Të papërfaqësuarit e rrugëve të Shkupit

4 Korrik 2014, 22:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Mijëra qytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj, kanë mbushur sot rrugët e Shkupit, në shenjë proteste ndaj një vendimi gjykate në Shkup, që dënon me burgim të përjtëshëm shqiptarë të akuzuar për një vrasje të dyshimtë një vit më parë. Protesta ngjan se ka përdorur si shkak aktgjykimin, por në thelb ajo duket se është një revoltë e qytetarëve të papërfaqësuar shqiptarë në Maqedoni. Çështja “Monstra” ka në thelb një vrasje mizore të pesë qytetarëve maqedonas, në rrethana të paqarta, dhe arrestimet e policisë maqedonase kanë qenë jobindëse dhe të paragjykuara drejt shqiptarëve me prirje për të qenë besimtarë të devotshëm myslimanë. Sido që të jetë e vërteta, shqiptarët në Shkup duket se nuk ndjehen të përfaqësuar në shtetin e Maqedonisë dhe kanë dyshim për çdo akt ndaj tyre.

Kjo histori duhet parë me kujdes, jo thjesht si një histori proteste dhe përplasje me policinë, pasi ato janë fenomene normale në një shtet të lirë, por humbjen e shpresës tek partitë politike dhe fitimi i terrenit nga fondamentalistë fetarë apo forca radikale.

Në vitin 2001, kur nisi konflikti në Maqedoni, ekzistonte paragjykimi se stabiliteti i Maqedonisë nuk do të prekej, por shumë shpejt shteti maqedon u përfshi dhe partitë shqiptare u detyruan të ulen e të bëjnë marrëveshje. Prej Marrëveshjes së Ohrit deri më sot, shqiptarët vazhdojnë ta shtrydhin konfliktin e vitit 2011 si limon për t’i dhënë shije çdo fushate elektorale dhe për t’i fituar zgjedhjet si parti e luftës, por vetëm kaq. Avancimi i të drejtave të shqiptarëve është shumë i dobët dhe ajo çfarë është më e keqe, partitë poltike shqiptare në Maqedoni nuk po japin ndihmën e tyre në demokratizimin e Maqedonisë. Ato në parim i bëhen patericë pushtetit, duke u vënë në radhë kush e do më shumë kryeministrin Gruevski, dhe kësisoj dëmtojnë dhe jetën politike në Maqedoni, dhe opozitën maqedonase.

Duke e bërë të pashpresë ndryshimin në Maqedoni, shqiptarët po kontribuojnë në humbjen e shpresave për kategoritë etnike, por dhe fetare, dhe të një lloj statuskuoje të pushtetit të korruptuar. Kjo klimë nxit ekstremizmin dhe mund të nxjerrë jashtë loje përfaqësimin politik. Ata që dalin në protestë, janë shqiptarë të zemëruar, por dhe fanatikë myslimanë që nuk harrojnë ta marrin me vete flamurin jeshil me gërma arabe. Nënvleftësimi i kësaj situate, mund ta prodhojë dëshpërim dhe humbje shprese, dhe mund ta radikalizojë situatën, nëse partitë politike shqiptare nuk bëhen promotore të ndryshimit në Maqedoni, si në aspektin politik, ashtu dhe në aspektin demokratik dhe funksional të shtetit.

Kështu si sillen ato, po e përdorin paritetin etnik në funksion të statukuosë dhe jo të ndryshimit, dhe po i japin shans shqiptarëve të tjerë të presin degën ku rrinë hipur.

E theksoj se protesta e sotme nuk është aq shumë shqetësuese pse ka dhunë dhe të plagosur, pasi ato bashkëshoqërojnë çdo protestë. Shqetësuese është se nuk ka kush i përfaqëson ata që janë në rrugë.

28 komente në “Të papërfaqësuarit e rrugëve të Shkupit”

  1. polisi says:

    po paten mar flamurin jeshil me germa arabe le te kerkoin ndim nga arabia lle jo nga shqipria shqipria nuk mbron ne emer te fes po mbron ne emer te kombit,

  2. tourkofagos says:

    Putin,duhet te vere dore,qe te qetesohen keta gyzelet e Erdoganit…..

    1. Katunari says:

      Putini ka vënë dorë tek jot ëmë pushtis. Sa për pseudonimin tënd e pamë në luftën e Qipros.

    2. cameria e ka rradhen says:

      ju raca e zeze greke skeni te drejt me fol ju murr Turku qipron dhe gjysen e greqis pse nuk luftoni me turkun.

    3. Po turtofagos( mos e dhente zoti te ndodhesh para ndonje turku se do qelbesh ere)mundet ti quash si te duash ata protestus por si mund ta quajm thirien tende per putinin Munt ti quash ekstremiste myslymane por qendrimi tend a nuk eshte faqia tjeter e se njejtes monedhe e quajtur ekstremizmi ortodoks Si pas ides tende ata mund ti quajm gyzele kurse kategorine tende, kaur i derit,dua te te pys ty njeri grenes a eshte kjo e ardhmia e ballkanit e ardhmia e femijve te tu e te mi .Pse ke kaq urejtie per fet e tjera e shqiptaret A e di se urejtia te kthehet me te njejten monedhe Ne fund do kisha deshire te pinja nje kafe me ty per te vetmen arsye te njihnja nga afer nje monster njeri ngrenes Per sa i perket gjyqit ne maqedoni ne qofte se ata i kane vrare te rinjt maqedonas te pushkatohen por ne qofte se po denohen pa faj e te montuar eshte me e rende se vrasia e te rinjeve maqedonas,tregon egzistences e teoris naziste ne maqedoni qe edhe pa kete ndodhi ekziston ne pjesen sllave te maqedonis ne nje perqindie te konsiderushme

  3. Faikonica says:

    Gjermaniket &Francescu duhet me marre ne dore situaten ne Ballkan…Keshtu ka kene shkru,vec kjo asht zgjidhja ma ee mire per shqiptaret

  4. illyrians says:

    Sa te trashe jane islamiket shqipfoles, dalin gjithmone me flamur arab apo turk.. Dhe pastaj ankohen kur i quajne turko-arabe. Biles kerkojne ndihme nga shqiptaret pastaj.. Llum islamik shqipfoles..!!

    1. Bekimi says:

      …dhe çudia për ty është se ata ndihmohen nga turku….

  5. Roni says:

    Pse flisni kot more injorante (Ctu thush me shume ju) a nuk e pate flamuret shqiptare,Situata ne maqedoni ka te tjera probleme,jo flamuret jeshil…..
    Shqiptaret ne shkup jane duke u asimiluar cdo dite,duke humbur terren cdo dite,ata kane nevoje te organizohen,jo te fyen nga ju dallkauke te paguar nga dashakeqet e shqiperise.

  6. Mallakastrioti says:

    @@Pershendes Mero Baze..Komenti juaj eshte per tu Respektuar, e keqja e Protestes eshte se fillon nga Oborret e Xhamise,dhe duket se ka nje Skenare te mireorganizuar, nga “Ideatoret e Fillimit te saj”, me Deme te pallogaritshme per Kombin Shqipetare ne Pergjithesi.
    Protesta munde te fillonte pikerishte para Gjykates, por as se si ne Oborrin e nje Xhamie..kjo i jepe Tjeter ngjyre Protestes, dhe penalizone gjithe Shqipetaret ne Maqedoni duke i futur ne “thesin e Ekstremisteve Islamik”..dhe me e keqja duket se nuk ka filluar akoma..Shqipetaret duhet ti kerkojne te Drejtat e tyre..por duhet te Distancohen nga Hoxhallare qe mbushin xhepat me leket e Islamisteve Ekstremiste, apo edhe te ndonje Agjenture , qe punon ne deme te Interesave Shqipetare..

  7. dushku says:

    po si nuk te vjen turp mo lango qe justifikon selefet
    edhe ben si bythe protestante jashte
    sado qe tu qerosh ju zhapikeve prape jeshil ngeleni brenda
    ndonje dite do dalesh te na thuash qe shqiptaret kane qene gjithmone myslymane se sum-shqipot e kosovaristanit kane lindur nene topet e gamiles se muhametit
    edhe u vjen cudi pastaj qe na quajne njerez me bisht
    kur nuk u beri njerez shkolla e enverit edhe 25 vjet demokraci kush prisni tu bejne

  8. V says:

    Faleminderit Mero për këte ditorial kushtuar Shqipëtarëve të Maqedonisë!
    Nga videot dhe fotografite nuk duket se është ngrit ndonjë Flamur jeshil. Por edhe nëse ngrihet duhet të mos na vi çudi se nuk do ngrihet për arsye se është muaj i agjerimit, por sepse policia dhe shërbimi sekret maqedonas janë mes protestuesve.
    Pa dashur të mbroj fenë islame, ajo ja kontribuar në ruajtjen e identitetit kombetar në Maqedoni dhe Kosovë.
    Ku janë Ortodoksët dhe Katolikët Shqipëtar të Ohrit, Prilepit e Manastirit? Për fat të keq janë asimiluar.
    Për ta sqaruar më mirë situatën e Shqipëtarëve të Maqedonisë si dhe politikën e sllavëve (ortodoks=sllav, musliman=shqipëtar) që para luftës së II-të botërore po ju marrë një rast nga një fshat Shqipëtar në rrethin e Strugës me emër Kalisht (fshat përrreth Liqenit te Ohrit): 2 vëllezër martohen, njëri me nuse Ortodokse Shqipëtare tjetri me nuse Shqipëtare Muslimane. Rezultati i sotshëm: trashëgimtarët e vëllait me nusen Ortodokse ndjehen sllavomaqedonas dhe nuk flasin shqip, ata të vëllait tjetër janë Shqipëtar. Shkaku? Në krahasim me Katolikët dhe Muslimanët, Ortodoksët Shqiptar kanë qenë të privilegjuar nga sllavët p.sh. të drejtë peshkimi dhe lundrimi në Liqen, përdorim i tokave shtetërore etj, POR për fat të keq këto privilegje sollën edhe asimilimin e kësaj popullsie Shqipëtare Ortodoske.
    Tani gjërat kanë ndryshuar dhe nuk ka nevoj për Fe, por për një lidership dhe politikbërje me thelb: çështjen kombëtare dhe ekonomike.

  9. Wendy-B says:

    Shqetesuese nuk eshte vetem se nuk ka kush i perfaqeson, por se PO HUMBIN IDENTITETIN ETNIK.
    Flamuri shqipetar eshte KUQ E ZI, e jo jeshil apo gjysem heneze.Le te kerkojne te drejtat e tyre me ngjyrat e kombit qe perfaqesojne.
    Apo e ndiejne veten arabe , e jo shqipetare ?!

  10. Aaa a says:

    Flamurin jeshil do marrin kur flamurin shqiptar ja kane vu ne dore mafiozeve qe detyrimisht bejne antishqiptarizem, si edhe ketu (po ne Maqedoni eshte ashiqare), si te beje zotin e shpise Janullaci ne Kishin demek- autoqefale dhe te nxjerre jashte ‘Nolin’, keshtu do vije…
    Papa ne shtator vjen i fryn ene aj per vete…
    Keta me mjekra mbledhin xhahilat ne cdo xhami e falen te flsmuri jeshil domos se s’kane tjeter e me e keqja qe po mesojne me mijra femije po keshtu, trushpelare, ja kjo eshte edhe me e tmerrshme se ne Maqedoni e Kosove, se s’kemi as shtetin ame ne rregull…
    Dhe s’e ka fajin Erdogani, as shpetimtari s’eshte putini qe s’e do shpija vet, fajine ka Amerika qe s’e di as interesin e vet, poplli shqipar.

  11. astrit says:

    Analize e ceket e problemeve te medha qe kane shqiptaret

  12. Hamdiu says:

    Shqipfolesit e Maqedonise te kerkojne strehim ne Arabine Saudite dhe keshtu zgjidhet problemi.

  13. N.Thati says:

    Mero Baze ne kete raste ka dhene nje koment te shkelqyer.Me pake fjale e ke permbledhe realitetin shqiptar ne Maqedoni.Pajtohem ploteisht.Politika i partive shqiptare jo qe nuk i mbron interesat e tyre por eshte vene ne dame te shqiptareve.Nacionlizmi i eger maqedon ua ze frymen gjithnje e me shume shqiptareve.Ne kete vakuum islamiket te ndihmuar fshehtas nga shteti jane duke duke u bere faktore edhe pse ne dukje te pare gjoja per te mbrojte te drejtat e …por fundi me keto do jete shume tragjik.Shqiptaret tash kane nje ze i cili per momentin eshte me i arsyeshem,ai eshte zoti Ziadin Sela i cili nuk duhet te kerkoj lemosh nga injorantet e PDSH,por te formoj nje parti te re me program te qartr per mbrojtjen e popullsis shqiptare.

  14. Vladimir says:

    Faleminderit Mero, per kete teme me shume interes per boten shqiptare. Jemi te vonuar per te organizuar nje konference shkencore ballkanike per keto tema, nisur edhe nga parimi i Edit, zero probleme me fqinjet. Jane disa te verteta qe duhen studjuar e reflektuar mbi to.
    -Ballkani eshte pjese e Europes dhe si i tille do te integrohet me pare mes vetit.
    -Ne keto 100 vjetet e fundit politika ballkanike ka vazhduar te mbjelle urrejtje, ndasi e asimilim me te gjitha mjetet.
    – Institucionet fetare, veçanerisht ato ortodokse, duke u vene ne sherbim te politikes se shtetve perkatese, kane kryer asimilimin sistetematik te popullsise shqiptare ortodokse. Eshte fakt psh (dhe per kete studiuesit duhet te flasin me shifra te sakta) qe Greqia e veriut ka qene banuar ne menyre masive, krahas grekeve e arumuneve edhe nga popullsi autoktone ortodokse shqiptare te bashkuara ne komunitete. Popullsi qe sot nuk gjenden me. Negovani i At Kristos, Suli i Boçareve dhe i Xhavellave jane deshmi te gjalla.
    – E njejti proces asimilues ndaj te krishtereve shqiptare ka ndodhur edhe ne Maqedoni, Serbi, Mal te zi, ku mesuesit dhe meshtaret, me apo pa dashje kene kryer asimilimin e besimtareve shqipfoles.
    – Para dy vjetesh isha ne Kishen e Shen Sofise ne Kalabri, te populluar me arbereshe te shperngulur nga Moreja e Peloponezit, prifti ortodoks nuk dinte asnje fjale shqip, e kishin sjelle nga Rumania.
    – Fakt eshte qe popullsite shqiptare muslimane e kane ruajtur identetin kombetar dhe ne te gjithe duhet t’jua njohim kete kontribut udheheqesve fetare muslimane.
    -Fakt eshte qe sot po ushtrohet nje presion i jashtezakonshem nga fraksione ekstreme islame mbi botem shqiptare, duke perfituar edhe nga varferia e nga mungesa e politikave shqiptare dhe europiane.
    -Ne duhet te krenohemi me islamin shqiptar dhe me ortodoksine shqiptare te cilat historikisht kane qene tolerante shpirtegjere dhe gjitheperfshires. Kurre ndonje minoriteti nuk i eshte imponuar gjuha shqipe neper institucionet fetare.
    -Ne kemi nevoja urgjente te pergatisim sa me pare edhe me ndihmen e shtetit prifterinj dhe hoxhallare te shkolluar, misionare shqiptare dhe njeherazi misionare europiane qe te punojne per miqesine mes feve dhe popujve ballkanike. Pervoja nuk na mungon.

    1. V says:

      Shkrim shume goditur!
      Respekte!

    2. dritani says:

      O Lado ke harruar nje detaj te vogel se ku mesohet gjuha: ne shkolla.

      Fqinjet tane ndoqen traditen e suksesshme te Sulltonit te Madherishem duke ndaluar shkollat shqipe keshtu qe asimilimi ne zonat e thella qe permend ti sigurisht qe do te ishte me i lehte, kjo duke patur parasysh edhe levizjen e popullsise drejt qendrave urbane p.sh. gjysma e popullsise se Greqise eshte ne Athine dhe Selanik.
      E njejta gje ka ndodhur edhe ne Itali ku praktikisht shqiptaret jane asimiluar dhe kjo per shkak te largimit ne drejtim te qendrave me te medha per arsye punesimi.

      Ne Jugosllavi ndryshoi pak puna se ne kuadrin e internacionalizmit proletar filloi te lejohej arsimimi ne gjuhen shqipe nderkohe qe te favorizuarit e atij shteti cuditesisht ishin turqit.

      A mund te ma shpjegosh se si ka mundesi qe ne nje rajon prej gati 2.5 milion banoresh shqiptaret kane filluar ta ndjejne veten me afer Turqise dhe Arabise se sa Shqiperise? Mos edhe kjo mund te konsiderohet element i identitetit kombetar (shqiptar apo turk?) dhe sukses i udheheqesve fetare muslimane?!

  15. moni says:

    Duke pare keto protesta arrij te kuptoj pse ortodokset shqiptar ne Maqedoni nderruan etnine… Nuk jam dakord, por eshte e kuptueshme.

  16. Bureto says:

    Maqedonia eshte nje vend shume etnik dhe me probleme te komplikuara gjeostrategjike dhe historike. Ashtu si gjitheballkani, qe eshte i mbarsur me keto histori, edhe Maqedonia eshte nje fuçi baruti. Maqedonia eshte nje torte prej se seciles e duan nga nje cope, si bullgaret, greket, serbet dhe shqiptaret qe edhe pse perbejne shumicen si etni jane me e diskriminuara, prandaj edhe me e revoltuara, dje sot do te jete edhe neser. Ose behet Maqedonia nje vend demokratik si modeli zviceran ose ajo fundin do ta kete tek shperberja. Ashtu dhe sot e mbi 100 vjet ajo mbahet nga komuniteti nderkombetar sigurisht per nderlikimet etnike qe ka ai territor. Shqiptaret kane te drejte, politika shqiptare atje dhe ketu po punojne dhe veprojne keq, duke vene ne plan te pare interesat e tyre. Le te marrin ata shembull nga filozofi i tyre Arben Xhaferri, nje patriot i madh qe per shqiptaret dhe bashkimin kombetar dha gjithçka. Kurre nuk luftoi per pushtet dhe iku nga kjo jete i nderuar.Sa qe gjalle ishte nder kontributoret keryesore te Marreveshje se Ohrit, paçkase ajo nuk eshte zbatuar ende ne çeshtjet me kryesore, dhe faji mbetet i gjithi tek politika maqedonase dhe tek qetesia e pakuptueshme e politikes shqiptare kudo, ketu, ne Kosove dhe Maqedoni. Ne te kundert dy opsione mbeten: Ose nje Maqedoni konfederative sipas modelit zviceran, ose ndarje e Maqedonise perendimore dhe bashkimi i saj me Shqiperine. Ndryshe kazani i çorbes atje do te jete gjithmone ne vlim.

  17. taulant london says:

    kjo proteste eshte e manipuluar nga qarqet e ndrysheme antishqipetare. ne kete proteste marrin pjese nje pakice e keqinformuar dhe e drejtuar nga imamet dhe nga kopilet e qeverise maqedonese, te cilet lejojne nga ana figurative protesten me flamuret arabe. Kopili turk Ali Ahmeti sherbetor i kopilave te qeverise Maqedonese hesht.Kjo pakice shqipetare ne maqedoni ne mungese te liderave politik ndjehen te harruar dhe kjo situte shfrytezohet dhe manipulohet nga shovinistet sllave ne bashkepunim me injorancen islamike qe mbizoterone shqipetaret atje. protesta me flamujt arabe tregone papjekurine dhe paditurine e atyre shqipetraeve atje qe cdo dite ngushtojne hapesirat dhe lirite e tyre nacionale dhe patriotike. Tirana zyretare ne menyre urgjente duhet te nderhyje ushtarakisht per te cliruar territorin shqipetare ne maqedoni nga Pakica islamike qe punon ne kundershtim te vlerave Patriotike komebtare.

  18. Asnjeanesi says:

    Taulant London “Tirana zyrtare duhet te nderhyje ushtarakisht…” etj.
    Je ne kete planet ti , apo jeton ne hene ? Po kush eshte Shqiperia qe te nderhyje ne nje shtet sovran si Maqedonia ? Mos jemi Rusia e Putinit , qe eshte superfuqi dhe nuk pjerdh per askend ? Po neve more Taulant , nuk kemi pistoleta per policat , por ndrojne sherbimin me te njejten pistolete . Kush na qenka ky shtet evropian qe sulmoka sipas qefit fqinjet e vet ? Andej nga Londoni keshtu ndodh ? Me vjen keq per llogjiken tende qesharake….

  19. dini says:

    E keqja qendron ne ate se politikanet shqiptare gjithnje e me shume jane duke u largu nga interesat kombetare dhe per interes te tyre personal dhe grupor gjithnje e me shume po tradhetojne.Politikanet dhe “intelektualet”gjithnje e me shume heshturazi me instrukcione te UDB maqedone po perkrahin islamistet ne deme te qeshtjes kombetare.Edhe kur nderkombetaret si p sh eurodeputeti Richard Horwit kerkon dygjuhesi ne Maqedoni ,politika dhe mediat shqiptare e heshtin ndersa ato maqedone e shajne dhe e fyejne deri ne kupe te qiellit.Faji eshte te shqiptarellat dhe askund tjeter.

  20. katarakti says:

    Shume mire e ke bere kete analize. Qarte dhe kthjellet. Duket qe e ndjek gjendjen dhe zhvillimet politike edhe ne Maqedoni. Jam dakort se e keqja qendron te partite politike shqiptare ne Maqedoni si BDI-ja dhe PDSH-ja. Dhe e keqja me e madhe do te jete radikalizimi fetar i shqiptareve te Maqedonise. Islamizimi i tyre i metejshem. Kjo do t’i gezoje pa mase gjithe armiqte e kombit shqiptar.

  21. shpetimi says:

    Ky shkrim tregon situaten kaotike shoqerore dhe politike qe sundon ne Maqedoni.
    Shkrimi me te drejte terheq vemendjen se fatkeqsisht partite politike shqiptare ne Maqedoni nuk e kane situaten ne dore, duke lejuar qe protestat shqiptare te udhehiqen nga ata qe valvisin flamuret jeshil-fetar.
    Por rrenjet e kesaj te keqeje duhen kerkuar edhe ne politikat e partive ne shtetin ame, te cilet nuk jane bashkepunues dhe as shume te kthjellet ne ceshtjet kombetare brenda dhe jashte kufive te Shqiperise.
    Aq fatkeqe eshte kjo situate sa ekzistojne edhe disa mendje djallezore qe shprehen ne kete forum te nderuar, se keto probleme mund te zgjidhen me nderhyrjen e Putinit.
    Shqiperia duhet te ndertoje sa me pare strategjite kombetare, qe te mbrojne ceshtjen shqiptare brenda dhe jashte kufijve.

  22. qytetar says:

    Analize e sakte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje