Nga Mero Baze
Ka disa elementë të frikshëm në skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Disa punonjës të saj, në mënyrë sistematike kanë vjedhur deri më sot së paku 5 milionë dollarë dhe kanë mundur të thyejnë me lehtësi protokollin e sigurisë, që duhet të ketë një Bankë Qendrore.
E frikshme është koha e gjatë, gati rutinë, që hajdutët kanë pasur në dispozicion, pa u shqetësuar, për të vjedhur. Kjo kohë, e cila nuk përjashton mundësinë të shtyhet në kohë dhe më parë, tregon se mungesa e protokollit të sigurisë ka qenë një normalitet, çka përbën një përgjegjësi direkte për kupolën e Bankës së Shqipërisë dhe Guvernatorin e saj.
Hajdutët nuk kanë bërë veprime të jashtëzakonshme apo operacione speciale, por kanë pasur ditë pune normale vjedhjen e Bankës. Kjo dëshmon se Banka vetëm si Bankë nuk ka funksionuar.
Po ashtu ka një paqartësi për sasinë e pareve të vjedhura. Auditi ka mundur të kapë vetëm pjesën e paasgjësuar të kartëmonedhave të nxjerra nga tregu, por jo pjesën e asgjësuar. Edhe pse do të jetë e vështirë t’i shkohet deri në fund skandalit, është e qartë se kjo praktikë nuk është e vitit 2011, por një traditë më e hershme.
Nga ana tjetër, deklarimet e dy të kapurve në vjedhje janë kontradiktore dhe duket se fshehin një skandal shumë më të madh, që dëshmon se Banka e Shqipërisë nuk ka funksionuar si institucion bankar, por si një institucion qokash politike, që garantonin karrigen e Guvernatorit dhe poshtë bëhej kërdia.
Unë nuk mund të them se Guvernatori Fullani ka dorë direkt në këtë skandal si pjesë e tij, pasi do ishte më i trashë se ç’mund të na shkojë në mendje, por ai është përgjegjës kryesor për këtë skandal, pasi mënyra se si ai është bërë dhe ka mbetur Guvernator, pjell padyshim skandale të tilla.
Nëse Fullani do të ishte një Guvernator që do të shkonte në atë vend pune me meritë, që do ta kishte diplomën jo vetëm me 5-, por dhe me ndonjë 6 a më shumë, nëse do ishte një bankier i suksesshëm dhe me një karrierë për t’u pasur zili, ai do ta shikonte Bankën Qendrore si Bankë dhe jo si një post politik, që garantohet me punësim familjarësh të qeverive që venë e vijnë. Një Guvernator profesionist nuk kishte nevojë ta mbushte Bankën Qendrore me gra, vajza, djem dhe dhëndurrë pushtetarësh, por me njerëz profesionistë, të cilëve minimalisht nuk mund t’ua hidhte ky tipi që ka nxjerrë qetësisht nga 1 milionë euro në vit nga Banka pa u marrë vesh.
Fakti që garancitë si Guvernator Fullani nuk i ka marrë nga zotësia, por nga qokat politike, e kanë çuar Bankën Qendrore në një gjendje të tillë, që më i mençuri i Bankës është një punonjës ordiner, i ngarkuar për asgjësimin e kartëmonedhave.
Kjo sa i përket anës profesionale të drejtimit të Bankës. Nga ana tjetër, shpërdoruesi më i madh i Bankës në këto vite nuk është ky hajduti që ka gjetur një mënyrë si të vjedhë çdo ditë, por vetë Guvernatori i Bankës. Nëse ky ka nxjerrë rreth 1 milion euro në vit me “sakrifica”, Fullani pa iu dridhur dora i ka hequr Bankës Qendrore dhjetëra miliona euro për t’i bërë qoka qeverisë që e mbante Guvernator. Shikojeni Hotel Dajtin, një nga pasuritë e mëdha historike të turizmit shqiptar, si është katandisur. Fullani nxori nga Banka 30 milionë euro se i duheshin për fushata promocionale Berishës dhe Frangajt, dhe bëri sikur bleu Dajtin për ta bërë zyra. Sot pas kaq vitesh ne kemi vetëm 30 milionë euro të humbura, nja 12 të tjera të planifikuara për t’u humbur dhe një pasuri kombëtare të rrezikuar të zhduket si e tillë. Është po ky Guvernator, që ka justifikuar çdo manovër fiskale të qeverive, çdo rritje borxhi, çdo spirale të rrezikshme ku e kanë futur qeveritë, që ai u ka shërbyer, vendin, duke mos folur kurrë si Guvernator, por si shërbëtor i tyre. Si i tillë, ai na ka hequr qindra herë më shumë lekë nga xhepi se hajduti i xhepave që u kap këto ditë.
Unë besoj se Banka Qendrore ka plot profesionistë të zot, që nëse motivohen profesionalisht, mund ta nxjerrin Bankën nga bataku ku e ka futur klientelizmi politik dhe nepotizmi i Guvernatorit Fullani. Skandali i fundit është një kapak i hequr mbi pusetën e ujrave të zeza, në të cilën noton ky institucion i mbushur me të afërm politikanësh dhe qoka Guvernatori. Hajdutët e kapur janë nga të paktët, që nuk kishin njerëz të afërt në pushtet dhe kishin gjetur ngushëllim tek biznesi që kishin shpikur vetë.
Nuk di se deri ku do të shkojë prokuroria dhe deri ku mund të provohet ndonjë përgjegjësi ligjore e Guvernatorit, por meqë ai është aty si produkt politik dhe jo profesional, së paku të mbahet ndaj tij një qëndrim politik para se të flasë prokuroria. Është mirë të largohet me urgjencë dhe të emërohet Guvernatori i ri, për të shpëtuar së paku autoritetin e Bankës, ku duket se nuk hahen vetëm tava peshku dhe meze, por dhe vidhen çdo ditë miliona lekë.
Po te kishte qofte edhe pak karakter ky zoteria do te bente doreheqjen menjehere. Mos u lodh kot o plaku Mero…..
Cudia eshte se: Te gjithe dine sekretet (punet e pista) te te gjitheve. Te gjithe bejne si te paperlyer. Te gjithe jane te zhytur ne mekate dhe krime te perbindeshme! Askush nuk flet! http://www.prenom777.wordpress.com
Cudia eshte se Mero njeh vetem gjynatet e se djathes. Ne fakt “e majta” dhe “e djatha” jane nga i njejti bylmet i qelbur! Krimi dhe punet e zeza ne Shqiperi nuk kane rreshtur, fatkeqesisht qe ne 1945-sen! Jane bijte e baballareve, qe dikur vrisnin ne emer te Partise, ndersa sot bijte e tyre (baballareve komuniste) vrasin ne emer te paras dhe pushtetit.
Nje kaste e tere banditesh me kostume firmato, qe kane uzurpuar cdo shprese dhe burim jetesor te vendit, qe nga Veriu ne Jug. Kane emra dhe mbiemra. Te gjithe i dime krimet e tyre. Askush nuk flet. As Mero Baze!
Bravo Mero !
PERSE TI PUTANA MEDIATIKE QE I SHERBEVE VITE ME RADHE SHKATERRIMIT TE SHQIPERISE – ISHE BASHKPUNTORI NGUSHTE I KRYEBASTARDIT TE KOMBIT SAL BERISHA – JE I PERJASHTUAR NGA DEMTIMI KAPITAL QE I KENI SHKAKTUAR KTIJ POPULLI -KTIJ SHTETI – JETES SE SHQIPTAREVE ???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU SHKERDHATE ISLAMIKE FARE E NDYRE KURVASH QE KENI 500= SURRETER KERMA QE NDYNI NJEREZIMIN.
Pa e kursyer vleresimin per analizen,shtoj se:
Fullhani eshte katerciperisht ne krye te Krimit.
Prokuroria duhet te sjell fakte ne lidhje me Grafikun
e Intesitetit te Megavjedhjes ne periudha te ndryshme Kohore.
Nga ku do rezultoi qe sasia me e madhe e Parave te vjedhura
nga Stoku,i perket dy fushatave zgjedhore; Asaj te K/Bashkiakut
dhe asaj te fushatesse 2013-tes.Me vertetesine e ketij fakti,
zbardhet lehtesisht edhe pjesemarrja ne kete akt banditesk
te Fullhani, te “Shenjtorit”te Sali Kapedanit.Ndaj z.Mero me te
drejte e drejton Gishtin nga ky palo Governator,i cili ndofta
me te njejten metode bleu edhe Hotel “Dajtin”…Dhe tere keto
pelihvanlliqe e kane detyruar qe Institucionin e Bankes se
Shtetit ta ktheje ne nje Strhe Familiaro-Nepotike duke ju caktuar
sejcilit rroga nga me te majme,te pa krahasueshme madje edhe me ate
te Presidentit.Me keto aresye ju la dore e lire edhe Hajdutit,
i cili e kryente kete veprim pa ja bere Syri Terrt!
Mendoj se edhe Bode eshte ne Tave.Por me kete Drejtesi qe kemi
Faji do shkarkohet vetem te punojsi bixhozxhi.
Mos e thasht Zoti.
Mero ke plotesisht te drejte nje analize perfekte. Ai duket nga pamja se sa i mençur eshte nje debil e gjysem, drejtor banke tja heqish fare vehtes.
z. mero akoma ne shqiperi je ti, mua me thane se u arratise po nuk qenka e vertete
Nuk e marrim vesh cfare po ndodh o Mero. Pas 300 ditesh qeveri nuk duhet te ishim ketu ku jemi. Edhe pse ka kaluar 1 vit ato qe kane bere fushate akoma enden rrugeve. Tahiri nis te shkrije garden del SPARTAK BRAHO, duam te reformojme KLD del Tom Doshi, kushedi kush del nga pas ketij Fullanit tani. Pse i mero 1 milion shqiptare me shume llafe e aspak pune di ngopen? Nuk e marr vesh kete pune…
Si ka mundesi qe ky njeri brenda 24 oreve nuk konfirmoj Dorheqjen ? Kjo vjedhje deshmon se Shteti eshte nje kufome nje fantazme e po imagjinueshme , ku ligjin e ka bere dhe vazhdon ta beje Mafja , Krimi i Organizuar qe koken e ka ne pushtetin e tiranit Berishe . Ky fullani , ky fytyre Kali ? Si ka mundesi qe ky shtet qe edhe ne vitin 194 – 47 kish Drejtor Bange Dhimiter Paskon ” Kutelin ” i cili Kish studiuar ne B ukuresht dhe kish mbaruar me Medalje te Arte i lauruar Doktor i Shkencave Ekonomike sot par 70 vitesh shi cfare regresi montoj Shpellari Berishe me banden e hajduteve te tij, kesaj i thone : Moj kasolle , ku na mblodhe ” ???
Koco, ke te drejte. Ne nje vend ku funksionon shtet, se pari ky legeni nuk duhej te ishte guvernator, po roje te dera, se dyti ne nje vend te qyteterua, pas nje skandali te tille, guvernatori brenda 24 oreve do te kishte dhene doreheqjen. Fullani, turpi i ekonomise shqiptare, as qe do t’ia dije dhe z.Mero ka shume te drejte qe shkruan per te.
po jo te jape doreheqjen, jo kaq kollaj. Ta heqin e ta hetojne dhe te shlyeje vete tere demet qe ka bere ne te gjitha format: me emerimet, me blerjet (si Hotel Dajti etj.). E ta shohin ca dhe gruan se edhe ne saje te saj, jo vetem te qokave, eshte guvernator. Lere se eshte per turp edhe kur e mendon qe nje trashesi e tille te jete guvernator. Dhe jo roje te dera, po roje pas hekurave te burgut e ka vendin te ruaje qeline e tij. Qelbesira.
Molekula ka shume te drejte. Por, jo per cdo gje eshte fajtor Berisha. Ai eshte bashkefajtor ne çdo gje qe ka ndodhur ne Shqiperi, mbas vitet 1991. Ne fillim bashkepunoi me R.Aline, pastaj me Nanon, me Ilir Meten etj. Keshtu eshte dhe rasti i Fullanit. Ate e emeroi Nano, Berisha e la aty perseri, sepse i duhej e shoqja Adriana Fullani, gjykatese e Larte e cila ka dore ne mbylljen e disa dosjeve te nxehta te Berishes dhe I.Metes, por edhe per ato qe me te drejte shkruan edhe Mero. Gjerat edhe pa kete rast dihen, dihen edhe autoret, por eshte ky rreth vicioz qe i mbyll, me “procedure” ne Gj.L dhe ne Prokurori. Ne diktature ky lloj denimi per njerezit e nomenklatures quhej “politike penale”. Aty jemi akoma. Rendesi ka te kapen vjedhesit e celulareve qe kane mbushur burgjet dhe ajo plaka mjerane nga Fieri qe ishte burgosur se kishte mbjelle disa rrenje hashash! Keto jane me e pakta Turpe.
artikull brilant!
Te lumte pena o Mero je shume realist . Te falenderoj.
bravo MERO,FULLANI FOOL,per leverdi.
Skandal i permasave jasht toksore lle keto gjera vetem ne shqipri ndollin 5 milion ero ose nje milion ne vit ibi rroga mujore 82mij ero bobo car skandali neve shqiptareve naka zili gjith bota ..
Ha Muço pi Muço ..!
Xeni,Argita,Liria…Salia jo Salia,
Sa e madhe paska ken tepsia ..!!
VJEDHJA E milionave dollareve eshte pergjegjesi direkte e drejtorit fullani ai duhet te largohet sa me pare,kurse per hajdutet duhen dhene burgim I perjetshem,ne Kohen e xhaxhit mos harroni se shkoje ne plumb.
Shume pshteruese kjo ngjarrje. Jam ndjere vertet shume keq. Cfare shteti kemi. E tmerrshme si mund te ndodhe kjo gje.
Shume bukur Mero. Me kete gjuhe duhet te flas Kryeministri i cili duhet te kerkoje e pakta largimin e ” te papamit…” Fullanit nga Guvernator i Bankes se Shqiperise edhe pse Ilir Meta do ta pengoje.Le te dali ketu kush mbron hajdutet apo kapon e tyre. Si ish punonjes banke kjo ngjarje me ngjall FRIKE kur shoh qe eshte vjedhur para fizike inventari i te cilave behet e pakta njehere ne dite. Ashtu sic thoni ju une them me bindje profesionale qe kjo shume eshte shume here me e madhe dhe vjedhja eshte kryer ne grup nga DISA “bankiere”. Prokuroria por edhe Qeveria ( ajo eshte Banka Qendrore e nivelit pare) te kerkoje venien e menjehershme ne sekuestro te pronave nga Guvernatori deri tek i fundit “bankier” hajdut te LINJES dhe te afermit e tyre deri ne verifikimin e perafert te sasise se vjedhur.Kjo sepse ato jane parate e popullit i cili patjeter do te reagoje pra duhet qetesuar populli. Une pres me padurim prononcimin e Kryeministrit edhe pse jam i sigurte qe kjo eshte vjedhje prej shume vitesh te cilin ” i papami…” Fullani e vazhdoi edhe ne mandatin e dyte. Kam friken qe per ta “harruar ke te cudi” do te kete edhe krime per te cilin policia, prokuroria duhet te jene VIGJILENTE ne menyre qe te mos humbin gjurmet. Nuk eshte pune kazinoje kjo sic thote hajduti…!!!
Mero perputhem katerciperisht me te gjitha keto. Dua vetem te shtoj qe demi qe ka shkaktuar Guvernatori eshte shume here me I madh po te llogarisesh edhe vjedhjet ne bankat e nivelit te dyte te cilat drejtohen nga sharlatane e perverse qe gezojne mbrojtjen e guvernatorit. Vetem ne Raiffeisen jane kryer dy vjedhje nga stafi ne dy vitet e fundit, drejtori I deges Bilisht ka rrefyer per vjedhjen e mbi 4 milione Euro depozita klientesh ndersa thellesia e vertete e vjedhjes nuk do te merret vesh kurre. Te gjitha rregullat e aksesit ne sistemin e bankes ishin shkelur dhe Banka e Shqiperise nuk u shqetesua fare per kete fakt. Se fundmi nje punonjes I vetem arriti te marre I qete mbi 400 mije euro nga nje numer bankomatesh te kesaj banke. Perseri rregullat e sigurise ishin shkelur ne menyre sistematike prej shume kohesh. Dy fakte qe tregojne qe sistemi bankar eshte jashte kontrolli dhe tashme I kercenuar jo me nga grabitesit e jashtem por nga ata ” te butet” te brendshmit. Peshku qelbet nga koka dhe ne kete rast peshkaqeni yne eshte qelbur I gjithi.
E tmerreshme ! Te varen te sheshi i ”Skenderbeut” ,keta kriminele,mafioze, me krye antishqiptarin kriminel,
me emrin Sali Berishovicin !
Simbolikisht duhen varur sepse s’ka ligj,por duhen per ta burg i perjetshem !!!!!
mose valle kjo vjedhje spektakolare ,ka te bej dhe me vrasjen e te ndjerit sando..ku i dihet per ti mbylle goje..se ska munci kaq shume e madhe dhe mose te kishte djenji asnjiri..jan kokat nga larte qe donin te mbyllnin gojat por per fate te keq ..olasi bomba dhe dolen ne shesh..!!!
Shkrim me mend dhe i sakt si gjithmon o Mero dhe ky guvernator ska asnje justifikim per kte skandal aq sa e shofim ne, mos qoft akoma shum i thell ! Nderi ja do te jap dorheqje pa pritur ta fluturojn, se zaten “krahet e ngrohta” qe i fitoi ne sherbim te politikes se mafjes i vjen ore e shpagimit andej nga nuk e pret ! Shum fjete mbi dyshekun e servilizmit mbushur me lek shqiptaresh o Fullan e shko tani atje ku e ke vendin e po ja hodhe edhe kte radh do behet i qart “filmi”pastaj,,,,,,,
Fene ia ke lujt o Mero ketij qatipit te Sale gazepit. Ky duhet ndeshkuar ne menyre shembullore.
Fene ia ke lujt o Mero ketij qatipit te Sale gazepit. Ky duhet ndeshkuar ne menyre shembullore.
z. Mero. Besoj se nuk është e nevojshëme te them se ke shumë të drejtë. E ke thënë edhe herë të tjera se drejtimi i dobët administrativ e pa përgjegjësi intelektuale, sociale e ne fund te fundit e pa paërgjegjësi kombëtare e ketij Full-hanit, Banka e Shqipërisë ka notuar në një llum marramendës shpenzimesh, paga e dieta, shpenzimet qejfi e të ashtuquajturi kualifikimi të punonjësve, ne personel klientelist të tijin e të partisë, etj..etj, e ja në fund edhe kjo vjedhje kaqë domethënëse. Si ka pranuar të punohet kështu “rumpallë” në një Bankë kur cdo gjë duhet të jetë perfekte deri në maksimumin e mundshëm ? Si mund ta justifikojë ai e të tjerët përgjegjësinë e kontrolleve, zbatimit të rregullave të hyrjes e daljes në arkë të mjeteve monetare ? (për dijeni këto rregulla e rregullore arke, shumë të forta e plotësisht të kontrollueshme kanë qënë objektivi numur një i fillimit të kontrollit në cdo njësi bankare, jo sot , as dje por prej më se prej 50 vjetësh).Si lejohet të bëhen bilance formale të gjëndjes së parave të reja apo të dëmtuara, kur të paktën më 31 dhjetor , bëhet gjëndja fizike e arkës e cila pasqyrohet në bilanc, e ku duhet të nënëshkruajë edhe një punonjës i auditit të brëndshëm? Si është bërë kaq pa përgjegjësi asgjësimi i paravë të tërhequara nga qarkullimi? Si ka funksionuar komisioni përkatës për këtë qëllim?
– Eështë e padiskutueshme që skandali i mësipërm kërkon dorëheqjen e Full-hanit, por edhe dhe të punonjëve kryesorë të Thesarit të Shtetit. Prokuroria duhet te thellohet në këtë vjedhje e specialistët dhe ekonimistët e aftë, me të cilët duhet të bashkëpunohet, nuk mungojnë.Me këtë rast le të hidhet edhe një sy në vjedhjen e floririt, për të cilin u fol e u fol e çdo gjë u harrua.
– Mos ndodhi që edhe kjo ngjarje të kalojë si shumë të tjera, ku “ edhe çudia më e madhe zgjat 3 ditë e kalon”.
S’ke cfare te shkruash, s’te le Mero radhe…!
Z. Mero. lidhur me cfare shkruani per kete skandal, dua te refej nje short story! Ka qene viti 1993, me kujtohet, ishte vere. Na vidhet arka e kursimit ne Tirane(150 milion leke, atehere ishin shume)! Por, para demtimit, une kisha bere nje plane dhe parashikoja qe kjo arke te rishikohet sigurimi fizik i saje ne perforcim te masave. Per kete therras kryetarin e deges se objekteve ne Tirane dhe i vendose detyrat nje per nje dhe kohen e raportimit. Ne ate kohe, kur ndodhi ngjarja, merr ne telefon zv. ministri i Brendshem A.M dhe i thote eprorit tim, se per mosmarrjen e masave per sigurimin e arkes se kursimit, aludohet qe Marku do te shkoje ne burg! Menjehere, shefi im i thote se une dhe ju mund te shkojme ne burg, por jo Marku, me detyrat qe ka vene dhe pergjegjesine qe ka, i ngarkuari per t’i kryer!
Kur vritet drejtori i Bankes Santo kohet e fundit, thashe me vete ku e kam pare kete njeri dhe me kujtohet mbas ca ditve qe ne kohen kur me personelin e Bankes po beja nje takim per masat e sigurimit, mbasi mbarova fjalen time, folen dhe te tjere, por ajo qe m’u ngule ne koke ishte nje “lluster” qe me jep ky person duke thene qe ato fjalet qe thua i perngjajne nje fjalimi “komisari” dhe po me dukeni si komisare! Mbasi e degjova dhe pashe edhe te tjere qe nuk ishin te shqetsuar shume, i thashe qe merreni serozisht kete fjalen e “komisarit”, se ju po me dukeni sikur po luani ne teater dhe po me dukeni taman si Mirush Kabashi, sepse ne ate kohe ne moment, fytyra e tij me dukej si e artistit te Durresit! Dhe me tere mend ai paskeshe pase luajtur ne filma!
Shkrimi juaj zoteri eshte mjaft serioz dhe minimumi, nese do ta kuptonte nje intelektual se cfare eshte demokracia, si sherbim e siguri ndaj popullit me ane te ligjit, Fullani duhet te jape dorheqjen! Eshte ashtu si thoni ju, Banka eshte nje vend qe mos rrjedhte pikon, pra si nje lope (plle), ne gjuhen e popullit qe mbasi ka bere vicin, vazhdon te beje qumesht! Atje, mungon kontrolli i brendeshem profesional dhe ashtu sic thoni dhe ju, ai kur kthehet sherbetore i disa zoterinjeve politike dhe qeveritare, nuk mund ta ushtroje ate me kompetence!
Je i saktë , i pakundërshtueshëm , Mero Baze . Bravo !
Ai qe i cakton vehtes pagen 12.000 $ USA ne muaj ,dhe pagen minimale per punonjesit qe jane te gjithe te afermit e politikaneve te vjeter dhe te te rinjeve,3-4.000,ka dashur qeruar nga ai vend me kohe,por sic duket dhe ketyre te rinjeve po u shkon mbas valles Fullani. Kontrollon doganat Edi ,kendej i vjedhin me thase ! Fullani mashtro me inflacionin e te mepareshmeve,bejua qejfin dhe ketyre te rinjeve ,vetem kur te perfundoje si banka “Sude” do shikohet cfare ka bere kryebankieri politikan !
Full-hani duhej pushuar dhe duhej bere kallezim penal qe kur u nderruan pushtetet. Duhej te ishte vendimi i pare, por, mu shuan shpresat kur Rama e pyeti ne nje konference: He, si tu duka??? Skandal!!! Nuk kam pare njeri me te paafte! Ose, me mire, familje me te paafte, bashke me injoranten, ne fushen e drejtesise, qe ben dhe kontrollin e gjyqesorit. Nje gje kane pozitive keta te dy, burre e grua, qe kane fytyra idiotesh dhe nuk lodhe shume per te kuptuar, jane apo bejne.
Eshte mese normale qe Fullani ishte pjese,ose me sakte udhehiqte pikerisht ai kete bande.
por si gjithnje s’do ndodhe asgje,mbas 3-4 diteve do te harrohet sikur mos te kete ndohur kurre ky skandal.
Ne momentin kur mendohej qe Rama do ndryshonte kreun e bankes per korruspion,ai filloi te shoqerohet,dhe te behen miq,ne nje udhetim ne Usa pasi mbaroi fjalimin pyste shpesh Fullanin se si ju duk fjalimi i tij …!!!
o fullane, ik me mire e jep doreheqjen pa te dale ndonje klecke tjeter!
me kete rast i riu qe do te vije te heqi dhe dhendurret e PD-se me diploma te blera!
A mos u tall o Mero,pse me pesa e paska diplomen Guvernatori? Epo hajde o zoti Guvernator,o pergenjeshtro z.Mero,e thuaji qe genjen,megjithese ky qerrata Mero,coku i di me mire ca gjera se vet ky qe akuzohet,ose zoti Guvernator na nxir nje fotokopje te dhipllomes ta shome. Po se besoj te genjeje z.Mero mbasi ska asnje interes,po fundja dhe guvernatori ka patur shume shoke e shoqe ne Fakultet,qe e njohin shume mire se si ka kaluar,per te mos folur per pedagoget qe e dine me mire, apo jo mo Guvernator.
Nese Rama nuk do ta shkarkoje Fullanin,ky do te jete treguesi i pazotesise se tij totale. Do te thote se Rama eshte nje argat edhe me mjeran i Mafias se vete Fullani!….
Rama nuk eshte I pazote , por frikacak I duket sikur nuk ka njerez te tjere per te bere pune me mire se qelbesirat dhe me e keqja ka frik te shkarkoj nga puna te korruptuar sepse I duket sikur humbet vota
Ky njeri nuk qeveris ne baze te vlerave te shoqerise por ne baze te votave qe mund te shterojne
U lodhe o Mero,gjithsesi falenderime!
Guvernatori duhet te ishte shkarkuar urgjentisht per ti hapur rruge te lire hetimit dhe reformimit te te gjith kuadrove te bankes.Kryeministri,ministri ifinancave nuk ndihen thu se nuk ka ndodhur gje turp te ju vije kjo eshte nje termet qe ka shokuar gjith shqiptaret.Te gjitha poshtersit kan ekzistuar ne kete vend por shteti i vertet kurre nuk ka ekzistuar dhe tet vjetet e kaluara kan qen te qellimshme per ta zhdukur e groposur njeher e pergjithmone kete komb,vjedhja eshte kthyer ne institucion vidhte qeveria miliarda euro vidhte banka ,vidhtedrejtsia,vidhte mafia,shendetsia vidhte kush mundete dhe kjo eshte quajtur normale bile zotesi e atij qe vidhte.Prandaj qeveria duhet te shkundet nga rutina te kerkoj te punojne te gjitha hallkat nga qendrori deri ne baze.
Ketu ska nje minimum pergjegjshmerie ! Puna e pare u krye nga hetimi qe nxorri skandalin e vjedhjes me qetesi dhe kohe te plote te shumes 6 miliard leke nga Banka e Shtetit. Puna e dyte doreheqja e Gouvernatorit Hajvani (me fal Fullani)dhe e stafit te tij ! Puna e trete nje zgjedhja e nje Guvernatori te ri, bankier i sukseshem.
…dhe per cudi kete palo guvernator e mbron Arvizu qe si gjithmone do kohe per te njohur
Pergezime Mero, nje shkrim fantastik. Nje koment kisha per shkrirjen e gardes, si shume po nderhyrje po ben kjo Saimir, mos ndosht duket e tepert
http://dielli.al/lajme.php?id=72522&k=71
E ke qare kete shkrim po kujt ja thua.Do kishe bere muire ti bashkengjisje edhe listen e te punesuarve , bije, gra, burra,niper e mbesa te pushtetareve te vjeter e te rinj.Ne fakt ai Fullani duket si derr i ngopur dhe i trashe.Njeri qe as skuqet e as zverdhet, edhe kur flet pa pike emocioni.E kane trashur te mirat dhe privilegjet e politikes te ciles diti ti prshtatej per mrekulli.Por duket se i erdhi fundi mbas ketij skandali vjedhjeje “si miu …”
kjo eshte te keshe maman politikane si jozefina ,dhe te maresh nje vend pune pa te te takuar,Me resprkte per ju ,MERO,pak me pare me nje skrimin juaj prefeksional ikishit then te gjitha por nuk e kuptoj ,kjo shte SHQIPERIA FATKEQESISHT QE TE VUAJN BREZAT E SE ARTHMES QE STUDJOJN NE PERDIM,////TE HIQE NGA BKSH ,TE GJITHE KOPROSHKILAT,NGA NJE EMIGRANT,DHE LEXOS IREGULLT I GEZE,, TEMA
Vazhdojme dalin ne pah prova te pista te menyres se drejtimit te shtetit nga krimineli sali berisha,ku jane ekonomistet dhe qeveritaret bode mima shehu te gjithe hajdute mjere populli nga kush eshte drejtuar dhe me e keqja se keto felliqesira akoma lehin ne kohe qe duhet te ishi prapa hekurave,kam besim se rama dhe cani do te nderhyjne menjehere qe te vendosin autoritetine bankes e keta te pd qe na qane veshet cdo dite me mire te denoncojne hajdutlleqet dhe krimet e kolegeve dhe ortakeve te tyre si fullani e co tr cilet jane pjedha berishiane topallase e haleve te tjera si puna e tyre
Se kuptoj c’lidhje kane 5 apo 6 me vigjilencen ne pune?
Z. Baze kete here ja ke futur kot. Nese do te gjesh se pse ai person eshte punesuar ne ate pozicion shko dhe pyet ish guvernatorin e kohes, e ke minister financash sot… ne nje vend ku behen ministra shoket e burrat e ish dashnireve sme habit apo qe ndodh te banka qendrore. Shko pyet Canin si i punesonte ai njerezit atehere kur ishte ai guvernator, njesoj si sot.
me nje gje gaboni te gjithe.
Banka e Shqiperise (alla bank of albania) nuk eshte banke normale private po eshte institucion shteteror publik.
Dhe nese eshte i tille duhet qe dhe plebejt (publiku) te kene nje fare kontrolli mbi te.
Mendoj qe te merret zotimi nga qeveri qe per nje periudhe 1-2 vjecare ky institucion te reformohet teresisht dhe ti sherbeje publikut. Reformimi duhet te jete ne emra medoemos po edhe ne funksionim.
Me besoni cdo vendimmarrje apo statistike kesaj i serviret nga qeveria. Atehere nese eshte keshtu per mua eshte apendisit i qelbur tashme qe duhet hequr. Ne vend te saj Banka e Shqqiperise i duhet kthyrer dinjiteti i emrave dhe funksionimit.
Ne fakt per fat the keq eshte institution privat i kamufluar ne forme publike pasi nuk ka asnje lloj varesie nga shteti shqiptar. Prej kohesh shteti drite shkurter shqiptar ka hequr dore nga aplikimi, ne ndihme te ekonomise, i politikave monetare, megjithese per fat akoma disponon nje monedhe te veten (qe e pret vete pa kosto), duke e deleguar tek Banka e Shqiperise ne dore te Fullanit te pare Guvernator qe i bie rruga te kaloje ne ate Institucion. Sic shihet shkrimi i Meros eshte tym per te mbuluar sakatimin e pazevendesueshem que i eshte bere shtetit shqiptar me marrjen peng te Bankes Qendrore te tij. Edhe emrimi i Fullanit ne ate pozicion apo i Fullaneve te meparshem (Shkelqim Canit me sa me kujtohet) eshte pjese e ketij gjymtimi kolosal te shtetit shqiptar. P.S. Tymi i leshuar nga Mero jane “qindarkat” ne kuptimin figurativ, qe vjedh Fullhani bashke me ata qe ka rrotull per te mbuluar miliardat e humbura nga ekonomia shqiptare si rezultat i nxjerrjes jashte loje te shtetit shqiptar nga ky funksion themelor i ekzistences se nje shteti.
fullani do jap dorheqje????????????????????????
Kjo na doli me e rrezikshme se skenari Grek, qe trumbeton me te madhe Berisha!
Cfare sigurie te Banka e Qendrore e Shtetit, policia te marre masa se keta (fullani me shoke)per te humbur gjurmet do ti vene dhe flaken atij institucioni.
Cohuni Shqiptare prej gjumit, cohuni. Kjo eshte teper dhe nuk duhet te tolerohet.
Ky eshte kalbezimi i sistemit ne shqiperi, nje roje ne banke vjedh miljona euro dhe nuk e ka kontrolluar asnjeri, shoqja e mban krimin te fshehur dhe fullani qe vjedh edhe me shume.
Ngrihu Enver nga varri, ngrihu.
ju thoni qe Fullani te jape doreheqejn…une them ai duhet te ishte arrestuar i oari.konfiskim i pasurise se tij dhe gruas se tij qe la ne fuqi ilir meten qe si pasoje la ne fuqi superhajduetet,
fullanet historikisht kane qene te majte. edhe guvernatori ashtu ka qee kur erdhi ne kete pozite…po sipas situates e kthen fullani bythen dhe si elbasanlli qe eshte se ka far eper turp ( si familje ) te marr eformen e kujdo partije ne pushtet.
Ai duhet te procedihet sa me pare.
I pa pafte, i paturpshem se te kish turp sbehej guvernator me mesataren 5.1 dhe ma karakter.ne shqiptaret e meriojme cdo gje te keqe.
Ka nje kompani private qe merret me asgjesimin parase fizike qe hiqet nga qarkullimi.Te shikohet si operohet nga kjo kompani,c’lidhje ka me banken dhe si jane ndjekur procedurat e heqjes se parase “se demtuar” nga qarkullimi.Kam aplikuar per pune tek kjo kompani,sepse kerkonte nje njeri te specialitetit tim,por “nuk e kalova klasen” Te them te drejten personi qe me mori ne interviste,vendi i zyrave dhe vet zyra m’u duken mistike.Ishja njeri qe vija nga rruga.pa asnje lidhje, dhe njoftimin per kete vend te lire pune e kisha marre nga gazeta.
Kjo eshte nje ngjarje qe smund te krahasohet me keq menaxhimin e ndonje institucioni, ne fund te fundit sduhet te prisnim vjedhjen e thesarit per te bere ndonje “krahasim” se kush na ka demtuar me shume apo me pak, pasi ne keto 20 e ca vite ka shume krahasues,hajdute apo keq menaxhues te tjere qe mund te konkuroje apo garoje me fullanin.
Ajo qe bie ne sy e te vjen shume keq ne fakt eshte se kjo ngjarje po trajtohet sikur eshte grabitur ndonje banke e nivelit te dyte,
por nga permasat mund te krahasohet madje mund tja kaloje gerdecit apo 21 janarit.
Ne fund, nga ky institucion sepaku duhet te kishim doreheqje te menjehershme drejtoresh te medhenj (kryesuar nga guvernatori…
sh mire artikulli , por tani gazetaret bashke me operatoret nuk duhen ti ndahen nga zyra fullan legenit e t va vene me shpatulla pas murit dhe jo ti mbajne ison
Pse nuk e permend njeri faktin qe operacioni per kete ceshtje eshte koduar me emrin SKRAPARI. Ndersa RAMA juaj te dashur RILINDAS as ka bythe dhe as ka ndermend ta NGACMOJE Fullanin se e di ke ka nga PAS.
Shenim: nderrojani emrin gazetes nga TEMA ne TYMI, pas kesaj censure qe ka nisur. Te gjitha lajmet politike kete periudhe ne gazete po kalojne NO COMMENT.
Dorezohu Fullan,te erdhi fundi o kodosh kodoshi boll ke bere qef me parat e shqiptareve.Ne populli mezi hame buke, ti jep rroga shperblime, dieta per hajdutet e Bankes sikur i ke parat e babait.
Largohu o pleh se nuk ke surrat per te drejtuar BSH.Kuvendi te votoje nje Financier te zot ne ate detyre. Fulllan e ke vendin ne biruc. Ketij kodoshi t,i sekuestrohet e gjithe pasuria, edhe personelit te BSH, t,i sekuestrohet pasuria, eshte e popullit shqiptar.Poshte hajdutet qe vjedhin popullin shqiptar.Vendi i tyre ne biruc perjete.
Ja po e shpetoke ti Zoti Mero, duke kerkuar largimin e Fullanit! jo mor jo lere aty dhe te japi hesap ne prokurori, e te mbaje gjithe pergjegjesite qe i ka per ate rroge super te larte qe merr, kur ne pronaret legjitime nuk kemi marre asnje qindarke deri me sot nga cilado qeveri,te cilat qeveri u kane krijuar mundesi te pasurohen hajduteve dhe cdo veprimtari antiligjor. Ketu flitet per nje qendrim diskriminues ndaj pronareve legjitim te ideuar nga Sali berisha dhe te perqfuar nga Nano, Meta , Majko, Rama, dhe gjithe media e shkruar deh audio abuzive shqiptare! Jane pikerisht keto fakte qe bejne qe Fullani te jete personazh kur s’duhet te ishte fare aty ku eshte….Nejse Zoti Mero, te lutem botoje edhe nje ze ndryshe……
O njerez jan plot 23 vite qe vidhemi, tallemi vritemi etj, dhe ne vazhdojme e komentojme dhe do vazhdojme edhe sh. Vite keshtu, sygjeroj te marim armet dhe te dalim n shesh, duhet revolucion i vertet, pergjegjes jan te gjith plitikanet plera dhe si te tille duhet te perfundojne te varur. Cohuni o shqiptare te marim fatin tone ne dorw.
Paeadoks! Ujkun e kemi gjithnje perballe ne kronika televizive, dhe themi: Ja gjurmet! Zoti Rama, ju votuam per te vene drejtesi, dhe te dergosh prapa hekurave llumin e shoqerise, e jo te na besh parada fjalimesh pa asnje vlere. Vleresuam nderhyrjen ne Lazarat, por ne kemi lazaratasit e tjere me xhepa te renduar ketu, ne mes te Tiranes. Kujdes, se zgjedhjet lokale jane ne prag, dhe ajo c’ka keni deklaruar se do vini drejtesi, ka kohe qe eshte venitur, madje eshte mbuluar nga ngjarjet monstruoze te koheve te fundit. Detyrat sigurisht jane te veshtira, por jo te pazgjidheshme. Ketu duhet vetem zbatim ligji dhe devotshmeri ne kryerjen e detyrave nga cdo punonjes. Ndryshe do bejme nje vrime ne uje (flop).
qe ne fillim ju them faleminderit per analizen e sakte,por si une kush kushdo, do mbetemi pa fjale me daljen e ketyre super skandaleve,cfare nuk po nuk sheh e po degjon ky popull i varfer,kurre mos u ngopshin ky soj makutrish….
-..kete problem duhet ta di edhe Bode ,se ne nje debat te Opinion {jashte kamerave}ka pohuar se gjendja eshte edhe me keq se c’duket…ajsbergu po shkrin..
E tmerrshme!Drejtori i Bankes se Shqiperise me mesatare 5.Ku po shkojme??? Edhe nese nuk ka integritetin te jap doreheqjen, te gjendet mekanizmi per t u shkarkuar, anipse siguro to te vihet ndonje tjeter me mesatare 5+.Bir Selman i nenes cil t6e qaj me pare…. Kjo shkerdhato demokraci me tru diktature ka deshtuar tashme.Pritet te deshtoje dhe Shqiperia perfundimisht nese nuk nxjerr reformatore idealiste te vertete.
Kam pare nje filem te holliwudit me nje situate te tille te ngjashme vetem se ndryshimi ishte qe parate nuk i vidhte drejtori i thesarit,dmth ai qe ka pergjegjesi direkte per kete pune se do te ishte idiotesi,por i vidhnin tre pastruese qe merreshin me trasportin me karroca te posacme te parave qe do te asgjesoheshin brenda per brenda bankes,dhe ato i zbuloi polici i sigurise i cili u be edhe ai bashkepunetor,por kjo pune nuk zgjati shume pasite gjithe punonjesit e kesaj banke te madhesurvejoheshin ne jeten private qe benin mbas pune ne familjet e tyre nga sigurim i jashtem i bankes dhe pa dijenine e tyre.Ata filluan te benin shpenzime qe binin ndesh me te ardhurat e tyre te deklaruara,kur e moren vesh qe po survejoheshin ata i kthyen perseri parate dhe skandali per te shpetuar emrin e mire te bankes dhe te drejtorit u mbyll brenda per brenda(leket u kthyen)se per ndryshe te gjithe drejtuesit kryesore te bankes do te hanin burgun dhe turperimin publik si dhe banka rrezikonte falimentin!Guvernatori yne ka nje jave skandali qe eshte zbuluar dhe nuk e can koken fare.Ku kane qene keta njerez per 4 vjet se edhe koshat e plehrave ne rruge kontrollohen cdo nate nga endacaket e jo me parate e thesarit te shtetit shqiptar.Kur e pash filmin mu duk si perralle ,por ne shqiperi cdo perralle ka prane realitetin ton skandaloz.
Artikulli kryeveper, vetem nese do kishte ndodhur Jo me larg se ne Mal te Zi apo Maqedoni , do ishite dorehequr kushdo Guvernator qofte, ky kokoshi i BSH I ben karshillik 3 milion njerezeve qe vuajne per buken e gojes. Ja c bej une Perandor Full- Hani , 14 vjet me leket tuaja ! Katastrofe , ku eshte shteti ???? Nese shpeton edhe kete here , therrime do gjeni te BSh, ne vend te lekeve do gjeni gjethe fiku !
kjo histori nuk ka precedent boteror! sa veta do kishte pushkatuar ai burri nga gjirokastra,10,100 apo 1000.
Z.Mero te inkurajojm per cdo analiz qe ben e ne vecanti per keto fytyra te fryra qe sa me shume ti zhbirosh aqe me te njollosura e te pista dalin . Jam i sigurt qe ky fullani ka ber pis kedo qe kishte dhe ja kishte interesin pa perjshtim prandaj hetimi nga kjo prekurori e molepsur nuk i besohet . Ne qofte se ke kellqe zoti .Rama pezullohe ! Dhe me vendim extra komision Qeveritar ti hyet me themeli gjithe aktivitetit , praktikave te kesaj banke e bankave te nivelit te dyta e nevecanti kredins bank , Mund te ket forma te tjera por behe , mund te preken lloi lloi figurash e persona por nxiri se eshte turp ta shohesh pisllekun e ber me hotel Dajtin ne mes te Tiranes dhe te jesh indiferent , Na bet pis te gjithve se mendimi qe ka populli qe qeverit vjedhin do 200 vjet qe te shkulet , Veproni !
Me ne funde mbase nje dehje prej 300 ditesh na shkruajte dicka te sakte….!
Po do ja kete kerku gruja fullanit leket qe te blinte vendin e gjykateses ne gjykate te larte pastaj djali qe te lunte bixhos dhe te pinte droge qe te ishte i lumtur pastaj goca qe te bente shkolle private jasht shtetit te hapte biznes te tegu dhe te dobsohej me leke dhe prape gruja qe te dobsohej me operacione plastike dhe te bente me pas lifting te surratit pastaj dhe pak per vete qe te shkonte me prostituta dhe te vishej me marka e te pagunte dhe qendrimin si i pari vendithajde o kryeminister ca kuadrosh te rrethojne dmth te kapin nga gryka dhe ti merresh me rojet e institucioneve kush i emeron pa te pyt ty… Zgjohu njeri zgjohu… Ne cdip institucion te kane vjedh miliona e ti duke i mbajt e promovu hajnat e te trashet se ke shume pune per te emeru nje kategori te ngjashme… Po vine zgjedhjet… Shpejto!!!!!
Pazare me paret e popullit,deri atje sa i ka vene edhe nje shkolle emrin e te jatit.E kane bere Shqiperine cifligun e tyre.
Analize serioze.Gazetari Mero ka mesuar nga gabimet e se kaluares. Eshte per tu vleresuar lloogjika analitike e tij,guximi,patriotizmi,si dhe thellesia e ceshtjeve qe Ai trajton ne gazeten TEMA. Per Fullanin eshte shkruar edhe me pare qe eshte i pa-afte e servil dhe eshte turpi i Bankes se Shqiperise:Klanet politike Shqipetare i mbeshtesin te pa-aftit dhe i cfrytezojne ata.Kete berri krimineli Berisha,kete duket se ka filluar te beje Km./ i ri Rama,shume i vete kenaqur,me nje te qeshur fodulle,qe i di te gjitha,.Haron se eshte i shkolluar vetem piktor,dhe se Shqiperia ka nevoje per ndershmeri, seiozitet e modesti maximale.Reagimi i menjehershem i Rames duhet te ishte levizja e Qeverise per pushimin dhe zevendesimin e KUKULLES Fullani.Ka kohe per te gezuar Zaho Ramen e porsa lindur. Fajtor eshte dhe Populli Shqipetar qe duartroket cdo Mbret qofte dhe i qelbur te jete.Populli nuk doli nje here ne Demostrate per ceshtje ekonomike,patriotike etj.por vetem diskuton ne Kafene e bene Politike te madhe,
Populli nuk reagoj me force kur Berisha shiti Detin, shkateroi pasurite Kometare,ne ngjarjen e Gerdecit,vrau te pafajshem diten, e ne mes te Bulevardit.Kur do ndergjegjesohesh o Populli im,kur do i thuash te keqes ndal,kur do fhjeshtohesh, mencurohes e emacipohesh e te mbeshtetes te Miren e te luftosh te Keqen.Cdo Popull i civilizuar e nderton vete standartin,infra-strukturen,ligjin,shtetin,dhe kete e bene me Pune dhe vetem me Pune,sakrifice e seriozitet,dhe pa pritur lemosha nga te tjeret.
Nje fjale e urte e Popullit thote:”Nuk mbahet shtepia me miell hua.
Rreago o Populli im,puno,nderto,zbato ligjin me ndergjegje,kritiko te Paudhet me guxim,behu Patriot me Vepra e mencur e mbeshtete Qeverine kur eshte ne rruge te drejte dhe kritikoje ashper per gabimet e saj.
Ti o Populli im pret shume nga Shqiperija jone,por edhe Ajo,pra Shqiperija jone pret shume nga ty o Popull,shume,shume…..
mos bej gabim te jaèpesh dorheqje se te rrasen tek mine peza
Dita dites del ne pah fytyra e paskrupullt e nje pushteti te kalbur e hajdut,demet jane te pariparueshme e me pasoja.Kjo tregon qe Banka e Shqiperise eshte ne ? dhe si funksionon?kontrolli I larte I shtetit eshte inekzistent,pra jam me e bindur se kurre qe ketu po behet baterdia.Opozita e sotme e cila vjen nga nje humbje kolosale ka gjet si variant mbrojtjen e coroditur pa lidhje e pa ide .Te ben pershtypje se nuk mban pergjegjesi per cfare beri ne 8 vjet dhe ne takimet me te huajt flet per destabilizim politik.Sa per Fullanin ka vite qe flitet per paaftesi e per qoka,kur kemi lexuar administraten eshte per te qeshur e per te qare.Mos te cuditemi per emigracin te shtetasve tane ne menyre te parregullt,kur ska shtet,ka ikje nga syte kembes.Ketu ka dale varianti po shave te kaluaren komuniste,mund te vjedhesh me shume e te behesh nje anti komunist e ste hyn gje ne kembe.Ne kete shtet po ndodhin cudira ne drejtesi,O sot o kurre reforma ne drejtesi,pasi pronaret qe fituan ne Strazburg, jane leket qe kane mare gjykatesit ne gjitha shkallet kundra drejtesise.Si mund te rrine perseri keta gjykates,kur demi eshte kolosal,pra nuk thone kot qe Shqiperia eshte vend i nemur e ketu mund te plackitesh cdo gje.
NATYRSHEM, E PARA GJE QE TE VJEN NDERMEND ESHTE: CFARE PERGJEGJESIE MBAN KY GUVERNATOR BANKE PER NJE SKANDAL TE TILLE???????????????
UNE PUNOJ MESUESE DHE PER NDONJE DICKA TE VOGEL,GABIM MINIMAL NJEREZOR, PERBALLEM NE PUNE ME NJE PRESION TE PAIMAGJINUESHEM, ATEHERE C’DUHET TE MENDOJ PER KETE RAST???
AHHH,…SI NUK KAM NJE GRUSHT TE FORTE……………………..
O Asllon more asllon ,
ti e the ate qe pate me thon,
Por me sa duket je dora vet Fullon..
Dhe ske tjeter cfar ke me than..
Fullanin nuk do ta heq skandali por époka e ré qe sapo ka filluar e cila do te mbeshtet ne nje superstrukture krejtesisht te ré se do ti sherbeje nje sistemi te ri,mirepo ne shqiperi si ne gjithe vendet e ballkanit e kuptojne me vonese fjalen epoke e re ,kur vullneti politik nderkombetar thote stop eshte stop keta dallkauket tane nuk e kuptojne qe nuk jane me pjese e sistemin te ri dhe qe duhet ti lene vendet sepse do ti lene keshtu dhe ndryshe.
Ne Shqiperi 40 vjet te shkuara jane pushkatuar njerez sepse kishin pervetesuar njeqindemije Leke t’asaj kohe.
Guvernatori I Bankes zoti Fullani ka pergjegjesine e tij por ai nuk eshte audit I gjendjes fizike monetare por eshte mbykqyres se levrimit te parase,intersave qe banka merr e jep per bankat e dyta dhe per bankat nderkombetare dhe pershtatjen e financave fiskale ose lejimin e financave fiskale per investime etj.Puna e gjendjes fizike te rezerves se shtetit shqiptar ne banken qendrore eshte pergjegjesi automatike e Auditit te shtetit shqiptar qe nuk mvaret nga Fullani por nga ministria e financave.
O popull duhet te dini se i gjithe organizimi, struktura,administrimi etj ne Banken e Shqiperise eshte nje llahtar,personel i llastuar ,rroga maramendese,dreka te paguara per punonjesit,abuzime pa fund….te cilat i paguajme ne o popull….
Vrasja mafioze e bankierit ARTAN SANTO , mos e ka daljen nga Banka e Shqiperise ! Perse kjo te mos jete nje piste e hapur qe mund te çoje ne dyert e vrasesve te Tij !
Po ku preket Fullani o njerez. Ai bashke me Santon kane pastru leket e gjithe parlamentit te djathte e te majte. Pushtetare te shkuar e te tashem, te majte e te djathte. E vetmja banke qe bente levizje miliona jo mijera eurosh pa asnje kerkese llogarie nga Banka e Shqiperise ka qene Ceredins. Prandaj ky skandal per Fullanin eshte si kfja e pasdites. Realisht eshte tjeter kund ku duhet kerkuar lepuri. Te abuzimet dhe lejimi i pastrimit te lekeve te vjedhura nga pushtetaret. Per kete fol o Mero mos u merr me hajdutet ordiner.