E kanë me “Monstrat politike”!

6 Korrik 2014, 21:24Editorial TEMA
E kanë me “Monstrat politike”!

Nga Mero Baze

 

Protestat e shqiptarëve në Maqedoni kanë tejkaluar dje shkakun përse nisën dhe përpjekjet për infiltrime fetare, duke u rikthyer në kryeqendrën e shqiptarëve, në Tetovë, dhe duke u mbështetur nga thuajse gjithë qytetet shqiptare me flamuj kombetarë. Edhe pse nisën për shkak të procesit “Monstra”, ato duket se nuk kanë më lidhje me arsyen pse shpërthyen. Edhe pse startuan nga ndonjë oborr xhamije, ato nuk kanë sot më karakter fetar, edhe pse militantë myslymanë mund të depërtojnë mes tyre për marketing.

Protestat në Maqedoni duket se janë një problem i ri politik, më shumë për politikën shqiptare atje, se sa për pushtetin maqedonas, dhe nëse vazhdojnë me këtë ritëm, mund të  gjunjëzojnë Maqedoninë, duke detyruar riformatimin politik të shqiptarëve.

Së pari, Bashkimi Demokratik për Integrim, apo siç njihet partia e Ali Ahmetit, po agresohet nga protestuesit në çdo qytet, pas një rezultati shumë të lartë që ka marrë në zgjedhjet e fundit, kur u shtir si parti nacionaliste, kundër Gruevskit dhe kandidatit të tij për president. Gjesti simbolik i BDI, duket se zbuloi ndarjen e thellë etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe ata i dhanë asaj partie maksimumin e mbështetjes.

Por, pas fitores ata panë se arsyeja për të cilën votuan, u kthye në një gënjeshtër banale dhe arrogante, me BDI duke rihyrë në qeveri dhe duke rinjohur e lëpirë çfarë ishte pështyrë në fushatë. E gjitha ngjau me një lojë kalamanjsh, ku në fund, Ali Ahmeti, i qeshur duket sikur u thotë votuesve: “ua hodha dhe këtë herë”.  Kjo ka shaktuar zemërim tek ajo pjesë që ka votuar BDI jo si militante, por si qytetarë të irrituar nga padrejtësitë sociale dhe etnike.

Në këto kushte BDI e Ali Ahmetit, është duke shpresuar si PPD e dikurshme para konfliktit të vitit 2001, se ata që janë në rrugë, nuk kanë udhëheqës dhe nuk mund t’i rrëzojnë. Ky mentalitet mund t’u kushtojë shtrenjtë, pasi rruga dhe mali nuk vuajnë kurrë për komandant.

Së dyti, partia opozitare me BDI, e kryesuar nga Menduh Thaçi, është vendosur në një pozitë edhe më qesharake. Në deklaratën  e djeshme, Menduh Thaçi duket sikur ishte gati bodigardi i qeverisë dhe pushtetit shqiptaro- maqedonas, duke i dhënë vetes atribute që nuk ja kanë dhënë shqiptarët.

“Ne i mbështesim protestat, mirëpo ne jemi edhe koka intelektuale dhe racionale e kombit shqiptar këtu. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mos ta humbin shpresën tek procesi demokratik, dhe e dyta mos ta humbin shpresën tek aleatët tanë perëndimorë, NATO-ja, UE-ja dhe SHBA-ja”, tha Thaçi.

Kjo deklaratë është për t’u pasur zili nga çdo zëdhënës pushteti dhe statukuoje në Maqedoni. Ata që janë në rrugë, as që u hyn në punë fakti që Thaçi dhe Ahmeti mund të vetëquhen “koka intelektuale dhe racionale”, edhe pse s’janë të të tillë. Ata që janë në rrugë nuk janë as intelektualë dhe racionalë, por revolucionarë, që duan një përgjigje për zhgënjimin e tyre. Në rastin konkret ata nuk kanë gjë me Thaçin, se nuk e kanë votuar, por me BDI që ua mori votat si anti-maqedonase dhe pastaj e përdori këtë për të forcuar pozitat në pushtetin maqedonas.

Së treti, VMRO, si parti në pushtet në Maqedoni, është më e qartë se Ahmeti dhe Thaçi për rrezikun e protestave. Ata shikojnë më qartë se dy partitë politike shqiptare, nuk kanë autoritet mbi protestat dhe nuk janë as pas tyre dhe as mbi to. Kjo ka detyruar Gruevskin të hidhet vetë në betejë, duke sulmuar mediat shqiptare që mbështesin protestat, siç është Alsat i Maqedonisë apo portale të tjera me ndikim. Dy partitë politike shqiptare nuk kanë më asgjë në dorë, as protestuesit, as medien, dhe as ndonjë ide si duhet dalin nga kjo situatë.

Ndryshe nga e premtja, kur protestat nisën nga disa xhami, dhe kur ndonjë flamur jeshil arab të dëshpëronte më shumë se Gruevski, dje protestat nisën nga sheshet e qyteteve dhe sidomos nga Tetova. Flamujt shqiptarë u bënë imazhi kryesor i tyre, dhe zhgënjimi nga partitë politike shqiptare, u bënë motivi i tyre. Nëse vazhdon kështu, me ndihmën e rrjeteve sociale dhe medias së pavarur, ato mund t’i bëjnë Maqedonisë, atë që nuk i ka shkuar në mendje as Gruevskit, as Ahmetit dhe as Thaçit.  Protestat nuk kanë lidhje më aq shumë me procesin “Monstra”, edhe pse ai proces gërvishti një plagë të vjetër, që ka të bëjë me diskriminimin e tyre. Protestat kanë të bëjnë më shumë me monstrat politike, që i kanë braktisur njerëzit dhe kanë shitur besimin e tyre. Kanë të bëjnë me pazarxhinjtë.

46 komente në “E kanë me “Monstrat politike”!”

  1. Shqipari says:

    Te lumte mendja dhe pena Zoti Mero. Mire eshte ta jape provim Zoti Ambasador i Tiranes qe eshte ne Shkup shkrimin tuaj.

    1. loni says:

      mero shum bukur e ke analizuar,por ke harruar qe shqiptari jep motren e vete grua etj per nje cope karrige,eshte ne gjakun tone ky bythqinllek nuk ndryshojme me,prandaj edhe shqiptaretqe u ngriten per mostrat politike beren gabim,sepse votuan rracen e tyre ahmeti nje bythqir realist per karrike,nuk eshte fai i maqedonasve qe ne jemi popull bythqira dhe te pabese.

      1. kirurg says:

        fol per vete more Loni, pse flet ne emer te shqiptareve! Shume mire qe ti e njeh mire veten tende se cfare je dhe e ke thene shume qarte, tani e dime te gjithe ne ?

        1. dom says:

          SI KA MUNDESI QE SA HERE NE SHQIPERI NE PUSHTET JANE TE MAJTET, NIS REPRESIONI SLLAV NDAJ POPULLSISE SHQIPTARE?

          A BASHKEPUNOJNE SLLAVET ME TE MAJTET SHQIPTARE?

          LIDHUR ME ARTIKULLIN MENDOJ SE E “MONSTRAT” E GAZETARISE NUK DUHET TE PERBALTIN NJESOJ “MONSTRAT” POLITIKE, QE TE PERFITOJNE “MONSTRAT RILINDASE”.

          1. Alan says:

            Po qeveria shqiptare a duhet te mbaje qendrim o mero?

            1. iliri says:

              Niveli “monster’ i gazetarise arrihet atehere kur per interesa politike, perbaltet besimi fetar i bashkekombasve shqiptar (pavaresisht nese eshte myslyman, ortodoks apo katolik).

              Se pari, fotografite qe jane publikuar tek TemA te cilat tregonin protestues me flamuj me mbishkrime arabisht i perkasin vitit 2012, dhe qartesisht nuk kane lidhje me protestat e sotme.

              Se dyti, duke i vene qe ne fillim protestave damken “fetare”, “monstrat” e gazetarise, mundohen te disinformojne dhe ti heqin vemendjen opinionit publik ne shqiperi, ne menyre qe te justifikohet qendrimi “monster” i qeverise shqiptare lidhur me kete ngjarje.

              Se treti, shqiptaret e maqedonise jane ndjere te tradhetuar nga tirana zyrtare ne kohen kur vellai erdogan i rames, ka reaguar per ngjarjet, ndersa vellai rama i erdoganit nuk eshte prononcuar. Kjo menyre sjellje e qeverise shqiptare i le qellimisht shteg “monstrave” fetare ne maqedoni qe ta perdorin mbeshtetjen e vella erdoganit per perfitime fetare dhe situata kthehet ne piken zero, aty ku e nisen “monstrat” e gazetarise, pra protesta me sfond fetar.

              Kush del i fituar nga kjo histori? Mostrat Sllave…

              1. gulit says:

                KU ESHTE SKIZOFRENI I DROGUAR KRYEMINISTER QE SOLLI PAQEN NE BALLKAN?

          2. indro says:

            @ dom

            Te majtet ne Shqiperi perkunder atyre qe deklarojne publikisht (vetem ne shqiperi), jane totalisht IMPOTENT per te reaguar ndaj agresioneve kundrejt popullsise shqiptare.

            Rilindasve dhe Ed Rames i punon mendja se si te beje lajm ne europe duke takuar vucic, e te thote ne sollem paqen ne ballkan, nderkohe qe shqiptaret e gjakut te tij shtypen cdo dite e ju privohen lirite elementare.

            E qarte fare, per te behet gjaku uje!

        2. loni says:

          e mire pra o kirurg ke shume te drejte,ti nuk je bythqire,ti je nje gay mqs e do ne gjuhen kultures,ke te drejt o gay kirurgu.

    2. Epiriiiiiii says:

      Kjo Maqedonia ka shkuar shume gjate. Shume shpejt ka per tu COPTUAR, pyetja qendron….. A jane te GATSHEM Shqiptaret te marin ate qe u takon????? ate qe dikur ua kan mar gjith keto koh, dhe ua kan mohuar????????? A jane te VETDIJSHEM keta POLITIKANE SHQIPTAR se Maqedonia sot eshte fotokopje e Shemtuar e ishJugosllavise. Njerez Pergatituni Vet sa nuk eshte von (por nuk i dihet edhe mbase jemi pak vone) se po qe per keta Politikanet Shqiptar, sot Ne do te kishim pushuar se Ekzistuari.

  2. krenar says:

    Një analizë kryevepër për palo politikanët shqiptarë të Maqedonisë!
    Mbase do të jetë dhe fillimi i një mendimi ndryshe dhe gjithë shqiptarët të bashkohen për të treguar tashmë se janë të zotë për të marrë në dorë qeverisjen e shtetit të Maqedonisë!

  3. Erenik Doli says:

    Ali Ahmetti eshte pallavraxhi si puna e Sali Birishes se Shqiperise. Burre koti, pazarexhi i ndyre, njeri qe di t’ua fuse mases trute e gomarit. Mund te ia dale edhe kesaj here, por trazirat ne Maqedoni do rikthehen prap, derisa te ndahet kjo krijese e mbeshtetur ne statuja falso dhe te turpshme.

    1. mushkonja dhe ngjala says:

      erenik doli ose delja doli ti je si Fadil hogje e rama qe sollen irinej ne shqiperi .pis gjakovare je ti si gjavit nimani e ramiz alia qe vrat ne tivare mbi 5 mije njerz.ti je bythkuq gjakovare qe shet veten per nji ngjale ereniku APO gjiri i lalzit.

      1. marin says:

        ik ore meso shqip nje here, spiun i sale serbit!

      2. Epiriiiiiii says:

        ooo Mushkonje me ngjala……. meso e burr te shkruash, mesa po lexoj Erniku ka te Drejte. apo e ke te mehalles A.Ahmetin Ti dhe po te vjen Keq se po ta shan po ta Ofendon Erniku

  4. "BALASHI" says:

    PO ESHTE E VERTETE.

  5. Faikonica says:

    Interesi islamo-sllav asht me e nda Maqedonine,me krju nji shtet islamik dhe nji maqedonas.Shteti i krijuem islamik ka me itregu Evropes cka jane shqiptaret,kjo asht skema maqedone.

  6. Jo zoteri Mero nuk eshte diqka e re kjo nisme ne maqedoni kjo nisme ne maqedoni eshte qe prej vitit 1913,ku shqipetaret neperkemben,poshtersohen,ju fyhet identiteti,ju mohoet e drejta per jete te drejte,ju mohoet e drejta ne drejtesi,ne shkollim,ne perdorim te gjuhes shqipe,del enciklopedi maqedonase,mohon elementin shqipetar ne maqedoni,bile ata shkojne dhe me larte i quajne shqipetaret njerez te eger,e dreqi e din se qka zihet ne kuzhinat sllave,por nje e dim te gjithe se kjo nisme eshte jo e re por e vjeter ketu me mbi 100 vjete.dhe te jeni te sigurt 100% se ndjenja kombetare shqipetare ne maqedoni eshte e ngulitur te 98% e shqipetareve te maqedonis me shum se qdo kund ne trojet shqipetare,e sa i perket elementit musliman ne maqedoni ata jan me fe muslimane,po tju jipet mundesia te dalin ne referendum se ajan per nje shtet shqipetar laik apo shtet musliman te jeshi bindur se 98% Te shqipetareve ne maqedoni do votojne per shtet laik shqipetar,sepese ata kan vuajtur per shtet shqipetar per te drejta kombetare shqipetare,por nuk kan vuajtur per te shkuar dhe falur per fe,kte edin qdo shqipetar ne ish trojet e ex yu dhe qdo pretendim tjeter per shqipetaret ne maqedoni, eshte i pa drejte dhe me pretendime jo te sinqerta.

    1. katarakti says:

      Te lumte Rrahman Kosova. Shpresoj dhe gezohem qe te jete e verteta ashtu siç e thua ti.

  7. turkofagos says:

    Shume shkrim i lezetcem…Ali Mehmeti ka dale kokkra e tradhtarit, shume shpejt do i hiqet koka…http://goo.gl/nywo6Z

  8. Ina says:

    Mushkonja dhe balashi!jeni pa qef?me temperatyre?

  9. Laveri says:

    Nuk e di a ka ndonje ambasade amerikane ne Shkup , se historia e shqiptareve ( kudo qofshin) keto vitet e fundit ka treguar qe shqiptaret nuk dalin ne protesta apo te terhiqen nga protestat pa marre driten jeshile nga kjo ambasade

  10. V says:

    Bravo Mero!
    Një editorial i tillë i mungonte gazetës Tema, shpresoj që ta lexojnë edhe vet palopolitikanët e Maqedonisë.
    Do kisha shtuar edhe diçka: Tirana zyrtare duhet të shtrijë dorën në maqedoni sepse rreth 30% e popullsisë janë shqipëtarë etnik. Tirana zyrtare përveç që duhet kap për veshësh liderët shqipëtarë të maqedonisë, duhet gjithashtu ti bëj presion vet politikanëve maqedonas direkt apo indirekt, duke rikujtuar që me 30% e popullsisë mund të destabilizoj shtetin maqedonas nëse shqiptarëve atje nuk u plotësohen të drejtat më primare, njësoj si 300euroshve në Shqipëri.
    Tirana zyrtare duhet gjithashtu të ndihmoj shqipëtarët e maqedonisë në arsim e me politika edukative-shoqërore me qëllim emancipimin dhe integrimin e popullsisë shqiptare.

  11. Besniku says:

    Te lumte Z. Mero I ke rene pikes. se keshtu duhet qe shqiptaret duhet ti marrin frenat e pushtetit vet e te dalin ne rruge te protestojn, dhe te shkaterojn gjithcka,se po degjojm ca pseudo politikan gjoja te mencur sa pordhat e gomarit, deklarojn se shqiptaret qenkan factor kryesor ne ballkan .. dhe se per pak do jemi dhe ne Europe, u pika qe sna bie.. ne vend qe te promovojme paqen dhe progress per tere gadishullin e ballkanit se boll popujte kushdo qofte po vuajn ne maksimune fukarellekun mjerimin I gjithanshem ,nga keta politikan ,dhe turmat e pa gdhendur dac shqiptar,serb,grek, makedonas. boll o njerez me urejtje, se femijet tane do ti vuajn pasojat jo te ketyre politikaneve ,se femijet etyre po studijojne neper europe e amerik, kurse populli I thjesht po e ha tyten nga te gjithee anet.Kame edhe dicka per te shtuar sidomos per ne te shqiperis ,do ju pelqej apo jo por ky eshte realiteti, neve kur nuk do mund te bashkjetojm me kosovaret dhe shqipetaret e maqedonis midis nesh dhe ketyre ka nje dallim rrenjesor,duhet te shikojme perpara sepse jemi shume mbrapa me mendje po te ishte I sukseshem bashkjetesa midis popujve te ish-jugosllavis do egzistonte edhe ksaj dite, sepse ata jane nje popull sllav dhe u ndan e u sakatosen, serbet kanje nje gjuheme kroatet me boshnjaket ,malazezet, slovenet, me maqedonist me bullgaret, sac ekemi ne me kosovaret e me shqipot e maqedonis.

  12. adidurres says:

    Po mire shkaku i fillimit te protestave ishte denimi i “monstrave”po tani cfare kerkojne?Qeveria Maqedonase ka edhe prezence shqiptare apo jo,perse nuk i kerkojne llogari shqiptareve qe jane ne qeveri per padrejtesite qe i behen, por protestojne me flamur kombetar kunder qeverise duke e shendruar ne proteste separatiste.

  13. erlindkore says:

    ke shume te drejte o MERO, por edhe per monstrat do te vije momenti qe te izolohen me qellimin e vetem per mos infektimin e popullit nga terbimi i tyre
    Ethem kete duke u nisur nga pervoja jone 20-vjecare

  14. erlindkore says:

    sepse po qe se nuk ndodh nje gje e tille atehere do te kete vetem amulli dhe coroditje per popullin tone .Mendo pastaj se si do te shfaqeshim ne syte e nderkombetareve.

  15. aron says:

    Vlen dhe per partite ne Shqipri.

  16. bekim says:

    bekimi
    Analize qe troket dhe ne politiken e Tiranes e te Prishtines.Kujt I duhet qetesia dhe I ashtuquajturi dialog ? Pazarxhinjve qe mendojne vetem per veten e tyre dhe aspak per te mbrojtur shqiptaret nga shtypja maqedone. Politikane ane e kend kufijve tane etnime qe per Shqiperi kane vetem shtepite e pronat e tyre. Populli shqiptar kurre nuk e ka duruar roberine dhunen e padrejtesine.Zgjidhja e qetesise ne Balkan eshte vetem ndreqja e padrejtesise qe I U be popullit shqiptar ne kongresin e Berlinit ne 1878 dhe ne konferencen e ambasadoreve te 1913 ne Londer qe I dhane fqinjve tane Kosoven e Maqedonine, Camerine e Malin e zi. Pa U bere shqiperia etnike nuk ka e nuk do kete qetesi ne Ballman dhe as ne Europe qe e gatoi kete corbe. Megjithate faleminderit ShBA dhe NATOS qe zgjidhen pjeserisht ceshtjen e kufijve te Kosoves.Ky proces duhet te vazhdoje.Nuk kam urrejtje per fqinjet tane se coptimi I Shaiperise ishte produkt I koheve te shkuara,pot tani situata duhet vleresuar realisht qe secili te kete kufijte e tij etnike qe te vendoset qetesia,miqesia dhe prosperiteti e demomracia ballkanike,ndryshe rregullimi I paqes nepermjet te BE eshte nje genjeshter e Madhee.Me pare kufijte etnike dhe pastaj BE. sa per Ata qe mbeshtesin religjionin fetar nuk I sherbejne Shqiperise.Ne radhe te pare jemi shqiptare nga gjaku e geni dhe Pellazgo-Ilire e pastaj myslimane a po te krishtere. Pa atdhe nuk ka paqe sepse feja te imponohet nga shteti.Ne U bend myslimane prej sundimit Osma,ndersa ne Greqi,Serbi e Maqedoni a po Mal te Zi shume shqiptare myslimane U kthyen me imponim ne ortodokse e pastaj ne sllavo-geeks.Pra feja I sherben ndryshimit te etnise,eshte thjeshte nje ideollogji. Me kete nuk dua te them se jam kunder fese.I fespektoj te gjitha religjionet,porr me pare respektoj gjakun dhe atdheun Tim.

  17. Dorina says:

    Shqiptaret e Maqedonise deri dje identifikoheshin si turq, ofendonin Skenderbeun dhe shkonin per xhihad ne Siri kur ne fakt xhihadin duhet ta bejne ne Maqedoni per shqiptarine ndersa sot kerkojne ndihme nga Edi Rama se deri dje nuk e prishnin terezine.

  18. Ago says:

    Jam dakort me analize qe ka bere Z. Mero Baze, per protestat Shqipetare ne Maqedoni. Dua tju kujtoj Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit se eshte vota e Shqiptareve qe ju dha ketyre ”burrave” mundesine per tu kapardis ne podiume, por te mos harrojne se Shqiptaret jua dhane voten per ti sherbyer popullit te tyre. Po nuk u permbysen keta pjata lepires te pushtetit Maqedon, Shqiptaret nuk do ti arrijne kurre te drejtat e tyre! Ata duhet te shporren se aq shume ju eshte lezetuar karrigja sa jane gati te shesin te drejtat e bashkekombasve te tyre vec per karriket.

  19. sandberg says:

    Ne qofte se ky shkrim ka kapur nje pjese te se vertetes
    cuditem si zoti Mero ka injoruar rolin dhe detyrimin e madh politik qe ka qeveria shqiptare, qeveria e shtetit nene. Si eshte e mundur qe kjo qeveri shqiptare, qe del me deklarata per mbrojtjen e te drejtave edhe te nje vendi “te larget” si Ukraina, nuk ka guximin apo deshiren (nuk mund ta di se cilen nga keto) te shprehe shqetesimin dhe perkrahjen per te drejtat e shkelura ndaj bashkekombesve tane shqiptare? Shqiptaret e Maqedonise nuk duhet te trajtohen si “jetime” politike!
    Bashkekombesit tane ne Maqedoni i mbrojne kryeministra te huaj nderkohe qe kryeministri i yne hesht!
    O tempora, o mores!

  20. Zeqo says:

    Vec dy lajme kam pa ne TV keto dite, marrezine sunite ne Irak dhe protestat me flamuj jeshile ne Shkup….Dhe hajde mos dysho pastaj… nejse, po nderroj kanal dhe po shoh vetem kampionatin me mire….

  21. Artan says:

    Pershendetje
    nese do glisja do kisha kopjuar Bekimin e ne kete rast mund te shtoj vetem nje gje. Shqiptaret dueht te kene nje strategji te perbashket per bashkim socialo-ekonomik e nese kjo strategji rezulton e qensishme qe jep frute dhe krijon prosperitet atehere eshte e pashmangshme krijimi i nje shteti Shqiptare etnik per te cilin do kete nevoje edhe Europa afro 7 mil shqiptare brenda e rrethe 3 mil shqiptare neper Europe e Amerke
    Shteti Shqiptare me ane te kanaleve diplomatike (jo gjithmone publike)
    duhet me patjeter te jete pjese e ketyre ngjarjeve duke marre ingformacion te plote e si rrjedhoje edhe te keshilloje
    Per mua Maqedonia eshte nje shtet qe nuk duhet te ekzistoje kete se them une po Greket Bullgaret e pse jo te mos jete nje pjese e nje shteti te ri Shqiptaresh gjithsesi do jene me shume sesa Mali i Zi e pastaj vete EUropa do kuptoje qe nuk mund te kete tre shtete Shqiptaressh sben sens
    Pretestat duhet te jene qytetare e mbi te gjitha me te shumta ne numer te strukturuara ne kerkesa e te vullnetshme per ti shkuar deri ne fund

  22. Zonja Lulushe says:

    Populli shqip-foles i Maqedonise, t’a ndaje mendjen njehere e mire, a jane shqiptare apo islamike pa kombesi te percaktuar, sepse sic dihet popujt islamike kane ne plan te pare fene dhe jo kombin e vatanin. Nese ndihen vertete shqiptare dhe nderojne te vetmin hero kombetar te padiskutueshem qe kemi ne, Skenderbeun, atehere jam dakord qe Tirana zyrtare t’i mbeshtesi politikisht. Por dyshoj shume se geni i atyre njerezve andej eshte prishur ne menyre te pakthyeshme nga geni otoman dhe arab ? …

    1. sandberg says:

      E une kam te drejte te dyshoj se tinuk para te pelqen Shqiperia dhe shqiptaret.

  23. Aaa a says:

    Ok,si ketu: ‘ Pas fitores mileti pa se arsyeja për të cilën votuan,
    u kthye në një gënjeshtër
    banale dhe arrogante,
    … duke rinjohur e lëpirë çfarë ishte pështyrë në fushatë.
    E gjitha ngjau me një lojë kalamanjsh,
    ku në fund, lideri i qeshur- u thotë votuesve:
    “ua hodha dhe këtë herë”. 
    Kjo ka shaktuar zemërim tek ajo pjesë që ka votuar
    jo si militante,
    por si qytetarë
    të irrituar nga padrejtësitë sociale dhe etnike’

    Dhe, partia opozitare eshte ne ‘ pozitë edhe më qesharake… sikur ishte gati bodigardi i qeverisë dhe pushtetit shqiptaro- maqedonas, duke i dhënë vetes atribute që nuk ja kanë dhënë shqiptarët’

    Pyt poplli shqyptar:
    ‘Po Bigu, ça bo ky BIGu!????
    I duhet zjarrit me i fry apo SELAMet per me qit?’

  24. Hahahaa a says:

    Ahaha…Hahaha ‘karagjoz- ShArlatanet e Perparimit’
    Kaq cjepw tw zgjebur, sa kane guxim e thone:——– ‘Ne i mbështesim protestat,
    mirëpoooooooooooo
    NAaaaaaaaa jeeeeeee…emi
    —–koka intelektuale
    dhe racionale
    e kombit shqiptar hhihihiihihihihih….ih
    —-I bëj thirrje të gjiiiiiiiiiiii …ithë shqiptarëve
    moooooooooooooooooooo….ooooooos
    ta humbin shpresën
    tek procesi demokratik (ihihihihihih….ihi, po hiççç faaaaaaaaare fare, tha, mos ta humbni deeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeledasher)
    dhe e dyta, mos ta humbin shpresën
    teeeeeeeeeeeeeeeeek aleatët tanë perëndimorë,
    NATO-ja, UE-ja dhe SHBA-ja”,
    tha Thaçi.
    Keta ‘papagall- Xhambazuqet e Perparimit’
    prandaj guxojne krokodilisht…
    Se i marrin u japin dreka tu Krokodili,
    ehehe…ehe!
    Te na rruaj Demonkraci e Miqasia, shokeni!
    Mir qe na e bojne!

  25. ARBER RADOMI says:

    Shqiptaret ne FYROM jane absolutisht me shume se 1/3 e popullsise se saj dhe askush qe ka sado pak mend ne koke , nuk mund te luaj me ta , qofshin edhe lideret e partive politike shqiptare qe mbajne rradhen per te zene kolltuqet ministrore dhe harruar kerkesat e drejta te popullit shqiptar ne Maqedoni , sapo vijne ne pushtet !!! Do te tallet Gruevski apo te majtet maqedonas edhe kesaj here me shqiptaret !!! Ne se do e lejojne ata , le ta beje , por ky do te jete fundi I ketij shteti karikature , qe mbahet me paterica dhe ben serume prej me se 22 vitesh !!!

  26. Ok mero says:

    Ok Mero, thu:
    ‘ ‘Flamujt shqiptarë u bënë imazhi kryesor i protestave
    — zhgënjimi nga partitë politike shqiptare,
    motivi i tyre.
    —  Protestat nuk kanë lidhje me procesin “Monstra”,
    ai proces sa gërvishti një plagë të vjetër, që ka të bëjë me diskriminimin e tyre.
    Protestat kanë të bëjnë më shumë
    me MMP(mafioze – mostrat politike) që e kanë shitur
    besimin e tyre’, ok Mero.
    —Nese vazhdon kështu,
    me ndihmën e rrjeteve sociale
    dhe medias së pavarur,
    Protestat mund t’i BEJNE Maqedonisë,
    atë që nuk i ka ShKU në MENDJe
    Gruevskit, Ahmetit, Thaçit….
    Ok Mero.

    Po Tirana, mero ku o?!

  27. qytetari says:

    Zoti Baze, shum mire flisni per monstrat politike ne Maqedoni qe i genjyen zgjedhesit e tyre por, analizen tuaj duhet t’a shtrini edhe tek monstrat e politikes shqiptare qe bene te njejten gje me popullin edhe ketu, ne Shqiperi. A nuk u premtua mjekesi falas, 300 mije vende pune,taksa dhe akciza te ulta, e te tjera brockulla… ku jane te gjitha keto..?

  28. zigzag says:

    cuditem se si ministrija jone e jashtme nuk perzgjedh politikane te se ardhmes ne kete grup komentuesish….mbase ky eshte qellimi i gazetes dhe ketij artikulli. bravo redaksia

  29. shpetimi says:

    Populli shqiptar i Maqedonise eshte nje popull me nivel te larte edukimi arsimor dhe kulturor.
    Madje traditat e tij patriotike dhe kontributet ne historine e shqiptarise atje jane te njohura.
    Por shqiptaret e Maqedonise duhet te bejne shume kujdes nga manipulimet fetare dhe makinacionet greko-serbe, qe synojne te corientojne levizjet qe kerkojne te drejtat shqiptare ne kete shtet me etni te ndryshme.
    Ka ardhur koha, madje eshte tejkaluar, distancimi i ketyre levizjeve shqiptare nga liderat aktuale si Ali Ahmeti dhe Mendu Thaci qe kane uzurpuar dy partite politike shqiptare ne Maqedoni.Levizja shqiptare ne Maqedoni duhet te gjeje udheheqesit e vertete.

  30. Duhet distancim I qarte I shqiptareve ( nese jane tille ) te Maqedonise nga Hamasi dhe identifikimi arabikian. Duhet te dijne se kombi shqiptare nuk eshte monofetar si rrjedhoj identiteti kombetare eshte mbifetare. Problemet e tyre jane etnike, se nese do te ishte fetare atehere kete problem do ta kishine edhe etnite tjera muslimane si terbeshet ose turqit, gje qe se kane. Me identifikime jashte frymes kombetare nuk mund te llogarisin ne perkrahjen e Kosoves e besoj as te Shqiperise. Me intereson te dij, kush mendojne flamurmbajtesit e hamasit dhe Palestines ( kundershtare e hapur e Pavarsise se Kosoves dhe aleate e Serbise ) do ju ndihmoj Palestina me Hamasin apo SHBA-t?, si nuk e pash nje flamur te Shba-ve?. LYPET QARTESIM.

  31. Agron podgorica says:

    Si ka mundesi kesaj radhe Meroja nuk ka thene qe fajin e ka Berisha e quditshme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje