Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve/ Veliaj: Sapo të hyjë në fuqi ligji i ri do të shpërndajmë 15.5 milionë dollarë (VIDEO)

17 Korrik 2014, 11:11Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj shpërndau sot këstin e parë për 371 ish- të përndjekurish. Veliaj theksoi se në fund të verës do të përfundojnë të gjitha shpërndarjet, duke shtuar se “javën tjetër parlamenti do ta votojë ligjin që kemi premtuar”.

“Sapo kanë mbaruar të gjitha konsultimet nëpër komisione, çka do të na mundësojë të bëjmë pagesat më shpejt, sidomos për gjithë grupin tuaj, që është grupi më i vonuar që ende nuk ka marë pagesën e parë. Dua t’iu them se që nga hyrja në fuqi e ligjit që Presidenti ta dekretojë zgjat pak javë, por besoj deri në fund të verës, ne do të fillojmë menjëherë që të shpërndajmë 15,5 milion dollarë”, tha Veliaj.

Duke iu referuar të kaluarës së të përndjekurve, ministri i Mirëqenies Sociale u shpreh se “në këto 23 vjet ka qënë një humbje spektakolare kohe, sepse në qoftë se në kohën e komunizmit njeriu e dinte që dënohej padrejtësisht, por të paktën e dinte çfarë e priste, në kohën e demokracisë priste një tjetër trajtim dhe nuk priste sorollatjen e 23 viteve të fundit”.

Në vijim Veliaj u shpreh se “këmbëngul që ne duhet të jemi një shoqëri e barabartë. Kur shikoj njerëz që krijojnë greva nga hiçi, protesta nga hiçi, që s’kanë bërë burg vetë , që i kanë marrë të dyja këstet dhe nuk kanë më këstë të tjera për të marrë dhe kërkojnë t’i marrin këstin dikujt që nuk e ka marrë, unë nuk jam për këtë shoqëri, sepse kjo është një shoqëri e padrejtë. Asnjë prej nesh nuk është për këtë shoqëri”.

“Unë s’kam hyrë në politikë për të vënë strëmbkëmbësha apo për t’u korruptuar, por për  të shërbyer”, tha Veliaj.

8 komente në “Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve/ Veliaj: Sapo të hyjë në fuqi ligji i ri do të shpërndajmë 15.5 milionë dollarë (VIDEO)”

  1. kiti says:

    Bravo Veliaj per vendosmerine per ta cuar deri ne fund ceshtjen e demshperblimeve te ish te perndjekurve.

    1. dasara says:

      Fantastike me ne fund po i jepet drejtimi i nevojshem dhe kesaj teme.

    2. adrola says:

      Ministri me njesh i qeverise Rama.

    3. livia says:

      Ky eshte minister qe i jep zgjidhje gjithckaje, bravo Veliajt po ben nje pune te shkelqyer ne krye te ministrise se mireqenies sociale.

    4. samuela says:

      Veliaj me i miri prej miri prej te gjitheve, te lumte po i jep drejtim shume temave qe me pare as qe dikutoheshin.

  2. kiti says:

    Bravo ministrit per vendosmerine per ta cuar deri ne fund ceshtjen e demshperblimeve te ish te perndjekurve.

  3. paguani,mer cuna mocaloresh,baballaret tuaj na pushkatuan,burgosen e internuan,nuk e keni te gjate as ju se gjaku nuk paguhet me para(SHQIP)

  4. malo says:

    Kur te hyne vetja ne qejf siç ndodhe ne Veliajn dhe Ramen, kryen veprime te kundraligjeshme. Demshperblimet duhet te jepen per ata qe u takun mbi bazen e deshmise se pafajsise. Keta bythecet e qeverriase qe marrin persiper çdo gje edhe pse antiligjore, nuk mund te kryejne vepriome realishte morale e ligjore ne perputhje me kushtetuten. Prandaj ne rast se ata qe do vine me von do i fusin ne burg, ska pse te na vije keq. Ne kete koteks edhe Z. Veliaj ka marre kote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje