Pashë ca copa interviste të Jozefina Topallit rreth zhvillimeve në Partinë Demokratike në një emision televiziv. Nuk është se prisja të dëgjoja ndonjë gjë të re, por më tërhoqi vëmendjen një shprehje, e cila ka dalë nga një prej periudhave më të zeza të Partisë Demokratike, kur Sali Berisha, i kapur duke vrarë live në televizion katër qytetarë para zyrës së tij, nisi sulmin kundër prokurorisë, duke shpikur termin zinxhir komandues për Gardën e Republikës. Kur Ina Rama kërkoi ndalimin dhe hetimin e gjashtë zyrtarëve të gardës, që kishin hapur zjarr, Sali Berisha, i frikësuar se prokuroria do trembte të vetët dhe do zbërtheheshin, nuk i dorëzoi ata, duke shpikur se nuk mund të dorëzonte “zinxhirin komandues” të gardës. Në fakt ata nuk ishin as zinxhir dhe as komandues, por thjesht 6 vrasës të dyshuar.
Aq shumë u përdor kjo fjalë si argument, dhe aq shumë u përsërit nga Berisha dhe PD, sa tani trishtohem jo se ia dolën të mbulojnë përgjegjësinë për katër të vrarët, por se i kanë mbushur mendjen vetes, që sa herë që je në hall, mund ta përmendësh këtë fjalë dhe shpëton.
Jozefina Topalli është një emër që ka mbaruar punë me PD. Ajo u thirr nga Shkodra për të ilustruar fuqinë elektorale të Shkodrës në PD dhe ia doli që në fund të karrierës së saj ta kthejë Shkodrën me Partinë Socialiste. Si e tillë, ajo nuk i duhet më as PD, as Shkodrës dhe Berishës.
Por natyrisht ajo bën përpjekjet e saj për të mbijetuar. Dhe mendon se sa herë njeriu gjendet ngushtë, siç ishte Berisha pas 21 Janarit, fjala magjike qenka “zinxhiri komandues”. Jozefina Topalli ka akuzuar Lulzim Bashën se ai po shmang zinxhirin komandues në PD. E theksova se e vetmja gjë e rëndë këtu nuk është akuza, por gërmimi në koshiencën e saj, për të gjetur çfarë fjale të shpëton nga halli. Dhe e ka gjetur.
Në PD nuk ka patur kurrë zinxhir komandues, por një komandant që shpërndante urdhra. Dhe nuk di që ndonjë parti të ekzistojë ky term. Zinxhir komandues është një term ushtarak, që ka të bëjë më shumë me përcjelljen e një urdhri nga lart- poshtë, por jo me konsultime apo ide.
Partia Demokratike realisht jo vetëm që nuk ka nevojë për zinxhir komandues, por ka nevojë për shkëmbim idesh, për frymë të re bashkëpunimi dhe emra cilësorë. I vetmi zinxhir komandues që ka kuptim sot në PD, është që Berisha të urdhërojë Lulin kë të emërojë në çdo seksion dhe degë rrethi dhe ai ta zbatojë. Kështu mund të themi se ekziston zinxhiri komandues, Berisha- Luli- bazë. Por zinxhiri komandues që kërkon Jozefina është pak mazoist. Kjo ngjan si një kërkesë për ta urdhëruar si një dëshirë për të dalë vullnetare për të shërbyer, si një praktikë ushtarake që duhet ringjallur.
Në të vërtetë nuk është se Jozefina e ka parë kaq hollë dhe e ka shoshitur kaq gjatë sa unë. Për të fjala zinxhir komandues është një togfjalësh i suksesshëm i Berishës pas 21 Janarit dhe ajo mendon se duke imituar një njeri në hall, mund të shpëtosh nga hallet gjithë jetën.
Nuk mendoj se Jozefina hyn tek ata njerëz, për të cilët PD duhet të rezervojë sërish një të ardhme. Ajo e ka kryer epokën e saj të të qenit hallkë e zinxhir komandues dhe i ka bërë boll dëm PD, që të mos i ketë më borxh asaj. Por dhe sikur të mos i kishte bërë dëm, dhe sikur të mos kish kthyer në Shkodër në pushtet të majtën që nga viti 1990, dhe sikur të ishte vërtet një shpresë për PD, vetëm faki që në koshiencën e saj, “zinxhiri komandues” është një term që dominon ndërgjegjen e saj politike, ajo duhet mbajtur larg. Ajo mendon se fotoja e saj me automatik, duke bërë qitje pas 21 Janarit për të treguar se është gati të vrasë për pushtetin e saj, është pjesë e lavdisë së PD. Do të vijë dita shumë shpejt që PD do distancohet nga ata që vranë, bile dhe nga ata që u mburrën me vrasjet. Dikush do ta bëjë këtë patjetër për të na treguar se vrasësit nuk do të kthehen më në pushtet, dhe se “zinxhiri komandues” nuk është bark shpëtimi për çdo njeri në hall. Jozefina më shumë se për karrierë, ka nevojë të çlirohet nga kjo sindromë. Duhet të qetësohet dhe të kuptojë se fëmijët e saj i kanë ende prindërit, falë faktit se shoqëria shqiptare nuk jeton me sindromin e “zinxhirit komandues”, se po të jetonte dhe po të mendonte si ajo, nuk do ishin jetimë vetëm fëmijët e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut, por ndoshta dhe të zinxhirit komandues.
E lexova intervisten e saj. Ajo me te vertete ka mbaruar pune me PD. Le te “gezoje” vjedhjet e grabitjet qe i ka bere Shkodres. Veç te tjerave ajo prishi shume pune PD edhe me ate fjalorin e saj rrugaçeror…
KUSH E V R A U ….bankierin sh Mero? pse HESHT? U SHITE DHE TI PER 5 ASPRA? apo 5 euro?
mirmrngjes dhe ty ….qe do me censurosh.
Shtjefen ,yt at e vrau o fukara…
Jozi eshte nje servile e shkalles te larte.d.m.th. nuk ka karakter
o mero saliu i tha dhe i eci duke ja hedhur fain sa njerit dhe tjetrit,tani cfar behet pyet populli,pyesin familjaret e viktimave,presin viktimat per drejtesi afer 4 vjet,fajtor nuk ka,eshte pak absurde,nqs nuk eshte saliu,atehere eshte edi ramA ose anasjedhtas,cfar behet me njerezit e vrare do ket drejtesi apo jo,po leri analizat ca tha jozi leshit,apo si shan maloku i tropojes apo cfar malli pi edi rama,artikull leshi ke shkruar o mero,me duket se saliu te ka bere te flasesh me veten tende,ngele duke analizuar vetem llapazandhuqet e budallenjve o mero,nje artikull te sakte kohet e fundit nuk po shkruan,nje pyetje per viktimat e 21 janarit,kush eshte fajtor,po qe saliu perse nuk arrestohet?dmth eshte i paster,te arrestohet edi rama atehere po qe saliu i paster,qe te dy nuk ka mundesi te jene te pafajshem z mero,kete duhet te analizosh jo jozin e leshit cfar tha dhe si tu duk ty.
O Mero mos harxho frymen kot me Zhozin injoranten. Eshte e qarte, madje e turpshme se kush na ka udhehequr. Une problemit se kam me te, e kam me ata qe e kane votuar, dmth me injorance tone kolektive.
Edhe pse nuk do e botosh se ke ca kohe qe nuk m’i publokin ato qe shkruaj une, ke harruar qe pas 21 Janarit ne foto me automatik doli bashke me Jozefinen ne Zall Herr edhe Sokol Olldashi, kaq i fryre nga ty Mero Baze. Arrite deri aty sa te promovoje ate qelbesire derisa na shpetoi Zoti dhe e hoqi qafe para kohe. Duhet kujtuar qe nuk ishte gjuajtje apo foto me automatike te thjeshte, por me te njejtin model qe vrane 4 viktimat e 21 Janarit. Specifikisht duhet te ishin te njejtet, pra mesazhi ishte: Pushka top, ishte njefare masturbimi pervers nga ana e Jozefines me armen qe i garantoi karrigen e pushtetit. Dhe bashkepunetor ne kete rivrasje te viktimave ishte edhe Olldashi, po ai person qe shpiku makinen me eksploziv. Mero, je shume i vogel per te luajtur telat ne prapaskene ti. Po ta dergoj ty si mesazh personal se e di qe do ta lexoje ndonje skllav i yti se ti nuk merresh me vogelsira, por mundohu te jesh i vertete.
Zoti malok ,plehu.Nuk te shpetoi zoti nga Olldashi,po si gjithmone sali qeni.Hapi nje here syte te shikosh edhe ti,cope muti,malok i pavlere.
Kur “zinxhirit komandues” i jane keputur me kohe hallkat,ai eshte nje send pa vlere.
Mjafte hallka jane keputur,nuk ka saldator ti bashkoj!
Po te germoni nje nga nje cdo kronike dhe ne cdo fjale qe ka shoqeruar pasqyrimin mediatik te PD ne gjithe keto vjet,e vetmja fjale qe eshte perdorur ne cdo rast ka qene fjala STRUKTURE !!! Takim me strukturat,angazhim i strukturave,organizim i strukturave,riorganizim istrukturave,shkrirje te strukturave…etj. Pra nje term gjithashtu ushtarak,kusheri i pare me termin zinxhir komandues!!!Nuk ke shans te ndeshesh terma si debat,forum,kritike,doreheqje,..etj. Edhe te famshmet CV te anetareve te PD dhe kriter themelor i “karrieres” ne PD kane ne themel termin “…ka qene pjese e strukturave…”. Qe do te thote me fjale te tjera — rrjeshtim,mbyllje goje,mbylje veshesh,mbyllje e syve!!!
Thjesht vegel e bindur, i gatshem per te zbatuar verberisht cdo urdher!!!
Pa mendoni pak,me ke ngjason ky lloj organizimi?!….me talebanet?!…apo cosa nostra-n?!….
Fashizmi gjakatar ka vepruar ne Shqiperi per nje cerek shekulli pa asnje ndryshim nga kolonat e zeza te fashizmit dhe eshte e natyrshme per keta pinjolle ta Kainit te kene terma ushtarake si “zinxhir komandues” , “shterngim rradhesh” eleminim i kokengjeshurve si Pashko e Olldashi etje etj.
”Balash”- Vertete do ta gezoje jeten ,kur te zbardhen 68 milion leket qe ka marre ”dieta”. Gojet e ”liga”
thone se Jozi merrte dieta edhe kur shkonte ne shtepine e vet ne Shkoder ! Vertete ta hedhe kaq kollaj
”lumin” ! Po Jozi nuk ka vetem keto kusure ! Koha do te tregoje mizerabilitetin e ketij grushti mafiozesh
qe vrane,vodhen,plackiten dhe grabiten popullin fukara shqiptar ! Valle do t’i gezojne keto lukse sulltana-
tesh banda mafioze berishiane ?!
Vari hebet. Parti naziste sic thote edhe Tarrasi.
A mundet kush me na treguar se nese do te vinin te persekutuarit ne krye te PD-se dhe jo komunistet dhe pinjollet e tyre, si do te ishte Shqiperia sot? Ose sikur t’ja jepte dreqi ne mendje Ramiz Alise dhe te bente krtyetare te PS- Sali Berishen, do t’i kishte mardhenjet me te mira me PD-ne se me PS-ne?
Xhozefenia e njef mire zinxhirin komandues.
Te mos e njifte futjen ne rrjeshte,zbatinin e urdherit dhe zbatimin e detyres nuk do te emertohej qe kur ishte 20 vjec Dezinjatorja.
Ju zoterinje ketu komentoni sikur e keqja e madhe e vendit eshte PD.Po harroni se gjysmen e kohes se tranzicionit ka qene tjeterkush ne komande?Harroni se gjysmen e kohes ka qene tjeterkush ne komande ne Tirane?Termi ushtarak “zinxhirin komandues” ka dale nga katakombet e fshehta te Partise se Punes, asaj qe me komanden e saj aspak larpamese(me kryetar te perjetshem pa arsim te larte)e coi vendin ne zgrip te shperberjes, neper muret e ambasadave, neper litaret e anijeve, neper klonet elektrike, neper semaforet e botes.Kapeni qe ketu fillin per te kuptuar c eshte bere dhe c po behet.Dhe pastaj me urtesi ktheuni te mesimet dhe idete e medha te Rilindjes te Rilindasve qe punuan e luftuan per vendin dhe jo per xhepin.S beni aspak analize po qitje thashathemesh sa andej e ketej.
Si artikull eshte i qelluar,kuptohet si gjithmone,por kur themi se pd duhet te ece perpara me fytyra te reja dhe jo me xhozin , qe te jem i sinqerte kjo gje me gerryen zorret .
Sepse , kjo nuk eshte parti,por nji grup i madh banditesh, njerezish te etur per te genjyer ,vjedhur vrare dhe
miliona te tjera te zeza ,qe per mendimin tim,duhen te dalin qe te gjithe para ligjit !
Dhe kur te vene ne burg , rojet dhe sherbimet me harxhimet , te behen nga pasurite e tyre qe kane vjedhur ,dhe jo nga taksapaguesit e lodhur shqiptare !
Ky grup njerezish , vetem parti nuk ka qene dhe nuk mund te jete.
Duhet shkrire dhe me copezat e mbetura ,qe mbase kane nji fare deshire per tu pastruar ,te ndertohet nji parti
demokratike ,meqenese ne sistemin demokratik duhet ky emerim ,se po qe per demokraci dhe parti demokratike , eshte Partia Socialiste me demokratike sa nuk behet me !
Analiza e Zotit Mero ne pergjithesi eshte e drejte dhe ajo per agjenten dhe prepotenten Jozefina akoma me e drejte.Fjala zinxhiri komandus ka dale nga goja e kriminelit Berisha por te mos harojme qe ne Atdheun tone ka dy zinxhire komandus. I pari fillon ne Beograd,vazhdon me Berishen e te kamufluarin Shaban Memija dhe vijon me ushtaret karieriste e injorante te tipit Paloka e kompani.Zinxhiri i dyte komandus vjen nga Athina vijoj per nje kohe me interesat e F.Nanos se pa pergjegjshem si K/Minister dhe sot vazhdon me Artistin E.Rama i cili provon te beje politike te madhe Ballkanike ne inters se Evropes plake e konfliktore qe si gjithmon Shqiperine e le ne fund te listes.Shqiperia ka nevoje per K/Miniser te menncur,te thjeshte,vizionar,jo fodull si i yni dhe me me shume kembe ne toke, por gjihmon Diplomat e mbi te gjitha Patriot.Le te shpresojme, se te gjitheve na ben mire.
Analiza per zinxhirin e Pd duhet te behet nga PD.Ata i kane shtrydhur ata aq shume sa pastaj ja gjejne vendin si Pashko,Olldashi etj qe kane qene te rrezikshem .Sa per Xhozin, Noken, Ristanin etj i lene te fjalosin pastaj nuk i kandidojne me.
Pergezime Mero per kete editorial te koncentruar. Banda e lavireve se shpejti do te jene perpara hekurave.
“Zinxhiri komandues” kerkon shtyrjen e zgjedhjeve,mundesisht Basha te qendroj ne bashkine e Tiranes,4 vjet te tjera !
Është ligj shoqëror: Injoranti me injorantin, idioti me idiotin, krimineli me kriminelin… Për vërtetim të kësaj sentence, shih Sali shpellarin dhe “zinxhirin e tij komandues” në PD…(???!!!)
Jozefina do eleminohet fare nga zingjiri i drejtuesve te PD…http://goo.gl/yWj1Dt
Z.Mero,bere mire qe u more edhe me JOZIN,kete femer te urryer nga shumica e femrave shqiptare,si grua,nene,politikane-i thençin.Dihet se PD eshte nje bande hajdutesh e kriminelesh,pra edhe Jozi e drejtonte nje bande.Kjo u duk qe qther kur Ish kryeministri BASHKIM FINO nuk u lejua te futej ne Shkodern qe drejtonte zinxhirin komandues-JOZI.Kjo mjerane u shpreh se”.Fain e ka S.Berisha qe nuk ju futi plumbin ballit..”ju socialisteve.Mesaduket Basha kerkon ta eliminoi si N/kryetare te PD-se,pra ajo nuk do te komandoi me ne PD.Ky eshte nje problem i madh per te,pasi vren se po i vjen fundi.Po a do pranoi Berisha qe Basha te menjanoi Jozin?Kjo ngelet per tu pare.Megjithate,si Jozi ka dhe te tjera gra ne PD qe kan marr frymzim urrejtes nga Saliu,si M.Doda-“Ju duhet te vareni ne majen e plepit”,G.Duma-“..Ti shporrim social-komunistet”,”Rrofshi ju,rrofshim ne”,ku kjo eshte me e rrezikeshme se Topalli ne llafollogji shurdhuese-urrejtese.
Kjo laraske eshte nje fytyre e neveritshme per Shqiperine, Shkodren dhe tani edhe per vete ate qe e ka pjelle, pd-ne.
Nuk duhet te merret ne interviste nga asnje media se mire e thote Mero ajo ka marre fund per te gjithe.
Le te shkruaje ne fb: “perjete me sli brishen” a thua e ka ate burre per gjithe jeten, turp te kete.
Po ndalem tek shprehja : “shume shpejt do te vije dita qe Pd te distancohet nga ata qe vrane…” e zberthyer do te thote qe te distancohen nga Lul Basha si kryetar partie.Kush do ta beje kete ????Ne PD jane mesuar te rine strukur, te perdoren dhe te shfrytezojne pushtetin.Kush me thote se ku eshte strukur Genc Ruli,qe e shfryteszoi PD per tu pasuruar,Ridvan Bode,e te tjere.Ketu e ke gabim o Mero, sepse PD nuk eshte “pusi qe lahet vete”per tu pastruar nga llumi.Une nuk shof asgje te re ne PD qe ta beje ate konkuruese, pervec demagogjise se Bashes, qe per tu dukur interesant perdor te gjithe elokuencen e tij prej hollandezi.
Bekimi
Z.Mero,jeni i skate ne opinionet tuaja, por te meresh me nje njeri pa asnje vlere,eshte gabim I madh. Ajo nuk turperohet per budallalleqet e poshtersite e saj ne PD, dhe as me servilizmin e saj te peshtire ndaj Berishes. poshtersite ndaj te veteve dhe puthadorjet ndaj Berishes i hapen rrugen e karjeres e cila i dha para,por asnje grime nder e respekt ne PD dhe ne opinionin shoqeror shqiptar e vecanerisht ne Shkoder.Per te mjafton qe t’i dale emri ne gazete dhe surrati ne TV,te tjerat nuk kane rendesi per ate mendje pule.Lutem mos i jepni rendesi nje personi te percmuar nga shoqeria.
bekimi;
duke lexuar komentin tuaj,nuk vazhdova te komentoi me se te njejta gjera kisha ne mendje, pershendetje.
Mero-mjerani me te tilla “komedi” kujton se i heq vemendien opinionit publik per gjendien katasrofale te rendit publik qe po perjetojme sot. Ne rastin me te mire, sikur pushteti te mos kete gisht ne vrasjen makabre ne zemer te kryeqytetit, jeta e cdo njeriu eshte me ne rrezik se kurre me pare. Duket sikur jetojme ne xhungel dhe nga momenti ne moment presim te na perpije dheu. Po shkojme nga keq e me keq ne tmerr, ku jeta e njeriut nuk vlen as sa e nje qeni rrugesh dhe kujt i teket, sa hap e mbyll syte, ta shuan ate (jeten). Mjerani mero e di mire kete gje dhe e perzien qellimisht me 21 janarin duke zgjuar histerine e lexuesve te tij, “rilindasve” qe po e katandisin kete vend ne tmerre pafund, ku nuk dihet se ç`na pret neser. Nuk mendoj se nje vit me pare gjerat shkonin mire, por kurresesi ne kete derexhe. Vrasja e bankierit te le te kuptosh se mafia eshte sot me e forte se kurre.
Gazetar O gazetar bota nuk rrutullohet simbas temes por ka ligjet e veta
Edhe zonja ne fjale ka mendimet esaj.Keto mendime i ka patur edhe atehere kur ju i hapnit deren e makines
Nuk me ka zene syri asnje shkrim per deklarimin e pasurise se zonjushe Topallit, a ja keni verefikuar ndonjehere dhe si mi kalon ditet e vitit per nga ekonomia dhe se ne lagje eshte regjistruar si shlyerse e borxheve me vonese. A ka dore kjo kopshtare, meqense deklaron se kopshte Lazarati droge ka e gjithe Shqiperia! Jo llafe kotit per te kaluar seancat ne Parlament, por shifra e fakte qe nepermjet tij ta marre vesht populli se cilat jane “dekoratat” te varura ne gjoksin e PD-se!
nuk iprish pune shqiptareve “zinxhiri komandues” qe qenka infektuar me kete sindrom kjo ish spiune e dokumetuar e SIG.SHTETIT SHQIPTAR.
me shume prish “zinxhiri kriminal” te berishes ne rastin e 21 janarit:
-vrau kater djem nenash
-plagosi qindra
-terrorizoi qindra mije
-nuk dorzoi gardistet
-fshiu filmimet
-nderroi tytat e armeve
-poshtroi dhe perzuri presidentin
-perdhosi dhe flaku k/prokuroren
-injoroi dhe nderroi k/shkasin
-kercenoi dh i vodhi bashkine edi RAMES
-fshiu bythen me ekspetizat e fbi
-pagoi kepuckuqte e podestes per fshirjen gjakut
-liroi gardistet ne menyre demostrative
-i shperbleu per “heroizmin e tyre”
-urinoi mbi mbi familjaret e viktimave
-kercenoi se do ja u bej si ne 21 janar
Biles dhe sot e poshtroi persri ne kuvend Ina Rmen si lavire politike.
Pra nuk na vjen e keqja nga zinxhiri i xhozefines qe eshte nje kukell perverse qe shkodra e hodhi ne plehra..
E keqja e atij vendi eshte zinxhiri kriminal i perbindeshit berishe fuqia e te cilit qendron ne hipokrizine e nderkombetareve dhe ne impotencen e fituesve te 23 qershorit.
Vetem rrjeshtin e fundit te lexoje kjo baxhelle injorante, dhe sikur te kishte drejtesi , femijet e “zinxhirit komandues do te ishin vertet jetime.