Territorialja dhe territoret politike

18 Korrik 2014, 21:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një lajm politik të rëndësishëm, që ka të bëjë me përfshirjen e partisë së komunitet çam në ndarjen territoriale. Lajmi ka rëndësi jo për idetë që ka dhënë partia çame dhe “dëgjueshmërinë” ekstreme të qeverisë, por për faktin se u krijua një shumicë më solide për reformën territoriale dhe u provua që shumica aktuale nuk ka probleme me vizat që heq në hartë për ndarjen territoriale, por do me çdo kusht reformën.

Problemi i parë që prodhoi lëvizja e partisë çame ishte politik. Ajo zemëroi Partinë Demokratike në opozitë si dhe PBDNJ-në në qeveri.

Zemërimi i PD është i drejtë, po të kemi parasysh se Basha premtoi se do ta mbajë opozitën të bashkuar kundër ndarjes territoriale dhe se do ngrinte Shqipërinë në këmbë kundër saj. Ikja e partisë çame dhe bashkimi i saj me shumicën në këtë lëvizje, tregoi se opozita nuk ka pasur opsion për ndarje elektorale, por vetëm qëndrim politik. Partia çame realisht bëri disa propozime që kanë më shumë karakter elektoral për të, se sa ndonjë vlerë administrative të veçantë, por fakti që qeveria ia pranoi symbyllur, do të thotë që as qeveria nuk ka ndonjë hall elektoral tek reforma, përveçse faktit që duhet ta kryejë atë.

Zemërimi i PBDNJ është i padrejtë dhe i dmëshëm për të.

Në këtë reformë të ndarjes administrative të vendit, ndaj pakicës greke është bërë një përjashtim, që prek thelbin dhe parimet për të cilat po bëhet reforma. Nëse Shqipëria do ndahej sipas parimeve që ka shpallur qeveria për reformat, Dropulli do ishte në Bashkinë e Gjirokastrës dhe Fiqini e Livadhaja në Bashkinë e Delvinës. Por qeveria bëri një përjashtim politik dhe diplomatik. Ajo krijoi dy njësi administrative duke krijuar dy enklava të pakicës greke në Sarandë dhe Gjirokastër, që nuk plotësojnë as kriteret dhe as parimet e ndarjes territoriale. Por meqë dhe ligjërisht ne njohim pakicën greke në këto zona, ato u dizajnuan njësi me vete. Kjo është një fitore e pastër elektorale e PBDNJ, pasi i garanton asaj një fitore në dy njësi, një luks që mund të mos e ketë as Lulzim Basha pas zgjedhjeve.

Refuzimi i kësaj ndarjeje vetëm pse hyri në lojë partia çame dhe sebepi përse Himara bashkohet me disa fshatra të Lumit të Vlorës është konfuz dhe i paadresuar mirë as politikisht dhe as nga pikëpamja elektorale. Nuk dua t’i hyj debatit idiot shqiptar se çfarë janë himariotët, pasi aty ka banorë që ndjehen më grekë se Samaras, dhe të tjerë himariotë që ndjehen më shqiptarë se Ismail Qemali.  Askush nuk ka ndërmend të bëjë politikë etnike me Himarën, por bashkimi me disa fshatra të Lumit të Vlorës është një logjikë normale administrative. Himara nuk mund të dizajnohet sipas kutive të votimit, ku fitonte Ballano, pasi dhe në zgjedhjet e fundit ai humbi, edhe pse mbahej si më grek se çdo grek. Kështu që Dule bën gabim që bën betejë ekstreme për një njësi, e cila nuk i jep asgjë, as politikisht dhe as nga ana elektorale. Por më gabim bën që i vë kusht qeverisë të zbojë një parti të opozitës, që iu bashkua reformës, për shkak se defaktorizohet ai. Kjo është një dobësi që ai duhet t’ia kursente vetes dhe partisë së tij për ta ekspozuar. Ai ka fituar më shumë se kushdo tjetër nga ndarja elektorale. Pas tij natyrisht vijnë çamët. PS dhe shumica në tërësi as që u duhet fare harta elektorale. Ata provuan se mund t’i ndryshojnë skemat e ndarjes në varësi të marrëveshjeve politike. Pra, qartazi ata treguan se më shumë janë të interesuar për t’i dhënë reformës një territor politik sa më të madh, se sa të vrasin mendjen për ndarje territoriale profesionale. Në këtë pikë është e kotë t’u zemërohesh. Dhe më e kotë akoma të rrish mënjanë si Lulzim Basha, të cilin e hoqi Berisha zvarrë jashtë kësaj tryeze dhe nuk po di si të kthehet, duke i futur porosi në xhep të xhaketës Shpëtim Idrizit.

26 komente në “Territorialja dhe territoret politike”

  1. - homeri- says:

    – pikerisht kjo eshte e demsheme , si camet dhe grekrit kerkojne ndarjen teritotiale per elektorat dhe jo sipas parimve te mirfillta qe kerkon nje ndarje teritoriale — dhe ky eshte nje bllof i vete komisionit duke rene ne ate qe vete BAsha ka theksuar qe ndarja e re teritoriale synon nje klasifikim te ri elektoral … pataj eshte pune dreqi me ty MERO … edhe ju e vlersoni ndarjen teritoriale si nje ndarje alektorale … per mendimin tim , duhet te kishit kritika …. Basha ka te drejte …. sipas kenddeveshtrimit tuaj MERO…

    1. neda says:

      Vendi yne duhet te kete deri ne 35 bashki ne rang kombetar, me nje numer banoresh nga 80 mije deri ne 150 mije dhe ndarja teritorjale nuk duhet bere simbas fiseve por simbas vijave kuadrate te hartes ose drejtekendeshme me jo me pak se 80 mije banor, paraqitja teritorjale e hartes duhet te jete e kendeshme dhe jo zhgaravina sa nga nje cepe ne tjeterine, me figura gjeometrike te pakuptimta dhe parlamenti duhet te kete nje perfaqesues ne cdo 40 mije banor.

      1. dy says:

        Mero: Qofte PD. qofte edhe Dules
        ju rekomandojme Ezopin me “Dhelpra dhe Rrushte”!…
        Ku Rrushi vazhdone dhe piqet,ndersa Dhelpera
        nga poshte verdalliset.
        Mire Dules ja do puna,por PD-ja,c,fare halli ka?
        Qe Meroja ju ka bere bashke se c,me kujtone ate
        Qe per inat te sime vjehrre do te fle fle me millonain.
        E po per hajer ju dalte,edhe pse

  2. erjon says:

    Mero nuk kam asnje kundershtim per atikullin dhe
    llogjiken e artikullit.

    Por me ben pershtypje qe kur flet per vendimet e
    partise PDIU shprehesh “Camet” dhe jo ne nje rast
    por ne 99% perqind te artikullit thekson vetem
    fjalen “CAMET”.

    Jo se ka ndonje gje te keqe, pooooor!!!!! nuk eshte
    shume korrekte dhe gazetareske 1 dhe e 2 per PBDNJ
    nuk thua greket por vetem PBDNJ.

    MOS JE PAK RRACIST OOOOO MERO?????

  3. adeci says:

    Ne kete rast kemi te bejme me nje zbythje te paster te qeverise.

  4. koqo koqedhima says:

    po mire i thua ti, vetem se harron cfare thote kushtetuta per kete pune

  5. Aleko Gjoka says:

    Me kete argumentim ja ke futur kote,se Pd ka te drejte e PPDNJ nuk ka te drejte.Per mendimin tim qe te dyja partite nuk kane te drejte.Se pse mori pjese PDIU eshte e drejte e saj dhe shtroj nje problem te drejte se nuk mund te aneksohesh Konispoli Sarandes,do te ishte nje veprim shume i demshem per interesat e atij komuniteti.Kurse Dulia ta kete per ndere qe Himara u caktua njesi me vehte dhe aq me teper duke u zgjeruar aq shume per gjate lumit te Vlores.Po per mendimin tim kjo njesi nuk do ti sherbej si duhet komunitetit te lugines se lumit.Himara per mendimin tim qe e kam shkruar dhe nje here do te jete mire te shtrihet nga karaburuni e llogaraja pjesa nga brgdeti e deri ne Lukove.Komisioni ka ende kohe per te reaguar per kete njesi dhe mos te shikohen si qefmbetje e Dules ,se mori pjese Idrzi apo ndonje gje tjeter…!!??

  6. Furtuna says:

    Tani u informuam me mire me qarte politikisht per reformen gjoja administratve ,kjo qenka elektorale-Politike Pra reforma shifet me dy standarte..
    ketu esht pune partish.
    Por ka dhe te meta te tjrat.
    Krahinat e Nikaj merurit jane nje grop e larte dhe e thell me terren shume te aksidentuar ne lumin e curraje e nikaje.
    Ska shume njerz
    Po ata jane shqiptare ne radhe te pare nuk jan minoritet grek ase Serbe.
    Jan 12 fshatra te nadar larg e lag dhe shtepiat breda fshatit po ashtu larg e larg.
    (Me mire do te ishte te kryhej Reforma e ndertimit fshatrave ne nje qender-Planimetria e fshtrave.
    Kush do ta bejn kete pune bashk me likujdimin e gjakmarrjes Esht Shqiptari me zoti qe do hyne ne Historin e shqiperise si me puntori.me i zoti,me i afti,me intelektuali si Ataturk e mehmet aliu perkatsisht per Turqin e Egjptin

    Ne qofte se esht ndarje administrative per kete zone(NIKAJ_MERTURIN) duhet nje pajashtim.
    Nuk jan te lidhura me rruge makine.
    Dihen nevojat e fdhtit.
    Si do behete.????
    Veshtersi ka edhe fshati Cerem e Valbone( megjthse Valbaona ka ber nje veprim primitiv nuk lejon me peshkuar ne lume turiste) por ata mund te lidhen me kollaj me Plav Gucine me unazen e kelmendit deri ne shkoder(prof. R.Dedushaj).
    Keshtu mund te ket krahina te tjera edhe ne qarqet e rrethet e ndryshme.
    Mos e beni reformen nga zyra ne vere9Korrik gushtze) se ne dimer do te pendohen per tregjedit qe do shkatoni:
    Jam dakord shume me vretjet,menidimet e Mr.Mero Bazes.

  7. Spiro Duka says:

    Zoti Baze,pa rene ne nacionalizma te semura praktikisht ,nese e njifni zonen e Lumit te vlores, nuk ka asnje lidhje gjeografike apo infrastrukturore qe te bashkohet me Himaren.Shume me kollaj Lumi i Vlores mund te qe nje njesi unike nga Kuci deri ne Kote e Drashovic me fshatrat perreth majtas e djathtas lumit.

  8. minoritari says:

    Filloi antipropaganda e mbeshtetjes se Edushit per Dulen…

    Z. Mero, se pari Dulja eshte me shume mik i Edi Rames, sesa perfaqesues i minoritetit. I ka qendruar besnik Edushit, kunder vendimit te partise se tij, duke e percare minoritetin ne 2009-en.
    Ky vendim per reformen ishte ne dijenine e tij te plote dhe tani do te bej disa levizje “spektakolare” me media per te hedhur ash ne sy te votuesve te tij, duke u treguar “luftetar i te drejtave te minoritetit”.
    Dulja eshte nje politikan i paafte, pervecse foles i talentuar pa asnje dije pervec anglishtes, nje politikan i korruptuar, i pasur dhe “bredhacak bukurie” sic jane te gjithe politikanet shqiptare z. Mero. Dules i kane mbaruar shigjetat e luftes, por eshte i rendesishem per Edushin, sic ishte per Berishen, per te mbajtur minoritetin ne nivelin qe i “duhet” qeverise shqiptare.

    Rama beri nje gabim strategjik, nenvleresoi minoritetin, pjesen me europiane te Shqiperise qe duhet ta mbante afer per pervojen dhe dinjitetin si zone exemplare per unifikimin europian te Shqiperise. Nje zone pa kriminalitet te brendshem, te zhvilluar pa asnje investim nga qeveria, me njerez me nje kulture qe eshte me europiane se pjesa tjeter e Shqiperise. Dhe brezi yne i ri ka role kyce ne Greqi, Europe dhe Amerike z. Mero, dhe me kete qe ben Edushi vec do ta zgjoje nga gjumi.

    Edushi, me kete levizje pa asnje kuptim, ra pre e cameve, nje partie qe nuk do me asnje menyre te zgjidhet ceshtja e cameve ose te normalizohen marredheniet Greqi Shqiperi, se pa keto “kauza” nuk do te kete “mall pazari” dhe “stafi” i saj nuk do te punesohet as per roje vreshtash.

    Me Himarren ra pre e frikacakut Kokedhima se komuniteti dhe shoqeria e Himarres (greke dhe shqiptare) do te cohet kunder PS-se dhe planeve te saj per te uzuptuar Rivieren e Jonit. Nese do qe ta zhvillosh Himaren Edush me kritere te hapura per te gjithe, nuk ke pse te kesh frike nga Dulja dhe partia e tij, dhe te futesh ne loje leberit e Vranishtit qe vene ne Vlore per te pare det. Njerezit do te te votojne per punen qe do te besh, por ske ndermend te besh pune jashte grupit e? Ah Edush Edush…

    Frikacaku Kokedhima, duke pare se Himarren mund ta humbase pas reagimeve te te gjithe shoqerise civile himarjote me mbeshtetjen e forte te minoritetit dhe Qeverise Greke ne zgjedhjet e ardhshme, eshte duke bere nje tur urgjent dhe te fshehte ne Athine, Janine dhe Selanik, duke u taksur pushtetareve Greke nje pjese te mjaltit dhe investimeve ne emer te Edushit, i shoqeruar edhe nga shok te Dules ne disa raste.

    Bota eshte e vogel z. Mero, keshtu qe do te shperblehet Dulja dhe Edushi se shpejti nga populli.

    Minoritari antipropagandues

    1. Falcon1 says:

      @”minori.ari”Shumë të pëlqeka vetja me etiketat që I ngjit vetes dhe mosperfilljen apo përbuzjen qe I trajton grupimet e tjere shoqërore

  9. delfin bregu says:

    Shqiperi nuk ka nevoj me shume se 40-50 njesi adminisrative, dhe jo me shume se 50 deputete
    Duhet te dime the re mos harrojm qe cilesia eshte sasi dhe jo e kunderta
    Me sa kame ndjekur vetem 30-35% e deputeteve jane produktiv, dhe pjesa qe mbetet eshte per te mare parate e taksapaguesve pa bere pune

  10. Daja says:

    I for je i nderuar Mero,po me ke flet se,me koke boshin Dule? Edhe pse e bene nenkryetar te Parlamentit ,prap e tregon veten se eshte koke bosh. O Dulle,po shko a mavriu ti e llafosu njehere prapa,e pastaj dil e brockullis kote o rrocke.

  11. turi says:

    Po le ta bejne 1 marveshje mbare shqiptare,le mos ti mare as nje ne kualicin keta te dules.Nuk duhen keta te dules dhe bollanos.Ne problemet me grekun 90% na i kan krijuar keta te bollanos.Le te rine menjan mos te futen as ne parlament dhe as ne hale.Saliu e nxorri koken dhe kete rralle se kujt i sherben,dhe shqiptaret e dine se kujt i intereson mos te behej ndarja e re elektorale.SHQIPERISE APO GREQISE. KETE PYETJE DUHET TJA BEJ CDO NJERI VETES

  12. Kreshnik Arberi says:

    e lash por spo di cfare behet???/

  13. krio says:

    O mero PD esht parti e madhe dhe PS mendimin e saj kerkon. Dhe esht normale. Kjo me camet esht taktik. Se politika e shtetit nuk behet me te futme. Idriz si Idriz e njohim te gjithe. Po te shkoj ne mbledhje po te luftoj qe te thiret PD se i ka koalion. Asgje nga bemat e Idrizit me Nanon nuk haron ky popull.

  14. guri shabani says:

    Une jam dakort qe PDIU mori pjese ne reformen per ndarjen e rretheve por mendoj se BASHKIM fINO ME QE I BERI 61 NJESI TI BEJ 62 DUKE SHTUAR DHE orikumin TE BASHKUAR ME DUKAT TRAGJAS E RRADHIME.Mendimet e Hasan Halilit ,Ago Nezhes dhe Ferrunit jane bindes.

  15. Drejtesi says:

    Duke ju referuar juve z.Baze: ( Kjo eshte nje fitore e paster elektorale e PBDNJ,pasi i garanton asaj fitoren ne dy njesi,nje luks qe mund te mos e ket as Lulzim Basha mbas zgjedhjeve )! Ky eshte qellimi i kesaj reforme? Te siguroj 58 njesi PS ,2 njesi PBDNJ dhe 1 NJesi PDIU ? Po parimet universale te se drejtes, po kushtetueshmeria e ligjit a kane ndopak rendesi ? Per zonen e Camerise duhet te vendosin Camet,ashtu si dhe vendosen.Per bregdetin duhet te vendosin bregdetasit dhe per zonat minoritare minoritaret.Por eshte krejtesisht e papranueshme qe per Bregdetin dhe Minoritetin te vendosen Camet.

  16. Petro says:

    Mendoj se zona e bregdetit i permbush te gjitha kushtet qe kerkohen per t u perfaqesuar me nje bashki si bashkia e Himares qe fillon ne qafen e Llogorase dhe mbaron ne shen Vasi.Do perfshiheshin Palasa, Gjileku, Dhermiu,Iliasi, Vunoi,Himara, Piluri, Kudhesi,Qeparoi, Borshi, Ftera,Piqerasi, Sassa,Lukova,Shen Vasia.As behet fjale per nje krahine minoritare, madje edhe ortodokse e paster.Kush e njeh zonen do te deshmoje se Kudhesi, Ftera, Borshi, nje pjese e Himares,e lUKOVES, E sHEN VASIS jane muslimane,Greke foles ka vetem ne Dhermi dhe Himare.Nje kembengulje per ta bashkuar me nje pjese te lumit te Vlores qe perben nje territor tjeter solid do te krijonte shume veshtiresi ne administrim.Nese do te nderhyej ne infrastrukture si ne lumin e vlores ashtu dhe ne rruget vertikal me bregun do tti jepte te dyja bashkive nje impuls te madh zhvillimi se kane c te kembejne ne mes tyre.Nese dikush e nxit kete bashkim per interesa personale(kombetare as ekzistojne, Himara eshte shqiptare) per t u bere pjese e pronave qe Bregu i ka akoma pa zgjidhur, atehere kjo do te shkaktonte vertete probleme.Ndaj dy Bashki, ngjitur, me te gjitha maredhenjet qe do ti diktoje ligji decentralizues qe pritet te realizohet dhe maredhenjeve vellazerore qe kane ekzistuar ne shekuj mes tyre.

    1. rrupaqe says:

      EDHE NIVICA PETREO

  17. Himarioti autokton! says:

    Ju lutem lexini një shkrim të një himarioti, dhe do kuptoni se çfar po ndodh e do ndodhë me Himarën, se në vend të nuse Dodës, na del “divorcusi” Idris !
    Sulltan Ramiu, SHISH – Sherbimi Islamik Shqiptar dhe Nuse Doda.
    Qe ne fazat e para te krijimit te shteti shqiptar, himarjotet jane gjendur vazhdimisht ne nje front lufte. Them jane gjendur, pasi nuk ka qene kjo nje zgjedhje e tyre e vullnetshme, po nje reagim i detyruar mbijetese. Dhe faktikisht gjithnje kane luftuar ne mbrojtje.

    Zakonisht gjate nje lufte shenohet gjendja me e rende ekonomike dhe shoqerore per nje bashkesi, per nje popull qe gjendet pale ne te. Kjo per faktin se motivi principal i nje lufte jane territoret dhe rrjedhimisht liria. Kush humbet territoret, humbet dhe lirine.

    Fundi i nje lufte, shenon piken zero nga ku ekonomia dhe liria vetem mund te pesojne rritje, permiresim. Po te hedhesh nje veshtrim ne linjen historike te popullit te Himares, te krijohet pershtypja se qe ne kohen e perandorise ottomane e deri ne ditet e sotme, ekonomia dhe gjendja shoqerore e tij, duket sikur jane vazhdimisht ose ne piken zero ose diku poshte saj. Madje per sa mund te duket ironike, pika me e larte ka mbetur pikerisht ne perandorine ottomane, kur Himara kishte autonomine dhe venomet e saja. Pra pronen dhe te drejtat. Dhe ne ato kushte, himariotet paguanin taksat qe i detyroheshin portes se larte, shtetit te asaj kohe. Me pak fjale, i fundit funksionim normal shtet-popull. Nga ky moment e deri ne ditet e sotme, Himara gjendet gjithnje ne piken zero, pra gjendet vazhdimisht si ne ditet e fundit te nje lufte, ku populli mezi pret te ngre koken dhe te thote “me ne fund i lire!”, te mare pronat e veta dhe filloje te krijoje mireqenie me to. Kjo eshte gjendja reale e Himares. Himarjotet nuk kane as prona e as liri!

    Dhe kjo ndodh, sepse ndryshe nga Sulltani i 200 vjeteve me pare, i cili pasi pa qe ky popull nuk mposhtej me pushke dhe qe me zgjuarsi e pse jo edhe burreri diti ti jape fund luftes me himariotet dhe ti jape ketij populli çka meritonte, “Sulltanet” e ardhur me pas si Murati II, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha e se fundmi “sulltani i konvertuar” Edi Rama, nuk kane as zgjuarsine dhe as burrerine te ulin pushken, po si burracaker kronike dhe te pabese e te tredhur, shkrepin vazhdimisht nga nje fishek tek tuk, sa per te mos i dhene fund luftes, si per ta lene popullin himariot gjithnje si ne diten e fundit te luftes, ku degjohet here pas here ndonje e shtene e ralle.

    Sa here himariotet i jane afruar ndonje te drejte te tyre te munguar, “sulltanet” e radhes fillojne e qellojne here ne ajer e jo pak here edhe mbi turmen. Himariotet kishin shkollat e tyre greke dhe Sulltan Zogu u perpoq tua mbyllte, duke krijuar qarte idene se nuk ishte “sulltani” i tyre qe mendonte per te miren e tyre. Himariotet nuk votuan qeverine komuniste ne 1946 dhe Sulltan Hoxha i varrosi te gjalle, per tu bere te ditur edhe ky se nuk do te ishte “sulltani” i tyre. Dhe ky arriti tu bente edhe ate qe nuk u beri dot Sulltan Zogu, u mbylli dhe shkollat e u mori dhe pronat. Sulltan Alia, jo vetem qe eci ne gjurmet e Sulltan Hoxhes po edhe kur toka po i shkiste nen kembe, krijoi ligjin sulltanor 7501 per tu mos u dhene kurre token himarioteve. Sulltan Saliu dhe Sulltan Nano(i vura bashke se nuk i ndaj dot ngaqe kane secili nga nje testikull), jo vetem qe ecen ne gjurmet e Sulltan Aliut dhe nuk e hoqen ligjin 7501, po ashtu si edhe Sulltan Hoxha donin me detyrim voten e tyre dhe vazhdonin ti denonin edhe me burg himariotet sepse mbanin lart flamurin e tyre grek e nuk votonin per ta. Sulltani i fundit, Sulltan Ramiu, jo vetem qe po vazhdon ne gjurmet e Sulltan Saliut dhe Sulltan Nanos dhe nuk e heq ligjin 7501, po vazhdon me tej rrugen e tyre duke kerkuar ta shkri Himaren ne nje bashki me myslymanet e lumit te Vlores ne ndarjen e re administrative.

    Dhe nuk eshte ndonje çudi e madhe, qe edhe ne provikimin e fundit te para pak diteve ne marrjen ne pyetje te Eunukut Ajaz qe e ka kthyer sherbimin sekret ne nje xhami, te kete gisht pikerisht Sulltan Ramiu nen keshillat e Eunuk Kokedhimes, pikerisht per te krijuar zhurmen e nevojshme per te justifikuar shkrirjen fare te Himares si bashki ne nje komunitet akoma me te madh myslymanesh e çemesh, ne ate te Vlores. Dyshimet ne lidhje me kete, dalin natyrshem kur Eunuku Ajaz nuk shprehet vete, po pyetet ne komision pikerisht nga nje nuse çamerie, nuse Doda.
    Nuse Doda, e vetmja qe nuk votoi nen kryetarin e parlamentit Dule, pikerisht sepse eshte nuse çamerie(dhe lidhjen llogjike mund te na e jape vetem ajo), duke bere pjese ne klanin e te ndjerit Olldashi ne PD, kohet e fundit eshte pare shume afer se majtes ne shume iniciativa te bojkotuara totalisht nga e djathta ku ajo ben pjese. Nuk mund te mos ngjalle dyshime per provokim nje nderhyrje e tille kaq specifike e Nuse Dodes mbi Himaren, pikerisht ne nje moment te tille kur po pergatitet reforma administrative. Sjellja e nuses çame Doda eshte identike me sjelljen e deputeteve çame te Sullatan Saliut me nderhyrjet ne ligjin e vetedeklarimit te fese dhe etnise menjehere para se te fillonte çensusi i fundit, duke sjelle edhe deshtimin e tij pikerisht per keto barbarizma. Sulltan Ramiu, qe per interesa pushteti, zgjodhi ate pjese te çemerve qe nuk nxorren dot deputete, duket se e ka zgjidhur kete pune duke gjetur Nuse Doden.

    Ka dhene mjaft prova Sulltan Ramiu qe ka qejf te veproje me stilin edhe po edhe jo, edhe keshtu edhe ashtu, duke filluar me besimin e tij fetar.

    Sulltan Murati II ka vdekur. Sulltan Zogu I dhe II kane vdekur. Sulltan Hoxha ka vdekur. Sulltan Aliu ka vdekur. Sulltan Saliu e Nano, jane me nga nje kembe ne varr. Himariotet jane dhe do jene akoma ne Himare, kane pasur dhe do kene akoma besimin e tyre Orthodhoks, kane folur dhe do flasin akoma gjuhen e tyre greke, kane luftuar dhe do luftojne akoma per token dhe te drejtat e tyre. Mund te jetojne akoma si ne diten e fundit te luftes, po do varrosin akoma sulltane e eunuke te tjere. Uroj per Sulltanet qe jane ende gjalle, qe te mesojne dhe te kene burrerine te shrepin fishekun e fundit. Dhe ti lene provokimet se nuk i dihet e zgjohen nje dite te bukur e i shikojne realitet. Sigurisht, jo per merite te tyre!

    1. dizifektoni krimbat e Janulles says:

      bravo palikari autoktonas prej qimare

      edhe vete janullatusi me krimbat e Agimit Arte nuk do ta kishin shkruar me bukur.Vetem se ke bere nje gabim te vogel:Te gjithe sa permendet mund ti quajsh sulltane por ai gjirokastriti(djali gjylos) nuk ishte Sulltan por ishte Zeus qe per here te pare dhe te fundit ne historine e Shqiperise i tregoi grekut vendin dhe i thoshte mbylleni gojen qelbesira se dreken e ha ne janine dhe darken ne athine.

  18. Fterra says:

    Kush beson se reforma elektorale qe paraqet “Rilindja” eshte jo politike dhe pa perfitime elektorale, eshte osa naiv ose budalla. Mirepo Merua keshtu mendon ta gjykoje sepse ne kete menyre kryen detyren e tij per ti sherbyer me zell dhe devotshmeri oborrit. Ne fund te fundit kete ka bere qe ne krye te heres dhe keshtu ka vendosur te vazhdoje. Kjo eshte ajo qe Ai di te beje me mire. Mundohet te na mbushi mendjen se PBDNJ-ja kot eshte e revoltuar me ndarjen e re te njesive elektorale dhe konkretisht me bashkimin e Himares me fshatrat e lumit te Vlores. Ata qe e njohin zonen e lumit te Vlores e dine shume mire qe popullsia e ketyre fshatrave jane me socialiste se vete Edi Rama(qe nuk eshte fare socialist). Mjafton ky fakt per te kuptuar se ndarja e re elektorale eshte kryekeput per interesa elaktorale. Me kete ndarje te re, nqs PBDNJ-ja do kishte ndonje shans per te fituar Himaren, tani nuk ka asnje perqind shans. Aresyeja eshte shume e thjeshte. Popullsia e banoreve te fshatrave te lumit te Vlores, perveçse jane myslymane, jane shume here me te shumte ne numer se popullsia e Himares me vete. Mendoni se rastesisht eshte bere nje ndarje e tille?! Une nuk e besoj sepse nuk jam as naiv dhe as budalla. Perse ndarja e re nuk e bashkoi rastesisht himaren me fjala vjen Vunoin, Dhermiun, Qeparoin etj? Shume e thjeshte per tu kuptuar. PS-ja nuk do kishte asnje perqind shans per te fituar me kete ndarje. Mora shembull vetem Himaren, por kjo taktike eshte perdorur ne te gjithe teritorin Shqiptar.
    Ndersa persa i perket aprovimit te kesaj ndarjeje te re nga partia e çameve, komentuesi “minoritari”, te cilin perfitoj nga rasti ta pershendes, me nje paragraf te vetem, e ka shpjeguar shume qarte. Ju sygjeroj ta lexoni komentin e tij.

  19. Petro says:

    Po rrugapaqe, dhe Nuvica.

  20. Diplomati says:

    Sa pak komente ka ky editorial. Cudi, mos na dole gje bllof o Mero?
    Ju zuri frika nga e verteta?

  21. krenar says:

    Po me Orikumin qe eshte nje zone ne zhvillim dhe i ploteson te gjitha kriteret per te qene Bashki cfare kane ?
    Mos valle dhe ne duhet te themi jemi greker qe te perfitojme ate qe dhe Zogu nuk na i mohoi dot po ishim komuna Dukat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje