Presidenti i Komisionit Evropian, Emanuel Barroso, duke folur për detyrimet e politikës shqiptare ndaj qytetarëve, përmendi reformimin e sistemit të drejtësisë si një prioritet për qytetarët shqiptarë, duke kërkuar mbi të gjitha që ky sistem të jetë llogaridhënës. Në të vërtetë tipari më i shquar i këtij sistemi, të cilin Berisha dhe Nishani po e përdorin si imunitet për të, është mosdhënia e llogarisë. Çdo kritikë ndaj sistemit, çdo kritikë ndaj KLD, çdo refuzim ndaj punësimeve të PD përmes Nishanit në drejtësi, pra çdo përpjekje për llogaridhënie të këtij sistemi, dyshja Berisha- Nishani e konsiderojnë cenim të pavarësisë, duke e konsideruar mungesën e dhënies së llogarisë si imunitet.
Kjo grricje e gjatë mes dy palëve, pra nga një anë shumica që kritikon dhe refuzon, dhe nga ana tjetër Berisha- Nishani që vazhdojnë punën duke e çuar deri në fund të keqen, duhet të marrë fund.
Nga ana tjetër ka një lodhje të opinionit publik nga polemikat e përditshme mes palëve lidhur me sistemin gjyqësor. Dy më të fundit janë sherri mes shumicës dhe presidentit për vendet vakante të Gjykatës së Lartë dhe sherri mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD për emërimet e sekretareve të ministrave të Berishës si gjyqtare. Ndarja është e thellë dhe palët janë shumë larg një qëndrimi të përbashkët për të pasur konsensus lidhur me atë çfarë duhet bërë për drejtësinë. Berisha po vazhdon të përdorë pushtetin e tij në drejtësi për të rrëmbyer çdo vend në gjykata përmes shpërblimit politik duke përdorur presidentin dhe KLD. Pra, është një situatë që nuk ka nevojë për shpjegim, por për veprim.
Shumica duhet të heqë dorë nga betejat e vogla për drejtësinë. Duhet të heqë dorë nga kontestimi i X gjyqtari apo Y gjyqtareje, pse ajo ka qenë sekretare ministri apo drejtues PD-je. Shumica duhet të bëhet gati të bëjë propozime thelbësore për sistemin e drejtësisë, që t’i japë fund një herë e mirë kësaj situate të lodhshme dhe dëshpëruese për shoqërinë.
Për shoqërinë shqiptare nuk kanë më rëndësi emrat. Gjyqtarët tanë janë një racë specifike. Ata nuk janë shumë mirënjohës ndaj atyre që i emërojnë, pasi zakonisht ata i blejnë ato vende, por janë nuhatës ndaj poleve të pushtetit në drejtësi dhe vetëpërdoren politikisht për të fituar imunitet për çështjet e tjera korruptive. Në këtë rast ata e shikojnë që poli i pushtetit në drejtësi është Berisha dhe gjykatat vazhdojnë mbrojnë historitë e rënda të korrupsionit dhe vrasjeve të tij. Është një proces i lodhshëm poltik, që nuk ia del dot me denoncime dhe grricje të përditshme.
Ajo që duhet të bëjë shumica, është një reformë e plotë e sistemit, një KLD tërësisht e re, e zgjedhur nga parlamenti me tre të pestat e votave siç rekomandon Këshilli i Evropës, dhe të shkëpusë atë nga dyshja Berisha- Nishani. Më tej ajo duhet të bëjë propozimet për ndryshime kushtetuese, t’i miratojë me tre të pestat në komisione, dhe nëse nuk kalohen në Kuvend, t’i çojë për referendum në popull. Shqipëria nuk ka as kohë të presë të vetëkorrigjohet sistemi, që premton Nishani, me shpejtësinë që premtoi se do përmirësohej shëndeti i tij, dhe as ka nerva të dëgjojë përditë dashnore e kujt ministri apo sekser i kujt politikani u bë gjyqtar.
Edi Rama po përmend përditë e më shumë çfarë i ka thënë Merkeli, por ajo që tha Barroso në mes të Tiranës është më thelbësorja se gjithçka. Pushteti gjyqësor tek ne po sillet si një pushtet që nuk jep llogari askund. Kjo ka rritur arrogancën dhe e ka thjeshtuar punën e tyre, vetëm tek blerja e këtij posti dhe pastaj gjithë jetën punojnë të bëjnë lek duke shitur drejtësi. Është kjo aryseja që Preidenti Barroso nguli këmbë tek llogaridhënia e këtij sistemi, e cila duhet të jetë doemos në themel të reformës në drejtësi. Pra, duhet një reformë që sistemi i ri të mos mbështetet tek individët që do zgjedhë Edi Rama, pasi dhe ata hajdutë do përfundojnë me këto garanci që kanë. Duhet një sistem që t’ua bëjë të pasigurt njerëzve të drejtësisë, të ardhmen e bazuar duke shitur drejtësi dhe duke bërë miliona. Arnimet e pjesshme dhe grindjet e përditshme nuk vlejnë. Duhet përmbysje e thellë, që të mos mbijë më fara e këtij bari.
Qeveria duhet,dhe mendoj se do harrij ta rreformoje Gjyqsorin!Ne te kundert,ky do te jete deshtimi I saj!
Mero !
Nese te kujtohet ne fillimet e vitit 1990-1992 ne shkoder policia beri nje revolte duke rethuar Gjykaten kjo u justifikua me arsyetimin se Policia i kapte krimi9nelet dhe gjykata e prokurorija i lironte.
me vone Policia tha pse mos ti liroj vet—- dhe keshtu beri—- paret u ndane ne tre pjese midis policise– Gjykates dhe prokurorise .
Populli doli i humbur duhet ti paguaj te tre.
Ne Drejtesi duhet revolucion.
Ambasadori Hollandes kur u largua ka thene :
do te shikosh korupsionin ne sitetemin e drejtesise Shiko oboret e gjykatave ku jan parkuar makinat e gjyqtarve dhe prokurorve dhe shiko shtepit ku banojne si dhe bisneset qe kan hapur,—a mund te behen me roge ????
Tamam duhet shkulur rrenjet. Jane mjaft antikombetar e ndyravece.
Zgjidhje e shendeteshme, sygjerim inteligjent
ARBER RADOMI —
Populli thote : me thuaj me ke ri te te them se cili JE !
Ti , mbase nuk ri me Sali Berishen ,po nga qe e ke si idhull duhet te jesh si ai.
Per te ditur se cili eshte Sali Berisha e thane turqit kur do ta benin synet, historia eshte kjo :
Kur shkoi Saliu ne Turqi e pyeten ne se ishte bere synet dhe Saliu ju pergjigj ,jo se komunistet nuk besonin ne FE.Turqit e binden se ne Bashkesine Islamike nuk do ta pranonin pa u bere synet.
Saliu u bind dhe prune nje berber , pasi e futi ne nje dhome jashte ngelen shoqeruesit e tij dhe turqit qe e priten.Njerzit priten gjysem ore, priten nje ore . Pas nje ore e gjysem doli berberi dhe te gjithe e pyeten ne nje goje se pse u vonua kaq shume.
Berberi i lodhur ju peergjigj se i duhej kaq shume pune, si ai ishte nga koka ne kemb lo…qe.
Arber ,ndruhem se edhe ti po te te bejne synet do te duhen mbi dy ore.
Arber , me nxore nga sikleti . se me beri pune Skypion qe u largua nga forumi, ti e ke zevendesuar duke marre detyren e tij dhe kjo me jep kenaqesine qe me jipte Skypion – i .
Mesa duket ti xheJeN BI, qenke kryekari i ketij forumi, meqe per specialitet paske kete objekt.
Ceshte e vreteta, e ka nje faj te madh Berisha qe ca enveriste si puna tende, ti kishte bere synet, jo nga koka e vogel por nga koka e madhe, qe te shpetonte Shqiperia njehere e mira nga kryekaret.
Thuhet nga gojet e liga , se Edveri, prej vitesh keshillohet prej nje hebreu , sa te djallezuar , aq edhe te shtrenjte…e kjo me kujtoi ate historine me Valkarexhin e madh te Kombetares se Axurreve , qe I ftuar nga FSHF-ja dha per dy tre jave leksione futbolli ne vitet ’80 ne Shqiperi, leksione qe I mbylli ne Shkodren LOCE , ku I pyetur mbi pershtypjet , u pergjigj , se s’kishte asnje verejtje , po vetem fjalet me te mira per mikpritjen dhe vendin !!! Mirpo nje gazetar I guximshem , kembenguli qe Ai te na ndihmonte me ndonje verejtje per dicka qe mund ta korrigjonim ! Valkarexhi ,keshtu , me sinqeritet u detyrua atehere te beje vetem nje verejtje : Autovetura ne dispozicion te tij , s’paskish qene dhe aq e rehateshme !!! Si ka mundesi , shprehu habine gazetari yne , vetura eshte nje FIAT !!! Une tha Valkarexhi vij nga Italia , atdheu I FIAT-it , po te tille FIAT kaq te pa rehatshem s’kam pare kurre !!! Epo ky eshte FIAT polak , ia pret gazetari ! Ashtu ? Qesendisi italiani ! Po ju pse shkoni deri ne Poloni per FIAT-in , kur ja ku e keni Italine . Ne cast , thuhet se fjalen e gjeti si rendom TEFA , teksa hazer xhevap i tha : Po ju italianet , pak kardinale kishit ne Itali , qe shkuat dhe e moret nje te tille ne Poloni , per ta bere PAPE ? !!! Keshtu dhe Edveri , pse shkoi deri ne Izrael, per ate keshilltarin me rroge kaq te madhe , kur ketu ka Meron , qe e keshillon , madje , edhe pa lek fare !!!
Shume e drejte !
Zoti Mero Baze, me ne fund me kete Editorial, jeni bere shume konkret.
Eshte per t’u pershendetur dhe, uroj te mos ta nderpresesh hovin duke i rene ne “koke” qeverise, Edi Rames per te vepruar urgnentisht.
Edi Rama, duhet te mbaje fjalen qe i ka dhene popullit shqiptare para votimeve qe, me marrjen e pushtetit do te dergoje para drejtesise=ne burg vrasesit dhe urdheruesit e 21 Janarit=Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, do te dergoje para drejtesise Pronaret dhe Bashkepronaret e Gerdecit=familia Berisha+Mediu etj.
Ishin keto premtime te Edi Rames qe, nder te tjera, populli i dha voten absolute. Qe, i pranoji Ilir Meten e korruptuar si bashkeqeverises vetem e vetem qe, Krimineli Sali Berisha dhe mafia e tije te perfundoje mbas hekurave te qelise.
Qe te arrije kete, Edi Rames i duhet nje drejtesi e pavarur. Por, kjo ne Shqiperi, me kushtet dhe rregullat shqiptare eshte gati e pamundur. Eshte e pamundur sepse, sado te behen reforma ligjore njerzit-gjykatesit do jene po ato.
Me kete dua te them se, sado te beje ligje, te ndryshoje njerzit, shqiptare jane dhe ato, shqiptaret ne pergjithesi nuk njohin as ligje e rregulla (mbas viteve 90 se para 90-te i njihnin qe cke me te). Shqiptaret ne pergjithesi, gjate ketyre 24 vjeteve njohin vetem nje menyre te te carit ne jete, te mbijetuarit ne jete, ate te korrupsionit.
Gjithashtu, problem kryesor eshte dhe se ne Shqiperi gati te gjithe jane ne nje forme apo tjetren “kusherinj”, te njohur apo miq me njeri-tjetrin.
Nuk eshte ne kulturen e shqiptarit qe, komshiu im Gjykates te me denoje mua dhe pse jam kriminel. Qe, miku i mikut tim te families prej vitesh i cili eshte mashtrues, hajdut etj. une, si Gjykates nuk mund ta denoj sepse me prishet miqesia. Keshtu mund fe jepen shume shembuj, shembuj qe cdo sbqiptare i di shume me mire.
Ketu ne Gjermani denon dhe vellaji vellane, babaji te birin e keshtu me rradhe, por ne Sbqiperi kjo as nuk mendohet.
Shkurt, se u zgjata shume: E vetmja zgjidhje per problemin e drejtesise ne Sbqiperi esbte qe, ne krye te Gjykates, Prokurorise, te Policise te vihen te huaj.Te vihen Prokurore gjermane, gjykates gjermane dhe Shefa policie gjermane. Keto te vihen per nje periudhe kohore deri sa keto Institucione t’i futet fryma e pavaresise dhe mos te korruptuarit.
Ndryshe, 100 reforma te behen ne sbqiperi si dhe cdo dite ti nderrosh njerezit e ketyre Institucioneve qe permenda, semundja ska per tu sheruar kurre ne shqiperi.
Shqiptarit i ka hyre ne palce tashme se vetem me mashtrim e korrupsion mund te mbijetoje.
Me nderime, z. Baze.
LLAFJA JOTE NE VESH TE EDI RAMES
Nuk mund te vazhdohet keshtu me kete gjyqesor..Sa me shume zgjat, aq me deshperuse duket situata..Hedhja poshte e ketij sistemi dhe nje fillim i ri do i japi nje fryme te re sistemit dhe njerezit do e mbeshtesin..Beni nje poll per referendum per ceshtjen e drejtesise dhe shihni rezultatet e opinionit publik..Pastaj del pyetja: C’fare prisni ?!?!
Mero ! Kushtetuta miratohet me 94 vota. Ishte PS qe hartoi kallashokushtetuten, ajo qe I hoqi popullit sovranitetin per ta ndryshuar ate me Referendum. Ajo e mori padrejtesisht gjithshka me 1997-8 tashti duhet te durroj qe I ka pala tjeter. Populli thote kush hap gropen tjetrit bije vete Brenda.
Megjithate ka edhe zgjidhje….
Mero, ta kam sqaruar dhe njehere me kompetence e pergjegjesi absolute se ndryshime (amendime) kushtetuese mund te behen VETEM permes procedurave parlamentare, ne seance plenare me se paku 93 deputete dhe jo sikunder thua ti me referendum.
Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe jo Republike Popullore.
Dallimi eshte esencial; ai mes demokracise perfaqsuese dhe asaj te drejtperdrejte.
Sa me lart eshte e padiskutueshme.
Me referendum qeveria Rama do i zgjidhte shume shpejt problemet me presidentin,gjyqtaret e keshtu me radhe.
Perndryshe do i ike koha dhe me kohe edhe besimi i qytetareve.
dhe kjo eshte shpresa e vetme e Bashes-Berishes.
Kjo eshte taktika e berishes,z.Baze, berisha qe kur mori pushtetin me zgjedhjet e 22 marsit 1992,me kto reforma e nisi,e filloi me zvendesimin e drejtueseve te policise dhe zvendesimin e tyre me njerez pa kualifikim,e vazhdoi me prokurori e gjykata,pastai me ushtaraket e kualifikuar dhe me vone u shtri ne te gjitha fushat e tjera te vendit.
hapi te ashtuquajturen kursin 6 mujor te plepave,keto te gjitha i beri per te rrembyer te gjith pushtetet ne nje dore,dhe kur dilte ndonje i afte qe kundershtonte berishen per shkelje te kushtetutes,i kundervihej deri ne ekstrem si puna e Zef Brozit,ose kur dilte ndonje media qe e sulmonte per ato shkelje te kushtetutes i kundervihej deri ne djegien e redaksise se gazetes si puna e gazetes “Koha jone”.
Dhe si rezultat te gjitha keto veprime te berishes,sollen vitin e zgjedhjeve te 26 majit 1996,te pasuara me zgjedhjet lokale te 20 tetorit te po ketij viti ku berisha doli 90% dhe pasoja e ketij zullumi solli dhe vitin e zi 1997.
te njejten taktik ndoqi me rikthimin ne pushtet ne v.2005,por me disa manovrime me te sofistikuara,fale ketu shtimin e mediave te shkruara dhe atyre vijzive si rezultat i evolimit te kohes,nderhyrjes me kemengulese te nderkombetareve,mirepo edhe mendimi politik i miletit po ndryshonte ndoshta me ritme te ngadalta,perseri erdhi nje dite si ajo e 23 qershorit qe ky milet i dha shuplaken e fundit ketij kanibali per te mos i’a pare me fytyren.
mirepo edhe megjithse ky milet i dha shuplaken ketij banditi dhe solli nje mazhorance te re,per mendimin tim ne keto drejtime po veprohet shume ngadale.
Kam pershtypjen se mazhoranca nuk i lexon artikujt tuaj. Keta artikuj pasqyrojne e reflektojne shqetesimet
qe nge shumica derrmuese e popullit shqiptar ,duke me perfshire edhe mua .
Ne fakt Nishani po duket cdo Dite e me shume si
nje pinjoll budalla,sepse tani po bene vetem palacolleqe!
Sa keq kur Njeriu e humb kontrollin e vetes.Duket si nje shtatanik,
qe ndofta e ka nga nje stermundim i madh!.
Nuk na hiqet nga mendja kur ky njeri,kompromisin e konsumon vetem me Padronin Berishe!Te zhduki cdo arkiv me vlere eshte pika me kulmore
e angazhimit te tij ndaj piratit Sali.Keshtu bashke me grupin e tij,kane zhdukur dokumenta te rendesishme,fakte dhe pusulla te ndryshme
qe i bene edhe me te peshtire!.Dhe keshtu ata kane formuar
Partine Didaktike e karikuar nga origjina malokefolese.
Sot te gjithe duken si gjendra te mavijosura rreth atij Trupi te
plakur,qe sebashku e kaluara ju rendon si te kene nje Mal mbi vete!.
Te zhduken do shume kohe por edhe shume mund!Te kurohen eshte e pamundur! Keshtu Zgjedhja nuk jep zgjidhje.I vetmi shans eshte qe te
pritet kur Toka te rrotullohet ne te kundert,ne kete rast ata mund
te sinkronizohen me realitetin qe kerkohet….
Ndaj…ti leme shpresat menjane dhe puna te eci perpara…ja ashtu
saktesisht sikunder i ka parashtruar z.Mero!
Ata jane bere nje bllok rreth Saliut.Nuk jane spektator,ata jane ish
aparatcike deri nga sistemi kaluar,bashkepunetor te org.te sigurimit,Gjyqtare dhe anetare te hetuesive,Diplomate dhe Burgaxhinj
ndaj dhe i shikone qe vazhdimisht te presin dhenien e setences nga
sh.Sali!Interesant,kur flet ai,per ta behet heshtje varri!
Te habit qetesia e tyre ,vetedisiplina e brendeshme dhe besimi i patundur ndaj tij!!!Se po tja prishin,akuzohen me te gjitha mekatet,ashtu si edhe vet Ai;per hipokrizi!pabesi!me nje fajale
per te gjitha poshtersite qe mund te beje mendja njerezore;per
Organizimin dhe zbatimin e akteve Terroriste!si dhe per tere ato vrasje
me paramendim!Ndaj kur flasin para tij ju merret fryma nga madheshtia
e vet,packa se kane hyre thelle ne Gjykaten e Larte,KLD,apo Prekurori!Jane keto aresyet qe ju gjemone zeri neper mikrofona…
Por ne fakt separi duhet ndeshkuar Plaku cudiberes!se pastaj shkurtohen vete Gjuhet e gjata,Normal qe kujdesi duhet,pasi edhe praktikat e hereshme kudo neper Bote,tregojne se Inteligjentet e keqij,gjithmone
shpetojne!Keta behen shume shpejte Kanakar te lidereve noprane!
Madje ju qepen si Morri! Pastaj pa ju beri Syri tert,bejne vrasje dhe marin pjese edhe ne ceremoni!Shikoni pra se c,ndyresira qe jane.Bertasin,Ulurasin,Terbohen,pastaj bejne sikur zbuten dhe sikur Qajne,a thua se nuk jane po ata!Sa te neveritshem! Vetem kjo eshte fjala me e pershtateshme per ta!!!
Tja heqim Drejtesise pavarsine nga pushteti politik dhe tja japim pushtetit politik te Rames eshte kjo ajo qe doni o kerme e gellbaze e Rames qe te ka ngelur mendja vetem te sulmosh Berishen Berishen Berishen. Shkruaj pak per vrasjen e Bankierit apo sta mban prej Ramisteve E? Palaco!
Per reformimin e sistemit te drejtesise nuk ka kohe per te humbur.
Urgjentisht duhet vepruar sipas rekomandimeve te KE per ndryshimet Kushtetuse, qe do mundesoje clirimin e KLD-se dhe krejt sistemit te Drejtesise nga diktati Berisha-Nishani.
Nqse do realizohet me sukses kjo reforme ne drejtesi, do i hapet rruga luftes kundra korupsionit dhe krimit te organizuar.
kush e vrau bankierin sh. Mero? perse ben kinezin? e fute bishtin nen shale dhe ti per 5 aspra?
………pershendetje dhe ty muti i meros..qe do me censurosh
nuk te censuroi me duket… ?
gjithesesi per bankierin mesa shoh nuk ja mban njeri te flasi..as Mero.
ne dialektiken midis sistemit dhe njeriut nderhyn edhe elementi MARREDHENIE.
ne diskutimin se kush eshte me primar njeriu apo sistemi eshte harruar vazhdimisht se ne te vertete ajo qe percakton rezultatin eshte marredhenia midis sistemit dhe njeriut.
sistemet e detyruara ne demokraci funksionojne me veshtersi. por edhe sisteme “natyrale” pra vetfunksionuese eshte e veshtire te gjenden. zgjidhja me e mire eshte pika ku objektivat e sistemit perputhen ne menyren me te mire te mundshme me ato te individit.
por duke dale nga ky diskutim teorik, cfare kuptohet me reforme rrenjesore ne drejtesi? une nuk e kuptoj kete term.
llogaridhenia dhe transparenca jane procese jashtezakonisht te veshtira ne sistemin e drejtesise.
koha nuk pret dhe jane vetem dy gjera qe mund te japin rezultat te shpejte: vullneti politik dhe frika e gjygjtareve nga humbja e privilegjeve.
Çudi…nuk paska asnjë koment…(!!!???) Pra, “nuk na intereson drejtësia”, ne shqiptarëve, sepse “drejtësinë” e bëjmë vetë me kanun, në “odën e burrave”…! Na jep “flamur, kobure e patriotizëm” e … merrna shpitin…(!!!???)
mero baze dhe ilir meta do vendosin drejtesine hahahahaa
sa te mencur jeni o shqiptare nuk ishte mero baze ne festen e ullirit 1500 vjecar,nuk ishte ai qe para nje viti bertiste ilir meta hajdut,nuk ishte nje nder opozitaret me te medhenj dhe sot eshte nje kelysh oborri duke harruar misionin e tij si gazetare, duke lepire kockat qe i hedh ilir meta
te lumte nero do ti dergojme edhe ne nga 200 euro qe te shkruash ndonje artikull per ne kemi nevoje nuk jemi te oborrit po ska gje ti je i mencur e din si te veprosh .mos harro se cdo malore ka nje disheze dhe ajo e jotja eshte e pafundme kur te arrije
Te lumte Mero qe risolle frazen e nishanit qe “drejtesia vetekorgjohet” Kjo eshte nje nga shprehjet me idiote qe kam degjuar nga debilat e pd-se. Te kujton personazhet e me te cilet tallej Shvejku dhe ne te gjithe bashke, ata perdornin ketoj lloj shprehjesh pa kuptim!
Gjermanet ne Greqi jane bere me te korrupruar nga greket.Nje gjerman ne Greqi eshte me grek se greku kur vjen puna te paret.Vetem sistemi amerikan me Juri i ben te pa vlere plehrat,dhe Juri me 100 vete.
z mero sovrani vendosi:koha e berishes ka perenduar.nuke ka pse te diskutohet me per berishen.
parlamenti duhet te mblidhet para pushimeve koha nuke pret.per mendimin tim shqiperia nuke ka presidente te respektuar nga shumica,qofte kur u votua qofte sot.prandaj duhet te largohet me deshire ose me vot te fshehte
Mero ke filluar te rrjedhesh …..e drejte ajo qe thua por komentet etjera qe thojne per ty me duken disa te rregullta meqense e ke marrre persiper opozitarin …beje deri ne fund ………..artan santo , korkuti , hanaetj obobobo te lutem komento mero ……….
Nuk e di pse i jepet kaq rendesi ketyre fjaleve te Barrosos qe dhe nje bari i humbur ne cdo katund te shqiperise i di.
Nuk eshte e keqja vetem te drejtesia por te i gjithe komplet regjimi ambasadorial qe u ngrit ne shqiperi qe me marrjen pjese te ambasdorit rajerson ne votimet e 22 marsit 1992 qe me shume ngjante si invazion dipllomatik se sa si levizje demokratike natyrale.
Sot eshte 2 korriku qe na kujton ngjarjen e ambasadave qe sipas personazhit kryesor amb. gjerman te asaj kohe WB dhe kujtimeve te librit te tij “shqiperia midis kryqit dhe gjysehenes” del se ai ishte nje agjent potencial per rrezimin me cdo kusht te qeverise se asaj kohe kur ai kishte “kopetenca e nje miku”
Strumbullari i levizjes “demokratike” ne 1991-1992 pas masakres kriminale te prillit 1991 dhe prishjes se qeverise se stabilitetit ne dhjetor 1991 ishin ato qe graduan neper kulisat e Beogradit me disa shqipfoles amerikane me origjine shqiptare qe sot duhet te kerkojne ndjese.
Thjesht berisha ishte dhe eshte nje kllonim i sherbimeve sekrete jugosllave te asej kohe dhe disa segmente te dyshimta proserbe dhe pro greke ne lobet e tyre ne bruksel dhe washington qe jane akoma te fuqishem dhe sot.
Me gjithe krimet e panumurta te berishes ne cerek shekulli ai eshte akoma i forte se vazhdon perkrahja e tij ne perendim akoma per hir te nje stabiliteti fallco.
Pa denimin e berishes si kriminel dhe berishizmit si doktrine antishqiptare keto reformat per drejtesi duken si lodra.
O TAN KAVAJA !! thuhet ”fjala jote”jo llafja jote
O POPULL SHqipetar mos priteni asnji te mire pi edin se edi duet ti mban porosite te babit te vet amaneti duet te shkon ne vend .e aruat babin chfar bonte kur ishte gjall .ne shqiperi nuk do kete qetesi per 100 vjete deri sa te zhduken te gjith qelbesirat komuniste V O T O E N I PRAP
Jo vetem PS po vazhdon “grricjet” me trekendeshin e Bermudes :presidence-prokurori-shik por dhe ju i nderuari Mero keni dale nga Tema juaj qe eshte rrezimi real dhe denimi i berishes.Ne cdo vend demokratik apo jo demokratik ka korrupsion dhe pislleqe me parate e popullit.Bile dhe ne Usa qe eshte kampioni i demokracise ka plot te tilla fenomene.Por kryesorja ne problemin shqiptar eshte:
A DO DENOHET I PANDEHURI BERISHE & BANDA E TIJ PER:
1-TRADEHTINE E DETIT JON ?
2-HOLOKAUSTIN E GERDECIT
3-MASAKREN FASHISTE TE 21 JANARIT
4-ZHDUKJEN E REMZI HOXHES
5-ZHDUKJEN E FISIT HAKLAJVE.
ka dhe qindra krime te tjera por vetem 5 superkrimet e mesiperme mjaftoje per varjen ne litar te bolet e gjergj kastriotit ketij monstre me permasa kozmike.
perderisa berisha do jete i lire dhe te pshurre mbi fituesit e 1 miljon shurr-plakave te 23 qershorit ,te urinoje mbi ambasdoret e tiranes dhe “ekspertizat e fbi”dhe ti perdhose non stop 24 /24 ore dite enate qindra viktimat ngelemi te themi se enever hoxha ka qene nejriu me i madh qe ka nxjerr njerzimi per te gjithe kohrat ku merita e tij kryesore eshte hipokrizia kozmike e te gjithe atyre qe drejtojne realisht ate vend ku vritet nje kryebankier ne zemer te Tiranes dhe te gjithe jane pshurrur ne breke(na falni per shprehjen)
O plaku mere. Vertete beson ti se gjygjtaret kane per te bere drejtesi sido qe te veje reforma.Po ja ne drejtesi ti ke as me shume e as mem pak por 80% ish juriste te nomeklatures komuniste. Nje gjygjtar po me thoshte se shtet kishte ne kohen e dulles.I thashe se nuk mund ta kesh thene ti tani kete. Ai vetem shtet nuik bente dot. Sa kriminel e njeres te korruptuar ka ne parlament e di plaku mere. E di. Jane shoket e miqte e rames e te tute.Keto dite u vra nje njeri i vleresuar ne boten e dijeve e te biznesit. Njeriu qe ate banken e kursimeve shtet e mori me minus 6.6 milard lek dhe e beri me 6 miliard plus. Kjo e shiti ate 130 milion euro. Ti qe keto dite po negocioje per ta bere mik me ramen nuk shkruajte. Pse plaku mere. Ti je nje perveres njeri
http://www.gazetatema.net/web/2012/04/14/dasma-e-monikes-biznesmenet-dhurate-gjerdanin-250-mije-euro/
Si nje fjale dhe njeqinde te thuhet tani del ne pah se Edi Rama duhet me çdo kusht dhe me çdo çmim te filloje dhe te bjere ne binare te besushen ndrejtesine ,ndryshje me shpejte se sa e mendon mund ti vije fundidhe pastaj,Ke e lame dhe ku na mbeti,Vaj vatani mjere mileti.
Se bashku me Ilir Meten per nje kohe te pa caktuare te mos flene gjume fare per hater te ketij populli dhe ti japin vendit drejtesine e munguare prej me se 23 vjetesh.Populli po ta shikoshe ne brendesi çeshtjen e drejtesise po e vuan shume me keq se sa mendohet dhe shikohet,mjere ai qe ka pune ne drejtesi ku per te gjithe shqiptaret eshte bere nje ferr i vertete
QEVERI DHE PARLAMENT NA SHPETO,nuk durojme dote me POPULLI.
Nuk e di se sa eshte gati politika jone dhe politikanet tan te uritur per para qe te zgjidhin problemin e drejtesise. Kur luanim futboll tek lagjia zgjidhnim njerin nga djemt per albiter Kujdeseshim qe te ishte njeri i drejte dhe te mos mbante me hater asnjerin. Pasi i kishim dhene te drejten te na gjykonte nuk e diskutonim me fjalen e tije Tani duke u kthyer tek politika . A e ka ajo deshiren per te vepruar njelloj sic e kerkon demokracia? A e ndjen ajo nevojen per nje albiter te paanshem? Kjo duhet analizuar. Kur ne drejtimin e ketij katundit tone te dalin njerez me kete mentalitet atehere mund te themi se kemi arritur te demokratizohemi. Ja pra perse nuk mund te eksportohet demokracia,qe do te thote pik se pari ndarje e pushteteve. Ebejme dot neshqiptaret qe te ndajme pushtet Ne qofte se e ben Edi Rama!!!! Koha do ta tregoje.