. retrospektive says:

    Eshte e kote Mero te stermundohesh ti paraqesesh te tjeret qesharake, sepse je bere vete shume here me qesharake se ata.

  24. drejtesia e munguar says:

    Nuk ka nevoje per shkrime te tjera per berishen,aq shume ke folur e shkruar sa nuk duhet tjeter shkrim, na shkruaj ndonje per ilir floririn.

    1. Bureto says:

      Nje saktesim: …edhe per Ilir Floririn.

  25. kam plumbat ne bmv says:

    E more Mjero, iku koha kur lepije bythen e sales per dy lek, tani e ke rrit pazarin , lepin bythen e metes e te rames per 2 lek e gjysem.
    A nuk ishte ky Rama qe kishte dashur te te vriste ty ne vitet 2000, kur ti i tregoje se kishe vrimat e plumbave ne bmv tende?
    Politikanet ate pune kane, te genjejne , te fitojne pasuri ne kurriz te popullit, por me e renda eshte kur ca laro sahanlepires si puna jote, i bejne moral ktij populli….mjere ti o MJero.

  26. Bodigardi i Temës says:

    @dR.Everesti (ka edhe “titull shkencor dR.” tromara tou), shko bëj ndonjë “frondistirio” që të mësosh të shkruash saktë, ndonjë fjalë shqip…!!! A e kupton se ç’po “heq” shqipja e shkretë, nga disa analfabetë si puna jote…???!!!

  27. mero says:

    Te te bej nje pyetje o matuf i Temes. Si ka mundesi qe nuk bere nje editorial per Artan Ssnton, por merresh akoma me Salen, Lulin,PD??? Cfare te djeg???

  28. beni says:

    Jam pa parti per demokraci…po je bere nje kokerr servili o merooo hahaha… po nuk e kupton qe le nam…? Po boll ore me saliun se e morem vesh, po ka halle te tjera ky popull merru me gjera konkrete qe ka nevoje te dime mjaft me salen se tani vetem vlerat po ja ngren, dhe ca servila si puna e jote e bene salen ashtu duke I thurur lavdi, mjaft me se na u shpife me kte servilizem zagari.cfare duhet te bejme dhe si keto analiza bej ti .sala iku mbaroj kapitulli i tij.beni editorial per jeten e perditshme e tu themi bravo njehere, po plaset jo po sala jo po nishani jo po edi… aman ore se u bete si kalamajt.ats ne trrezi e kane sa te kene tipa si ti.

  29. SOS says:

    Realisht artikullshkruesi ka nje fare te drejte ne raportin Nishani-Berisha ne lidhje me festimet e marrjes se Statusit.Edhe diferenca poshtruese ne kete egziston por ajo eshte shume e vogel me ca poshtrime te tjera te permasave te pabesueshme.

    Eshte super poshtrim kombetar fakti qe ka akoma shqipfoles qe besojme se banda e tropojes me ne krye salinjte,azemet, elezbiberet dhe madherfackeret e tjere hodhen ate fare komunizmi ne shqiperi ne vitet 1990-1992 sepse ai kishte kohe qe ishte veterrezuar qe nuk eshte momenti te argumentojme.

    Eshte ne kufinjet e kriminales fakti qe njeriu me i poshter i lindur ne trevat shqiptare i pandehuri Saleh Berishaj pasi vrau shqiptare,shkaterroi shtetin dhe poshtroi dinjitetin vazhdon te urinoje mbi parlamentin,mbi qeverine,mbi trupin diplloamatik te akredituar ne Tirane.

    Nqs dipllomacia euro atllantike do te vazhdoje nen rrogoz te lere krykriminelin berishe te terrorizoje shqiptaret non stop 24 ore.

    Nqs dyshja Rama-Meta do ti pergjigjen me molle,plumbave te gjaksorit berishovic

    Nqs te perndjekurit dhe ish pronaret do vazhdojne te qendrojne me gaveta ne dore dhe nuk kerkojne denimin e shejtanit vicidolit

    Nqs mediat,intelektualet,biznesmenet dhe shoqeria civile do rrijen me “pordhe ne zemer” duke kujtuar vrasjen makabre te kolegut te tyre Santo…atehere me lejoni t’ju njoftoj me keqardhje se ne Shqiperi duhet te nise shenjterimi i Enver Hoxhes si perendia e tyre.

    Qe nga lindja e krishtit e deri ne sot shqiptari eshte pushtuar dhe gjakosur por kurre nuk eshte poshtruar dhe perdhosur si keto vitet e fundit nen sundimin e talebanit,mafjozit,neonazistit Sali Qenberisha.

    Jo statusin te japi europa por dhe me florinj ta mbuloje shqiperine Obama,Kameruni,Merkeli ato do jene pa vlere nqs nuk denohet vampiri i vicidolit dhe ato segmente antishqiptare qofte te adriatikut apo te atllantikut qe e mbeshtesin kete drakul….per cerek shekulli gjoja qe hodhi kamunizmin dhe enverin qe eshte genjeshtra me vrastare per kombin shqiptar.

  30. ARBER RADOMI says:

    Agrodjallezite dhe alibite me nivel konviktori te teknikumeve bujqesore , qe fort i dituri i diplomuar ne URITHOLOGJI , Mero Baze shpalos ne EDI-torialin e rradhes , nuk befasojne askend , e jo me ata qe e njohin faktin se , motori i mendjes se Meros punon me farmak e katran te zi !!! Hesht , hesht Mero , per vrasjen e Santos , por nuk di pse mu kujtua ashtu fare ” rastesisht ” titulli i nje filmi dokumentar shqiptar te quajtur : HESHTJA QE FLET !!!

    1. shperthyesi says:

      megjithese nuk bie dakort ne shume gjerat qe thote Arberi, per nje gje ka te drejte, MERO nuk ka thene asnje gje per Santon, nje nga ngjarjet me te rendesishme te ketyre koherave, dhe aq me teper qe e ka pas dhe personazh tek Antena dhe besoj qe di me shume se ne qe shikojme lajmet online…

    2. xheJ eN Bi says:

      ARBER RADOMI —

      I ditur je, po prap ke nje verberi se nuk shehe me larg nga maja e hundes tende.

      Nga tr shkruarit duket se ke mbaruar disa universitete,po prap llogjikon sikur ke mbaruar shollen e nates se kohes se Enverit.

      Arber, kam pershtypjen se ke marre nje tryel dhe do te hapesh nje vrime ne uje.

      Qe te kesh idhull Sali Berishen ,ose duhet te jesh nga Viçidoli i Tropojes ,ose duhet te te kete hedhur Saliu trute e gomarit.

  31. sh q i p says:

    fakti qe disa komentues nuk e kaperdine dot karagjozllekun e liderit te tyre “tashme i ngordhur”, le te kuptosh se ky popull paska shume jashteqitje. jane pikerisht keta qe ne nje fare menyre e kane mbajtur ne pushtet donkishotin sali e organizaten kriminale qe ai drejton. kujt i prishet puna se menekinet e shqupit organizojne feste veçmas nga qeveria e nga populli ne sramaxhorance? askujt. po ajo qe te le pershtypje eshte se pala talebane nuk e gelltit dot statusin e vendit kandidat. sigurisht qe pederet e kane marre zvarre kete vend per te penguar çdo perpjekje per tu afruar me qyteterimin. mos harroni ju njerez qe kini pak mend. gjeja e pare qe beri sali mullah berisha, ishte aderimi i shqiperise ne lidhjen islamike. ju pyes ju qe beni ironikun me mero bazen; ka ndonje domethenie ky akt, apo nuk perben problem per politikat rajonale e me gjere? mos harroni tjetren. manekini i bashkise fitoren e tij e ktheu ne trofe duke bere kurban desh e dele e duke sperkatur muret e institucionit me gjak. edhe kjo nuk ju thote gje? ka disa gjera per te cilat diplomacia perendimore nuk ti thote ne sy, kjo sepse kane etike. por ne thelb reagimi i tyre ka qene mese i qarte duke na refuzuar per vite me radhe. kete gje berisha e di mire. pikerisht kjo ka qene ajo qe ai ka dashur. te jete jashte europes i pa kontrolluar . megjithate s’kemi ç’bejme, jemi te detyruar te bashkejetojme me anadollake e perverse . me bastarde qe kete vend e kane bere mish per top, me keq se çdo pushtues tjeter .

  32. DR .MELEK MENTAR KELMENDASSI says:

    OR SHPERDHYES ,OR JARON DHE UNE JAM DAKORT ME GJARPER RADOMIUN POR AJO FJALA AGRODJALLEZITE CFARE DMTH ?
    DHE E DYTA :A E KENI PARE SKYPIONIN SE QE KUR HYRI RAMA TE LAZARATI IKU SKOPION MALUKATI.TNG

  33. shpellari says:

    cfare thu ti mor tepelene o gur i thate

  34. ARUSHA says:

    Jemi te lumtur qe Halete e Shqiperise dhe Tradhetaret e saj i bejne gjerat hapur dhe si te tille do i shenoje Historia Shqiptare Emrat dhe Mbiemrat e tyre !CDO NJONI JA BON VETES DHE FAMILIES SE TIJ !

  35. Kriza says:

    Kush u kualifikua sote ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje