All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Mbi dhunimin e deputetëve dhe përdhunimin e PD

10 Korrik 2014, 19:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dhuna e përsëritur në Kuvendin e Shqipërisë është një histori e shëmtuar. Edhe pse ka plot provokacion dhe papërgjegjshmëri në ato që thuhen, nuk ka kurrë një arsye që përgjigje të jetë dhuna fizike. Kuvendi është institucioni i ndërtuar duke llogaritur pikërisht betejën verbale, dhe fuqinë e fjalës dhe jo fuqinë fizike. Për këtë arsye, degradimi i debateve në dhunë fizike po kthehet në një shëmti, aq më tepër kur lidhen në mënyrë të përsëritur me një deputet.
Opozita, e cila po përpiqet të bëjë simbol të dhunës Gent Strazimirin, në të vërtetë po tregohet e pandershme me veten dhe elektoratin e saj në këtë histori.
Nëse në Kuvend ka vërtet celula dhune për t’i mbyllur gojën opozitës, ajo jo vetëm që nuk duhet të tërhiqet, por duhet të bëjë betejë aty, përballë shqiptarëve, për të dëshmuar dhunën. Parlamenti nuk është një vend ku deputeti rrezikohet seriozisht për jetën nga dhuna fizike. Historia më e rëndë e këtij Kuvendi ka qenë atentati ndaj Azem Hajdarit pas një grindje të hidhur, por dhe ata personazhe ikën nga kjo botë të pajtuar.
Për këtë arsye, opozita e sotme nuk është as në rrethanat fizike të vitit 1997, as në mentalitetin e asaj kohe, por ka një gjë më të keqe që e bashkon me atë vit. Opozita e sotme, nga mënyra si po formatohet jashtë kontrollit dhe në një proces që po e degradon çdo ditë, është më e dobët, më pak e frymëzuar dhe më pak solide se në vitin 1997. Ajo ishte pakicë në vitin 1997, por ishte një pakicë e qartë, rezistente dhe e motivuar. Sot është një shumicë pakicash, ku janë bërë bashkë hajdutët e tetë viteve, dështakët e tetë viteve, të frustruarit e tetë viteve, gjysmakët që i ka bërë peshqesh Familja Berisha dhe prurjet qesharake të Lulzim Bashës, të cilët po i heqin PD çdo identitet. Është kjo arsyeja që Lulzim Basha, duke ndjerë që nuk udhëheq dot partinë që i fali në pajë Sali Berisha, po kthen kokën pas të shikojë si ka rezistuar PD në vitin 1997, dhe mendon se duke ikur nga beteja, e ka të fituar atë. Asgjë nuk është e ngjashme sot me vitin 1997, as dhuna, as mentaliteti i politikës dhe as fuqia e PD. Kjo e fundit është dhe më e dobët. Për këtë arsye, Lulzim Basha nuk duhet të imitojë pasojat e vitit 1997, por duhet të gjejë motive të tjera për të ngritur në këmbë opozitën, të cilën e ka bërë të papranueshme për vetë opozitarët.
Opozita nuk ngrihet në këmbë duke keqpërdorur devijimet psiqike të dikujt që mendon se faktorizohet duke u vënë në qendër të konfliktit, por i del përballë fenomeneve reale negative të shoqërisë.
Problemi real që ka Lulzim Basha është dhe më i rëndë se kaq. Ai nuk është se shqetësohet dhe nga aktet sporadike të dhunës. Ai është i frikësuar se dhe këto akte sporadike i prodhojnë heronj në Kuvend, që e rrezikojnë në parti. Ai e shikon Kuvendin si një një e keqe që i prodhon kundërshtarë në parti dhe për këtë është gati të imitojë dhe në mënyrë dëftore fjalitë e Berishës për ta quajtur Kuvendin strehë të krimit. Diferenca e vetme ishte se Berisha i thotë strofull, meqë është nga fshati, dhe ky strehë, meqë është nga qyteti.
Opozita në gjithë Shqipërinë ka nevojë t’i shikojë deputetët e saj në Kuvend, ashtu siç janë, për t’i vlerësuar ose zhvlerësuar. Lulzim Basha ka nevojë t’ua fshehë atë njerëzve të vet, tani që PD po ribën zgjedhjet dhe kur procesi ka dalë jashtë kontrollit.
Ai ka paralajmëruar deri më tani ikje nga çdo beteje. Ka paralajmëruar ikje nga zgjedhjet e ardhshme, ikje nga Kuvendi, ikje nga konsensusi për reformën territoriale. Ai ka harruar që është zgjedhur për t’u ndeshur dhe jeton me mentalitetin e njeriut të emëruar përjetësisht. Ky është problemi i tij personal. Problemi real i PD është se ka nevojë për një lider që ta çojë në betejë dhe ta fitojë, dhe jo për dikë që për të ruajtur pajën që i ka dhënë Berisha, është gati ta fshehë partinë nga çdo garë dhe betejë nga frika se ia marrin.
Dhuna në Kuvend është një shëmti që ka arkitekt Sali Berishën, atë që shan me nënë e motër kundërshtarët, dhe që mendon se mund të mbijetojë përmes dhunës në politikë. Episodet e tjera të dhunës janë fenomene periferike, që burojnë nga zelli për protagonizëm dhe nervozizmi. Më shumë se sa nga kjo dhunë, PD vuan nga përdhunimi i vazhdueshëm i Berishës, i atij që nxjerr deputetët me një lëvizje të dorës jashtë sallës, dhe nga tërheqja zvarrë që i bën opozitës për të ngritur pluhur rrugës, që të fshehë historinë kriminale të tij dhe familjes së tij. Kjo është dhuna reale, të cilës duhet t’i bëjë ballë Lulzim Basha, dhe jo t’u ikë betejave nga frika se i marrin partinë. Një parti që nuk duhet për të fituar, është si një pajë që të jepet për një dasmë pa nuse. Berisha deri tani i ka dhënë vetëm pajën. Me sa duket nuk është bindur ende t’i japë dhe nusen.

All - ArticleEnd - 1

63 komente në “Mbi dhunimin e deputetëve dhe përdhunimin e PD”

  1. genti says:

    si sdegj nje fjale se si mund te permirsojme cilesine e ketyre qe zgjodhem po vetem ligjerata se si kjo opozite nuk mund te riperterije me vlera ne kete vend.tani kete te dyten e dime,e kemi mar vesh..por do te ishte me produktive per ne te fillojme e te kritikojme keta te rinjte per difektet e tyre sa pa na u bere dhe keta si ata qe iken..sikur vetem dy rreshta te kishe shkruar o mero per keta..per intelektualet e ketij vendi ,per ata qe marin vendimet per ne,se cfare kategorie na perfaqson ,e cduhet bere per tu shkeputur nga ajo pjese e kalbur qe duhet menjanuar sa me shpejt…qe kur nderroi pushteti vashdon e meresh ende me keta..mire ben,po kujtohu te besh ndonje kritik per qeveritaret,per menyren si punojne,ku gabojne..se bejne dhe keta gabime,nuk jane perfekt..qe te besh kritika sdo te thote qe i urren,biles i ndihmon..dhe tregohesh dhe vete koherent me idet e tua..asnje oponece ndaj pushtetit te sotem..po me dukeni ju ish opozitaret e dieshem te ngjashem me fevziun e klanit,po me nje ndryshim.ata mburrnin salen e shanin ramen,ndersa ju shanin salen dhe e permendni ramen vetem ne do raste..objektive dhe neutral asnjeri ,pavarsishte profesionit qe duhet tu jepte nje shtyse

    1. Xha Temja says:

      A ka drejtues qesharak me te madh se Lulka?

      Shkon deri aty sa te thote qe Rama urdheroi kriminelet per te rrahur Strazimirin,pasi sipas tij,ky i fundit foli keq per qeverine!!!!!!

      Po te ishte per te urdheruar dike qe te rrihej dikush,kafsha qe do e meritonte me shume nje dru te mire do te ishte Berisha.Pasi eshte ai qe nuk ka lene gje pa bere e pa thene per kedo qe e sheh si kundershtar. Tani na paskan gjetur Strazon per ta bere faktor dhe “deshmor”.
      Ik Strazo nga gracka ku te kane futur, sa nuk eshte vone.
      Ka te tjere qe e kane radhen per te vajtur per lesh.

      Ka pleq.

      1. A.L says:

        Ti more Mero djali na shpjego nje gje shume te thjeshte. 8 vjet ishte Berisha ne pushtet dhe Taulant Balla bashke me Erion Bracen nuk kane lene fjale pa thene ne parlament per Sali Berishen dhe familjen e tij por kurre nuk u preku kush as fijen e flokut as ne parlament e as jashte tij. Strazimiri dhunohet 2 here brenda 3 muajve se i ve gishtin disa njerezve qe nuk ka shqiptar qe nuk e di se cfare perfaqesojne. Zotrote e kupton sa i vlen lekura qytetarit nese as deputeti nuk e hap dot gojen ne parlament. Nuk behet politike me cdo se vjen dita e digjesh ne zjarrin qe ke ndezur vete.

        1. ivani i madh says:

          o trim parlamenti nuk eshte pazar e te flasesh kuturu e cfare te te vije nderment, po vendi ku behen plitikat per ecjen e vendit perpara.Dhe diskutohet per ceshtjet e shtruara per ate dite eshte ceshtje tjeter ne 2 orareshin e diskutimeve te lira. Eshte kethyer parlamenti si kulla e irit ne Korce qe te gjithe therasin e bertasin sipas deshires se tyre .Bracia dhe Taulanti kane dale me fakte dhe emra te pervecem pse sdel ky koke zbathuri juaj si ata se ska fakte dhe imiton nje plak te riedhur qe i ka zene deren parlamentit po vetem leh si llapa qen.Ty nuk eshte cmendine ku te kene vend k te cemendur.

        2. andi says:

          Vertete thane shume gjera per Sali Berishen deputetet e opozites se kaluar, por asnjeri nuk shau e ofendoi Salen, po i thane te vertetat ne sy, me kulture e ndershmeri, kurse Sala i coi ne gjykata, i denoi me ane te gjykatave. Kurse Strazimiri si legen qe eshte po ndjek Sali Berishen me metodat e sharjes ne familje. Mire ti behet se rrahjet i meriton e ato munde ti bajne efekt, se me kulture ajo lloj rrace nuk merr vesh. Mero Bazes nuk i shkon asnje fjale bosh, ai eshte nje gazetare shume i afte e shume i qarte per analiza politike. I lindur e rritur i ndershem

          1. black_lion says:

            Niveli i inteligjences apo qytetarise se deputeteve ne sallen e kuvendit eshte nje gje qe rregullohet kollaj (1. Ndryshime kushtetuese ose 2. Perzgjedhja e listave direkt nga populli), por nuk i ka ardhur ende koha, eshte ende heret.
            Ajo qe aktualisht eshte emergjente eshte sistemimi i opozites, pasi kjo e fundit nuk po e ben punen e saj dhe duket sikur nuk ka ndermend ta beje.
            Po ngre disa kauza aq qesharake, saqe nganjehere mendoj qe e ben me qellim qe te humbase elektorat, pasi nuk mund te ekzistoje nje nivel i tille injorance.
            E kur nje force politike – qe ka akses aty ku nuk mund te hyje nje qytetar i thjeshte apo gazetar – nuk gjen dot argumenta dhe prova per te bere opozite, atehere eshte e paafte.
            Cdo qytetar i thjeshte po te mendohet dy minuta rrjesht, gjen te pakten 10 gjera qe nuk po shkojne mire ne qeverisjen e re, ndersa nje force politike me “101.000” anetare nuk gjen dot asnje.

        3. bato says:

          Per A.L.
          I nderuar A.L! Me qe ti e ditke se behet fjale per deputete te inkriminuar, a nuk i rendit emrat e disa prej tyre? Apo edhe ti si Strazimiri, vetem shpif pa emra me fjalen e urte serbe qe e zoteron aq mire Sali Ram Berisha: ” Shpif, shpif se dicka do te mbetet”.Kujt ja vuri gishtin Strazimiri? Akoma nuk dime nje emer. Di ti qe vajton per ate koke bythen? Shkruaj ne se e di dhe je i brendshmi i informacioneve te PD. Ne se ben si Sala e Strazua, me mire heesht se ndyn nen vete.

          1. A.L says:

            Per te gjithe komentuesit e postimit tim.

            Tom Doshi
            Pjerin Prendi
            Arben Ndoka
            Armando Prenga
            Mark Frroku

            Jane te gjithe produkte te krimit

            Por edhe nese Strazimiri apo kushdo deputet tjeter nuk ka prova por shpif zgjidhja nuk eshte dhuna por gjykatat. Te vertetat e Braces dhe Balles jane si ajo e verteta e sarines qe mund te lash duart e fytyren e nuk te ben asgje.

      2. Open your mind says:

        Ka kaluar nje vit,dhe ne jemi akoma ne vend numero.Do kalojne dhe shume vite te tjera.dhe ne do te jemi akoma ne kete gjendje,duke diskutuar per te njejtat gomarlleqe.Ku vajten premtimet parazgjedhore se do te vihej drejtesi,per 21 Janarin,Gerdecin, apo dhe per shume padrejtesi te tjera ne kurriz te popullit.Rama e ngaterron elektoratin e vet,me elektoratin anadollak,druvar,koketrashe te Saliut,dhe harron se 4 vite ikin shume shpejt,dhe mund te rrezohet nga pushteti per mos mbajtje te premtimeve.Saliu duhet te ishte ne burg tani pas nje viti kur “rilindja” ka ardhur ne pushtet.Dosja e tij duhet te ishte gati,qe pa ardhur ne pushtet,se perndyshe i bie qe dhe keta kane tallur ate poshte kur therrisnin e akuzonin gjithe diten Sali psikopatin si kriminel,hajdut dhe shkaterrues i vendit.Cilat jane iniciativat reale per te ndryshuar kete sistem te kalbur drejtesie?Qeveria nuk mund te mjaftohet me shprehjen “drejtesia te veproje” kur deri me dje kjo qeveri e sotme qe ishte ne opozite,çirrej e therriste se drejtesia ka marre fund e ka vdekur ne Shqiperi.Tani qe i bejne thirrje te njejtes drejtesi,si mund ta kuptojme ne kete thirrje? Thjesht tallje me shqiptaret,naivitet,apo larje duarsh,per te thene se nuk kemi se ç’te bejme se “drejtesia eshte e pavarur”.Koha do te beje te veten,dhe do te nxjerre ne krye nje lider te denje per Shqiperine,duke i hedhur pas dhe duke i lene ne skutat e erreta te historisë keta palaço politikane qe mendojne se jane me te zgjuar se gjithe shqiptaret,dhe se mund te bejne çfare te duan.Une Saliun dhe banden e tij mafioze,e shoh si nje nga shkaktaret kryesore per shkaterrimin total ne çdo aspekt te vendit tim.Nqs ky perbindesh nuk vihet para drejtesise dhe te ndeshkohet per krimet e tij,atehere dmth dhe ky qe ka ardhur ne pushtet tani me premtime te medhaja,nje surrat si Saliu ka.

    2. coku says:

      po kjo ishte loja more! pd filloi pushimet njee muaj para. ne shtator harrohet gjithcka.

      1. jani says:

        une ndjek zhvillimet ne shqipni.Jam kosovar, ama keta te PD se jane jashta cdo logjike njerzore.Ai plaku ashte nji mafioz i vertet.Me qeverin e re kam shume shprese se gjanat kan fillu me leviz per se mbari.Kjo do te reflektoj edhe te ne.Bravo qebveria

        1. mushkonja dhe ngjala says:

          JANI-TI KOSOVARE KURRE DERRE GREK PO-KOSOVARE NUK KA EMER JANI POR GREKET:IK O JANATULLOS DHE BASHKOJU QELBESIRAVE TE MUSTAFA NANOS E RAMES:KETE DESHET JA KU I KENI:E VERTETA DHEMB POR ESHTE E VERTET KESHTU JU THANE BASHKOHUNI TE GJITHA QELBESIRAT:

    3. Po,Po says:

      Ore “Genti”…,po si nuk e kupton mor djale se Berisha nuk ka rene nga froni?! Ai eshte betonuar ne te gjitha “istikamet” (e ashtu quajtura institucione te pavarura)dhe…,ne te vertete ai e ben dhe zbaton ligjin sot.A nuk e sheh se c`bejne sot gjykatesit e te gjitha shkalleve,prokuroret e … te gjitha,pa perjashtim deri te KLD,presidenti e kryetari i SHISH-it .
      Ndaj nuk duhet dekurajuar penearti Mero Baze .

  2. doni says:

    ja ke fut pordhes

    1. lisi says:

      Pse ty pordhe nuk te mbushet mendja se sali kurva po e heq zvqrre PD?

      1. genti says:

        o i vrar ngele akoma te sala..iku ai..po ke byth fute brenda..po skemi pse te meremi gjithmon me salen dhe kur gabon deputeti gangsterr,polic me rrenje qe rrezaton trashesi nga koka te kembet..boll me tifozllek..kokes kush gabon.sme intereson rama apo sala..

        1. Arjana says:

          I ke rene ne te ky eshte polic me rrenje,por,nuk eshte i trshe,perkundrazi eshte i zgjuar dhe dhe shume i afte si polic.Ai ka nje te mete sepse nuk duron ta shajne si gertat,Oertat,Taulantat etj te cileve ju permenden nenat e motrat ne kuvend dhe nuk reagojne. E pati provuar idhulli juaj Azem Hajdari me Gafurr Mazrrekun te rrihet ne mes te salles,pikerisht kete nuk duroi Mazrreku,fyerjen ne publik dhe ja zbrazi plumbat.Mos i shikoni deputetet vetem politikane,kane dinjitetin e tyre mbi te gjitha ai familjar eshte i paprekshem.

  3. Devolliu says:

    Sali Krimineli duhet vënë në pranga për vjedhjet, vrasjet e tradhtitë që i ka bërë këtij vendi.
    Vetëm atëhere do të ketë Drejtësi, dhe PD-ja do të bëhet Opozitë se sot është një rumpallë e Salih Shpellarit.

    1. kastriot says:

      PATJETER QE JE NGA BABANI.

    2. retrospektive says:

      Ju devollite aq te zgjuar jeni, sa i keni dhene bar makines kur e pate per here te pare. Po pse o trushkulur ju ka hedhe Merua te gjitheve trute e gomarit. Eshte e domosdoshme ne radhe te pare te shihet dhe te syrvejohet qeveria qe keni votuar per te bere reformat, dhe per te mbajtur premtimet elektorale, aq me teper qe i ka te gjithe numrat per te ndryshuar gjithçka qe nuk shkon. Jo se opozita nuk eshte e nevojshme, por jo keshtu si e trajton Mero ziu, bashke me ju qe i mbani iso.

  4. frasherlliu says:

    Problemi ne Shqiperi eshte fashisti Berisha, sa te jete i lire ne teatrin politik do te ndodhin ngjarje te ndyra.Me kujtohet mire nga vitet e punes se ai diten kerkon me çdo kusht te jete sa me publik ne media dhe prezent ne çdo ngjarje ndersa naten ai fle shume pak dhe ne oret e vona ai pregatit ne erresire te plote te zezen e radhes.Eshte e vertete qe ai PD-ne e ka perdhunuar aq keq sa tere anetaret e saj te sotem i shkojne sipas avazit.

  5. beni says:

    SHkrim shume i goditur nuk i heq asnje presje.po nuk iku kafsha spiuni i serbeve nuk ka qetesi ky vend.

  6. Jugu says:

    Editorialet e Temes ne mandatin e dyte te Berishes kishe vertet lezet ti lexoje. Ishin tema the shkrime qe ngjisnin me lexuesit dhe trajtonin vertet probleme dhe fenomene per tu shqetesuar dhe denoncuar.
    Dukej se Mero me shume se per ti bere qejfin opozites atehershme I bente shkrimet per te ngritur problemet reale te shoqerise dhe te qytetareve.
    Dukej vertet si nje pene e pa-anshme se per e guximshme ka qene edhe kur nuk linte pa share Nanon apo Ramen.
    Shkrimet e pas 23 Qershorit nuk e kane me forcen dhe mesazhin qe qytetaret kerkojne. Duken si shkrime te porositura nga keshilltaret e Rames.Shkrime qe dita dites po e gerryejne emrin e Meros dhe sa do te jete shperblimi qe ai merr nga pushtetaret, demi qe I shkakton emrit te tij si gazetar me norma eshte me I madhe.
    Edhe shkrimi I sotem nuk ben perjashtim. Mero ne vend te denoncoj fenomenin e dhunes te ushtruar nga pushtetaret, denoncon veprimet e opozites. Nuk ka fjalim deputeti sado pervers te jet qe te perligj dhunen fizike dhe aq me teper kur ajo vjen nga dikush (Pjerin) I perfolut per drog dhe kriminalitet.
    Ka ardhur koha qe gazetaret te denoncojne fenomenet negative edhe kur preken interesa te qeveritareve.
    Ka ardhur koha te kerkojme llogaridhenie nga qeveria. Nje vite nuk eshe shume por nuk eshte as pak.

    1. Claus says:

      Me teper kenaqesi te lexova “Jugu” duke qene padyshim i nje mendimi me ty.
      Tashme “Tema” eshte kthyer ne nje gazete qeveritare pa nerv dhe pa adrenaline dhe nuk ka se si te ndodhte ndryshe.
      Komente te censuruara, komente qe presin ore dhe dite te tera te kalojne filtrin e sektorit perkates si ne regjime totalitare, editoriale dhe analiza qe i bien “verdalle muhabetit” si ne rastin e Santos dhe disa vendimeve te qeverise te cilat deri me tash kane efekte monopoliste dhe deri tek absurditete te tilla ne ngritjen e varrezave kulturore dhe private!!!!

      Shih reklamat e “Temes” ku banka e te ndjerit Santo te fleks nder sy, te siguracioneve po te bankes Credins me emer Sicred, te spitalit amerikan etj, etj.
      Disa pyesin: Si ka mundesi qe ka kaq pak komente?
      E natyrshme eshte qe ka pak kur reklamat sjellin me shume se klikimet tona. Nejse, ky eshte tregu dhe cdo ndermarrje shkon ku ka fitime, por “Tema” duhet te beje padyshim punen e saj si media e pavarur gje qe deri tani nuk e tregon ne asnje rast.

      Ne vend te shkruash sot per ringritjen e nje shteti policoro-totalitar i projektuar nga Rama dhe Tahiri, ne vend qe te shkruash sot per nje reforme komplet te dale huq ne shendetesi dhe mbeshtetje financiare te universiteve private kur ne fushate kjo tingellonte komplet tjeter, “Tema” e Bazes merret me grindjet e njerezve qe aksidentalisht jane ulur ne Kuvend.

      Merrni marreveshjen e ministrise se Veliajt per te cuar skllever ne Katar per te ndertuar stadiumet e tij per Kampionatin e Boteror. Dhe eshte me te vertete skllaveri, kur tere FIFA eshte vene me shpatulla per muri per ata punetore qe punojne pa asnje mbrojtje, pa orar, me rroga qe do te jepen ne forma kredie dhe per marrjen e pasaportes per te mos lejuar largimin e tyre, pa llogaritur ketu temperaturat larta qe kane cuar deri ne vdekje me dhjetera punetore.
      Dhe kete Veliaj dhe Rama do ta quajne ulje te papunesise ne vend!!!

      E pra qeveris nje parti e majte me program te djathte te mbushur plot demagogji te sheqerosur me humanizem. Sot kaq mund te shkruaj dhe pres me kersheri se kur do te dale ky komenti im se sigurisht qe leximi me lupe nga sektori i censures besoj se do te zgjase disi.
      Pershendetje

      1. genti says:

        o daku vertet e kemi me meron sot po dhe ti je me bolja dhe me tifozi..ne sa i kerkuam meros mos te bej tifozin ,jo te te presim ty..rama e tahiri skan urdherruar njeri per presion e dhune..ata mund te kene faj se cojne deputet njerez te rangut te ulet..por te induktuar nga plaku yt i keq qe dhunen nuk e ndahu ndonjeher nga vetja..keta do i shohim ne zgjedhjet e radhes cfare quadrosh do na zgjedhin..po na sollen prap te fortin e lekun..ne te sales te vene dhe keta..po der ateher ti mos u ngazelle shume

      2. - homeri- says:

        — uzina ku kam punuar un ju deshen vetem 3 ore per ta shkaterruar totalisht ne 1997 … per ta ndertuar ju nevoiten 5 vjete ….. pa i dhene fund -BERISHIZMIT – nuk mund te ecesh perpara me vrullin e nevojshem … ben shume mire MERO me keto editoriale … qe vendi te zhvillohet ne demokraci nevoitet edhe opozita , nuk eshte MERO dhe ne komentuesit qe te bejme opoziten

      3. Toskeria says:

        Po ik ore i semuri Berishes, mos na derdellit kot se koti,gjytrym.

    2. matteo says:

      Jugu , eshte mire te behesh Veri, se ashtu si arsyeton, do te shkonte per shtat. Nuk arrin ta kuptosh, nese ke dy gram mend e shkollim, se c’opzite po ben opozita? Nuk e sheh se cfare kauzash sajon per t’i bere opozite qeverisjes? Ajo duhet te kauza qe gjene jehone ne nje popull qe eshte opozitar me cdo qeveri, te cilen e ka zgjedhur per t’i sherbyer.

  7. Toni says:

    Mero, edhe vet e kupton se po ia fot me top keto kohet e fundit.

  8. d says:

    Te lume dora Mero, si gjithmone me nuhatjen tende tregon vetem realitetin qe ka kjo opozite e cila nuk ngrihet me me vjetesira

    1. Veterrani i LUFTES! says:

      Shoku Mero, ne veterranet ju falenderrojme!

  9. ILIRET says:

    Po ik o Mero! U bere me PD-ne tani. Po leri te thuejne koken. Te rrine jashte parlamentit se na cane trapin gerr verr, sa here jane ata ne parlament.
    Leri, mos i meso. Ja dhe 8 muaj dhe Basha humbet bashkine e Tiranes dhe i thone, hajt, ik mbushu nga PD-ja! Edhe nga rruga, edhe nga rruga! Zhduku fare…

  10. TARRASI says:

    Z Mero te flasesh per dhunen ne parlamet e e mos flasesh asnje fjale per nivelin e parlamentit shqiptar produkt i marveshjes Berisha-Rama per te perdhunuar kushtetuten e Shqiperise ne vitin 2008eshte vertete e papranueshme.
    Parlamentaret e sotem jane thjesht ushtare besnik te Berishes e Rames ne rastin me te mire pasi realisht jane antare te bandave respektive qe nuk kane pasur dhe nuk kane asgje te perbashket me Partine Socialiste apo partine Demokratike.
    Z Mero po me ben te besoj se z Basha me gjithe mangesite e tije qenka duke punuar mire ne rimkembjen e Partise demokratike. Se fundi dua te them se do ishte me e ndershme te shkruash ne gazeten tate online “Tema gazete e Edi Rames” Eshte e drejta jote ta besh se fundi keshtu eshte krejt shtypi dhe media ne Shqiperi sherbetore te nje krahu.Nuk mbijetohet ndryshe ne nje vend banditesh nese nuk je antar i njeres bande.

    1. - homeri- says:

      – niveli i shume parlamentareve tane eshte nene nivelin e intelektualeve te rruges …. problemi i parlamentit tone eshte ligji zgjedhor , qe nuk votohet individi por lista e frontit demokratik qe rekomandojne drejtuesit e partive ,,… nje ligj qe mohon parimet baze te demokracise ….per kete duhet te impenjohet edhe editorialisti yne
      —- per HENRIN— si do dalim nga kriza … por pa citate ..

  11. eri says:

    I vetmi shkaktar i gjithe kesaj rremuje eshte berisha. Qe te shpetoje denimit shiko cfare ben, cdo dite nje sherr i ri. Po asa mire gjen dhe budallenj tere kohen, spaskan fund budallejte.

  12. Arber Radomi says:

    Artikull i goditur megjithese autorin nuk e pelqej. Arber Radomi (i verteti)

  13. bujar haznedari says:

    z.ndreu me veprimin e tij dhunues vertetoi ato cfare tha z.strazimiri.komentet tuaja z.baze per opoziten ne kete rast jane jashte teme,apo konteksti,gje qe tregon se ju jeni tashme i pozicionuar qartas.kjo i zhvlerson komentet tuaja dhe ne raste kur mund te keni te drejte.me vjen keq per zgjedhjen tuaj jo profesionale

    1. Tani says:

      TANI E SHEF TI?

      MERO BAZE ESHTE ZEDHENESI JO-ZYRTAR I RAMES!

      ESHTE KOMUNIST I DEKLARUAR!

  14. mjalti says:

    Strofulla e fshatarit dhe streha e qyqarit se qytetar sbehet kurr lulushi

  15. Anonimi says:

    More vllazen ki Gentjonos Kazimiros asht deputete aktive i partise demokraqi – ke, e cila xerroj pashallaret e kuq dhe u dha mundesine djemeve te tyre te na sjellin demokraqi – ne , ndersa per vedi me i mbushe xhepat me pare,por kane harru se bota rrotullohet per te gjithe , tash ashte kthye koha per te tjeret, prandaj Gentjanosi tuj pa se nuk ka me pas mundesi me qite pare si te tjeret , ka vedos me i vane gure makines per me e rrezuar qeverine , Une per vedi jam i mendimit me ja meshte inisiativen dhe guximin qe ka me xerru qeverin e bandave te krimit , te vjeljes dhe te mani -pallimit te votave e llafeve te lira badjava , ne nje shoqeni te emacishpuar ne fshate e te hardalluar ne qytete , te krahasur me ate gjermane ,si e ka pas thane zonja e madhe e shtepise se muskojes ne Shkoder Xhuzepina Topalli . SHQIPNIA NE PROTESTE, PD NE RRUGE, DHOMA E BURRAVE NE DALLDISJE. SHQIPENI ME LEZETE , T’KANE ZILE TE TANA SHTETET .

  16. meri says:

    Nje opozite qe ne fjalor ka kriminel,strofull kriminelesh vetem keto degjojme ne parlamen,ne cdo dalje televizive.Po keta kriminel ne keta muaj u zhvilluan?Po a mban partia demokratike pergjegjesi per 8 vitet ne pushtet e per gjith kete katrahure qe ka krijur?Po a kan morl keta njerez?

  17. Ina says:

    Dhe komenti juaj zoti Bujar,duket fare mire nga eshte pozicionuar.Prandaj spo ben hajer PD se ka njerez si ju.

  18. Besi says:

    Mero si gjithnje eshte nje frymezues per cdo artikull,sot e goditur ashtu si e pashe ne parlament tamam, fyerje sharje e asgje per ligjet
    e problemet e dites,ky eshte misioniiu tyre sa per elektoratin e tyre
    ku duan tja dine,por kur bene(Halimi)etj sikur I vinte keq per “biznesmene”qe I kane kaluar ne dajak e pare sju dhane.Saliu e ajo ne krah se me vjen ndot per emrin si e mare e me pucra ne fytyre si e palare jane jashte cdo njeriu normal,presin gjahun e te turren.sa per ate Lulken qe duket se ngjyen edhe floket,ai eshte aut,sic themi ne kalliri bosh ne politike,kjo parti po thyen qafen avash avash.

  19. vidanja says:

    ai Strazimiri duhet perdhunu cdo dite qe te marre mend qe te mos grricet shume…http://bit.do/tjeter-deputet-perdhunohet-nga-pjerin-ndreu

  20. tani-deutschland says:

    Vitet kalojne dhe eshte e trishtueshme te shikosh vendlindjen tende ne kete fare derexhehje.
    Mire fajin e ka Saliu ose Edi, po ne vete a kemi faj?!

  21. turi says:

    JO vetem PD por dhe PS jane te prirura te perdorin dhunen kudo ne politike,sepse kjo eshte ne ADN e tyre sepse qe te mos perdoresh dhunen duhet te qeverisesh drejt pa hile,por kjo eshte e pamundur per politikanet e te dy kraheve,sepse ata duan me shume se vendin e tyre parate qe vjedhin perdite me korrupsionin galopant qe e shikojne te gjithe duke besuar ne vetvete se populli s’di gje prandaj vazhdojne vjedhjet e tyre te perditshme,por duhet te kuptojne qe populli nuk do me ti shikoje as ne TV vec s’ka c’te beje I ka zene rrota bishtin.

  22. turi says:

    Shumpo shum bukut.Berisha i ka dhen pajen po nusen kur te shikoi majen e veshit do e mare luli.Mire ja ben dhe berisha qe i degjeneroi keta palaco.Kaq meritoin o Meri keta personazhe llumi.Te lumte berish meri hoshe qe mase ndes zjrre jo pkure,dhe dashte zoti u djegshe vete ne te

  23. Kendveshtrim tjeter says:

    Deri me sot,Berisha e komandoi opoziten me lojen “Vigani dhe shkurtabiqi”,deri sa sot nxorri “Tajsonin” llafasan,per te akuzuar maxhorancen,se ne Kuvend po “shtypet” opozita,jashte po vriten bizesmene.
    Mendja qe punon 24 ore duke konsumuar energji negative,ka lindur si “Makbeti”,prej tij vetem probleme do kemi.
    Maxhoranca duhet te mendoj seriozisht,te gjitha problemet i ka nga Berisha.Ai organizon,jo vetem antetate me dinamit,por cdo gje qe futet brenda frekuences se mendjes se tij.
    Ai ka ngritur strategji per “deskriminimin” e Kryeministrit dhe maxhorances,te gjitha vertiten ne kete pike.
    Mos e nenvletesoni kete figure plaku,ai perdor djallezit e tij me rinine e te tjerve.
    Reformoni drejtesine,dergoheni per te dhene llogari per 4 vetat qe ka vrare,Gerdecin dhe vjedhjen gjigande qe i ka bere financave shqiptare.

  24. Shqiptar deri ne vdekje says:

    Pse ka me te vertete Opozite Shqiperia ? neper boten perendimore pozita e opozitat bejne lufte politike per problemet e jetes se vendit e botes por kurre te familjes e jetes private si rrugaçet e Shqiperise .

  25. liqeni says:

    bravo mero,nuk dua ti heq asnje fjale shkrimit tuaj,cdo qendrim e veprim i opozites eshte i qellimshem,ne gjendjen e brendshme komike ku i vjedhin votat njeri tjetrit,jemi ne fund te miratimit te reformes teritorjale nga parlamenti,per te justifikuar deshtimin e tyre,sajuan kete skandal te turpshem.

  26. AlfaDE says:

    Me keto sherre,potere e zallamahi qe ben Berisha kerkon t’i shmanget burgut qe po e pret me krahe hapur. !
    Z. Berisha ! me mire nje fund i tmerreshem per ty se sa nje tmerr pa fund qe po i shkakton ketij populli !!!!

  27. Agron says:

    Te gjitha sa thuhen duhen mbajtur parasysh,por esenca e gjithe te keqijave eshte tek vete te ashtuquajturit “demokrate”,qe per fat te keq nuk kane dhe nje fije te vetme qe t,i beje te tille prej verteti.Megjithata ndryshimet fillojne nga vetja.Demokratikasit te shohin te ndryshojne shtepine e tyre,ta pastrojne ate e pastaj te flasin per papastertite e komshiut.Cohuni pra e beni rilindjen e PD-se se ndryshe na late pa opozite!Ua them me gjithe shpirt,sepse pa opozite te mirfillte nuk mund te eci para e te zhvillohet asnje shoqeri,ashtu sic nuk pati zhvillim ne socializem,ku kishte vetem nje dore.

  28. shpetimi says:

    PD eshte teresisht nen ndikimin e Berishes, i cili kerkon me cdo kusht ta perdor ate per bojkot te parlamentit dhe jetes politike te vendit.Berisha krijon kaos ne Shqiperi, duke kerkuar mbijetesen e tij.

    Sa me shume te vonoje koha kur ai te vihet para pergjegjesise per krimet e bera, aq me i rrezikshem do te behet. Berisha i perngjan bishes se plagosur per vdekje, e cila paraqet rrezik nqse nuk merr masat e duhura.

  29. xhemal says:

    se di po strofull e streh jane fjale shqip as nga fshati as nga qyteti mero qameti ,shruan mire por ndonjere rreshqet per te treguar se je me lart se te tjeret e ke gabim kur fshataret i ngaterron me saline ,ky i fundit nuk u vjen as te thembra e kembes shqipetareve qe jetojne ne mal apo fushe qe ti i quan fshatare apo fushore ndersa une qytetare shqipetare te denje te jetojne me djersen e ballit e fundit opozita mire eshte te kritikohet me pak ,shiko pushtetin ai te ben gjemen e qametin

  30. hito lazarati says:

    Ky Strazimiri ngeli duke u rrahur,por dhe e kruan bythen vete ky pederasti

  31. biku says:

    qenkeni ndare si tifoza futbolli , ca me pjerinin ca me strazon.
    po shyqyr qe erdhi koha te hane njeri tjetrin se ngelen duke ngrene popullin. Le te thyejn hundet bashke nuk me vjen keq fare se per interesat e tyre e bejn jo tuajin o POPULL.

  32. Safo says:

    Ne te vertete artikujt e Meros jane nje kritike konstruktive per PD, e cila po te kish ne krye njerez me dy paper mend ne koke, do ti merrte ne konsiderate keto kritika. Merua i tregon PD-isteve se cfare nuk duhet te bejne qe ata te mos jeme qesharake ashtu sic ndodh ne fakt. Kauzat qe sjell PD jane krejt qesharake, ato nuk mund ti sherbejne opozites per asgje.

  33. Samki says:

    Sipas PD, ata jane shendruar ne nje “prostitute” qe perdhunohet non stop nga dyshja RAMA-META ne parlament por ata mendojne se ene jane te “virgjer” (te paster si loti edhe pse populli i ka denuar)- mekate qe jane ne opozite!

  34. teme says:

    teoria qe ne kete vend fain e ka opozita eshte mendesi e qoftelargut.Ai e zgjidhte problmin me forcimin e luftes se klasave si force levizese.Opozita ne parlament ne demokraci eshte zeri dhe arsyeja e popullit.Teoria e eleminimit sic bene me Azem Hajdarin apo teroria e grushtave apo rripave eshte degjenerim politik.Rruga me e drejte e opozites per te ruajturjeten e njerzve dhe te mos perseritet 98 eshte te largohet nga parlamenti dhe te filloje kuvendet popullore per tu bere te qarte opinionit se cfar ndodh ne nje parlament ku depitetet blihen dhe vota shperdorohet.Pd e thirri historia ne 90 per te vendosur demokracine , per te ndryshuar shqiperine nga diktatura , per te orjentuar shqiperine drejt perendimin.Ne rrugan e saj ajo edhe ka bere gabime se ate mjell kishte dhe sido qe e gatoi nuk i ndau dot krundjet, po megjithate shqiperia eci perpara edhe pse me ngadale.Tani ajo mendoj se ka detyren me themelore”te mos lejoi rikthimin e diktatures me mjete dhe taktike tjeter..ka nje shprehje ne shqiperine e jugut”Ujku qimen e nderron po zakonin nuk e harron”Edhe sikur tja shkulesh dhembet ujkut ai ka reflekte te tilla qe do te haje …. dhe keta te bbziturit po ua mbylle dyert shnderrohen ne bisha.Ky eshte shkaku dhe pse e vrane Azemin dhe pse dhunoje dhe nuk i dihet fundi me tani atij kuvendi cakenjsh.

  35. alban. says:

    Lexues! a ju ka re ne zy se gazeta Tema eshte ne rrugen e falimentimit!mjofton te shikosh titujt e lajmeve dhe komentet e lexusve pothusje zero.
    Efekti Berisha nuk jep me,edhe pse Merua po stermundohet te elektrizoje lexusit me shkrime bajate(me Saliun) te cilat nuk kane me efekt te lexusit sepse i kane coglionit plot me shkrime te tilla.

    Nje keshille per Mero Bazen dhe bashkepunetoret e tije,per ti shpetuar falimentimit duhet te nderrosh kurs dhe te shkruani bemat e qeverise Rama-Meta(mundesisht me bllok ne dore)se kane kthyer vendin ne nje çiflik.
    Duhet ta kuptoni qe efekti Berisha nuk prodhon asgje.
    Ike dhe ti o Mero Djali.

    1. We People-Les Misérables says:

      o alban or jaron !

      Ma duket se nuk te ka zene gjumi se gazeta e Meros qenka drejt falimentimit dhe ka rene numri i komenteve.Deri tani jane plot 53 komente dhe ka patur raste dhe me pak por duhet te llogarisni qe shumica e njerezve jane me pushimme dhe problemi te tilla qe nje deputet u zu me grushta me nje tjeter jane ordinere ne krahasim me dhunen 20 vjecare qe ka ushtruar PD qe me sakte duhet te shkruhej ……PDH (Partia e Dhunes).

      Dhune ne PD nisi egzakesisht ne 2 prillin 1991 me parrullat “shkodra republike” ku u vrane pas shpine nga udb jugosllave 4 djem nenash dhe banda e tropojes se berish-hajdarit nen dirigjim e ca elez bibereve filluan operacjonin famekeq te luftes kunder komunizmit duke zbatuar nje terror psikollogjik dhe fizik.Grevat e urise,kercenimet,dalja nga nga qeveria stabilititetit ,marrja pjese e rajersonit ne votimet e 92 ishin nje kryqzate terrori antikomunist ku perbidishi berishe ishte caktuar per ta rrafshuar ate vend ne nivelin zero.

      Burgosja frenetike e Fatos Nanos per recel fiku (kur luli vodhi 300 miljon dollare dhe quhet yll ne ngjitje”) dhe dhuna shtazarake ne mitingun e veres te 1993 tregoi se Berisha ishte nje djall i lindur jo nga barku por nga carku i udb.

      Djalli Berishe humbi votimet lokale vetem pak muaj nga 1992,humbi votimet per kushtetuten ne 1994,humbi votimet ne 1996 dhe ai nuk ka fituar kurre votime ne shqiperi as ne 1992 qe i fitoi ceku i bardhe i rajersonit atehere.

      Vetem me dhune dhe djallezi ai ka fituar votimet dhe ka qeverisur nepermjet dhunes duke perdorur gestapon e tij personale& segmete te udb & fazlliceve qe eshte me e madhe se dhe qindra truprojet e tij kur ishte ne pushtet qe ruhej me antiplumb dhe makina te blinduara nga frika per krimet e tij.

      1-Shqiptaret nuk duhet te harrojne mizorine e rrahjes dhe thyrjes se kafkave ne 1996 ne sheshin skenderbej

      2-Shqiptaret nuk duhet te harrojne dhunen dhe pushtimin e jugut nga bandat e Berishovicit ne 1997 deri sa arriti te urdheroje dhe sulm kimik nga ajri per aksin vlore tepelene.

      3-Shqiptaret dhe Nikolle fuckLesat nuk duhet te harrojne dhunen dhe PLACKITJEN DHE TORTURAT SHTAZARAKE te gazetes koha jone ne mars 1997

      4-Shqiptaret nuk duhet te harrojne dhunen, djegien dhe pushtimin e shtetit ne shtator 1998 ,qe ne vend te denoje shtazaraku i demonkracise
      u thirr dhe perkedhelej ne ambasaden amerikane…

      5-Shqipfolesit nuk duhet te harrojne dhunen mbi drejtesine shqiptare te dinastise kriminale te berishajve per te mbyllur masakren e gerdecit qe drejtohet personalisht NGA MONSTRA SHKERDHEN BERISHA

      6-Shqipfolesit nuk duhet te harrojne KRIMIN E 21 JANARIT ku tolerimi qe i beri washigtoni dhe brukseli ketij akti hitlerian te monstres berishe tregoi se ai ishte thjeshte nje xhaferr deva i tyre dhe do vije koha qe historia do denoje kete krim qe nderkombetaret kane pergjegjesine kryesre.

      7-Edi Rama nuk duhet te harroje rrahjen me shufra hekuri ne 1997 nga gestapo personale e berishes me porosi te Mon Kukaleshit (dashamir shehu gojeshtremt)

      8-Shqipfolesit nuk duhet te harrojne krimet e kryera nga PDH e berishes qe nga zhdukja e Remzi Hoxhes,genocidi ndaj familjes se Haklajve,Fatmir Xhindit,Isa Cobes,Kosta Trebickes,Skardilajt Konomit,Komunarit te Thortores Kuksit,kompllotit per eleminimin fizik ndaj Pjeter Arbnorit, Safet Zhulalit,Azem Hajdarit,gjyqtarit Fana,Sokol Olldashit,Ferdinant Ponit e shume te tjereve qe tregon se per Berishajt duhet folur me gjune qe i flitet nje krimineli qe jane: o prangat, o plumbin.

      9-Keto veprime si duele me grushte ne bordellon e parlamentit jane nje shans i “shkelqyer” qe lukunia e ujqerve te PDH per te bere zhurmen e rradhes per te mbuluar tonelatat e krimeve te tyre.

      10-Por Dhuna me e rende eshte ajo qe euro-atllantiket po ushtrojne mbi shqiptaret qe po tolerojne kryekriminelin Berishe per pothuaj nje cerek shekulli.Me e rende behet kjo dhune kur fituesve te 23 qershorit 2013 po i behet presion qe te mos e prekin “heroin qe mundi fuckomunzmin ne vitet 1991-1992” e cila ishte jo vetem nje komedi por dhe nje “dirty job” qe nepermjet dhunes te atyre viteve prune ne pushtet nje Vampir Vicidoli,mos denimi i te cilit sot con uje ne mullirin e Enver Halil Hoxhes i cili duket si Profet para super-poshtersive dhe perversiteve qe po shikojme sot.

  36. keto jane skenare te pregatitura nga saliu per te krijuar trazira sic ka bere gjithmone .kujtoni heren e fundit kur ithote ministrit e ke gruan prostitute ne parlament .keto jane provokime teper te renda per te krijuar trazira ne parlament apo thirrjet per destabilizim po nca ky kriminel

  37. çeço Selimi says:

    Sali Berisha i ka dhene jo vetem pajen PD-se , por dhe ” Fishekun ne paje ”
    Vetem paragrafi i fundit i ketij shkrimi eshte me kuptimplote per idete djallezore te Sali Berishes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14